Connect with us

Aktualitet

Një vështrim estetik mbi teatrin e ngjarjes së 8 janarit 2022

Nga Artan Fuga

Padyshim që dje qytetarët shqiptarë, por jo vetëm, bashkëkombasit tanë në Ballkan, emigrantët shqiptarë në mbarë Evropën dhe më larg akoma, e gjithë bota pa teatrin e ngjarjeve të 8 janarit që u zhvilluan në skenën e kryeqytetit, aty diku buzë Lane.

Me pak fjalë ishte një skenar i një teatri që e kemi parë në vite, në dekada, pothuajse që përsëritet njësoj. Por ishte një gërryerje edhe më e thellë se më parë ndofta kësaj radhe fatmirësisht pa të vdekur.

Ky është një hap përpara që duhet përshëndetur! Kësaj jave që mbaroi bota mbarë pa në ekrane dy ngjarje të tilla, përleshjet në Kazakistan dhe në Tiranë, dy primitivitete për të cilat ka fajtorë, por ka edhe përgjegjës moralë që jemi të gjithë ne që ose i shohim si spektakël, ose i shohim me pasion si tifoza, ose i shohim për të kaluar kohën njësoj sikurse shohim skenat e Big Brodherit Vip ose të Përputhen, por këtë rradhë jo si lojë, por me përmasa reale. Më shumë i ngjanë një spektakli televiziv me përmasa reale, një realshow tragjik.

Ishte gërryerja më e fundit, nuk ka rëndësi se kush ishte sulmuesi i radhës dhe mbrojtësi i rradhës, a ishte para kryeministrisë apo para SHQUP-it, ishin mbrojtësit e dikurshëm që sulmonin njëri-tjetrin, ishte sulmuesi i dikurshëm që bënte sikur ndante sulmuesin dhe mbrojtësin e sotëm, apo një kombinim tjetër i mundshëm. Sikundër thonë strukturalistët rregullat e lojës së shahut mbeten po ato pavarësisht se cilët janë lojtarët në lojë në një moment të dhënë, jepet torra të merret mbretëresha, falet oficeri të përgatitet mati, apo jepen dy torra kundër pesë ushtarëve dhe një kali, që ndeshja të mbetet barazim, pat, dhe të vazhdojë pa fund!

Ishte megjithatë një spektakël tragjik me varé, gazlotësjellë, me skenare bandash, njerëzish në kërkim, shkallë, kacavirje, popma uji, fishekë manovre, ndalime (pa frikë se do t’i nxjerrin), skafandra, maska kundragaz, gjithçka duhej.

Por kjo ngjarje mund të parandalohej brenda logjikës së gjërave sikundër janë. Lëvizja e foltores fare qetë e merrte ndërtesën që donte qysh në kongresin e 11 dhjetorit, kur mobilizimi i militantëve të saj ishte maksimal, shoku i palës kundërshtare të burokracisë të partisë ishte gjithashtu shumë i rëndë, dhe qetësisht nga stadiumi vinin dhe instaloheshin në SHQUP.

Sa herë deshën aktivistë të Foltores Demokratike (FD) hynë në ndêrtesë, bënbë mbledhje dhe çka deshën. Atiy mund të qendronin, të vinin militantë dhe gjithçka mbaronte pa pasur nevojë për skena lufte në kryeqytet, buzë Lanës.

Aq më shumë që burokracia e partisë demokratike (BPD) mund fare mirë të lironte një ose dy salla për palën që në fund deklaroi se pranonte të negocionte dhe qetësisht të mbyllte këtë punë. Aq më shumë që edhe gjykata nëse nuk e jepte dot vendimin se kujt i takonte ndërtesa, mund të bënte një akt sigurimi prove, të nxirrte të gjitha palët jashtë derisa të merrej një vendim i drejtë, i qetë i matur.

Skenat ishin gjithsesi të çuditshme. Nje natë a dy netë përpara ekipi i televizionit të Syri.net hyn qetësisht nga driraja e banjës në SHQUP. Aty mund të hynin sulmuesit natës pa pikë qederi, si sulmuesit e Trojës që nuk hynë nga nevojtorja por futën Kalin e Trojës dhe dolën prej andej. Kurse pak orë më vonë duhej të mblidheshin sulmues nga e gjithë Shqipëria për të bërë të gjithë atë skenë madhështore beteje që u shfaq tragjike dhe me ankthet e veta në ekranet tona!

Po kështu policia fare mirë mund t’u këshillonte deputetëve të palës mbrojtëse (BPD) të mos shkonin të futeshin atë ditë në ndërtesën e SHQUP-it sepse jo vetëm ishte rrezik për ta, por edhe sepse ajo mbledhje provokonte rreziqe për sigurinë e rendit publik në Kryeqytet. Por, nuk e bëri as ajo.

Nuk po flas për diplomatë dhe delegacione të OSBE, të BE, etj., që kësaj radhe duket sikur thanë: Nuk ngatërrohemi te ky spektakël gati lufte! Duan të ndodhi, le të ndodhë!

Dhe qershia mbi tortë, na del ish burri i një ministre, sikundër përpiqen të na mbushin mendjen disa media, i cili nxjerr të dhëna që e elektrizojnë edhe më shumë situatën psiqike të atyre që udhëheqin turmat.

Gjithë këto mekanizma qetësimi situate dhe asnjë nuk veproi.

Në planin e jashtëm Shqipëria pësoi këto dëme, që t’i dimë mirë. Nuk janë xhamet e thyera që përbëjnë problem fare.

E para, proceset e integrimit europian shtyhen për një afat të pacaktuar. Unë kam thënë se shtyhen për në 2050! Nuk do të ketë gojë njeri tani të thotë nuk na pranon Evropa, pas katrahurës së djeshme.

E dyta, diplomacia e Kosovës për shtet të pavarur, mori një goditje ballaz, sikundër edhe akordimi i lëvizjes pa viza të kosovarëve. Këtë radhë janë shqiptarët e Shqipërisë që u japin një grusht në brinjë shqiptarëve të Kosovës.

E treta, pjesëmarrja e Shqipërisë në mënyrë të përkohshme, fatmirësisht, në Këshillin e Sigurimit të OKB u ngjye me nota qesharake. Çfarë do të kontribuojë për sigurinë ky shtet kur përfaqësitë e huaja ende u bëjnë thirrje qytetarëve përkatës të kenë kujdes nga betejat që zhvillohen në rrugët e Kabulit, më falni të Tiranës?!

E katërta, shqiptarët më shumë se çdo ditë dje, çuan ndërmend: Mos duhet ikur nga ky vend pa të ardhme, i çjerrë, drobitur, shkalafitur? Pra, rrjedhja e emigrimit do të jetë edhe më e fuqishme, boshatisja e vendit më shqetësuese, dhe emigrantët shqiptarë në botë do të duhet të përballojnë edhe më ndjeshëm reputacionin negativ të shtetit të tyre.

E pesta, me ato skena që u panë dje në ekranet e të gjithë botës, mesazhi është i qartë për të gjithë bizneset, agjencitë investuese, bankat, sipërmarrjet e huaja : Ku do të afroheni atje? Ku ka siguri dhe qendrueshmëri politike në atë vend? Të korruptuar, të boshatisur demografikisht, ku demokracia e partive zgjidhet me skafandrat e policisë, etj.

E gjashta, spektakli i djeshëm e bëri krejt qesharake klasën politike në vend para aktorëve politikë të vendeve të tjera dhe atyre ndërkombëtarë. Që dje, i vetmi aktor politik i besueshëm për ta është Edi Rama, kryeministër, duke e rifaktorizuar atë. Pas fushatës farsë të opozitës që çuan në rezultatet qesharake për të në zgjedhjet e 25 prillit, pas kongreseve qesharake me “Parti – Enver – gati jemi kurdoherë!”, dje opozita ngriti edhe një monument tjetër për kryeministrin e vebndit:

Tani jemi në fazën postspektakël. Kur aktorët japin vlerësimet për atë që ndodhi dje në Kabul, ndjesë në Tiranë, dhe na bombardojnë me propagandë.

Një lutje kam, nxirrini ata djem nga komisariatete sepse ata nuk janë veçse mishi për top.

Aktualitet

‘Ja ndryshimi me Italinë’/ Gazetari italian: Mafia në Shqipëri e lidhur ngushtë me politikën

Gazetari italian Stefano Marcelli ka folur në lidhje me situatën e krimit në Shqipëri. Ai tha se “mafia në Shqipëri është e lidhur ngushtë me politikën”.

Duke krahasuar zhvillimet mes Shqipërisë e Italisë ai u shpreh se në Itali ka parë gjithmonë dikë që lufton krimin, një gazetar, polic apo punonjës administrate. Ndërkohë tregon përshtypjet e tij se në Shqipëri këtë gjë e ka parë shumë pak dhe se vendi ynë duhet patjetër të luftojë krimin e mafien dhe këtë ta sinjalizojë.

“Që të jemi të qartë problemi quhet mafie dhe nuk ka dyshim që Italia ka një histori shumë të madhe me rrënjë të shtrira e marrëdhënie e fuqishme me politiken por ka një diferencë mes raportit mafia Itali dhe Shqipëri. Në Itali ka qenë gjithmonë dikush pjesë e shtetit, magjistrat, polic, gazetar e ata janë vrarë sepse kanë luftuar e hetuar mafien e krimin, ndërsa në Shqipëri nuk e shoh këtë. Shoh që luftohet shumë pak. Shqipëria duhet të luftojë mafien dhe ta tregojë këtë, ta sinjalizojë. Unë e them se e dua Shqipërinë dhe nuk dua që të identifikohet si mafia”, tha gazetari.

Continue Reading

Aktualitet

62-vjeçari i droguar vjedh kamionçinën brenda parkingut në Kamëz, përplaset me makina të tjera

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili ka tentuar të vjedhë një kamionçinë brenda një parkingu privat dhe gjatë tentativë për t’u larguar është përplasur me automjete të tjera të parkuara.

Autoritetet policore bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi N. Ch., 62 vjeç, banues në Korfuz, teksa ngjarja ka ndodhur në Paskuqan 2, Kamëz, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Pas testit të drogës të bërë nga ana e Policisë, i arrestuari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Aktualitet

Emigracioni dhe plani për gjyqësorin/ Ambasada zbardh detajet nga vizita e Cameron në Tiranë

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron në Shqipëri më 22 Maj.

Përmes një njoftimi, ambasada britanike bën me dije se në fokus të vizitës do të jenë diskutimet për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Gjithashtu, Cameron do të prezantojë një plan që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Britanisë për Policinë Shqiptare.

Shefi i diplomacisë britanike do të takohet me kryeministrin Edi Rama, Presidentin e Republikës Bajram Begaj dhe ministrn për Punët e Jashtme dhe Europën, Igli Hasani.

“Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t’u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit.

Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës”, njofton ambasada britanike.

Continue Reading

Aktualitet

Trondit dedektivi: Nëna fuste klientë në shtëpi dhe bënte s*ks në sy të fëmijëve

Në vendin tonë numërohen gati 200 dedektivë të licencuar, një profesion i lirë, i rregulluar me ligj, që në vitin 2014. Po përse i kërkojnë më shumë hetuesit privatë shqiptarët?

Ndue Pjetra, avokat dhe njëkohësisht edhe dedektiv privat, tregon për Tch se veç tradhtive, dedektivë punësohen edhe për të parë se si funksionon mbajtja e fëmijëve pas vendimit të gjykatës.

Ai tregoi edhe një rast kur një nënë e divorcuar, fuste klientët në shtëpi dhe bënte dashuri me ta në sy të fëmijëve dhe sipas tij, sërish gjykata nuk e mori parasysh këtë fakt dhe ia la përsëri fëmijët nënës.

“Dedektivët sot në Shqipëri kërkohen në zgjidhjet e martesave, për të parë me kujdes si funksionon pas vendimit të gjykatës, mbajtja e fëmijëve. Kur gjykata i jep kujdestarinë nënës apo babait dhe ata nuk i kanë kushtet pavarësisht se i kanë marrë më mënyra të tjera kujdestarinë.

Rastet janë të tmerrshme, janë gjetur në shtëpinë e nënës, në sytë e fëmijëve duke futur klientë brenda, duke bërë dashuri me ta në kundërshtim me çdo lloj norme dhe gjykata përsëri nuk i ka marrë parasysh, duke ia lënë fëmijët nënës.

Tradhtitë kanë rënë, ishin një fillim një ‘boom’ por përsëri janë bashkë dhe harxhonin kot ato lekë. Më shumë e kërkojnë të moshave mbi 50 vjeç, thonë burri im ka pasur një sekretare në atë kohë a takohet më, histori nga më të tmerrshmet dhe më të çuditshmet”, shprehet Ndue Pjetra, Dedektiv, Avokat

Continue Reading

Aktualitet

Turi çiklistik Tiranë-Korçë/ Evitoni qarkullimin në këto akse, përdorni rrugë alternative (DETAJE)

Policia e Shtetit/ Policia e Shtetit, në kuadër të masave për sigurimin dhe mbarëvajtjen e turit të 81-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 4 etapa, me itinerar të përgjithshëm 723 km rrugë për kalim publik, kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e rrugëve ku zhvillohen garat çiklistike.

Duke qene se aktiviteti çiklistik zhvillohet në disa nga akset kryesore kombëtare me frekuentim të lartë, per rrjedhoje edhe masat e sigurisë nga organizatorët dhe nga Policia e Shtetit do të jenë të larta, në raport me nevojën per garantimin e sigurise se pjesëmarrësve ne këto gara.

Aktviteti çiklistik starton me etapën e parë, ne orën 12.00 të datës 20.05.2024, nga sheshi “Skenderbej”, Tiranë dhe përfundon në Korçë. Etapa e dytë starton në orën 12.00 të datës 21.05.2024, nga Korça dhe përfundon në Elbasan. Etapa e tretë starton në orën 12.00 të datës 22.05.2024, nga Elbasan-Kuçovë-Ura vajgurore-Lushnjë dhe përfundon në Vlorë.

Etapa e katërt starton në orën 12.00 të datës 23.05.2024, nga Vlora-Lumi i Vlorës-Himarë dhe përfundon në Llogara. Etapa e pestë dhe e fundit starton në orën 10.00 të datës 24.05.2024, nga Vlora dhe përfundon në Fier. Me qëllim shmangien e vonesave që krijohen në trafik, për shkak të masave të sigurisë, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithe perdoruesve të rruges, qe në itineraret dhe oraret e garave, të evitohet në maksimum qarkullimi me mjete, si dhe të përdoren rrugë alternative.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING