Connect with us

Kronike

Policia bllokon dy mjete lundruese, gjobë për një prej pronarëve

Strukturat e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, në kuadër të bashkëpunimit me QNOD dhe rojën bregdetare, për kontrollin e vijës bregdetare, kanë bllokuar një mjet lundrues skaf në pronësi të shtetasit G. G., sepse ky shtetas nuk e kishte regjistruar mjetin lundrues sipas procedurave ligjore të paracaktuara në ligjin nr.127, të vitit 2020. Për këtë shkelje, shtetasit G. G. iu vendos masa administrative 20 000 lekë të rinj.

Gjithashtu, në zbatim të detyrave të parashikuara në planin e masave të përbashkët me Drejtorinë e Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës, “Për evidentimin, parandalimin dhe penalizimin e rasteve të peshkimit të paligjshëm, në vijën bregdetare Vlorë – Himarë – Sarandë”, shërbimet e Policisë Kuiftare kanë bllokuar për verifikime të mëtejshme nga Inspektoriati i Peshkimit Vlorë, një mjet lundrues flluge që përdorej për peshkim, në pronësi të shtetasit E. M., pasi është konstatuar në një zonë të ndaluar për peshkim.

2 mjetet lundruese janë bllokuar në SPK Triport Vlorë.

Kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim verifikimin e të gjitha mjeteve lundruese që përdoren për aktivitete të ndryshme dhe për evidetimin e rasteve të përdorimit të këtyre mjeteve në mënyrë të kundërligjshme.

Kronike

Aksidenti me 3 çiklistë të plagosur, zbardhen detaje të reja rreth gjendjes së turistëve

Zbardhen të tjera detaje lidhur me aksidentin e ndodhur në aksin Vlorë- Himarë-Llogara. Çiklistët janë përfshirë në një përplasje mes tyre, ndërsa e prej tyre kanë marrë goditje të forta.

Një prej çiklistëve të plagosur është holandez, ndërsa dy të tjerët janë grekë.

Çiklistët kanë humbur kontrollin mbi biçikletat, duke shkaktuar përplasjen e fortë me 3 të lënduar më rëndë.  Një prej çiklistëve, me shtetësi holandeze, është transportuar fillimisht në drejtim të spitalit të Himarës.

 

Sipas raportimit, gjendja e çiklistëve grekë paraqitet më e rëndë, ndërsa janë nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Aksidenti ka ndodhur për shkak të mungesës së sinjalistikës në një kthesë të fortë në Qeparo.

Continue Reading

Kronike

FOTO/ U kap me 210 kg kokainë në Portin e Pireut, kush është koka e trafikut të drogës me origjinë nga Patosi

Personi në foto është Azdren Muharemi alias Jasona Mërkuri, 54 vjeçari shqiptar i arrestuar nga policia greke si kreu i një grupi kriminal që kishte trafikuar 210 kg kokainë nga Amerika Latine në bashkëpunim me trafikantin e njohur grek Ioannis Viglakis.

54-vjeçari me origjinë nga Patosi rezulton të jetë arrestuar në shtator 2009 në Fatih të Stambollit me 10 kg heroinë dhe 3 kg marijuanë

Kur u arrestua, ai kishte 3 muaj që ishte liruar nga burgu ku mbahej për shitje droge. Muharemi përdorte si vend magazinimi të drogës, banesën e shtetases M.Z në Fatih.

Heroina e kapur gjatë operacionit që çoi në arrestimin e 7 personave përfshirë një grua, ishte destinuar për në Shqipëri, sipas medias së huaj.

Por trafiku me Turqinë nuk ishte ndalur nga Muharremi, pasi edhe në 2009 kunati i tij ishte arrestuar me 22 kg heroinë në tentativë për t’i trafikuar në Greqi.

Jasona Mërkuri alias Andrea Mërkuri alias Azdren Muharremi, rezultonte në kërkim në Greqi, i dënuar me 20 vjet burg si kreu i një grupi kriminal të cilit në 2017 iu kapën 634 mijë e 246 tableta droge “Captagon”, e njohur si “Droga e Xhihadistëve”.

Continue Reading

Kronike

Skandali me Mikro-Kreditë/ Dalin FOTOT, kush janë administratorët që “rropën” mijëra shqiptarë

Janë publikuar fotot e përmbaruesve dhe administratorëve të institucioneve financiare, që grabitën mijëra qytetarë nëpërmjet një skeme mashtrimi.

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e organit të akuzës duke lënë në fuqi 9 masa sigurie, 5 arrest me burg dhe 4 arrest në shtëpi për personat e përfshirë në këtë skemë mashtrimi.

Më konkretisht, në kuadër të operacionit të koduar “LIABILITY-3” është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit Aldo Daka, 35 vjeç, Albert Gega, 36 vjeç, Edmond Mato, 51 vjeç dhe Arben Meskuti , 46 vjeç, të gjithë banues në Tiranë;

Ndërkohë është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetaset K.S., 36 vjeçe, Elda Ibro, 42 vjeçe, Alketa Tanushi, 39 vjeçe, dhe Jorsida Dervishi, 35 vjeçe, të gjitha banuese në Tiranë. Në kërkim është shpallur shtetasi A. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, teksa Policia njofton se po punon për kapjen e tij.

Urdhër-arrestet janë lëshuar në lidhje me kallëzimin penal të bërë në vitin 2020 nga Ministria e Drejtësisë ndaj subjekteve Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH si dhe përmbaruesve të tyre.

Sipas policisë së Tiranës në këtë skemë kanë qenë të përfshirë edhe noterë e avokatë. Institucionet financiare aplikonin kamat vonesa tarifa nga 2% + 8% për cdo vit sa i takon vonesave për shlyerje të këtyre detyrimeve.

“3 shoqëri përmbarimore dhe 2 institucione financiare, me ndihmën e një noteri dhe të disa avokatëve, kanë krijuar skemën e shtrëngimit të debitorëve nëpërmjet procesit përmbarimor për marrjen e kredive të reja. Subjekte të ndryshme, në kushtet e mirëbesimit, janë mashtruar për të marrë kredi të reja te institucionet financiare, për të likuiduar kredi të vjetra që ata kishin në banka, dhe këto kredi ishin blerë nga një institucion financiar. Me marrjen e një kredie të re nga ky institucion, zhbllokoheshin përkohësisht pasuritë dhe llogaritë e debitorëve, por më vonë dilte një kërkesë e re për likuidimin e shumave të tjera”, thotë policia.

  • Panorama publikon fotot, kush janë përmbaruesit dhe administratorët e institucioneve financiare që “rropën” mijëra qytetarë
Arben Meskuti
Alban Kote
Alketa Tanushi
Kejda Seferi
Ilda Ibro
Aldo Dako
Albert Gega
Jordisa Dervishi

Nga aktet e administruara provohet se me veprime konkrete dhe te drejtpërdrejta përmbaruesit Arben Meskuti, Aldo Daka, Albert Gega, Alban Kote, Kejda Seferi, Alketa Tanushi, kane konsumuar elementet e veprës penale te “Shpërdorimit te detyrës”.

Po ashtu përmbaruesja Keida Seferi, dhe administratoret e shoqërive përmbarimore  Star – FS, Aldo Daka, Albert Gega e Edmond Mato, si dhe shtetësia Elda Ibro administratore e shoqërisë MCA (Mikro Kredit Albenia), kane konsumuar elementet e vepres penale te “Vjedhjes”.

Skandali i Mikro-Kredive

Në Shqipëri, aktualisht, një numër operatorësh të prezantuar si “mikrokredit” kanë lulëzuar falë injorancës së përgjithshme të qytetarëve mbi problemet financiare, por edhe mungesës deri në nivel të papërgjegjshmërisë, të veprimeve paralajmëruese dhe parandaluese nga ana e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe më gjerësisht, të autoritetit shtetëror.

Këto zyra që në Shqipëri janë prezantuar me termin e rrejshëm “mikrokredi” kanë natyrë zhvatëse dhe shënjestrim me marketing agresiv të qytetarëve më të pambrojtur nëpër zonat më të varfra e periferike të një vendi. Këto zyra japin kredi për shqiptarët naivë apo ata të gjendur në vështirësi me normë interesi mbi 100% në vit.

Kredi me norma të tilla interesi detyrimisht do të dështojnë të paguhen nga një pjesë thelbësore e huamarrësve. Dhe rrjeti ligjor shqiptar sot, në vend që të mbrojë huamarrësit, duket se është vënë në dispozicion të fajdexhinjve.

Sipas ekspertëve, kjo skemë nisi të aplikohet kryesisht pas vitit 2014, periudhë kur ekonomia globale hyri në një stanjacion ekonomik dhe kriza e likujditetit u bë gjithmonë e më pranishme, duke prekur bizneset dhe kreditë individuale. Kjo krizë u shfrytëzua me sukses edhe në Shqipëri, ku filluan të lindnin dhjetëra kompani. Këto kompani, pasi blinin kreditë e këqija nga bankat e nivelit të dytë, filluan ti mbledhnin ato duke shkelur rëndë të drejtat e këtyre kreditorëve. Situata arriti deri aty sa atyre u vendosej gjoba, duke shkuar në masën e 30 për qind.

Ky operacion duhej të kishte mblidhur kreditë e këqija nga kreditorë të mëdhenj, por në fakt përfundoi si një aksion për të grabitur të pamundurit, sidomos kreditorët e vegjël. Nismëtari i këtij operacioni ishte ish-zv. kryeministri i kohës, Arben Ahmetaj. Ai e pa si zgjidhje për problemet e borxhit që kreditorët kishin ndaj bankave, shitjen e këtyre kredive të cilat u konsideruan të këqija te institucione të licensuara për të mbledhur këto borxhe. Pas aprovimit të këtij megaoperacioni për pastrimin e kredive të këqija, në Shqipëri, brenda një periudhe të shkurtër, u shfaqën dhjetra institucione tagrambledhëse.

Dy ditë më parë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u thirr në një seancë dëgjimore në Komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat me kërkesë të deputetëve të opozitës, ku mohoi përgjegjësitë e tij për skandalin e mikrokredive.

Continue Reading

Kronike

Përplasen disa çiklistë, dy persona në gjendje të rëndë

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në aksin Himarë-Llogara. Disa çiklistë kanë humbur kontrollin teksa kanë qënë duke zhvilluar një tur turistik në këtë aks dhe si pasojë janë përplasur me njëri-tjetrin.

Nuk dihet ende numri i saktë i turistëve të përfshirë në aksident, ndërsa nga raportimet e deritanishme thuhet se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë. Siç mund të shihet dhe në foton e mësipërme ambulanca ka mbërritur në vendngjarje dhe po bëhet transportimi i të plagosurve drejt spitalit. Sakaq pritet një reagim nga policia për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Continue Reading

Kronike

Skema e mashtrimit me mikrokreditë në vlerën 7.2 mln euro/ Gjykata jep masa sigurie për 9 persona

Gjykata e Tiranës, caktoi 9 masa sigurie për administratorë të subjekteve financiare dhe përmbarues, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, për skemat mashtruese me mikrokreditë për akuzën e “skema mashtruese dhe piramidale”.

5 prej masave janë arrest në burg, ndërsa 4 të tjerët në masën arrest në shtëpi.

Arrest në burg u vendos për:

Kliko për më shumë!

Albert Gega- administrator

Edmond Mato- administrato

Arben Meskuti- përmbarues gjyqësor

Alban Kote-përmbarues gjyqësore

Arrest në shtëpi u vendos për:

Kejda Seferi- përmbaruese gjyqësore

Elda Ibro- administratore

Jorsida Dervishi- permbauese gjyqësore

Alketa Tanushi-përmbaruese gjyqësore

Continue Reading
Advertisement

TRENDING