Connect with us

Politike

Nga LSI në Parti të Lirisë, flet Braimllari: Çfarë po ndodh mes Metës dhe Kryemadhit

ënkryetari  i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka zbuluar detaje në lidhje me atë që po ndodh brenda partisë si dhe ka hedhur dritë mbi atë që pritet të ndodh në Konventën Kombëtare  që do të mbahet së shpejti.

I ftuar në emisionin “Ekspres” të drejtuar nga moderatori Nolian Lole, Braimllari deklaroi se, si nënkryetar  i Partisë së Lirisë është fokusuar kryesisht në betejat që ka në këshillin bashkiak në Bashkinë e Tiranës ku jemi prezent jo vetëm duke denoncuar afera korruptive por dhe duke propozuar iniciativa që janë në shërbim të qytetarëve”.

I pyetur për një reagim të më parshëm nga ai për atë që Kryetari Ilir Meta e ka quajtur inekzistente strukturat, Braimllari sqaroi se, është keqkuptuar statusi i tij në rrjete sociale sepse sipas tij ka qenë një falënderim për strukturat mbështetëse që e kanë përkrahur në Korçë në fushatën elektorale.  Teksa shtoi se tashmë do të jetë z. Blushi personi përgjegjës për qarkun e Korçës. E pash të arsyeshme që duhet ti falënderoja mbështetësit sepse kam një kontribut prej 19 vitesh angazhim në strukturat e LSI-së dhe tashmë në PL”u shpreh ai

“Emri i Endrit Braimllari është lidhur me angazhimin e tij prej 19 vitesh në strukturat e partisë . kam krijuar marrëdhënien time me mbështetjen që më kanë dhënë qytetarët. Nuk është e rëndësishme që është apo jo Endriti në ekip drejtues por më e rëndësishme është që ekipi të  jetë fitues”, shton Braimllari.

Për sa i përket deklaratave të Kryetarit të PL-së, z. Meta për ndryshimet statutore dhe dhënien fund e nepotizmit në parti, Braimllari u deklarua se, “besoj se Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka një projekt të tijin që do e prezantoi në konventën tonë kombëtare për të ridimensionuar rolin e partisë dhe për të qenë më e hapur. Në fakt është domosdoshmëri hapja e partisë , madje unë do ta falënderoj z. Meta dhe për një hapje politike që i bri partisë kur la mandatin si President i Republikës, qoft z. Blushi, z. Nesho, z. Milo etj”.

I pyetur nga moderatori Nolian Lole pse kanë munguar daljet publike së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të PL-së, Tedi Blushi, Braimllari u përgjigje se, kemi qenë prezent me detyrat tona konkretë që ne kemi.

“Ai si sekretar i përgjithshëm ka një përgjegjësi më të madhe se sa unë në raport me strukturat dhe organizimin e partisë. Unë si N/kryetar jam i fokusuar tek Bashkia e Tiranës dhe besoj se jami koordinuar në aksionin politik”.

Sipas Braimllarit nuk është e nevojshme që në një parti politike të ketë persona që qëndrojnë gjithë ditën së bashku, ku secili të bëj punën e vetë.

“Në gjykimin e ekipit drejtues të partisë është një  riorganizim i ri i strukturave politike për t’i dhënë më shumë ritëm”.

Ju e thoni hapje e partisë, pyeti gazetari Nolian Lole, por për ne kuptohet si ndarje e partisë,ccfarë po ndodh brenda jush?

“Nuk e di se sa ndarje do jetë. Një vendim duhet gjykuar kur zbatohet, pra nuk e dimë se si do të zbatohet. Ajo që është e rëndësishme për mua është që ccdo vendim që do merret të kaloi në votë nga Konventa.  Personalisht do të zbatoi ccdo vendim që do të marri Koventa pasi më e rëndësishme është uniteti me njëri tjetrin. Sepse ne nuk kemi luksin të mbjellim gjuhë përçarëse , nuk duhet të nxisim strukturat në një konflikt me njëra tjetrën..” shton Braimllari

Duke analizuar se si e sheh  organizimin e partisë Braimllari theksoi se, ”partia është komunikim i përditshëm me anëtarët dhe qytetarët e ndryshëm dhe jo komunikim nga zyrat e partisë. Partia nuk është burokraci, parti është frymë, është energji. Thelbi është një bashkim vullnetar njerëzish ku në bazë të këtij bashkimi ndërtohen strategji dhe frymë”.

“Besoj se do të gjendet gjuha e përbashkët për të pasur një ekip gjithëpërfshirës që do ti japi ritëm PL në zgjedhjet e tjera”.

Gjithashtu Braimllari ka komentuar dhe zhvillimet në sistemin e drejtësisë dhe çfarë duhet të ketë prioritet SPAK.

“Drejtësia duhet të bëj punën e vetë. SPAK-u të vazhdojë hetimet për Inceneratorët dhe për 5D e Bashkisë së Tiranës që duhet të marrin zgjidhje  dhe minimumi përgjegjësit  dhe drejtuesit kryesor të Institucioneve si Kreu i Qeverisë Edi Rama dhe Kreu i Bashkisë, Erion Velia të merren në pyetje nga SPAK. Unë mendoj se fiton ekipi dhe jo individi. Ndoshta me bërjen një hap pas, do kuptohet që gjerat shkojnë më mirë ose aspak më mirë por ka nevojë të sqarohet pozicioni i gjithsecilit.

“Besoj se ne votat që kemi marr lidhen rreth emrin të Ilir Metës  dhe besoj se është ai që bashkon votat, mbështetjen etj.   Ilir meta është një faktor i jashtëzakonshme që i ka dhënë mundësi të rinjve dhe të rejave këtij vendi dhe nuk duhet mohuar” u shpreh në fund ai.

Politike

Vizitorët nga Britania hapin sezonin e kroçierave në Durrës, Rama ndan pamjet: Shqipëria po vizitohet në të gjitha format

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë ditën e sotme në rrjetet sociale disa pamje ku shfaqen turistë nga Britania që kanë zbarkuar në Shqipëri me kroçierë.

Sipas kreut të qeverisë ky është një ogur i mirë dhe tregon se vendi po vizitohet në të gjitha format.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Këtë të diel mirëpritëm vizitorët e parë të cilët zyrtarizojnë edhe nisjen e këtij sezoni turistik me kroçiera, ku 50 turistë britanikë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm me kroçierën “Monet” për të vizituar Durrësin dhe sitet turistike të Tiranës, Krujës e zonave përreth, si ogur i mirë për këtë vit turistik ku Shqipëria po vizitohet nga të gjitha anët e në të gjitha format

Rreth 20 mijë turistë britanikë kemi mirëpritur në tre muajt e parë të këtij viti, duke u bërë një prej tregjeve me rritjen më të shpejtë të flukseve turistike për Shqipërinë”, u shpreh  Rama.

Continue Reading

Politike

5 Maji, Rama homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve”, ja kush e shoqëron

Sot më 5 Maj përkujtohen të rënët e Shqipërisë. Kryeministri i vendit, Edi Rama bashkë me figura të tjera të politikës në vend kanë qenë të pranishëm në kryerjen e homazheve te “Varrezat e Dëshmorëve”, mes tyre kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Po ashtu në ceremoni merrte pjesë dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Te monumenti “Nënë Shqipëri” u vendosën buqeta me lule.

Kujtojmë se kjo ditë përkujtimore zanafillën e ka te vrasja e Qemal Stafës në 5 Maj të 1942, e në nderim të kontributit të tij të madh në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare u caktua Dita e Dëshmorëve. Në këtë datë kujtohen dhe nderohen të gjithë trimat që luftuan për Shqipërinë e lirë.

Continue Reading

Politike

Meta homazhe të Varrezat e Dëshmorëve: PL duhet t’i dalë për zot vendit

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbajti sot homazhe te Varrezat e Dëshmoreve, ku në shenjë nderimi për të rëndët në luftë, vendosi kurora me lule.

Ai pas homazheve u ndal në një prononcim për mediat, ndërsa nënvizoi faktin se sa me rëndësi është atdheu.

“Për lirinë duhet të sakrifikosh, madje duhet të punosh që ta ruash atë. Ishte kënaqësi që të vendosja kurorë me lule bashkë me Silva Cakën. Apo dhe Petrit Vasilin. Jemi këtu sepse besojmë te shenjtëria e gjakut të dëshmorëve. Besoj shumë te atdheu, dhe ai na duhet të jetojmë të lirë. Themeluesit e kësaj force politike 20 vite më parë, krijuan një forcë të re politike. Kjo forcë politike duhet t’i dalë zot vendit dhe mbi të gjitha atdheut. Ndaj kemi në fokus 5 prioritete kryesore për 4 milionë shqiptarë.”, tha Meta.

Continue Reading

Politike

Presidenti Begaj i uron Pashkët besimtarëve ortodoksë:

 Bashkë me urimin për Pashkë të bekuara e të gëzuara kreu i shtetit përcolli mesazhin e bashkimit dhe mbështetjes së njëri-tjetrit në nevojë, duke shpërndarë besim dhe optimizëm në shoqërinë shqiptare.

Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës për Pashkët:

“Gëzuar Pashkën, ditën e besimit dhe të shpresës për të gjithë besimtarët ortofoksë shqiptarë!

Kjo festë e shenjtë përbashkon sot kudo te gjithe besimtaret ortodoksë.
Pashkët na ftojnë të kemi besim e të jemi shpresëplotë për jetën.
Të mbështesim vëllazërinë, miqësinë e shoqërinë në të mirë e në të keq.
Pashkët simbolizojnë dritën e jetës, ngadhnjimin e jetës mbi vdekjen.
Qirinjtë që besimtarët ortodoksë marrin nga flaka e kandilit në kishë dhe e çojnë në shtëpitë e tyre sonte kanë marre me vete shpresën, besimin dhe optimizmin për një jetesë të paqtë, të gëzuar e plot shëndet.
Ringjallja e këtyre tre elementeve është shumë e rëndësishme për shoqërinë tonë.
Pashkë të bekuara e të gëzuara për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë kudo po i festojnë!

Continue Reading

Politike

Sot Pashkët ortodokse, ja urimi i kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një urim për besimtarët ortodoksë, të cilët festojnë Pashkët. Përmes një mesazhi, kreu i qeverisë ka publikuar një foto nga ceremonia e festimit të Pashkëve.

“MIRËMËNGJES
Gëzuar Pashkët Ortodokse ”, shkruan Rama.

Kujtojmë se Pashkët festohen në mbarë botën nga besimtarët ortodoksë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING