Connect with us

Lifestyle

Pesë gënjeshtra që na pëlqen të besojmë

Nuk është rastësi që një nga mjeshtrit e gënjeshtrës, Adolf Hitler, thoshte se “sa më e madhe të jetë gënjeshtra, aq më të mëdha janë shanset që ajo të besohet”. Në fakt, shumë herë ne e dimë se diçka nuk është e vërtetë, megjithatë përpiqemi shumë ta besojmë atë edhe kur na vërtetohet falsiteti i saj.

Më poshtë, një listë me 5 gënjeshtra që na pëlqen t’i besojmë.

  1. Një nga gënjeshtrat më të zakonshme: nëse nxirrni nervat, do të ndiheni të lehtësuar

Ky është një besim shumë i përhapur. Thuhet se ndjenja e zemërimit helmon dhe se mënyra më e mirë për ta shmangur atë është ta lëmë të shpërthejë.

Jemi të bindur që të bërtasësh, të thyesh ndonjë send delikat të varur në mur apo t’i japësh zë çdo gjëje që të vjen në mendje në atë moment, pa censurë, shërben për t’u ndriçuar dhe për t’u qetësuar.

Kjo është absolutisht e rreme. Zemërimi është i varur: manifestimi i tij i pakontrolluar do t’ju futë në një rreth vicioz që do të vazhdojë ta ushqejë atë.

Kjo do të thotë që nëse nuk mësoni të kontrolloni shpërthimet do të keni gjithnjë e më shumë gjasa t’i keni ato, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë ruajtjen e vetëkontrollit. Mund të filloni duke bërtitur dhe të përfundoni duke dërguar një person në spital për shkak të shpërthimit tuaj.

  1. Vetëvlerësimi siguron sukses

Vetëvlerësimi është një koncept që vitet e fundit është njohur si një faktor që ndikon në sjelljen tonë. Dihet se ata që kanë një mendim të mirë për veten vuajnë më pak në situata sociale dhe harxhojnë më pak energji për ankthet e kota.

Megjithatë, të kesh një vetëvlerësim të shëndetshëm nuk siguron sukses, ashtu siç të kesh vetëvlerësim të ulët nuk çon domosdoshmërisht në dështim. Historia është e mbushur me shembuj të burrave dhe grave të shkëlqyera që gjithmonë dyshonin në vetvete, por megjithatë u treguan të aftë për gjëra të mëdha.

  1. Ishte apo nuk ishte “dashuria e jetës sime”?

Dashuria për jetën është një nga mitet e shumta që të gjithë duan të besojnë. Është një nga ato gënjeshtra që qetësojnë, e cila kontribuon në një vizion të rremë të sferës së marrëdhënieve.

Por nuk është e vërtetë se ka një dashuri që përshtatet në mënyrë të përsosur me personalitetin tonë dhe që për rrjedhojë është ajo e “jetës”.

Kur zgjidhni një punë, hiqni dorë nga aktivitete të tjera që mund të kenë qenë po aq fitimprurëse për ju. Nëse zgjidhni një partner përgjithmonë, po hiqni dorë nga shumë njerëz të tjerë me të cilët mund të kishit qenë të lumtur, madje edhe më të lumtur, sesa personi që keni zgjedhur.

  1. Mund të merrni gjithçka që dëshironi

Realiteti është se ne nuk mund të arrijmë gjithmonë atë që duam, madje as duke bërë të gjitha përpjekjet dhe duke i kushtuar gjithë kohën tonë. Mund të dëshirojmë diçka me gjithë zemër dhe të punojmë pa u lodhur për ta arritur atë, por jo gjithmonë do t’ia dalim.

Ndonjëherë vendosim qëllime të gabuara për veten tonë, vendosim qëllime që është e pamundur të arrihen. Ne nuk mund dhe nuk do të kthehemi kurrë pas aq sa duam në kohë. Nëse tani jeni në moshë të avancuar dhe nuk keni praktikuar kurrë një sport të caktuar, nuk do të mund të fitoni kurrë medaljen olimpike në atë disiplinë. Ky është thjesht realiteti i fakteve.

  1. Çdo gjë ka një arsye të të ekzistuarit

Për një shoqëri racionale, është e vështirë të pranosh ekzistencën e pyetjeve që nuk kanë përgjigje ose realiteteve që janë të vështira për t’u shpjeguar. Të thuash se “çdo gjë ka një arsye për të qenë” është një nga gënjeshtrat më të zakonshme, që të jep ndjenjën se realiteti ka një logjikë, se është i kontrollueshëm dhe i shpjegueshëm në mënyrë të përkryer.

E vërteta është se arsyeja e të qenurit, ose ndjenja e gjërave, është një koncept që secili prej nesh mund ta zbatojë bazuar në ndjenjat dhe besimet tona. Asgjë nuk ka arsye të ekzistojë ashtu siç është: janë njerëzit dhe kulturat që krijojnë shkaqe ose shpjegime për atë që ndodh, në përputhje me dëshirat e tyre ose me parimet të cilave ata ia besojnë.

Lifestyle

Faktorët që ju çojnë drejt divorcit dhe ju nuk e kuptoni

Është vërtet e vështirë krijimi i një familje. Ju do të përballeni me konflikte, kriza, dyshime dhe kjo është diçka normale. Por ka edhe disa faktorë që mund ta çojnë martesën tuaj drejt fundit.

Shkencëtarët që punojnë në Universitetin e Utah pretendojnë se gratë që kishin më pak se 3 partnerë, ishin më të predispozuara për divorc sesa gratë me më tepër eksperiencë. Kjo ndoshta është për shkak të faktit që vajzat e reja ndonjëherë martohen vetëm sepse mendojnë se kanë rënë në dashuri. Por, në fakt, kjo ndjenjë përfundon shpejt. Çfarë duhet të bëni?! Martesa është e vështirë, e qëndrueshme dhe jo gjithmonë punë e këndshme. Nëse vendosni të martoheni, duhet ta kuptoni plotësisht: “Po marr përgjegjësinë për marrëdhënien tonë dhe më në fund jam gati të jap më të mirën në të.”

Punët rutinë në familje
Psikologjia moderne beson se rregullat strikte në një familje mund të jenë gjithashtu një arsye për divorc. Rregullat e tilla japin përshtypjen e një pune të dytë, jo një shtëpi komode. Çfarë duhet të bëni?! Bëhu krijues! Bëj shaka duke i kthyer detyrat rutinë në lojëra emocionuese. Merreni me qetësi. Jepini vetes mundësinë e porositjes së një pice kur nuk dëshironi të gatuani. Lëreni për më vonë pastrimin e shtëpisë, ose bëni një garë me partnerin për të parë “kush do ta pastrojë pluhurin më shpejt” në këmbim të disa “çmimeve” të mira.

Miqtë tuaj janë duke u divorcuar
Marrëdhëniet e ngushta me njerëzit që po shkurorëzojnë martesën gjithashtu mund të ndikojnë keq në martesën tuaj nëse keni disa keqkuptime. Ju mund të filloni të krahasoni veten me ata që sapo janë ndarë. Dhe ekziston rreziku që të gjeni shumë gjëra të përbashkëta dhe të vendosni se martesa juaj ka mbaruar. Çfarë duhet të bëni?! Duhet ta kuptoni se nëse e ndaloni takimin e këtij çifti “të rrezikshëm”, nuk do të zgjidhni problemet tuaja të marrëdhënieve. Ju duhet të keni marrëdhënie të ngushta me ta gjithë kohën, jo vetëm para ose pas divorcit të një miku. Hapni zemrat tuaja me njëri-tjetrin dhe jini të ndershëm. Kur ka një atmosferë të mirë në marrëdhënien tuaj, faktorët e jashtëm nuk mund ta shkatërrojnë atë.

Mbingarkesa e punës
Një karrierë është e përsosur kur nuk ndikon në jetën tuaj personale. Imazhi juaj si një specialist i kualifikuar do të bëhet më pak i rëndësishëm nëse papritur do të përballeni me kërcënimin e humbjes së familjes suaj. Natyrisht, ju nuk duhet të neglizhoni detyrat tuaja në punë, por as nuk duhet t’i shpërfillni detyrat tuaja në shtëpi. Çfarë duhet të bëni?! Caktoni prioritetet tuaja. Ndajeni punën tuaj nga familja dhe mos e teproni rëndësinë e një gjëje mbi tjetrën. Ji i gatshëm të thuash “jo” shefit tënd nëse dëshiron që të qëndrosh vonë në mbrëmjen. Ji i gatshëm t’i shpjegosh të partneres/it tënd se takimi i sotëm është me rëndësi të madhe dhe nuk ka asnjë mundësi ta shtyjë atë.

Continue Reading

Lifestyle

Si ndikojnë orët e gjumit te shëndeti i zemrës

Lidhja e gjumit me shëndetin e mirë është tashmë e njohur dhe e vërtetuar. Orët e gjumit dhe sidomos ato të gjumit të natës, janë shumë të rëndësishme për të mbajtur organizmin në formë.

Mjekët prej shumë kohësh pohojnë së mungesa e këtij procesi kaq të rëndësishëm mund të çojë në probleme të shëndetit.

Një aspekt që mund të prekë mungesa e gjumit është edhe shëndeti i zemrës dhe problemet kardiovaskulare.

Sipas shumë studimeve nëse flini pak keni më shumë shanse të zhvilloni sëmundje si artereoskleroza.

Kjo sëmundje ka tendencën të bllokojë arteriet, kryesisht ato të zemrës me mbiprodhimin e kolesterolit të keq.

Në këtë artikull ju shpjegon se si ndikojnë 7 orë gjumë në shëndetin e zemrës.

Çfarë rekomandojnë mjekët

Siç thamë dhe më lart, gjumi është një ndër proçeset më të rëndësishme për të ruajtur shëndetin e mirë.

Jo vetëm çlodhës për muskujt, nëse flini mjaftueshëm gjumi mund të jetë edhe sekreti për një zemër të fortë.

Mjekët thonë se minimuni 7 orë gjumë çdo natë janë shumë të rëndësishme për të mbajtur sëmundjet larg.

Sipas Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë për personat që flenë më pak se 7 orë gjumë rritet shanci i prekjes nga sëmundje të ndryshme.

Megjithëse dietat e forta, aktiviteti fizik janë çelësi për një jetesë të mirë gjumi mund të jetë elementi magjik që do t’ju shpetojë nga shumë sëmundje.

Mungesa e gjumit rrit edhe shancet për t’u prekur nga diabeti apo presioni lartë i gjakut.

Personat që flenë më pak se 6 orë në ditë do të thotë se kanë nivele më të larta të një proteine të quajtur miRNAs që është përgjegjëse për mosbalancimin e mirë të qelizave të gjakut.

Ndërsa për personat që flenë 7-8 orë nivelet e kësaj proteine që prodhon trupin ulen me 40-60%.

Duke lejuar arteriet të bllokohen rritet edhe rrisku i prekjes nga ishemia apo ataku në zemër .

Ndikimi i gjumit në shëndet sipas mjekëve nuk duhet nënvlerësuar pasi mund të çojë edhe në një mori sëmundjesh të tjera.

Duke filluar që nga ato muskulare, nervore, dhe së fundëmi sipas mjekëve edhe probleme të shëndetit të zemrës.

Sigurohuni të kujdeseni dhe t’a qetësoni trupin tuaj sa më shumë që të jetë e mundur në mënyrë që të promovoni shëndetin e mirë të zemrës dhe mendjes.

Continue Reading

Lifestyle

Veprimet që mund ta dërgojnë martesën drejt fundit

A e dini se veprimet e juaja, qoftë edhe ato më të zakonshmet, sikur shfletimi i rrjeteve sociale derisa jeni në shtrat mund ta sjellë martesën tuaj drejt fundi?

“Disa studimet të fundit tregojnë se janë disa gjëra shumë të vogla, që bëjnë që njerëzit të kenë probleme seriozë në lidhjen e tyre të dashurisë”, ka thënë Carrie Cole, një psikologe e çifteve në Houston.

Lajmi i mirë? Fakti se keni probleme me partnerin tuaj, nuk do të thotë se lidhja juaj po shkon drejt divorcit.

Një studim i fundit ka gjetur se shumica e çifteve janë të prirur të zgjedhin problemet e tyre – dhe t’i largojnë shprehitë e këqija. Por, megjithatë më poshtë mund të shihni disa nga këto shprehi, që dëmtojnë një lidhje të dashurisë, madje edhe ta dërgojnë drejt divorcit.

– Të flasësh keq për njëri-tjetrin prapa shpinës

– T’i përmendësh vazhdimisht gjërat që tjetri bën gabim

– Kur nuk e vendos asnjëherë veten në pozitën e partnerit
– Kur nis debatet me veprime të tilla, si drejtimi i gishtit drejtues
– Kur nuk e kupton kur një debati i ka ardhur fundi
– Kur nuk debaton asnjëherë
– Kur pret shumë gjatë për të zgjidhur ose diskutuar problemet që keni

Continue Reading

Lifestyle

Prindërit mund të “brengosen më pak” për kohën e fëmijëve në ekran

Ka pak dëshmi se përdorimi i ekraneve nga fëmijët është i dëmshëm, kështu thuhet në një udhëzues të një grupi të pediatrëve.

Prindërit duhet të shqetësohen më pak për aq kohë sa ata kanë kaluar nëpër një listë kontrolli mbi efektin e kohës së ekranit në fëmijën e tyre, thotë udhëzuesi.

Ndërsa udhëzimi shmang vendosjen e afatit kohor të ekranit, rekomandon që mos t’i përdorin ato para kohës së gjumit.

Ekspertët thonë se është e rëndësishme që përdorimi i pajisjeve teknologjike të mos zëvendësojë gjumin, stërvitjen dhe kohën me familjen, transmeton Klan Kosova.

Kjo u bë e ditur pas rishikimit të të dhënave të botuara njëkohësisht në revistën mjekësore Open BMJ, dhe pasoi një debat në lidhje me nëse të rinjtë duhet të kenë kohën e kufizuar për pajisjet.

Ndërkohë, një studim i veçantë zbuloi se vajzat kanë dy herë më shumë gjasa të tregojnë shenja të simptomave depresive të lidhura me përdorimin e mediave sociale në moshën 14 vjeç arekrahasuar me djemtë.

Continue Reading

Lifestyle

Studimi: Ja pse kotelet janë më të zgjuara se qenushët

    

Një studim i kryer së fundmi nga ekspertët zbulon një detaj shumë interesant për kafshën tuaj shtëpiake dhe në këtë rast po flasim për kotelen apo qenushin tuaj.

Përmes dy eksperimentesh është provuar se kotelet shtatë javëshe janë më të zgjuara se qenushët, pasi siç specifikon ky studim ato kanë aftësi të kryejnë “llogari matematikore”. Në të parën, 25 nga 26 kotele preferuan sasinë më të madhe kur raportet ishin bi 0.4.

Eksperimenti i dytë tregoi se 18 nga 24 kotele zgjodhën pjesën më të madhe të ushqimit kur raporti i madhësisë ishte nën 0.5. Kjo vërteton faktin se pse macet mund të bëjnë dallimin midis sasive të ndryshme, një aftësi thelbësore e mbijetesës.

Në të dyja eksperimentet, kotelet zgjodhën vazhdimisht sasi më të mëdha ushqimi. Është interesante se aftësitë sasiore të koteleve zhvillohen më herët se ato të këlyshëve.

Ky zhvillim i hershëm tek kotelet mund të jetë për shkak të prejardhjes së tyre të vetmuar të gjuetisë, duke kërkuar vendimmarrje të hershme, ndryshe nga këlyshët që mbështeten më gjatë në grupet sociale.

Studimi gjithashtu vuri në dukje se kur një artikull ushqimor ishte pesë herë më i madh, kotelet prireshin të zgjidhnin pjesën më të vogël, ndoshta për shkak të një preference për gjahun jo kërcënues.

Ky hulumtim nxjerr në pah aftësitë e habitshme matematikore të koteleve, duke i shtuar listës së tyre të aftësive mbresëlënëse si kërcimi dhe loja.

Përkthyer nga MaltaDaily.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING