Bota
Pekini paralajmëron: “Çdo ndërhyrje në Tajvan do të shtypet”
Autoritetet kineze paralajmëruan të mërkurën se do të “shtypin çdo ndërhyrje të huaj” që lidhet me Tajvanin, pasi Japonia vendosi të dërgojë avionë në Yonaguni, ishulli japonez më i afërt me Tajvanin.
Zëdhënësi i Zyrës Kineze për Çështjet e Tajvanit, Peng Qingen, deklaroi se Pekini ka “vullnet të palëkundur dhe kapacitet të madh” për të mbrojtur sovranitetin e tij dhe se dislokimi japonez i raketave tokë-ajër me rreze të mesme është “jashtëzakonisht i rrezikshëm” dhe provokon tensione të reja.
“Vendosja e armëve sulmuese nga Japonia në zonat ngjitur me rajonin kinez të Tajvanit është jashtëzakonisht e rrezikshme. Kjo krijon qëllimisht tensione rajonale dhe provokon konfrontim ushtarak”, shtoi Peng Qingen.
Ndërkohë, presidenti tajvanez Lai Ching-te ka propozuar rritjen e buxhetit të mbrojtjes me 40 miliardë dollarë, për të rritur aftësitë kundër një pushtimi të mundshëm nga Pekini.