Connect with us

Kosova

Marrëveshja obligative/ Europianet ç’montojnë gënjeshtrat e Vuçiç

Nga Kosova dhe Serbia do të kërkohet që të ecet paralelisht në zbatimin e marrëveshjes së fundit, për të cilën kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq u pajtuan në Ohër. Ndërkombëtarët kërkojnë zbatim të shpejtë të saj, dhe në Bruksel eshte duke u përgatitur një propozim me hapat që duhen ndjekur. Brenda 30 ditësh synohet të nis gjithçka rreth dakordimit të fundit dhe në fund të vitit synohet të përfundojë zbatimi, për shkak të zgjedhjeve dhe çështjeve të rëndësishme brenda BE-së për vitin 2024.

“Duam ta përfundojmë këtë proces gjatë mandatit aktual të udhëheqjes së BE-së, të Komisionit Europian, por edhe të administratës amerikane. Do të ketë një realitet të ri politik vitin e ardhshëm. Ka zgjedhje në Europë, në SHBA, do të ketë më pak vëmendje, më pak përkushtim. Ne besojmë se kemi kohë të mjaftueshme që ta përmbyllim këtë proces në mënyrë të suksesshme, por, e gjithë kjo varet nga përkushtimi i palëve”, tha emisari Miroslav Lajcak

Shumë marrëveshje të nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë deri më tani nuk janë zbatuar, por këtë herë duket se do të jetë ndryshe. Lajçak insiston se tani “fokusi është te zbatimi” dhe si për të dëshmuar këtë qëllim, ndërmjetësuesit kishin përgatitur një aneks zbatimi më të detajuar, me afate të qarta kohore, por qe ishte refuzuar nga palët në Ohër.

Miroslav Lajçak tha se në draftin e refuzuar të aneksit të zbatimit radhitja e prioriteteve “ishte shumë e qartë”. Megjithatë, ai thotë se po përgatisin propozimin se si duhet të nis zbatimi i marrëveshjes dhe do presë edhe propozimet e palëve.

Emisari Lajçak gjithashtu mohoi se fillimisht do të trajtohet vetëmenaxhimi i komunitetit serb. Sipas tij, cdo gje fillimisht duhet të vendosen në agjendë.

Advertisement

TRENDING