Connect with us

Politike

‘Me Ramën nuk ka zgjedhje’/ Berisha: Shkodra ra në duar të pushtuesve

“Vij sot në këtë takim, më i veçanti në 32 vite, pas takimit të parë që kemi bërë në sheshin “Isa Boletini’. Por, me ju do flas haptas. Pas 32 vitesh, Shkodra ra në duar të pushtuesve. E them këtë me bindjen më të thellë. Në rast se nuk do qe kjo sot, ju garantoj se ne së bashku sonte do diskutonim për defektet dhe të metat e Sali Berishës në fushatë, të Bardh Spahisë, Greta Bardelit dhe përfaqësuesve të tjerë. Sepse me rezultatin e 14 majit, në mënyrë të padiskutueshme kanë peshën e tyre gabimet, qëndrimet, defektet e këtyre që përmenda dhe të tjerëve që janë vetëkuptuar. Por sot, mesazhi im është tjetër. Mesazhi im është tjetër sepse kam ndjekur çdo ditë, dhe ua them pse, fushatën tuaj. Në një kohë kur të gjitha pollet tregonin se kandidati ynë kuotohej 8 përqind më shumë, 15 përqind më shumë, 3 përqind më shumë, lajmet vinin të sigurta se Edi Rama po bën gjithçka për të përmbysur rezultatin. Dhe ky lajm qarkullonte, dua të jem shumë i hapur me ju, te të gjithë diplomatët e huaj në Tiranë. Dhe unë e ndiqja se çfarë po ndodh dhe ku po ndodh.

Ditën e zgjedhjeve, duke e ditur se bandat do ushtrojnë terror mbi qytetin, kam mbajtur gjatë gjithë ditës lidhje me përfaqësuesit tuaj, kam nisur bashkëpunëtorë të mi nga Tirana në Velipojë. Ditën e zgjedhjeve ne e kemi akt civiliteti, e kemi festival lirie, ne nuk dalim me pushkë, nuk dalim me çifte për t’u përleshur me të tjerët. Ditën e zgjedhjeve, përfaqësuesi im nga Tirana, më raporton se Velipoja është në pushtim të plotë. Se bandat e Pëllumb Gjokës, çdo votues që vinte, ia kapnin kokën ia ofronin te veshi, e shoqëronin dhe kur dilte nga qendra, kur tentonin të filmoheshin, reagonin ndaj tyre.
Të gjitha këto të organizuara nga qeveria. Mos mendoni se ka banditë të guximshëm, banditët bëhen të guximshëm kur kanë pushteti. Nuk ka më frikacakë se ata. Të njëjtën gjë me bandat e tjera. Çfarë ndodhi? Autokolonë! Po pse e them pushtim unë? Sepse na është dashur shumë kohë të marrim videot e autokolonës. Na është dashur shumë kohë që të dilnin njerëz që mund të fotografonin banditët, vrasësit serialë që ishin liruar nga burgjet për të dhuruar qytetin e lirisë, për të dhuruar Shkodrën. E them edhe njëherë, në gjithë bindjen time, e kisha shumë të konsoliduar se me Edi Ramën nuk ka zgjidhje. E kisha dhe vazhdoj të konsoliduar se ne si opozitë kemi problemet tona, por kur një kryeministër vendos të marrë votën me çdo kusht, askush nuk duhet të jetë naiv, askush nuk duhet të jetë iluziv se ai ka të gjitha mjetet për ta realizuar këtë.
Si u vendos sundimi i partisë së krimit në Shkodër?

Ky sundim u vendos së pari duke liruar njerëzit nga burgjet dhe duke aktivizuar të gjitha bandat. Së dyti, u vendos duke hequr nga fleta e votimit, emrin e PD dhe drejtuesit të saj. Së treti, u vendos duke shpërndarë sasi të pakontrolluara parash për të blerë të drejtën e votës dhe për të blerë votën. Së katërti, u vendos duke hequr të drejtën e komisionerëve në gjysmën e qendrave. Së pesti, u vendos duke përdorur patronazhistët dhe aktivistët si polici sekrete terroriste elektorale.
Mund të numëroj një seri faktorësh. Së gjashti, u vendosur duke shpërndarë 683 mijë zarfa me 50 mijë lekë pensionistëve në Shkodër dhe në mbarë vendin. U vendos duke e shpallur Kodin Zgjedhor, ligjin që i jep garanci opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje, një kinezëri nga Edi Rama. U vendos duke përdorur levat si partia e Tom Doshit, e cila brenda 2 vitesh, vetëm në sajë të thasëve me para, rritet me 240 përqind. A ishin të reja këto? Jo, për ne ishin lehtësisht të parashikueshme.
Por midis asaj që të bojkotonim zgjedhjet dhe të firmosnim monizmin me dorën tonë dhe të merrnim pjesë në zgjedhje, ne zgjodhëm këtë të dytën. Zgjodhëm të dytën me betimim se do mbrojmë votën e shqiptarëve.

Ka pasur keqkuptime ndoshta, njerëz që kanë menduar se ne nuk do i lejojmë Edi Ramës të bëjë këto që ka bërë. Po kjo është e pamundur, ti nuk e ndalon dot qeverinë të marrë vendim për të shpërndarë 683 mijë zarfa, ti nuk kontrollon dot gjykatat, nuk kontrollon dot KQZ-në. E vetmja gjë që mbetet është bojkoti, por bojkoti nuk ishte opsion. Ama në fund të këtij procesi, ne në mbrojtje të kësaj vote, arritëm të disponojmë dhe të prodhojmë dokumentin më serioz në historinë e vendit për dhunën elektorale. Për grabitjen e zgjedhjeve. Për plaçkitjen e zgjedhjeve. Por një vend që nuk voton nuk mund të jetë kurrë një vend i lirë. Një vend ku grabiten votat, nuk mund të jetë kurrë një vend i lirë. Dhe dëshmia më flagrante e kësaj batërdie elektorale ishte 14 maji në Shkodër,” tha Berisha.

Politike

Surpriza nga avokati: S’ka hetim ndaj Metës! Dumanin e shau se…

Anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë, Genc Gjokutaj, në një live Skype, ka akuzuar SPAK se po sulmon opozitës “24 orë, në kundërshtim me ligjin”.

I pyetur nga Drejtori i përgjithshëm i informacionit Robert Rakipllari, se përse Ilir Meta zgjodhi të shpërthente ndaj SPAK në këto momente, duke cituar disa nga deklaratat që vetë ai ka bërë publikisht, Gjokutaj tha se ai para se të jetë politikan, është shtetas dhe familjar. Më tej ai shtoi se ndaj Metës nuk ka proces hetimor.

Rakipllari: Pse shpërtheu Meta tani? Ai ka thënë vetë ‘Dumdumani’ po më heton, ka marrë peng vjehrrën time, laraska etj etj, këto janë fakte…

Gjokutaj: Mos harroni që Meta është shtetas, familjarë dhe pastaj politikan, politikan në opozitë. Kjo opozitë është në këtë gjendje sot për shkak jo të garës së humbur, por investimit të SPAK 24 orë kundër opozitës, në shkelje të ligji. Ndaj Metës nuk ka proces! Arrestimi i Berishës është ogur i zi për gjithë opozitës, këmba alarmi për një drejtësi të kapur me regji siç është SPAK.

 

Continue Reading

Politike

Përse u zhgënjye nga Lulzim Basha? Gazment Bardhi: U largova prej tij kur kuptova që…

Gazment Bardhi ishte krahu i djathtë i Lulzim Bashës kur ky i fundit drejtonte Partinë Demokratike. Ai qëndroi në krah të tij edhe kur nisi përçarja e madhe mes demokratëve.

Por më pas u largua nga Basha dhe sot nuk komunikojnë me njëri-tjetrin, teksa Bardhi është bashkuar me grupimin Berisha dhe drejton grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

I ftuar në emisionin Opinion Gazment Bardhi ka treguar përse ndodhi çarja mes tij dhe Lulzim Bashës.

Continue Reading

Politike

Blushi kërcënon Ballën e Veliajn: Do përfundoni më keq se deputetë në Ukrainë, në kosh të plehrave

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi është shprehur se protestat para bashkisë do të vijojnë derisa të largohet Erion Veliaj, ndërsa bëri thirrje ministrit të Brendshëm dhe Erion Veliajt që të mos i provokojnë qytetarët.

“Nuk do të tërhiqemi deri ditën kur të largohet Erion Veliaj si përgjegjësi kryesor për ndotjen nivelit të ajrit mbi 20 herë mbi normat e lejuara nga Organizata e Botërore Shëndetësisë që vit pas viti shkakton viktima në Tiranë. Dhe sot edhe fëmijët e porsalindur janë alergjikë pikërisht për një fajtor që quhet Erion Veliaj.

Nuk do të tërhiqemi nga protestat për sa kohë të mos ketë ndëshkim për rrëmbimin e pronave të ligjshme të qytetarëve dhe për shembjen e pronave të ligjshme të qytetarëve nga Shkoza në Unazë të Re deri në Laprakë. Nuk tërhiqet Opozita e kam deklaruar edhe në protestë dhe gjithë Opozita e ka deklaruar.

I bëjmë thirrje Taulant Bekojarisit dhe Erion Veliajt të mos provokojnë qytetarët, sepse do të përfundojnë më keq se ata deputetët që keni parë ju në Ukrainë, në kosh të plehrave jo në mënyrë figurative, por në kosh të plehrave fizikisht” tha Blushi  në konferencë për median.

 

Continue Reading

Politike

Vizita ‘private’ e Ramës në Greqi, Mitsotakis i shqetësuar se mund të ndikojë te vota e shqiptarëve

Vizita e Kryeministrit Rama për të takuar shqiptarët që jetojnë në Greqi me 12 Maj duket se ka shqetësuar jo pak Athinën zyrtare. Shkak, sipas mediave greke, lidhet me frikës se Rama mund të ndikojë në orientimin e votës së emigrantëve për zgjedhjet e deputetëve helen për Parlamentin Europian.

Sipas gazetës “Kathimerini”, autoritetet greke i kanë kërkuar bashkëpunëtorëve të shefit të qeverisë shqiptarë që të shtyjë takimin me emigrantët pas 9 qershorit, datë e cila përkon me ditën e zgjedhjeve për eurodeputetët. Gjithashtu në shkrim thuhet se bashkia ja ka revokuar lejen e mitingut organizatorëve, e cila është parashikuar të mbahet pranë stadiumit Galatsi.

Pavarësisht këtij pretendim A2 CNN ka mësuar se vendtakimi i Ramës me shqiptarët që jetojnë në Greqi është caktuar në një ambient privat dhe jo një hapësirë publike. Kathimerini, thotë se ju referohet burimeve diplomatike shqiptarë dhe greke, sipas të cilave, më këtë vizitë kryeministri Rama mund të orientojë votën e shqiptarëve si një kundërpërgjigje për kandidimin për zgjedhjet europiane të Fredi Belerit për llogari të partisë së shefit të qeverisë greke Kiriakos Mitostakis.

Megjithatë, thotë gazeta greke, një ngjarje e tillë, edhe nëse Rama i shmang referimet përzgjedhjet europiane, në çdo rast do të përbënte përfshirje indirekte në proces. Kreministria nuk ka një reagim për këtë çështje edhe pse A2 CNN u interesua pranë ekzekutivit shqiptar nëse ka marrë zyrtarisht një kërkesë nga Greqia për shtyrje apo nëse ka një plan që takimi i 12 majit të zhvendoset pas përfundimit të zgjedhjeve europiane.

Por gjatë ditës së enjte në aktivitetin në Bashkinë e Tiranës, për nder të Ali Ahmetit, Edi Rama duke thumbuar rolin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, nënvizoi se vetë ai nuk ka asnjë qëllim të ndikojë në vendimmarrjen e zgjedhësve të atij vendi, qoftë edhe të shqiptarëve.

Por pyetja që mbetet është nëse lidhet ky mesazh i Edi Ramës vetëm përzgjedhjet kur janë të përfshirë politikanë shqiptarë apo i drejtohet edhe fqinjit tonë jugor.

Continue Reading

Politike

Betejat e opozitës, Kulluri: Protestat para bashkisë, teatër dhe shfaqje e inkoherencës

Sekretari për marrëdhëniet me publikun i Partisë Demokratike, Edvin Kulluri foli sot në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus për betejat politike të opozitës.

Përmes një lidhjeje direkte me Skype Kulluri analizoi zhvillimet e fundit politike, përfshirë sulmet Berisha – Meta ndaj SPAK, tek “amnistia” e të korruptuarve dhe protestat e opozitës para bashkisë Tiranë.

Në intrevistën për gazetarin Roland Zili, Kulluri tha se protestat e opozitës para bashkisë Tiranë kanë pjesëmarrje të ulët.

Kulluri e cilësoi aksionin e opozitës si “teatër dhe shfaqje të fundit të inkoherencës së kësaj pjese të opozitës”.

Pjese nga intervista

Roland Zili: Kohët e fundit kemi parë një ashpërsim të aksionit opozitar nga grupi që drejtohet nga Beridsha dhe Meta. Kujtoj këtu sulmet ndaj SPAK dhe protestat para bashkisë: a mos po mbetet në hije partia demokratike e drejtuar nga Basha?

Evin Kulluri: Duhet të kemi parashysh një gjë që protestat nuk bëhen me 50 policë civile, 200 turistë kinezë, 200 njerëz mbështetës të Berishës dhe Metës dhe 300 policë me kapele. Duhet të jemi realistë dhe të themi se ato protesta kanë një pjesëmarrje shumë të ulët. Mungon koherencë në mënyrë skandaloze në veprimet e kësaj pjese të opozitës. Së pari skandali më i madh i bashkisë Tiranë nuk është 5D, por është çështja e inceneratorëve dhe unë nuk kam parë as Këlliçin, Berishën apo Metën të shkojnë të protestojnë në Kavajë të drejtuar nga kandidati i “Bashkë fitojmë” i cili ka paguar gati 1.5 mln euro për inceneratorët njësoj si Veliaj dhe kryetarë tjerë të bashkive të PS-së. Së fundmi nuk e kuptoj dot këtë acarim, këto akte ekstreme ndërkohë që janë ulur dhe kanë bërë një Pazar të shpifur në kurriz të protestuesve që nuk u liruan nga amnistia për shkak se nuk donin këta dhe u liruan 80 njerëz nën hetim për korrupsion nga mazhoranca. Ky aksion që ju e quani ta ashpër dhe radikal, në fakt është teatri dhe shfaqja më e fundit e inkoherencës së kësaj pjese të opozitës.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING