✦
Thinking ...
Connect with us

Sport

Rey Manaj në superformë në Turqi, shkund rrjetën dy herë dhe dhuron asist

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka shkëlqyer sërish në futbollin turk, duke realizuar dy gola dhe duke dhënë një asist në përballjen e Sivassporit me Pendiksporin.

Menjëherë pas grumbullimit me kuqezinjtë, Manaj u rikthye te skuadra e tij dhe bëri diferencën në fushë. Sulmuesi shqiptar zhbllokoi rezultatin në minutën e 21-të, duke kaluar Sivassporin në avantazh, ndërsa në minutën e 55-të shënoi golin e dytë personal, duke dyfishuar shifrat.

Përveç dy golave, Manaj kontribuoi edhe me një asist, duke qenë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës në këtë sfidë.

Por spektakli i tij nuk mbaroi këtu, pasi në minutën e 64’, Manaj asistoi për golin e një tjetër shqiptari, Valon Ethemi, i cili shënoi golin e tretë.

Kështu Manaj është në garë për golashënuesin më të mirë në Ligën e Parë turke me 8 gola të shënuar në 8 ndeshje të luajtura.

Advertisement