‘Ti vetëm m** di të bësh’/ Egla shërohet dhe nis menjëherë sulmet ndaj Romeos
Vijojnë debatet mes Eglës dhe Romeos. Dyshja kanë debatuar me tone të ashpra teksa ndodheshin në ambientet e jashtme të shtëpisë, në prani dhe të disa prej banorëve.
Romeo tha se ajo ka aleancë me Julin, ndërsa Egla i tha se kjo nuk është e vërtetë.
“O aleanca, zogu, shife xhaxhin këtu! Të të shpjegoj atë dorën tënde? Më tha se do kishte bërë të njëjtin veprim dhe më dha dorën. Ku është aleanca?”, i tha Egla.
“Ju tradhtoi trupi të dyve… ai ishte i gëzuar. Jeni aleat të dy me njëri-tjetrin”, tha Romeo.
Egla: O zog i vogël!
Romeo: Epo ky zogu vogël të mban në ajër
Egla: Unë të bëj një bajgë të madhe!
Romeo: Vetëm atë di të bësh. Vetëm m** di të bësh ti…. di të bësh gjë tjetër?
“Një muhabet personal ma nxore kështu…”/ Çfarë sekreti i zbuloi Juli-Rozës?
Që prej mbrëmjes se kaluar marrëdhënia mes Julit dhe Rozës ka filluar të këtë krisje por ditën e sotme, dyshja ka vijuar të debatojë ashpër, duke arritur të ngrejë tonet me njëri-tjetrit.
Roza është e vendosur të mos jetë më nën hijen e Julit, mirëpo ky i fundit shprehet se po sillet si Rikja dhe do përfundojë si ajo, jashtë shtëpisë.
Juli: Mbas asaj që më the tek krevati që dua të godas dhe ty sepse dua t’i godas të gjithë. Kjo të nxjerr katastrofë
Roza: Ajo burrëria nga gjysma e lartë që diskutove, ti nuk po e tregon.
Juli: Ti nuk po ruan as marrëdhënien.
Roza: A e nxore muhabetin me shoqen time, tregoje tamam.
Juli: Tregoje ti se unë nuk e di.
Roza: Si je kështu more Juli? Një muhabet personal timin me Riken e nxjerr kështu? Një muhabet që unë e kam me shoqen time dhe ta them ty me mirëbesim?
Juli: E ke thënë para kamerave.
Roza: Lal çfarë po bën? Këshillën që ma jep mua Rikja, ti ma nxjerr këtu?