Connect with us

Bota

Kush po përfiton nga lufta? 28 për 100 miliardë dollarë

Nga njëra anë, kriza energjetike, e shkaktuar nga lufta. Nga ana tjetër, përfituesit e mëdhenjë, kompanitë e karburanteve fosile.

Falë rritjes së çmimeve, të lidhura me agresionin rus të Ukrainës, 28 prodhuesit kryesorë botërorë të gazit dhe naftës fituan pothuajse 100 miliardë dollarë në tremujorin e parë të vitit.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se: Është e pamoralshme që kompanitë e naftës dhe gazit të bëjnë fitime rekord nga kjo krizë energjetike që rëndon mbi supet e njerëzve dhe komuniteteve më të varfëra dhe që ka një kosto të madhe për klimën. Fitimet e kombinuara të këtyre kompanive, në tremujorin e parë të këtij viti, janë afër 100 miliardë dollarë”
Guterres gjithashtu të gjitha qeverive të botës të tatojnë këto fitime të tepërta dhe të përdorin fondet për të mbështetur më të rrezikuarit në këto kohë të vështira
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së theksoi edhe një herë se lufta ka një ndikim të madh dhe shumëdimensional përtej Ukrainës, përmes një krize të trefishtë të aksesit në ushqim, energji dhe financa.

“Kudo – tha Guterres – buxhetet e familjes ndikohen nga rritja e çmimeve të ushqimit, transportit dhe energjisë, të nxitura nga kolapsi klimatik dhe lufta”.

Advertisement