‘Nëse nuk fitojmë, le të mos humbasim’, Sylvinho para Çekisë
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka detyrë të vështirë në muajin shtator, teksa për kualifikueset e Euro 2024 luan kundër Çekisë në transfertë dhe Polonisë në Tiranë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Sylvio Mendes Campos Junior do të udhëtojë në transfertën e Pragës, ku do të luajë me Republikën Çeke më datën 7 shtator, ndërsa tre ditë më pas më 10 shtator është sfida e dytë me Poloninë, që do të luhet në stadiumi “Air Albania” të Tiranës. Dy ndeshje me shumë peshë në objektivin e Shqipërisë për t’u kualifikuar për në finalet e Euro 2024 që zhvillohet në Gjermani.
Pasi shpalli listën me 25 emrat e ftuar për këto dy duele deçizive, Sylvinho doli në konferencë për mediet, ku foli më shumë për lojtarët, formën dhe objektivat. Braziliani tregoi edhe pse nuk e ftoi Amir Abrashin dhe Mehmetin.
-Ndryshime nga qershori, si Mehmeti dhe Abrashi që mbetën jashtë dhe dy emra të rinj si Muja dhe Daku…
Pyetja është e drejtë. Në këto momente kam bërë ftesat e treta dhe kam thirrur 36 lojtarë në total. Ky është një avantazh i madh për një Kombëtare. Një ekip kombëtar bën mirë dhe ka një listë pritjeje. Abrashi është një lojtar me zemër, që ka respektin tonë dhe të gjithë kombit, ka dhënë shumë. Në këtë grumbullim i jemi përshtatur kundërshtarëve, kemi marrë Gjasulën sepse është fizik dhe na duhen centimetra. Mehmeti po përmirësohet, por menduam që për këto ndeshje Roshi ishte një ndihmë më e madhe. Në listën e madhe kemi 51 emra që mund të marrim.
-Kush do luajë në portë?
Porta, nuk është momenti më i mirë për Strakoshën dhe Berishën. Kanë luajtur me Kombëtaren në 50 ndeshjet e fundit, kemi besim te ata. Berisha ka luajtur 34 ndeshje titullar në vitet e fundit, Strakosha 18-të. Na duhen të dy sepse kanë eksperiencë.
-Balanca mes reparteve. Impakti që do ketë Shqipëria në fushë?
Kemi ekuilibrin në reparte. Kemi Veselin dhe Ajetin që kanë lëvizur në merkato dhe luajnë, jam i kënaqur. Mihaj, Mitaj, Gjimshiti që luajnë rregullisht, na bëjnë të jemi në pozita të mira. Lujamë me dy kundërshtarë shumë fizikë, që janë mësuar të jenë në Europian. Ne kemi ADN e Shqipërisë, kemi shanset tona. Për mua e rëndësishme është paraqitja, të marrim maksimumin edhe nëse e mbajmë ose jo topin në zotërim. Nuk do ndryshojmë strategjinë tonë.
-Asnjë emër nga Superliga në listë
Kemi parë me stafin Partizanin, Tiranën, Egnatian. Ka lojtarë të mirë në ligën lokale. Nuk kemi bërë publike listën me 51 emrat që janë në pritje. Di që për mua nuk ka lojtarë që janë në listë ose jashtë. Nuk është kjo diferenca. Për shembull, Hadroj ishte dy herë me ne dhe është përmirësuar, është i fortë dhe do ketë mundësinë. Rrapaj, Sherri, Kasa, janë lojtarë të mirë. Momenti nuk është i duhuri, por kanë kohë për të ardhmen. Krahasimi me lojtarët vendas dhe të huaj nuk vlen, duhen lojtarët më të mirë të mundshëm për momentin.
-Sa e vështirë do jetë vazhdimësia dhe euforia që prish punë?
Ne nuk kontrollojmë skenarët e jashtëm. Njerëzit le të jenë entuziastë për ecurinë e ekipit. Ne brenda bëjmë më të mirën në çdo ndeshje, si të ishin finale, kemi pesë të tilla. Objektivi është kualifikimi. Duhet të arrijmë në nëntor në gjendje për të qenë në garë për kualifikimin. Na duhen këmbët në tokë, të punojmë me seriozitet dhe qëndrushmëri. Vazhdimësia është gjëja që na duhet. Lojtarët janë të qetë dhe nuk ka eufori.
-Sa pikë mund të marrim në këto dy ndeshje?
Siç e thashë, ne llogaritë do i bëjmë në nëntor. Tani jemi në garë për të përballuar dy ekipe të forta. Mendja jonë është te Çekia, ka lojtarë të mirë dhe fizikë. 90 minutat do jemi në garë. Mbase marrim tri pikë, mbase barazojmë. Të jemi në garë, por kjo që marrim një pikë apo tre, nuk na bën mirë. Duam të fitojmë. Të jemi të fokusuar 100 përqind në garë. Mund të fitojmë, por nëse nuk e bëjmë le të mos humbasim.
-Stadiumi ‘sold out’ një muaj më parë. Si ndiheni?
Kjo të jep gëzim. Stadiumi edhe kundër Moldavisë ishte i mirë, kjo më kënaqi. Kur më thoni që do kemi 4 mijë tifozë edhe në Pragë, kjo më bën me gëzim. Pastaj stadiumi do jetë plot kundër Polonisë, më shumë se përgjegjësi, është një kënaqësi e madhe.
-Aleancë e fshehtë mes çekëve dhe polakëve në fund të kualifikueseve?
Jo, nuk më tremb diçka e tillë. Ne jemi këtu për të bërë punën tonë, të marrim pikë dhe të ecim para. Çekia është fizike, luajnë me 100 kilometra në orë nëse do e thoja kështu. Sa i takon llogarive, punojmë çdo ditë për objektivin kualifikim. Nuk duam ta dimë se çfarë bëjnë të tjerët.
-Daku dhe Muja për herë të parë në Kombëtare. A do marrin minuta dhe në çfarë pozicioni do luajnë?
Të dy kanë mundësi për të marrë minuta. Janë të fortë si fizikisht dhe teknikisht. Dakun e shoh më shumë në zonë si “pykë”, që mund të bëjë shumë gjëra. Për Mujën, kam luajtur me trajnerin e tij, Van Bommel te Barcelona. Muja është gati, i përgatitur. Në Belgjikë luan në krah të mesit të fushës. Në këto momente nuk kam folur me trajnerin e tij, por shpirti i Mujës që është gati në gjithë fushën më pëlqen.
Mourinho trajner i lojtarit shqiptar? Zëvendës-presidenti i klubit turk: Po negociojmë
Jose Mourinho nuk drejton një skuadër që në kohën kur ishte në pankinën e Romës. Trajneri i njohur portugez është gati të rinisë sërish, teksa së fundmi mediat kanë përhapur thashethemet e një firme të mundshme me Besiktasin, aty ku luan edhe Ernest Muçi dhe Milot Rashica.
Për këtë çështje ka folur zëvendës-presidenti i Besiktas, Hüseyin Yücel.
“Ne kontaktuam Jose Mourinhon një muaj më parë dhe ai e mirëpriti ofertën tonë. Tashmë kemi rregulluar detajet financiare dhe javën e ardhshme do të shkojmë në Itali për t’u takuar ballë për ballë. Nëse gjejmë marrëveshje me Mourinhon pastaj do ta këshillojmë që të përfshijë në staf Ricardo Quaresma”, deklaroi ai për Sporx.
Shkarkimi i Allegrit, Juventus ofertë për Thiago Mottën! Epokë e re mes lamtumirash dhe rinovimesh
Me një deklaratë të ashpër, Juventusi shkarkoi Allegrin duke mbyllur një epokë, të dytën, jo shumë të suksesshme, por të penalizuar nga shumë ngjarje jashtë fushës së futbollit.
Juve do të fillojë nga dyshja Giuntoli-Thiago Motta dhe me një tregues të qartë të përsëritur nga John Elkann, pra duke filluar përsëri me të rinjtë. Drejtori i Juventusit, njeriu qëndror i projektit të ri, do të ndihmojë ekipin duke u dhënë lamtumirën disa emrave të mëdhenj dhe duke u përballur me kufizime të ndryshme financiare.
Asnjë shpenzim i çmendur dhe disa rikthime nga huazimet apo shitje (Hujsen dhe Soule mbi të gjitha) për të financuar disa lëvizje. Juventus 24-25 do të ketë një sezon plot angazhime (madje do të ketë një Botëror për Klube për të luajtur ) dhe skuadra do të duhet të jetë me objektiva të qartë.
Nëse Chiesa dhe Vlahovic, të paktën me fjalë, janë blinduar në Torino, situata është ndryshe për shtyllat e tjera të ekipit. Alex Sandro do t’i thotë lamtumirë ekipit, me shumë gjasa edhe Danilo (kontrata skadon në 2025) dhe Rabiot (skadon 2024), rinovimet e të cilëve nuk janë gjë tjetër veçse një rrugë pa krye. E njëjta gjë në frontin e Perinit, ndërsa Bremer mund të thoshte lamtumirë dhe të garantonte miliona për goditjet në hyrje. Ikin edhe Kean dhe Alcaraz , por jo Yildiz, rinovimi i të cilit është pranë.
Do të ketë gjysmë revolucioni dhe gjithashtu nuk do të mungojnë blerjet. Nëse ardhja e Calafiorit në Torino duket si një punë e përfunduar, duhet theksuar edhe presioni i fortë ndaj Monzas për Di Gregorio. Në mesfushë objektivi i madh është Koopmeiners (Atalanta e vlerëson me 50 milionë euro) dhe Zirkzee në frontin ofensiv. Holandezi, i ndjekur edhe nga Arsenali dhe Milani do të ishte i lumtur të gjente përsëri Thiago Mottan.
Ky i fundit ndërkohë do të mund të ndjekë nga pranë Juventusin të hënën e ardhshme (20.45), kur Bologna e tij do të presë në shtëpi “Zonjën e Vjetër”. Në Itali janë të sigurt se Juve i ka bërë një ofertë zyrtare Mottas, me ish-mesfushorin e Inter që këtë sezon ka bërë një punë të shkëlqyer te Bologna.
Fiorentina 2-2 Napoli, ‘Vjollcët’ lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani
Serie A e futbollit nisi këtë të premte me raundin e 37-të. Në “Artemio Franchi” Fiorentina dhe Napoli barazuan 2-2. Me këtë rezultat napoletanët janë jashtë Evropës një javë nga fundi i sezonit, teksa për skuadrën e kaltër shënoi Amir Rrahmani.
Mbrojtësi i Kosovë dhe Napolit tundi rrjetën pas tetë minutave lojë, kjo pas pasimit të Politanos. Më pas skuadra e Italianos përmbysi gjithçka në pjesën e parë me golat e Biraghit dhe Nzolas.
Në fraksionin e dytë ishte Kvaratskhelia që barazoi sfidën, me dy skuadrat që ndanë nga një pikë. Fiorentina mban vendin e tetë me 54 pikë, ndërsa Napoli me 52 pikë pozitën e nëntë.
Fiorentina mban vendin e tetë me 54 pikë, ndërsa Napoli me 52 pikë pozitën e nëntë.
Lenny Kravitz do të këndojë para finales së UEFA Champions League në Londër
Lenny Kravitz është artisti që do të performojë me një koncert në finalen e UEFA Champions League.
Ylli i rrokut do të ngjitet në skenë dhe do të këndojë për herë të parë këngët e tij të reja nga albumi ‘Blue Electric Light’ i cili pritet të mbahet më 24 maj.
“Ndihem shumë energjik përpara paraqitjes sime në finalen e UEFA Champions League në Londër, një qytet që mban një vend të veçantë në zemrën time. Do të jetë një ngjarje kaq emocionuese para një finale që do të thotë kaq shumë për mua. Është një rast i përsosur për t’u mbledhur të gjithë së bashku dhe për të shijuar pak muzikë dhe ndjenjën e miqësisë së bashku. Mezi presim t’ju tregojmë se çfarë kemi rezervuar, ” tha ylli në një deklaratë.
Në karrierën e tij prej tre dekadash, katër herë fituesi i GRAMMY ka publikuar 11 albume, duke regjistruar shitje që kanë tejkaluar 40 milionë kopje në mbarë botën.
Së fundmi ai mori çmimin ‘Music Icon Award’ në People’s Choice Awards dhe u nderua me yllin e tij në Hollywood Walk of Fame.
Albumi i tij i ri, Blue Electric Light, përmban 12 këngë që ai shkroi dhe regjistroi me bashkëpunëtorin dhe kitaristin e vjetër Craig Ross, duke luajtur shumicën e instrumenteve vetë në studion e tij në Bahamas, siç raportohet nga NME.
“Finalja e Ligës së Kampionëve do të shfaqë një legjendë të industrisë muzikore, e cila do të sjellë dinamizëm dhe energji në spektakël ”, tha ndër të tjera drejtori i marketingut të UEFA-s, Guy-Laurent Epstein.
Finalja e shumëpritur mes Dortmundit dhe Real Madridit do të zhvillohet të shtunën më 1 qershor në stadiumin ikonik Wembley të Londrës.
‘Rrezikova të vdisja’, rrëfimi i Ylber Ramadanit: Më trajtuan si fëmija i presidentit
Ylber Ramadani ka kaluar momente të vështira për shkak të një problemi në qafë, që i shkaktoi vështirësi në frymëmarrje. Për DAZN lojtari i Kombëtares dhe Leçes ka thënë se gjendja ishte shumë serioze, teksa rrezikoi të vdiste.
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja”, përsërit Ramadani dy herë për DAZN Talks.
Më pas mesfushori i Kombëtares Shqiptare i falënderon të gjithë. “President, drejtor sportiv, trajner, klub ishin të gjithë pranë meje. Isha shumë i shqetësuar, por tani jam mirë. Për dhjetë ditë më shikonin sikur të isha fëmijë i presidentit apo drejtorit.”
“Leçe njofton se futbollisti Ylber Ramadani pësoi një infeksion në qafë javën e kaluar i cili i shkaktoi vështirësi në frymëmarrje për disa ditë. Futbollisti iu nënshtrua menjëherë analizave dhe terapive të specializuara të cilat e lejuan të shmangte operacionin Deri më sot ai ka kapërcyer fazën akute dhe së shpejti do të jetë në dispozicion të trajnerit.”