Connect with us

Politike

Meta: Drejtësia shqiptare në kthetrat e Ramës

Partia e Lirisë ka denoncuar qeverinë ujësjellësin e Memaliajt në Tepelenë.

“Si vidhen si pronë personale paratë e milionët e eurove të qytetarëve të thjeshtë. Bëhet fjalë për ujësjellësin e Memaliaj, invesim 4 miliardë, i vili është bërë publik fillimi i punimeve më 7 prill, pak ditë para fushatës elektorale të 25 prillit 2021. Çuçi deklarojnë se ky investim po fillonte dhe ka shkuar ta inspektojnë. E patë vetë tabelën e madhe. Në fakt Rama siç dihet grabitqar dhe hajdut, shkon të inauguroj një investim që s’ka mbaruar akoma. Ku e vërtetoni ju? Me dokumentin e agjencisë të prokurorimit publik. Fituesi shpallej me datë 9, ata shkuan në datë 7. Kontrata për të filluar punimet është lidhur më 9 qershor, 2 muaj e gjysmë më vonë. Tenderat nuk ekzistojnë. Me datë 7 kanë filluar inaugurimin. Ministri i Brendshëm deklarojnë se kanë lidhur kontrata, ndërkohë që është lidhur 2 muaj e gjysmë më para. Kjo ishte nga më rastet më flagrantet”, tha Vasili.

Denoncimi i Metës për ujësjellësin e Memaliajt: Kryeministrja e Finlandës për një video që kërceu kërkoi falje, duhet të jepeshin 2 dorëheqje
1661771338_Screenshot1.jpgI pyetur lidhur me dosjet që janë gati për Edi Ramën, kryetari i PL-së, Ilir Meta ka thënë thjesht se janë të vërteta ndërsa i është rikthyer edhe njëherë denoncimit të ujësjellësit të Memaliajt. Duke iu referuar kryeministres së Finlandës dhe ndjesës së saj publike, Meta tha se pas këtij denoncimi duhej të jepeshin dy dorëheqje.‘Mendoj se për këtë ka vetëm dosje dhe janë të vërteta të montuara, të pa falsifikuara. Do të kemi ditë të reja por do t’iu lutesha të ktheheshit te rasti flagrant. Si mund të ndodhë një gjë e tillë në një vend të BE dhe NATO-s. Ajo kryeministrja e Finlandës, vetëm se kërceu kërkoi falje, jo më me këtë video duhet të ishin dhënë dy dorëheqje.I pyetur për shtatorin në të cilin ka paralajmëruar protesta, meta është shprehur se vendi ynë është çdo ditë në protestë.

‘Nuk është kjo çështje më e rëndësishme, Shqipëria është çdo ditë në protestë, e vetmja protestë që s’duhet të ndodhë është largimi i shqiptarëve nga vendi. Për ta lënë këtë vend pa mbrojtje. Ky është vendi i shqiptarëve dhe zgjidhja nuk është emigrimi.

Sipërmarrja shqiptare është në këtë gjendje sepse nuk ka më garë dhe tenderë.’- tha Meta

Kreu i partisë së Lirisë në një konferencë për mediat tha se drejtësia është e kapur nga kryeministri Edi Rama. Meta u bën thirrje qytetarëve që të bashkohen në nismat opozitare që t’i kthejnë vendit rendin kushtetues.

“Nuk është faji im që nuk besoj, i kemi dhënë shumë besim drejtësisë kur kemi parë që është kapur me fyt nga Rama. Zgjedhja e kryeprokuroret. Jemi përpjekur t’i japim kurajo që të dalë nga kthetrat e Tiranës, i kemi dhënë fakte, denoncime, prova konkrete, nuk është faji jonë nëse ajo vazhdon të qëndrojë në kthetrat e Ramës. Drejtësia është monopol i popullit të Shqipërisë. Shpresoj të mos Shkojmë në një kurs të përplaset populli me drejtësinë. Drejtësia do përplaset me këtë dhunues të ligjeve që shkel hapur ligjet shpërdoron detyrën, barazinë në tendera. Drejtësi ka patur dhe ka në çdo kohë. Drejtësia që do vijë do e lartësojë këtë vend. Kush dëshiron të bëhet pjesë e drejtësisë që vjen është i mirëpritur dhe i nxitur të bëjë punën e tij”, tha Meta.

Denoncimi për ujësjellësin e Memaliajt/ Meta: Ky s’është rast i veçantë do nxjerrim edhe të tjera! Pazaret bëhen më përpara

1661770857_Screenshot2.jpgKryetari i PL-së, Ilir Meta në një konferencë live ka zgjedhur të hedhë akuza ndaj qeverisë për ujësjellësin të prezantuar nga Rama më 7 prill i cili ende nuk ka nisur punimet. Meta paralajmëron se do të nxjerrin të tjera raste si këto.’Shteti banditësh dhe jo të një shteti të së drejtës, të demokracisë të funksionimit të ligjit të përgjithshëm të meritokracisë, konkurrencës së lirë dhe të ndershme. Është e qartë që nuk kemi të bëjmë më një rast të veçantë do nxjerrim dhe të tjera. Pra, në shtetin e këtyre banditëve,  gjithçka bëhet fakt i kryer, pazaret bëhen më përpara.Tenderi është formal si çdo gjë tjetër, por edhe kontrata (se pa të nuk nis projekti) lidhet pas 3 muajsh.

Ua kam thënë  që përgjigjet e Ramës do jenë para ligjit, me firmat, provat dhe ligjet e tij, s’do falsifikojmë asnjë.

Rasti më i shkëlqyer, kur partia dhe shteti shkrihen në një, partia vendos që do të nisin në 7 prill punimet. Fillon puna, del në Tv ndërkohë formalisht letrat bëhen për tenderin më vonë dhe për kontratën bëhen pas 3-4 muaj në qershor. Këtu është vrarë shteti i së drejtës, është vrarë merita, konkurrenca etj.’- tha Meta

SPAK i kërkoi gjendjes civile certifikatën, Kreu i PL-së: Të jeni të qartë, jam dhe do mbetem Ilir Metaj

1661770857_Screenshot2.jpg

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u është përgjigjur gazetarëve nëse ka ndryshuar emrin apo jo, pasi kërkesës së SPAK ndaj gjendjes civile. Meta tha se nuk e ka ndryshuar asnjëherë mbiemrin, është dhe do të mbetet Ilir Rexhep Metaj.

“Të jeni shumë të qartë, kam qenë dhe jam do jem do jemi ilir Rexhep Metaj, i lindur më 24 mars në Çepan të Skraparit dhe skam asnjë arsye që jo vetëm të mos jem krenar për emrin dhe mbiemrin tim për gjithçka që kam bërë deri më sot. Përkundrazi fëmijët kanë arsye të jenë edhe me krenarë në të ardhmen, edhe për babin e tyre”, tha Meta.

Në kuadër të hetimeve për skandalin e lobimit në SHBA, Spak i kërkoi KQZ formularin e vetëdeklarimit të Ilir Metës, si edhe gjendjes civili certifikatën e tij. Gjendja civile i ka kthyer përgjigje SPAK, ku thotë se Meta nuk e ka ndryshuar asnjëherë mbiemrin dhe e ka Metaj.

Politike

DETAJE / Rama mbledh nesër në Kryesinë e Kuvendit, deputetët dhe ministrat

Kryeministri Edi Rama ditën e nesërme do të mbledhë grupit parlamentar të PS-së në Kryesinë e Kuvendit. Përveç Ramës në këtë takim do të jenë të pranishëm dhe kabineti qeveritar. Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 10:00, teksa të pranishëm do të jenë edhe deputetë të Partisë Socialiste.

Rama në këtë mbledhje pritet të adresojë në këtë mbledhje problematika që kërkojnë zgjidhje. Kjo nuk do të jetë mbledhja e parë pasi Rma ka zhvilluar edhe disa javë më parë mbledhje të tjera. Rama pritet të niset për një vizitë pune dy ditore në Gjermani dhe fill pas kësaj, më 12 maj, do të nisë atë që konsiderohet turi i diasporës. Kreu i qeverisë shqiptare do të udhëtojë në 4 shtete ku jeton pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë, duke nisur me Athinën dhe për të vijuar më pas me Mynihun, Milanon dhe Londrën.

Continue Reading

Politike

A je takuar me Shkëlzen Berishën? Veliaj: Rrugët tona u ndanë tek gjimnazi Sami Frashëri

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mohuar se është takuar në një darkë para disa vitesh me djalin e kryedemokratit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe gazetarin Çim Peka. Veliaj zgjodhi një media pro-qeveritare për të folur, në lidhje me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur, që nga thirrja e tij në SPAK deri te korrupsioni i Dosjes 5D. Në Top News, Veliaj deklaroi se për herë të fundit me Berishën janë shkëmbyer në oborrin e gjimnazit “Sami Frashëri” kur ishin adoleshentë.

“Me Shkëlzen Berishën mund të jem shkëmbyer për herë të fundit kur kemi qenë gjimnazistë. Ai ishte një vit mbi mua. Që atëherë kam kuptuar se njeriu, që në adoleshencë fillon të kuptojë kush di të qeverisë keq dhe mirë. Edhe atëherë, në shkollë, nuk përziheshim as në oborr pasi familja ishte damkosur që solli problemet me piramidat dhe shkatërrimin e vendit. Nëse po shqyhen me njeri-tjetrin, atëherë mirë t’ju bëhet. Sepse vetë Saliu sajonte gjëra të tilla. Saliu vetë, gjatë fushatës së kaluar, tha se Erion Veliaj, në 1977-ën, dy vite para se të lindte, ishte bërë një kitarist i famshëm nga Kalifornia, kishte krijuar edhe një grup roku dhe kishte shkuar në Iran. Pra, sipas tij, unë i kisha bërë gjithë këto mëkate para se të lindja. Parimi është: kush mbjell erë, do korrë stuhi. Saliu, Zeni dhe gjithë familja e tyre, dhe ajo vajza që vjen këtu te bashkia me molotov dhe thotë “lironi babin”, janë duke korrur atë që kanë mbjellë vetë”, tha Veliaj.

Veliaj shtoi se rrugët me Shkëlzen Berishën i kanë ndarë tek oborri i gjimnazit.

“Nuk më intereson fare çfarë thotë ai sepse babanë e tij e kemi mundur tre herë në zgjedhjet e përgjithshme dhe tre herë në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Meqë do të angazhohet politikisht, bujrum le të vijë, të kandidojë. Nuk më jep asnjë emocion një njeri që hodhi një fshat në erë dhe një njeri, i cili prej hallit që ka zënë babanë, detyrohet të shpenzojë paratë e veta, që të sjellë njerëz nga qytetet e tjera sepse nuk i del Tirana në protestë. Në këtë sens, ai të vazhdojë me aventurat e tij, ndërkohë unë kam punë për bërë. Rrugët tona janë ndarë që te oborri i Samiut”, tha Veliaj.

Continue Reading

Politike

Presidenti Begaj vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Françesku, ja dhurata për Atin e Shenjtë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj u prit sot në një audiencë të veçantë në Selinë e Shenjtë në Vatikan nga Shenjtëria e tij, Papa Françesku.

Kjo është hera e dytë që Presidenti Begaj pritet nga Ati i Shenjtë, pas vizitës së parë që zhvilloi në Vatikan në dhjetor të vitit 2022.

Kreu i shtetit falënderoi përzemërisht Papa Françeskun për këtë pritje duke i shprehur atij urime të sinqerta për angazhimin e fuqishëm në përhapjen e paqes përmes mesazheve të drejtpërdrejta për t’i dhënë fund luftërave sidomos në zonat e e nxehta të konfliktit; Ukrainë e në Lindjen e Mesme.

Presidenti i Republikës konfirmoi qëndrimin e Shqipërisë në krah të aleatëve perëndimorë për zgjidhjen përmes dialogut, si i vetmja garanci për stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit dhe me gjerë.

 

 

Presidenti Begaj i dhuroi Atit të Shenjtë një pikturë të Kishës së Kuvendit të Rubikut, një ikonë e krishtërimit shqiptar dhe një ndër kishat më të vjetra në Ballkan

Continue Reading

Politike

Gjendet vajza tjetër/ Balla me lot në sy: Kemi të dhëna që edhe trupat e nënës dhe djalit janë në Bunë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla në një deklaratë për mediat nga Ura e Bunës, deklaroi se edhe trupi i nënës dhe djalit të vogël ndodhen të pajetë në këtë vend.

Balla me lot në sy teksa bëri të ditur gjetjen e vajzës tjetër, bëri edhe një herë apel për të gjitha gratë që të denoncojnë dhunën dhe të mos kenë turp nga paragjykimet

Njësia e specializuar e RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë Publike, njësi të Policisë së Malit të Zi dhe peshkatarët e zonës janë duke vijuar kërkimin e përgjatë gjithë rrjedhës së lumit Buna, ku dyshohet të jetë vetëmbytur një nënë dhe fëmijët e saj. Siç kemi bërë edhe dje me dije. Policia e Shtetit ka ndaluar bashkëshortin dhe ka dyshime të forta se dhuna në familje, presioni psikologjik kanë shtyrë viktimën drejt këtij akti tragjik.

Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo gruaje të denoncojë çdo lloj forme dhune. Dhuna shpesh manifestohet në shtëpi, mbrapa dyerve të mbyllura, por kjo është një temë që duhet bërë publike. Dhuna ndaj grave nuk është një çështje private. Ajo na intereson të gjithëve. Dhe ne, e gjithë shoqëria, duhet t’i nxisim viktimat e dhunës ta denoncojnë. Nuk mund të ketë #AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online”, tha Balla.

Ministri, i pyetur nga gazetarët, deklaroi se nga ana e Alma Arrazit nuk ka pasur asnjë lloj denoncimi në policinë e Shkodrës.

Continue Reading

Politike

Nesër në protestë para bashkisë/ Balliu dhe Këlliçi në aksion, ngjisin posterat “Jep Dorëheqjen”

Opozita ka nisur aksionin lidhur me protestën e ditës së nesërme para bashkisë së Tiranës.

Ka qenë Koordinatori Rajonal i selisë blu për Tiranën, Klevis Balliu dhe ish-kandidati për Tiranës Belind Këlliçi ata që kanë ngjitur postera “Jep Dorëheqjen” me foton e kryebashkiakut Veliaj.

Me herët koordinatori Rajonal i selisë blu për Tiranën, Klevis Balliu vijoi denoncimin e fakteve sipas tij, që implikojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në vjedhjen qindra miliona eurove përmes incineratorit të Tiranës.

Duke iu referuar protestës së radhës të thirrur para Bashkisë së Tiranës, Balliu bëri thirrje për pjesëmarrje masive në shesh, që siç tha ai, nesër t’u kthehet qytetarëve bashkia dhe të rrëzohet banda e hajdutëve.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING