Connect with us

Kosova

Kurti kërkon nënshtrim/ Çitaku: Kurti nuk la askënd pa fyer e përbuzur

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratave të fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ka akuzuar ish-opozitën se nuk ka vullnet për formimin e qeverisë së re.

Sipas saj, Kurti nuk kërkon marrëveshje, por nënshtrim.

Ajo ka thënë gjithashtu se fjalimi i Kurtit tregon se Lëvizja Vetëvendosje e sheh shtetin si pronë të vetën.

“Njeriu që nuk la askënd pa fyer e përbuzur, pa asnjë kod, paska dalë të thotë se na qenka helmuar atmosfera, se paska xhelozi e inate, andaj po e ka vështirë ta bëjë qeverinë” – deklaroi Citaku

Kanë kaluar plot një javë prej kur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nënshkroi dekretin që i jep mandat Albin Kurtit për të formuar Qeverinë e re.

Që nga ajo kohë deri më sot, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje – partia e cila doli e para në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit – nuk ka ndërmarrë asnjë hap për formimin e institucioneve të reja.

Advertisement