Bota
LAJM I MIRË – Gjermania nis prodhimin e frigoriferëve për ruajtjen e vaksinës kundër COVID, ftohtësia kap rekord, minus 80 gradë C
Kompania e pajisjeve klimaterike, Binder ka nisur nga puna për të prodhuar frigoroferët deri në minus 80 gradë për të ruajtur vaksinat anti-Covid. Në një intervistë për mediat, Kreu i Kompanisë, Peter Binder është shprehur se kërkesat për këta frigoriferë janë rritur shumë javët e fundit. Më tej, ai ka thënë se do të bëjnë çdo gjë për të kënaqur klientelën.
“Siç mund ta merrni me mend, kërkesa për këto pajisje ka shpërthyer gjatë javëve të fundit. Dhe sigurisht që ne duam të kënaqim të gjithë klientët,” ka thënë Binder.
Vaksinat anti-Covid që janë krijuar deri tani janë 3. Nga të treja vaksinat ajo e Pfizer dhe BioNTech kërkojnë kushte klimaterike më të ftohta që shkojnë deri në minus 72 gradë Celsius, ndërsa vaksina e Modernës mund të ruhet deri në minus 20 gradë. Vaksina e krijuar nga AstraZenca ende nuk dihet se në çfarë grade mund të ruhet, por ka optimizëm se mund të dalë në treg në dhjetor.