Connect with us

REAGIM

Kullat në Tiranë/ Përbindësha të tjerë po vijnë

Gazetari Klodian Tomorri paralajmëron se në qytet po ndërtohen godina të tjera disa katëshe. Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Tomorri thotë se në zonën e Bllokut, po ndërtohet një godinë 30 e ca katëshe, ndërsa ngjitur me Katedralen po ndërtohet një 40-katësh. Ai shton se tek zona e Kalasë së Tiranës, është në tentativë nje tjetër kullë e madhe. Tirana po betonizohet shkruan gazetari i cili e cilëson këtë model si ai brazilian i favellave, duke shtuar se është shumë i frikshëm.

POSTIMI:

Perbindeshat e tjere qe po vijne Ne krah te Sky Tower, ne Bllok, aty ku sot eshte nje parking dhe Vila Ferdinand, po vjen nje 30 e ca katesh. Ky eshte ne faze te avancuar dhe me shume gjasa eshte marre edhe leja e zhvillimit.
Me siper, ngjitur me Katedralen tek ish BKT eshte dhene miratimi per nje 40 katesh. Kesaj iu bene letrat sikur e demtoi termeti per t’i hapur rruge kulles. Tek te dyja keto kulla, ndertuesi eshte i njejte.

Lart tek Kalaja e Tiranes, aty ku sot eshte Mileniumi eshte ne tentative nje tjeter kulle e madhe. Fati i kesaj eshte pak me i paqarte sepse eshte shnderruar ne objekt sherri. Madje, bashke me kullen Eyes of Tirana, kjo e Mileniumit eshte nje nga sebepet e tronditjeve ne tregun mediatik dhe permbysjeve dramatike editoriale.
Te tjere, 60 katesh tashme jane publike. Me pak fjale Tirana po kercenohet nga nje vale e re e madhe betonizimi ne zonat ku dendesia e popullsise eshte ne nivele te rekordit boteror. Ajo qe po ndodh eshte ndertimi i nje qyteti, sipas modelit brazilian te favellave, por edhe me i frikshem, sepse ketu favellat jane me shume kate.
Per shkak te ketij kercenimi, kandidateve per kryetare bashkie u duhet bere presion te pozicionohen dhe te qartesojne programin e tyre ne lidhje me kete ceshtje. Angazhimet e tipit, qe kete do e vendosin ekspertet apo do ta shohim rast pas rasti nuk mjaftojne. Secili prej kandidateve duhet te beje te qarte pozicionin, do lejoje apo jo ndertimin e kullave te tjera ne qender te Tiranes. Pastaj elektorati e ka te qarte dhe voton. Nese qytetaret jane dakord me kete model te zhvillimit urban, e votojne. Nese jo, zgjedhin alternativen qe u ofron nje tjeter model. Por kjo duhet te jete e qarte.

Advertisement

TRENDING