Bota
Marrëveshja SHBA-Iran, ministri izraelit ‘thumbon’: Presim që Trump të qëndrojë besnik
Ministri i mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz ka komentuar mbi mundësinë e një marrëveshjeje midis Teheranit dhe Uashingtonit.
Katz tha se Donald Trump po punonte drejt një marrëveshjeje me Iranin nga perspektiva e përbashkët SHBA-Izrael, që Irani të mos pajiset kurrë me armë bërthamore. Ai theksoi se shpresonte që Trump tu qëndronte besnik parimeve të tij.
“Ne presim që amerikanët t’i përmbahen këtij parimi dhe të tjerëve që lidhen me raketat dhe përfaqësuesit terroristë. Izraeli do të sigurojë që të ruajë aftësinë për të vepruar në mënyrë të pavarur në të ardhmen për të parandaluar Iranin nga pajisja me armë bërthamore.
Forcat e armatosura të vendit gjithashtu nuk do të tërhiqen nga Libani, Siria dhe Gaza”, shkroi Katz në një postim në rrjetet sociale.