Connect with us

Politike

Nis protesta kombëtare e PD-së/ Tubuesit mblidhen para Kryeministrisë, rikthehen fjalimet

Ka nisur protesta kombëtare e PD-së, teksa protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbërriti fillimisht në selinë blu, e pas një takimi me strukturat, marshoi në këmbë drejt Kryeministrisë.

Ndërkohë, 1500 forca policie nga të gjitha strukturat janë në gatishmëri për protestën, për të cilën PD ka kërkuar tre orë leje.

Ndryshe nga protestat e shkuara, këtë herë do të rikthehen fjalimet në protestë, ndërsa pas tyre dhe të nisë ‘aksioni’ opozitar.

Advertisement