Connect with us

Kosova

Një vit nga dorëheqja, deputetët e Listës Serbe paguhen pa ardhur në punë

Lista Serbe një vit më parë vendosi që të largohet nga institucionet qendrore të Kosovës, si dhe komunat në veri të vendit.

Dorëheqje dhanë pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës, të gjyqësorit dhe prokurorisë në këto komuna. Pak ditë pas vendimit, u betuan nëntë deputetë të rinj të Listës Serbe, të cilët vazhdojnë të paguhen pa ardhur në Kuvendin e Kosovës, por ligji i lejon të qëndrojnë nëse nënshkruajnë njëherë në gjashtë muaj. Deputetët e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, thonë se Lista serbe e ka humbur legjitimitetin te qytetarët serb dhe nuk do jetë më në parlament.

“Problemi qëndron që imuniteti i deputetit, në këtë rast rregullorja thotë se brenda gjashtë muajve nëse merr pjesë në seancë, nuk mund t’i humb puna deputetit. Kjo është shumë keq sepse ne po e shohim që Lista Serbe po e saboton Kuvendin që një vit e këndej. Por, duke parë situatën se si Lista Serbe, nënkryetari i saj ka marrë pjesë në aksionin terrorist dhe e ka udhëhequr, unë mendoj që kjo parti politike tashmë e tregoj fytyrën e vet dhe unë besoj që në zgjedhjet e ardhshme do të ketë një pluralizëm politik tek qytetarët serbë dhe kjo listë nuk e besoj që e ka më atë fuqinë politike apo besimin e qytetarëve serbë të Kosovës”, tha deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajçinovci.

Deputetë të opozitës thonë se kjo parti ka qenë shkaktarja e të gjitha tensioneve që ndodhën gjatë këtij viti. Ata kërkojnë nga institucionet që të ndërmerren masa ndaj tyre dhe pjesëtarëve të dorëhequr mos t’u mundësohet rikthimi në institucionet publike.

“Por, ata i kanë prirë kanë qenë iniciatorë të të gjitha barrikadave atje dhe i gjithë asaj që ka ndodhur në veri. Dhe ende shteti i Kosovës nuk është duke trajtuar Listën Serbe, ashtu si meriton dhe si duhet. Mendoj që është gabim sepse ju e shihni që tash kanë ndërruar vetëm emrat e atyre që udhëheqin me direktivat e Serbisë, ndërsa ata janë të njëjtit. Duhet të bëjmë diçka si shtet në këtë drejtim. Kosova duhet ta ketë të qartë që me Listën Serbe nuk duhet të vazhdohet tutje edhe të ngulin këmbë që terroristët që kanë marrë pjesë t’i dorëzohen organeve të drejtësisë”, tha deputeti i PDK-së Rashit Qalaj.

“Ata (deputetët serbë) nuk kanë përgjegjësi ndaj votës së qytetarit por kanë përgjegjësi ndaj politikave hegjemoniste të Serbisë dhe kjo është fatkeqe për ta dhe për ata të cilët ata iu kanë besuar me votë këtë formë shihen. Ishte (vendimi) tendencë për t’i dëmtuar institucionet në të gjitha nivelet, qoftë ato të kuvendit, pjesë të qeverisë, pjesë të organeve të sigurisë në veriun e Kosovës. Si rezultat i kësaj, interferimi përmes kësaj në procesin e dialogut si manipulim nga Aleksandër Vuçiçi dhe të tjerat duke interferuar përmes Listës Serbe dhe tash që u dokumentua edhe përmes grupeve kriminale. Tash kjo duhet të ballafaqohet në dy anët e medaljes.

Puna jonë si institucione, si shumicë parlamentare për t’i afruar në kuadër të asaj që e lejon kushtetuta dhe legjislacioni, por edhe krijimi i një Kosove që është e mirë për të gjithë. Ama tendenca e Serbisë që të pengojë Kosovën në fuqizimin e subjektivitetit të brendshëm dhe krijimin e situatave ku nuk ka situatë harmonie etnike dhe pengesë qoftë në legjislacion, kushtetutë, vendimmarrje, siguri është tregues i fytyrës së vërtetë të Vuçiçit dhe të politikës së Serbisë”, tha ai.

Vendimi i Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës erdhi pas vendimit për që u mor për pezullimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç. Ky i fundit kishte refuzuar që të zbatojë vendimin e institucioneve të Kosovës për regjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato RKS, të Republikës së Kosovës./tch

Kosova

E rëndë në Kosovë/ Ngacmon s*ksualisht të miturën, vihet në pranga 61-vjeçari

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Isa Boletini” në Vushtrri të Kosovës, ku një person ka sulmuar s*ksualisht një vajzë të mitur 11-vjeçare.

Sipas Gazetës Sinjali, e mitura është sulmuar s*ksualisht nga një person i moshës 61-vjeç teksa ndodheshin në një market.

Autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë është identifikuar si Bahri Bajrami, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe po intervistohet.

Në bazë të informacioneve të para, i dyshuari e ka prekur viktimën në gjoks, duke i shkaktuar shqetësim të madh dhe frikë.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se përveç sulmit s*ksual në market, 61-vjeçari e ka ngacmuar viktimën përmes rrjeteve sociale, duke i dërguar mesazhe të ndryshme.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor, në dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Sulm s*ksual’.

Continue Reading

Kosova

Osmani takohet sot me nënsekretaren amerikane të Shtetit, ja marrëveshja që pritet të nënshkruhet

Presidentja e Kosovës,  Vjosa Osmani ditën e sotme do ta presë nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen në një takim në Presidencë. Mësohet se gjatë këtij takimi do të nënshkruhet një marrëveshje mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Sipas njoftimit takimi do të nisë në orën 09:00 ndërsa më tej bëhet me dije se pas nënshkrimit të marrëveshjes Osmani dhe Allen do dalin në deklaratë për mediat.

“Në orën 09:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Nënsekretaren e SHBA-ve për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen. Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq më pas edhe në nënshkrimin e marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Presidentja Osmani dhe Nënsekretarja Allen do të deklarohen për media”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Kosova

Si kofini pas të vjelit, Isa Mustafa ‘trimëri’ pas luftës, akuzon Kurtin

Për ish-kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, propozimi i Qeverisë së Kosovës për të dërguar një draft-statut të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe – që nuk është i dakorduar paraprakisht në procesin e dialogut – në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtim përveç se është “paradoksal është edhe joserioz”.

Mustafa theksoi se Gjermania, Franca e Italia po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që në Kushtetuese ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit që është derivat i Marrëveshjes së Brukselit dhe e Ohrit (e dakorduar më 27 shkurt dhe me 18 mars), i cili në vlerësimin e tij është “një autonomi politike territoriale”.

Mustafa ndër të tjera argumentoi se në Kushtetuese mund të përcillen vetëm dokumente të aprovuara paraprakisht nga Qeveria, e cila fillimisht duhet të jetë e derivuar “nga një pajtim i palëve në proces të dialogut”.

Ndërsa persa i përket transformimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, nga kundërshtuesi më i madh, te i pari që propozon të dërgojë draft-statut për Asociacion në Kushtetuese, sipas Mustafës flet “qartë për karakterin mashtrues dhe të rrezikshëm të qeverisë”.

“LVV e ka kundërshtuar me dhunë ta paparë ‘Zajednicën’ dhe tani po e ofron autonominë serbe si Zajednicë (Bashkësi serbe) flet qartë për karakterin mashtrues dhe të rrezikshëm të qeverisë e cila iu është shitur qytetarëve si qeveri e shpresës” – potencoi ish kryeministri Mustafa.

Continue Reading

Kosova

Vuçiç gjen armiqtë e jashtëm të Serbisë dhe tregon qëllimet e tyre

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, duke folur për propozimin për rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë, ka deklaruar se ajo ka katër qëllime. Sipas presidentit serb, një nga qëllimet është shfuqizimi i etnitetit të Republikës Serbe në BeH.

“Qëllimi i parë i rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë është shfuqizimi i RS, sipas dy rishikimeve të aktgjykimit për përgjegjësinë e Republikës së Serbisë, dhe i treti është që dikush të marrë ca para nga Serbia dhe ta padisë për Kompensimi për dëmet e luftës, i katërti është barra shtesë për Serbinë dhe vendosja e gjithçkaje mbi supet e saj, por qëllimi i tyre nuk është të ndërtojnë marrëdhënie më të ngushta, por dëshira për të shkatërruar çdo lloj proteste kundër tyre”- pohoi Vuçic I cili nuk nguroi ti gjente kundërshtarë të Serbisë në Uashington, Berlin dhe Londër.

Gjithashtu ai nuk e ka fshehur pesimizmin se do të miratohet rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë.

“Për shtatë ditë përfundon seanca e OKB-së, dhe ata do të fitojnë formalisht, por nuk do t’ju them se për sa vota, por di te them se kemi luftuar”, përfundoi presidenti serb.

Continue Reading

Kosova

Vuçiç dërgon ushtrinë në kufi me Kosovën, ja qëllimi sipas analistit ushtarak nga Beogradi

Aleksandër Radiç, analist ushtarak nga Beogradi, ka folur për praninë e shtuar të NATO-s në Ballkan, ndikimin rus dhe njohjen e heshtur të Kosovës nga ana e Serbisë.

Sipas Radiç, NATO-s i kushton rëndësi të madhe ruajtjes së stabilitetit në territorin e ish-Jugosllavisë, sepse vlerëson se ekziston rreziku i një krize sigurie.

“Forcat e NATO-s në krahun lindor janë forcuar si një masë parandaluese, teksa njësi janë vendosur për të penguar Rusinë nga përpjekjet për të zgjeruar praninë e saj në pellgun e Detit të Zi” – deklaroi Radiç duke shtuar se nuk pritet per momentin që të ndodhë diçka, sepse është dërguar një mesazh i qartë se nuk do të lejohet.

“Ndikimi më i rëndësishëm në dinamikën e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës është politika e Vuçiqit, e cila zhvillohet në dy pista – në njërën, mbahen marrëdhënie të mira me Moskën, dhe në anën tjetër, pelqen bankomatin e Bashkimit Europian”

Analisti ushtarak tha gjithashtu se edhe kërcënimet e Vuçiqit janë vetëm mashtrim ndaj popullit serb dhe Serbisë.

“Beogradi ka kaluar në nivel propagandistik dhe problemi i vërtetë është se si të bëhet opinioni publik serb të pranojë politikën e Vuçiqit për njohjen e fshehtë të pavarësisë së Kosovës” – potencoi Aleksandër Radiç.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING