Connect with us

Politike

‘Një politikan duhet…’/ Salianji: Basha do garojë me Spiropalin për të qenë ministër i Ramës

Ervin Salianji ka deklaruar ditën e sotme në Top Talk se sipas tij Basha synon të bëhet pjesë e qeverisë së Ramës e të garojë me ministrat për t’i zënë vendin atyre.

Ai tha se tashmë Basha e ka humbur besimin duke deklaruar se herë ishte i komanduar nga Berisha e herë se i merrte vetë vendimet.

Sipas tij qëllimi i vetëm i Bashës është të krijojë një grup parlamentar prej shtatë deputetës dhe të bëhet më vonë pjesë e qeverisë.

“Partia e vulës nuk ka interes për të pasur shumicën e grupit të deputetëve. Duket qartë që Basha do të tentojë të krijojë një grup parlamentar me shtatë veta në mënyrë që të tentojë në zgjedhjet e tjera apo t’i shërbejë me votë Edi Ramës. Kjo ka për të ndodhur dhe besoj që dialektika politike do të çojë që e gjithë pjesa tjetër e deputetëve të bashkohet me shumicën. Unë do e respektoja nëse do të kishte ambicje se ka qenë në politikë e të bënte një parti të re, një politikan që bën çdo përpjekje për tu ngjitur pas karriges, që ka dështuar ën të gjitha çfarë ka të bëje me aksionet politike në 10 vite që ka drejtuar partinë më të madhe. Një njeri që i ka bashkuar dhe ka hyrë në qeveri me Edi Ramës e a hyrë në qeveri me Edi Ramën dhe ka pasur synim të jetë ministër e të emërojë ministra me Edi Ramës. Unë nuk kam fakte të drejtëpërdrejta por kam këto që janë publike. Unë nuk mund të akuzoj që është i blerë apo i shitur por po them aksioni politik që po prodhon i shërben në mënyrë të drejtëpërdrejtë qeverisë e Edi Ramës dhe qëndrimet publike janë më shumë kundër opozitës sesa kundër qeverisë. Në këto kushte duket se ka një tentativë për tu bashkuar me qeverinë apo për të konkurruar me zonjën Spiropali apo ku di unë kush është aty në qeveri për tu bërë ministër i Ramës, kjo është e dukshme. Një politikan duhet të ketë dinjitetin, kur del e thotë sot në 10 vite unë nuk kam qenë vetja por më ka komanduar ky tjetri ndërkohë për dhjetë vite ka thënë se vendimet i marr unë. Tani pas dhjetë vitesh ai thotë që kam qenë pupaci i atij tjetrit. Që këtu a ka më besueshmëri, a ka politikë më të vjetër se të duash të ngjitesh pas karriges e të duash ta marrësh me zor. Të bësh çdo marifet dhe hile për të qëndruar aty zvarrë.”- tha  Salianji./ TCh

Politike

Blushi kërcënon Ballën e Veliajn: Do përfundoni më keq se deputetë në Ukrainë, në kosh të plehrave

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi është shprehur se protestat para bashkisë do të vijojnë derisa të largohet Erion Veliaj, ndërsa bëri thirrje ministrit të Brendshëm dhe Erion Veliajt që të mos i provokojnë qytetarët.

“Nuk do të tërhiqemi deri ditën kur të largohet Erion Veliaj si përgjegjësi kryesor për ndotjen nivelit të ajrit mbi 20 herë mbi normat e lejuara nga Organizata e Botërore Shëndetësisë që vit pas viti shkakton viktima në Tiranë. Dhe sot edhe fëmijët e porsalindur janë alergjikë pikërisht për një fajtor që quhet Erion Veliaj.

Nuk do të tërhiqemi nga protestat për sa kohë të mos ketë ndëshkim për rrëmbimin e pronave të ligjshme të qytetarëve dhe për shembjen e pronave të ligjshme të qytetarëve nga Shkoza në Unazë të Re deri në Laprakë. Nuk tërhiqet Opozita e kam deklaruar edhe në protestë dhe gjithë Opozita e ka deklaruar.

I bëjmë thirrje Taulant Bekojarisit dhe Erion Veliajt të mos provokojnë qytetarët, sepse do të përfundojnë më keq se ata deputetët që keni parë ju në Ukrainë, në kosh të plehrave jo në mënyrë figurative, por në kosh të plehrave fizikisht” tha Blushi  në konferencë për median.

 

Continue Reading

Politike

Vizita ‘private’ e Ramës në Greqi, Mitsotakis i shqetësuar se mund të ndikojë te vota e shqiptarëve

Vizita e Kryeministrit Rama për të takuar shqiptarët që jetojnë në Greqi me 12 Maj duket se ka shqetësuar jo pak Athinën zyrtare. Shkak, sipas mediave greke, lidhet me frikës se Rama mund të ndikojë në orientimin e votës së emigrantëve për zgjedhjet e deputetëve helen për Parlamentin Europian.

Sipas gazetës “Kathimerini”, autoritetet greke i kanë kërkuar bashkëpunëtorëve të shefit të qeverisë shqiptarë që të shtyjë takimin me emigrantët pas 9 qershorit, datë e cila përkon me ditën e zgjedhjeve për eurodeputetët. Gjithashtu në shkrim thuhet se bashkia ja ka revokuar lejen e mitingut organizatorëve, e cila është parashikuar të mbahet pranë stadiumit Galatsi.

Pavarësisht këtij pretendim A2 CNN ka mësuar se vendtakimi i Ramës me shqiptarët që jetojnë në Greqi është caktuar në një ambient privat dhe jo një hapësirë publike. Kathimerini, thotë se ju referohet burimeve diplomatike shqiptarë dhe greke, sipas të cilave, më këtë vizitë kryeministri Rama mund të orientojë votën e shqiptarëve si një kundërpërgjigje për kandidimin për zgjedhjet europiane të Fredi Belerit për llogari të partisë së shefit të qeverisë greke Kiriakos Mitostakis.

Megjithatë, thotë gazeta greke, një ngjarje e tillë, edhe nëse Rama i shmang referimet përzgjedhjet europiane, në çdo rast do të përbënte përfshirje indirekte në proces. Kreministria nuk ka një reagim për këtë çështje edhe pse A2 CNN u interesua pranë ekzekutivit shqiptar nëse ka marrë zyrtarisht një kërkesë nga Greqia për shtyrje apo nëse ka një plan që takimi i 12 majit të zhvendoset pas përfundimit të zgjedhjeve europiane.

Por gjatë ditës së enjte në aktivitetin në Bashkinë e Tiranës, për nder të Ali Ahmetit, Edi Rama duke thumbuar rolin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, nënvizoi se vetë ai nuk ka asnjë qëllim të ndikojë në vendimmarrjen e zgjedhësve të atij vendi, qoftë edhe të shqiptarëve.

Por pyetja që mbetet është nëse lidhet ky mesazh i Edi Ramës vetëm përzgjedhjet kur janë të përfshirë politikanë shqiptarë apo i drejtohet edhe fqinjit tonë jugor.

Continue Reading

Politike

Betejat e opozitës, Kulluri: Protestat para bashkisë, teatër dhe shfaqje e inkoherencës

Sekretari për marrëdhëniet me publikun i Partisë Demokratike, Edvin Kulluri foli sot në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus për betejat politike të opozitës.

Përmes një lidhjeje direkte me Skype Kulluri analizoi zhvillimet e fundit politike, përfshirë sulmet Berisha – Meta ndaj SPAK, tek “amnistia” e të korruptuarve dhe protestat e opozitës para bashkisë Tiranë.

Në intrevistën për gazetarin Roland Zili, Kulluri tha se protestat e opozitës para bashkisë Tiranë kanë pjesëmarrje të ulët.

Kulluri e cilësoi aksionin e opozitës si “teatër dhe shfaqje të fundit të inkoherencës së kësaj pjese të opozitës”.

Pjese nga intervista

Roland Zili: Kohët e fundit kemi parë një ashpërsim të aksionit opozitar nga grupi që drejtohet nga Beridsha dhe Meta. Kujtoj këtu sulmet ndaj SPAK dhe protestat para bashkisë: a mos po mbetet në hije partia demokratike e drejtuar nga Basha?

Evin Kulluri: Duhet të kemi parashysh një gjë që protestat nuk bëhen me 50 policë civile, 200 turistë kinezë, 200 njerëz mbështetës të Berishës dhe Metës dhe 300 policë me kapele. Duhet të jemi realistë dhe të themi se ato protesta kanë një pjesëmarrje shumë të ulët. Mungon koherencë në mënyrë skandaloze në veprimet e kësaj pjese të opozitës. Së pari skandali më i madh i bashkisë Tiranë nuk është 5D, por është çështja e inceneratorëve dhe unë nuk kam parë as Këlliçin, Berishën apo Metën të shkojnë të protestojnë në Kavajë të drejtuar nga kandidati i “Bashkë fitojmë” i cili ka paguar gati 1.5 mln euro për inceneratorët njësoj si Veliaj dhe kryetarë tjerë të bashkive të PS-së. Së fundmi nuk e kuptoj dot këtë acarim, këto akte ekstreme ndërkohë që janë ulur dhe kanë bërë një Pazar të shpifur në kurriz të protestuesve që nuk u liruan nga amnistia për shkak se nuk donin këta dhe u liruan 80 njerëz nën hetim për korrupsion nga mazhoranca. Ky aksion që ju e quani ta ashpër dhe radikal, në fakt është teatri dhe shfaqja më e fundit e inkoherencës së kësaj pjese të opozitës.

Continue Reading

Politike

Figura më e pëlqyer në PD, Jorida Tabaku: Kam bërë kompromis me veten…

Deputetja Jorida Tabaku komentoi në një intervistë për Euronews gjetjet e “Barometrit”, ku ajo rezulton politikania më e pëlqyer në PD, me 47 për qind të pëlqyeshmërisë.

E pyetur nëse e shesh veten si kryeministre të ardhshme nëse i propozohet, Tabaku u shpreh se për të e rëndësishme është që PD të gjejë rrugën e duhur dhe të shkojë e bashkuar në zgjedhje.

“Është diçka shumë larg për momentin, për momentin nuk dihet si opozita do shkojë në zgjedhje, dëshira ime është që të shkojë e bashkuar me një ofertë opozitare. Ndjeva vlerësim kur pashë sondazhin. Kam bërë një kompromis me veten për t’u fokusuar në çështje që lidhen me njerëzit, jam përpjekur të heq dorë nga debati i brendshëm në PD që na çoi në një situatë të papranueshme, jam përpjekur t’i drejtohen njerëzve, të njëjtën gjë po bëjnë edhe shumë kolegë të tjerë. Them se nëse vazhdojmë në këtë drejtim situata do jetë më e mirë. Për mua nuk ka rëndësi çfarë bën Jorida, por çfarë bën PD”, tha Tabaku.

Continue Reading

Politike

Surpriza nga avokati: S’ka hetim ndaj Metës! Dumanin e shau se…

Anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë, Genc Gjokutaj, në një live Skype, ka akuzuar SPAK se po sulmon opozitës “24 orë, në kundërshtim me ligjin”.

I pyetur nga Drejtori i përgjithshëm i informacionit Robert Rakipllari, se përse Ilir Meta zgjodhi të shpërthente ndaj SPAK në këto momente, duke cituar disa nga deklaratat që vetë ai ka bërë publikisht, Gjokutaj tha se ai para se të jetë politikan, është shtetas dhe familjar. Më tej ai shtoi se ndaj Metës nuk ka proces hetimor.

Rakipllari: Pse shpërtheu Meta tani? Ai ka thënë vetë ‘Dumdumani’ po më heton, ka marrë peng vjehrrën time, laraska etj etj, këto janë fakte…

Gjokutaj: Mos harroni që Meta është shtetas, familjarë dhe pastaj politikan, politikan në opozitë. Kjo opozitë është në këtë gjendje sot për shkak jo të garës së humbur, por investimit të SPAK 24 orë kundër opozitës, në shkelje të ligji. Ndaj Metës nuk ka proces! Arrestimi i Berishës është ogur i zi për gjithë opozitës, këmba alarmi për një drejtësi të kapur me regji siç është SPAK.

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING