Connect with us

Politike

Meta: Gratë dhe intelektualët do të përfaqësojnë PL-në në Këshillat Bashkiakë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se të rinjtë, gratë dhe pedagogët që janë pjesë e kësaj partie, do të përbëjnë Këshillat Bashkiakë.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetin social ‘Facebook’ Meta pohon se në krye të listave në të ardhmen të Këshillave të Bashkive do jenë këto figura me rëndësi.

“Të rinjtë, gratë, intelektualët, pedagogët që do të përfaqësojnë Partinë e Lirisë në Këshillat Bashkiakë do të jenë zërat më të të fortë për zgjidhjen e çdo problematike që lidhet me arsimin

Dhe jo rastësisht ne kemi zgjedhur që në krye të listave tona dhe në krye në të ardhmen të Këshillave të Bashkive, të kemi sa më shumë figura, personalitete, intelektualë, intelektuale, pedagoge që do t’i japin tonin jo vetëm mbështetjes së arsimit në bashkitë e tyre dhe mbështetjes për të rinjtë e fëmijët, por njëkohësisht do të tregojnë se ç’dallim i madh ekziston kur pushtetin ja u lë në dorë bandave dhe ç’dallim është kur pushtetin ja u jep intelektualëve.”, pohon Meta.

 

 

Politike

Pse Cameron u largua rrufeshëm nga Tirana?! Zhvillimi që pritet të ndodhë në Britani

ekretari për Çështjet e Jashtme, Lord David Cameron, parashikohej që gjatë vizitës në Tiranë, të takohej edhe me presidentin Bajram Begaj dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.

Por, menjëherë pas deklaratës për shtyp me kryeministrin Edi Rama u largua drejt Londrës. Pikërisht kjo ndërprerje e vizitës sipas mediave britanike ka të bëjë me një zhvillim të rëndësishëm në pritje të ndodhë në Britaninë e Madhe.

Bëhet fjalë për një spekulim gjithnjë në rritje se gjatë mbledhjes së sotme qeveritare, kryeministri Rishi Sunak mund të propozojë mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme gjatë verës

Zërat e shtuara për zgjedhje të parakohshme në Britaninë e Madhe në mes të korrikut apo riformatimi i mundshëm i qeverisë, kanë bërë që kreu i diplomacisë të shmangë takimet me presidentin Begaj në Tiranë dhe vizitën te Piramida, për të qenë i pranishëm në mbledhjen e kabinetit që do të mbahet më vonë gjatë ditës.

Sekretari i Mbrojtjes Grant Shapps gjithashtu ka shtyrë fluturimin e tij për të marrë pjesë në takimin e NATO-s në shtetet baltike, teksa Kancelari Jeremy Hunt është tërhequr nga emisioni Peston i ITV .

Ndërkohë, mediat britanike shkruajnë se kryeministri Sunak do të ketë një njoftim shumë të rëndësishëm këtë pasdite, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Continue Reading

Politike

SPAK po i heton pasurinë? Noka: Unë edhe makinën e kam me kredi

Flamur Noka ka deklaruar se nuk është në dijeni që SPAK ka nisur një hetim pasuror në drejtim të tij. I ftuar në A2 CNN, në emisionin Debat nga Alba Alishani, Noka tha se nuk është vënë në dijeni, megjithatë shprehet se nuk është aspak i shqetësuar për shkak se pasuria e tij është e deklaruar.

Ai e konsideroi si një presion i Dumanit, por shton se kjo nuk e step në betejën e tij opozitare.

“Nuk e di dhe nuk shqetësohem fare, e kam thënë qe e kam deklaruar pasurinë prej 16 vitesh, jam i pastër para ligjit në mënyrë absolute, kam një apartament që kam 16 vjet që paguaj kredi, kam një makinë që kam 10 vite që paguaj kredi, asgjë tjetër përveç trupit tim, nuk jam në dijeni, por të të vazhdojnë sa të duan, nuk kam shqetësim, nuk i kam futur dorën askujtnë xhep, fle i qetë, a nëse duan të hetojnë, duan të shfryjnë duf, le të vijojnë, Dumani apo dushmani. Asgjë nuk më ndal për këtë betejë time”, tha Noka.

Reagimi erdhi pasi në disa media është publikuar lajmi se ndaj tij, SPAK ka nisur një hetim pasuror.

Continue Reading

Politike

SPAK nis zyrtarisht hetim pasuror për Flamur Nokën dhe familjen e tij

SPAK ka nisur hetim pasuror për Flamur Nokën dhe familjen e tij. Në objektin e hetimit përfshihen hetimi dhe verifikimi I gjithë transaksioneve financiare në emër të tij gruas dhe dy fëmijëve. Hetimi shtrihet në gjithë sistemin bankar të Shqipërisë,  dhe në gjithë zyrat noteriale të vendit, për të parë dhe verifikuar shitjet, blerje pronash apo akt marrëveshje të tjera të tij apo familjarëve me të tretë.

Hetimi është pjesë e një procedimi penal regjistruar në SPAK, I cili ka të nevojshëm të plotësohet edhe me verifikimin e pasurisë së Flamur Nokës.

Në listën e hetimit është Flamur Noka, Eva Noka, dhe dy fëmijët, djali E.Noka dhe vajza K. Noka.

Akuzat për abuzim me pushtetin për Nokën kanë qenë publike në shtyp.

Në vitin 2008, kur Flamur Noka ishte Drejtor I Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, i dha katër banesa nga fondi I të pastrehëve në qytetin e Sarandës familjarëve të tij, dy vëllzerve që jetonin në Belgjikë, gruas së vëllait dhe motrës që jeton në Kamëz.

Ata i gëzojnë ende dhe sot të katër apartamentet e destinuara për të pastrehë në Sarandë. Konflikti I interesit është I pastër pasi Noka ishte Kryetar I Bordit të Entit Kombëtar të Banesave.

Mes tyre bëjnë pjesë dy vëllezërit e tij, që ishin emigrantë, e motra, Lule Basha si edhe një shtetase belge, e cila raportohet se është bashkëshortja e vëllait të Flamur Nokës.

Pra, Flamur Noka ka dhënë 4 apartament për familjarët e tij, dy për vëllezërit emigrantë, një për nusen e njërit prej tyre, dhe një tjetër për të motrën.

Një histori tërësisht e dyshimtë lidhet me apartamentin q ëka përfituar tek diga e Liqnit që për shumë kohë ka qenë pallati më I shtrenjtë në Tiranë.

Formalisht Noka shet një apartament 83 m2, kati 8 , me vlerë 180 mijë euro dhe “blen” një apartament, në një zonë më të shtrenjtë, te diga e Liqenit, 190 m2, për 151 mijë euro. Flamur Noka blen garazh me sipërfaqe 70 m2, me vlerë 22 400 euro.

Në deklaratën e vitit 2013, Flamur Noka nuk e deklaron burimin e të ardhurave për blerjen e garazhit. Realisht shtëpia e Mulit te Liqeni, bashkë me garazhin, kushton rreth 1 milionë euro.

Historia e pallatit tek liqeni lidhet direkt me gjobë shtetërore ndaj pronarit. Me ardhjen e Berishës në pushtet pallati u bllokua dhe u deklarua se nuk do të lejohet të ndërtohet kurrë.

Pas negociatave me një ndërtues tjetër ndërmjetës I afërt me Nokën dhe Shkëlzen Berishën, leja u ridha dhe Shkëlzen Berisha përfundoi me apartament që e përdor për zyrë në këtë pallat dhe Noka me apartament banimi. Nëse SPAK verifikon hyrje daljet dhe pagesat e administrimit e ka të lehtë të kuptoj se aty është zyra e gjobave të Shkëlzen Berishës.

Pra praktikisht ata dyshohet se i kanë marrë pa lek si gjobë për rilejmin e ndërtimit, por veprimet janë formale.

Noka po ashtu për gati 15 vite ka pasur vilë në Gjirin e Lalzit të cilin e shiti dy vite më parë pas akuzave të Gazmend Bardhit. Gazmend Bardhi e ka akuzuar atë me emër dhe me shifër.

Po ashtu po hetohet roli i tij si ministër i brendshëm në shtyrjen e një afati të një koncesioni shtetëror në mënyrë jotransparente dhe përfitimet prej tij.

Sidoqoftë tani SPAK ka filluar punën dhe Noka sot ndjehej më shumë i pandehur se sa deputet përballë Dumanit./ gazetatema

Continue Reading

Politike

Dumani iu shmang pyetjes për Irena Gjokën/ Çollaku: Mbrojti veten

Gazetari Basir Çollaku, ka komentuar deklaratën e kreut të SPAK, Altin Dumani sot në Komisionin e Ligjeve, lidhur me fshjen e së kaluarës nga gjyqtarja e lartë Irena Gjoka.

Çollaku tha se përgjigja e Dumanit ishte më tepër duke mbrojtur vetveten sesa Irenën”!

“Dumani deklaroi se janë rritur procedimet penale në drejtimin “kryesisht”. Është e pamjaftueshme kjo për të hetuar “kryesisht”?! Ka tri shkelje që janë publikisht, mediatikisht, prej tre muajsh, katër muajsh që edhe një prokuror rrethi do t’i regjistronte dhe përcillte për kompetencë Prokurorisë së Posaçme, meqenëse këta nuk kanë kohë të merren me këtë histori si dhe fakti që nuk shprehet dhe për përgjigjen për z. Berisha, se nëse shprehet për të, është duke mbrojtur veprimet e paligjshme të një gjyqtareje.

Në deklarimet e mëparshme dihet afërmendsh që vendoset kështu, por unë shoh një gjendje varësie, varësinë e Prokurorisë së Posaçme nga mënyra sesi është ndërtuar ligji, në nenin 12 të ligjit për Prokurorinë e Posaçme, pika 3, ku thuhet…”prokurorët e Prokurorisë së Posaçme emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë; mandati i tyre i tyre ndërpritet ose pezullohet menjëherë sapo Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë të nisë një procedim disiplinor…”

Mjafton një Rrahim aty që bën një shkresë që xhaketa s’më pëlqen dhe nis procedimin, ndërpret mandati… Prokuroria e Posaçme heton! Është përgjegjësi, kompetencë e Prokurorisë së Posaçme!’, deklaroi Çollaku.

Continue Reading

Politike

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, presidenti ukrainas falenderon kryeministrin për…

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.

Në një reagim në rrjetin social X, Zelensky falënderon Ramën për pjesëmarrjen në samitin e ardhshëm të Paqes.

Ndër të tjera presidenti Zelensky e ka quajtur Ramën si ‘mik i shkëlqyer i Ukrainës’.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING