Connect with us

Pinknews

Maestro: Nëse Luizi dhe Olta do të largoheshin, do ikja pas tyre

Maestro Armaldo Kllogjeri është eleminuar mbrëmjen e djeshme në Big Brother Vip, dhe mungesa e një bilete vajtje-ardhje ka bërë të pamundur rikthimin në shtëpi, duke i dhënë kështu fund eksperiencës së tij në këtë format.

I ftuar në “Fun Club”, Maestro u shpreh se nuk e priste të shkonte kaq gjatë në lojë dhe se po të mos ishte për dashamirësinë e Luizit dhe të Oltës, nuk do ta gjente veten në Shtëpi.

I bindur se nuk do të rikthehej më në shtëpi edhe nëse do ta kishte biletën e kthimit, Maestro ka bërë një tjetër deklaratë të fortë për konkurentët e Big-ut, kur tha se nëse do të ishin larguar Olta dhe Luizi, do të kishte ikur nga shtëpia.

Meridiani: Maestro kishte frikë…

Maestro: Unë nuk mendoj se do ishte frikë, ishte një tërheqje për të bërë më pas një lojë të ashpër ndaj Luizit dhe lojtarëve të tjerë. Unë nuk hyra në shtëpi për frikë, por për një eksperiencë ndryshe.

Aulona Musta: A e prisje të zgjasje kaq gjatë.

Maestro: Nuk e prisja, por me dashamirësinë që kishte Olta dhe Luizi, shkoi… Unë e kam thënë që nëse nuk do kisha Oltën dhe Luizin aty unë nuk e gjeja veten në Big Brother dhe nëse ata do të largoheshin, do të ikja edhe unë pas tyre.

Pinknews

“Do të vish te shtëpia ime”/ Heidi refuzon ftesën e Romeos për të jetuar së bashku: Idjot…

Aktori Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi janë një ndër çiftet që u krijuan në shtëpinë e “BBV”.

E teksa finalja e reality shoëwështë këtë të shtunë (me 25 maj), Romeo gjatë një bisede i tha të dashurës së tij se nuk do të jetojnë së bashku te shtëpia e tij në Shqipëri.

“Çfarë thua o idiot?!” e pyeti Heidi e habitur duke menduar që banori po tallet, megjithëse aktori tha se e ka seriozisht.

Më vdekshin të gjithë jo moj”– tha Romeo, ndërsa konkurrentja refuzoi duke treguar që fillimisht do të udhëtojë drejt Italisë për të takuar prindërit e saj.

Pjesë nga biseda:

Romeo: Ti do të vish te shtëpia ime

Heidi: Çfarë thua o idiot?

Romeo: Pse jo moj?

Heidi: E di se po tallesh me këtë fytyrë! Kështu që…

Romeo: Më vdekshin të gjithë jo moj. Çfarë thua?

Heidi: Hey stop

Romeo: Pse se mora vesh unë. Pse jo?

Heidi: Se do shkoj të rri me të familjen time.

Romeo: Po harrova

Heidi: Çfarë budalle. E kishe seriozisht ti?

Romeo: Po moj shpirtë

 

      
Continue Reading

Pinknews

Një Luan si Heidi Baci, banorja me vetëbesimin më të lartë në “BBV3”

Heidi Baci, finaliste e “BBV3” i përket shenjës së Luanit në horoskop. Zbuloni disa nga karakteristikat e kësaj shenje, që padiskutim e bëjnë banoren përfaqësues tipike.

Vetëbesim i lartë

Vetëbesimi vjen lehtësisht te Luanët. Ashtu si simboli i tyre i luanit, Luanët e dinë se janë të fuqishëm dhe komandues dhe nuk kanë frikë ta tregojnë atë. Luanët janë lloji i njerëzve që mund t’i mbajnë flokët me një stil të ri të çmendur dhe brenda javësh është bërë trendi i ri. Luanët nuk kanë frikë të pëlqejnë atë që u pëlqen dhe e mbajnë veten me një besim kaq të jashtëzakonshëm sa mund të bindin edhe njerëzit e tjerë që ta pëlqejnë atë.

Vendosmëria

Luanët janë gjithashtu këmbëngulës dhe të vendosur, duke i bërë ata goxha të pandalshëm. Kur Luanët vendosin të arrijnë diçka, ata nuk do të ndalojnë derisa të bëhet. Vendosmëria e tyre zakonisht ushqehet nga një optimizëm i pakalueshëm, i cili i kalon ata edhe kur rruga drejt arritjes së qëllimeve të tyre bëhet e vështirë.

Udhëheqja natyrore

Luanët janë shpesh udhëheqës të talentuar natyrshëm. Vetëbesimi, vendosmëria dhe zemërgjerësia janë tipare që shumica e njerëzve i admirojnë dhe i dëshirojnë, kështu që nuk është çudi që Luanët shpesh janë të përshtatshëm për të udhëhequr të tjerët. Karizma e tyre i tërheq njerëzit drejt tyre dhe vetëbesimi i tyre frymëzon besim në aftësitë e tyre./TAR

Continue Reading

Pinknews

Çfarë po ndodh me Arbana Osmanin? Moderatorja: Ditë shumë të ngarkuara emocionalisht…

E larguar prej një viti nga ekrani, Arbana Osmani vazhdon të ngjallë interes te publiku për çdo gjë që ajo bën.

“Qejf i madh kur u dobësoka njeriu!” -shkroi ajo krah një selfie në pasqyrë duke vënë në dukje barkun e sheshtë, të cilën e publikoi në Instagram.

Në një tjetër postim Arbana ka treguar se shkaku i rënies nga pesha nuk është edhe aq i bukur. Kjo pasi thotë se ka kaluar disa ditë të vështirë dhe shumë të ngarkuara emocionalisht dhe fizikisht për shkak të një familjari të sëmurë.

“Meqë po më vijnë shumë pyetje “Si je dobësuar?”, që pas ardhjes nga Meksika kam pasur ca ditë të vështira dhe shumë të ngarkuara emocionalisht dhe fizikisht për shkak të një familjari të sëmurë dhe kam humbur oreksin.

Do shëndoshem prap shumë shpejt. Asnjë ilaç çudibërës nga ata që vazhdojnë të abuzojnë akoma me imazhin tim në Facebook”,– shkroi ajo.

Çfarë po ndodh me Arbana Osmanin? Moderatorja: Ditë shumë

Continue Reading

Pinknews

Me bikini leopardi, Oriola Marashi duket tejet joshëse

Modelja e njohur, Oriola Marashi, ka marrë vëmendjen e ndjekësve me dukjen e saj të freskët, në një set të ri fotografik për markën prestigjioze “Guess Kosovo”.

Oriola, e cila është bërë një emër i njohur në industrinë e modës për stilin e saj të veçantë dhe paraqitjen e përsosur në çdo fotografi, ka ndarë me fansat e saj imazhe të reja ku shfaqet në bikini.

Veshur me rroba banje me dizajn leopardi, një nga trendet më të nxehta të sezonit, Oriola ka impresionuar me formën e saj fizike të patëmetë.

 

Continue Reading

Pinknews

“Nuk e meritonte finalen”/ Donaldo përplaset ashpër me mikun e Meritonit

Me tone të larta është zhvilluar debati në studion e Fun Club këtë të diel, teksa diskutohej se kush e meriton ta fitojë këtë Big Brother.

Arbër Zeka, ish-fitues i Big Brother 5 u shpreh se duhet ta fitojë Meritoni, ndërsa Donald Veshaj tha se e meriton vëllai i tj, Romeo.

Të dy ata janë përplasur me njëri-tjetrin, teksa Zeka tha se Heidi nuk e meritonte finalen duke shtuar se bashkë me Romeon kanë ecur në këtë lojë për shkak të historisë së tyre të dashurisë.

Por nga ana tjetër Romeo tha se edhe për të mbajtur një lidhje dashurie në këtë format është e vështirë dhe kërkon aftësi.

“Është e vërtetuar se në këtë format historitë e dashurisë ecin”, tha Zeka.

“Edhe për të mbajtur një lidhje dashurie në këtë format, kërkon b….”, ia ktheu Donaldi, i cili më tej u shpreh se edhe nëse do ta fitonte Heidi, nuk do mërzitej.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING