Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Lavrov trondit Brukselin: Serbia shumë shpejt do heq dorë nga dëshira për të qënë pjesë e BE-së

Lavrov paralajmëron ndryshim kursi nga Beogradi: Serbia synon anëtarësimin në BE nga inercia, jo për shumë kohë

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, deklaroi se Serbia vazhdon të shprehë synimin për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian “nga inercia”, ndërsa parashikoi se kjo dëshirë do të zbehet së shpejti.

Duke folur gjatë një leksioni të Shoqatës Ruse “Dituria”, në kuadër të Forumit Ekonomik Lindor në Vladivostok, Lavrov përmendi Serbinë dhe Armeninë si vende që vazhdojnë të deklarojnë synimin për integrim në Bashkimin Evropian.

“Me inerci, vende si miqtë tanë serbë vazhdojnë të thonë, ndërsa tani edhe kolegët tanë armenë vazhdojnë të thonë: ne duam të hyjmë në Bashkimin Evropian”, deklaroi Lavrov.

Kryediplomati rus shtoi se, sipas vlerësimit të tij, “kjo dëshirë do të zhduket shumë shpejt”. Deklarata përfaqëson qëndrimin dhe parashikimin e Lavrovit për orientimin e ardhshëm të këtyre vendeve ndaj BE-së.

Advertisement