Connect with us

Politike

Opozita zbret në shesh/ Ambasada Amerika lajmëron qytetarët amerikanë në Tiranë: Shmangni Grumbullimet

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lajmëruar qytetarët amerikanë që të kenë kujdes gatë protestës së opozitës që mbahet sot pasdite në ora 18:00 para Kryeministrisë.

Në njoftimit e postuar në ëebsiten e Ambasadës amerikane, qytetarët udhëzohen të shmangin grumbullimin, të shmangin përdorimin e telefonave apo kufjeve që mund t’iu largojnë vëmendjen nga ajo që po ndodh përreth si dhe të monitorojnë mediat lokale për çdo njoftim përditësimi mbi situatën.

Policia e Shtetit ka paralajmëruar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzime edhe në zona të tjera të Tiranës, duke shkaktuar vonesa dhe vështirësi në lëvizje. Për këtë arsye, personeli i Ambasadës Amerikane është këshilluar të shmangë zonën e protestës.

Advertisement