Connect with us

Bota

Plani i paqes në Gaza/ Të paktën 89 persona janë vrarë që nga fillimi i armëpushimit

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në Gaza më 11 tetor, të paktën 89 persona janë vrarë dhe 317 janë plagosur, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, theksoi se “kriza në Gaza është larg përfundimit” dhe se “nevojat e popullsisë mbeten të mëdha”.
Ndërkohë, zëvendës presidenti amerikan JD Vance theksoi edhe njëherë se SHBA nuk do të dërgojnë asnjë trup në terren në enklavë, por theksoi edhe njëherë rëndësinë e mbajtjes në fuqi të armëpushimit.
“Nuk do të ketë trupa amerikane në terren në Gaza, por lidershipi amerikan është thelbësor për arritjen e kësaj paqeje dhe do të nevojitet për ta mbikëqyrur atë”, tha ai pas vizitës tre ditore në Izrael.
Një ditë më parë Vance theksoi se armëpushimi po respektohet dhe se çarmatimi i Hamasit do të kërkojë kohë. Sipas tij, do të jetë një forcë ndërkombëtare sigurie që ende nuk është formuar e cila do të ndihmojë në çarmatimin e lëvizjes islamiste, një nga problematikat më të mëdha sa i përket marrëveshjes së paqes.
Vance përsëriti gjithashtu qëndrimin e presidentit Trump që Izraeli nuk duhet të aneksojë Bregun Perëndimor.

Advertisement