Connect with us

Aktualitet

PD: 9 muaj në çadër, për shtëpinë na thonë prit, por nuk vijnë.

Ndërsa Edi Rama bën show duke përuruar nisjen e punimeve për banesat në Thumanë, vetëm pak kilometra më tutje, në Mamurras shumë familje janë në vështirësi ekonomike dhe në varfëri ekstreme duke jetuar ende në çadra.
Ata kanë ngelur pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit dhe shteti i ka lënë në mëshirë të fatit.
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ishte në banesën e shkatërruar të Gjyle Hysenit, e cila jeton me djalin e saj në varfëri ekstreme.
Nënë e bir, pavarësisht se vuajnë nga shëndeti mendor dhe jetojnë në çadër, nuk kanë parë asnjë ndihmë nga shteti.
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *