Connect with us

Aktualitet

Portet e Ballkanit shfrytëzohen nga bandat e drogës

Roterdami, Antuerp, Hamburgu… Këta janë portet që zakonisht na vijnë ndërmend kur bëhet fjalë për tregtinë e drogave të paligjshme. Kohët e fundit, megjithatë, portet e Ballkanit kanë tërhequr gjithashtu trafikantë.

Që nga viti 2018, autoritetet kanë sekuestruar të paktën shtatë ton kokainë, gjashtë ton amfetaminë dhe tre ton heroinë në portet e Ballkanit. Vetëm kokaina përbën një fitim të mundshëm prej 140 milionë eurosh. Dhe nuk është vetëm droga. Më shumë se dy miliardë cigare kontrabandohen çdo vit përmes portit malazez të Tivarit, duke i grabitur shteteve 300 milionë euro taksa të papaguara.

Por cilët janë aktorët kriminalë që qëndrojnë pas një trafikimi të tillë të paligjshëm, objektivi i një të tretës së operacioneve të përbashkëta që përfshijnë Europolin midis vitit 2018 dhe 2021?

Ata ndahen në katër grupe: Grupet e stilit mafioz njihen me emër, kanë një lidership të përcaktuar, ushtrojnë kontroll territorial dhe kanë një anëtarësim të identifikueshëm; rrjetet kriminale janë rrjete bashkëpunëtorësh kriminalë të përfshirë në aktivitete të paligjshme pa kontroll të caktuar territorial; grupet me lidhje me shtetin janë grupe që kanë lidhje me aparatin qeveritar; aktorët e huaj janë lojtarë kriminalë shtetërorë dhe jo shtetërorë që operojnë ashtë vendit të tyre.

Duke aplikuar klasifikimin në nëntë portet në Ballkan, rrjetet kriminale kryesojnë me një prani në pesë nga nëntë të tillë: Koperi në Slloveni, Rijeka dhe Ploce në Kroaci, Varna në Bullgari dhe Konstanca në Rumani. Grupet e stilit mafioz janë aktivë në Tivar dhe në Durrës të Shqipërisë. Aktorët e huaj operojjnë në portet greke në Athinë dhe Selanik. Grupet me lidhje me shtetin mund të shihen vetëm në Bar dhe merren me kontrabandën e cigareve.

Në portet sllovene dhe kroate funksionojnë celula të vogla kriminelësh, atë që Europoli dhe mediat e kanë etiketuar karteli i Ballkanit. Klanet më të njohura janë Kavaci dhe Skaljari nga Mali i Zi, që të dy janë të lidhur thellë me krimin e organizuar serb dhe që kanë qenë në luftë me njëri-tjetrin që nga viti 2015, duke lënë më shumë se 60 të vdekur.

Karteli i Ballkanit gëzon një avantazh të rëndësishëm – boshnjakët, kroatët, malazezët, serbët dhe sllovenët nuk kanë nevojë për një përkthyes për të bashkëpunuar. Barrierat kulturore janë të papërfillshme.

Sllovenia, për shembull, është vendi ku kriminelët nga Ballkani fshihen, planifikojnë aktivitete dhe kryejnë biznes të paligjshëm. Celula sllovene e klanit Kavac qarkullon kryesisht kanabis dhe kokainë në Slloveni nga Holanda dhe Spanja, duke ruajtur dërgesat në malin Gorenjska përpara se t’i dërgojë në Austri, Gjermani dhe Itali. Grupi akuzohet gjithashtu për blerjen e armëve të zjarrit në Sllovaki për t’ua shitur ato kriminelëve në Holandë, Serbi dhe Slloveni.

Forcim i bashkëpunimit policor rajonal

Ilustrim: Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional.

Për trafikun e kokainës mendohet se janë rreth 20 celula kriminale të etnive të ndryshme nga rajoni që mund të mobilizohen në varësi të rrugës dhe portit të përdorur.

Ata janë aktivë edhe jashtë Ballkanit – në Itali, Spanjë, Holandë dhe Austri, për shembull, për sa i përket Evropës. Dhe kohët e fundit ata filluan të përdorin portet në Ballkan, ndoshta për shkak të pozitës së tyre më të dobët në portet e Evropës Perëndimore.

Katër aktorë kriminalë qëndrojnë pas aktiviteteve të kontrabandës së cigareve dhe trafikut të drogës përmes portit të Tivarit, duke operuar më vete. Klanet Grand dhe Mojkovac kontrabandojnë cigare, ndërsa klanet e stilit mafioz Kavac dhe Skaljari merren me kokainë.

Duke qenë se nuk ka asnjë rast të zbatimit të ligjit të provuar nga gjykata, historitë për organizatat kriminale malazeze shpesh janë anekdotike. Megjithatë, kohët e fundit janë arrestuar një numër i konsiderueshëm prokurorësh, inspektorësh dhe gjyqtarësh.

Klani i Kavacit dhe Skaljarit dikur ishin në të njëjtën anë, si klani i Kotorrit. Por ata u përplasën për shkak të kokainës në 2012 dhe 2014. Një ndarje e ngjashme ndodhi në Shqipërinë fqinje një dekadë më parë me bandën e Durrësit, e cila menaxhonte trafikun e heroinës përmes portit të Durrësit midis 1994 dhe 2002. Lufta në terren midis 1999 dhe 2002 mori 20 jetë. Një nga fraksionet, klani Lul Berisha, është ende aktiv sot në portin e Durrësit.

Grupet kriminale lokale në portet rumune dhe bullgare të Konstancës dhe Varnës bashkohen me zyrtarë të korruptuar doganor, punonjës doku, shoferë kamionësh dhe pronarë biznesesh.

Në këto porte janë aktivë edhe aktorë të huaj – serbët në Konstancë dhe turqit në Varna. Në mars 2021, për shembull, gjykatat rumune dënuan dy shtetas serbë me më shumë se nëntë muaj burg. Ata ishin pjesë e një grupi kriminal ndërkombëtar të përbërë nga individë nga Serbia, Spanja dhe Rumania. Pasi blenë kokainë në Amerikën Latine, ata kërkuan ta transportonin atë përmes Rumanisë dhe Ballkanit për ta shitur në tregun e Evropës Perëndimore.

Aktorët e huaj janë dominues në Greqi, ku shqiptarët bashkëpunojnë me aktorë apo individë kriminalë nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Turqia. Në janar të vitit 2021, autoritetet në Selanik arrestuan tre shtetas të Shqipërisë, Kroacisë dhe Greqisë me mbi 300 kg kokainë të pastër të fshehur në një furgon.

Një çështje e rëndësishme është nëse aktorët kriminalë ballkanas janë të bashkuar në kartel.

Pa dyshim, organizatat kriminale nga Ballkani bashkëpunojnë dhe kontrabandojnë sasi të mëdha droge nga Amerika e Jugut apo Azia në Evropë, Australi dhe Azi. Megjithatë, ekzistenca e një karteli të bashkuar ballkanas është e diskutueshme.

Ato nuk mbulojnë të gjithë spektrin e biznesit të drogës – nga prodhimi te transporti, shpërndarja dhe pastrimi i parave. Grupet ballkanase janë më shumë një përzierje e organizatave kriminale me bazë etnike të nxitura nga fitimi për të krijuar rrjete kriminale.

Pra, çfarë të bëjmë me rrjetet kriminale nga Ballkani në një skenar ku më shumë kokainë arrin në një shtet anëtar të Bashkimit Evropian nëpërmjet Ballkanit?

Kërkohet bashkëpunim ndërkombëtar policor për të penguar kriminelët nga Ballkani që operojnë brenda dhe jashtë rajonit, duke përdorur dhe përmirësuar kanalet ekzistuese të ofruara nga Qendra për Zbatimin e Ligjit të Evropës Juglindore me qendër në Bukuresht dhe Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit në Sarajevë.

Çështjet e pazgjidhura dypalëshe dhe dallimet politike nuk duhet të lejohen të pengojnë bashkëpunimin policor në Ballkan.

Opinionet e shprehura janë vetëm ato të autorit dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.

Aktualitet

Sherr në mes të rrugës, dhunohen barbarisht shqiptari dhe partnerja e tij

Mëngjesin e sotëm pak pas orës 10:00 në Aegaleo ka ndodhur një sherr mes një grupi personash.

Gjithçka ka ndodhur dy makina ndodheshin në semafor në kryqëzimin e rrugëve Ieras Odos dhe Thebës.

Më pas për një arsye të panjohur drejtuesit e dy mjeteve kanë nisur të bisedojnë dhe nga njëra veturë kanë zbritur tre persona të cilët janë nisur drejt çiftit.

Ata iu afruan dhe filluan të rrahin burrin 43 vjeçar, me origjinë shqiptare ashtu edhe gruan në të njëjtën moshë që ishte në makinë së bashku me të.

Pak më vonë, në tentativë për t’u arratisur, tre personat e kanë tërhequr zvarrë me makinën e tyre 43-vjeçarin dhe e kanë hedhur në tokë.

Çifti u dërgua me autoambulancën e EKAV-së në spitalin Thriasio.

Fatmirësisht shqiptari është jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia ka nisur hetimet për arrestimin e tre personave.

 

Continue Reading

Aktualitet

KPA merr vendimin, shkarkon nga detyra kreun e KLP-së, Alfred Balla

Kolegji i Posaçëm i Apelimit kaloi sot në veting në shkallëtn e dytë kreun e KLP-së Alfred Ballën. Pas shqyrtimit të rastit, KPA vendosi largimin nga sistemi të Ballës.

Për Alfred Balllën, ankimoi në KPA Komisioneri Publik. Sipas KPA-së, Alfred Balla nuk duhet që të ushtrojë funksione në drejtësi për 15 vitet e ardhshme.

“Trupi gjykues e gjen të drejtë ankimin e Komisionerit publik duke konkluduar se vendimi i KPK-së është i pabazuar në fakte e ligj dhe si i tillë duhet ndryshuar. Trupi gjykues me shumicë votash vendos ndryshimin e vendimit nr 675 të KPK-së si më poshtë: Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Alfred Ballën. Subjekti i vlerësimit nuk mund të emërohet gjyqtar apo prokuror i çdo niveli, anëtar i KLP-së apo KLGj-së, inspektor i lartë i drejtësisë apo prokuror i përgjithshëm për një periudhë 15 vjeçare”, thuhej në vendimin e lexuar nga anëtarja e KPA, Ina Rama.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtar.

Continue Reading

Aktualitet

Pamje të rënda/ Protestuesi gjuan me shkelma gruan para Bashkisë së Tiranës

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zhvilluar edhe këtë të martë një tjetër protestë te Bashkia e Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Veliaj pas skandalit “5D” që përfshiu bashkinë e drejtuar nga ky i fundit.

Kjo është protesta e tetë që mbahet para godinës së Bashkisë, dhe ashtu si tubimet e mbajtura më herët edhe protesta e sotme është shoqëruar me incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, ku nuk kanë munguar edhe lëndët plasëse molotov të hedhura drejt godinës.

Por një incident është regjistruar jashtë gardhit metalik të Bashkisë mes dy protestuesve. Një grua është konfliktuar si fillim verbalisht me një protestues mashkull, dhe më pas sherri ka degruar deri në përplasje fizike. Nuk dihet ende pse dy protestuesit janë konfliktuar me njëri-tjetrin ndërkohë siç mund të shihet edhe në video në një moment burri i gjuan me shqelm gruas e cila rrëzohet në tokë. Lidhur me rastin ende nuk ka asnjë reagim zyrtar për të kuptuar arsyen e konfliktit, ndërsa skena ka shkaktuar shqetësim edhe tek protestuesit e tjerë.

Qytetarët u mblodhën ditën e sotme në protestë në orën 11:00 ndërsa kërkuan largimin nga detyra të kryebashkiakut Erjon Veliaj. Protesta e sotme ashtu si protestat e kaluara u shoqërua me disa incidente ndëra qytetarët kanë hedhur bomba molotov drejt bashkisë. Këshilltarët e opozitës dhe qytetarëve tentuan disa herë për tu futur brenda objektit të bashkisë ndërsa më pas shkulen edhe gardhin metalik. Protesta zgjati rreth 1 orë e 30 minuta, ndërsa protesta e radhës u thirr të martën e ardhshme në orën 11:00.

Continue Reading

Aktualitet

Skandali i mikrokredive/ SPAK po e heton, Sejko tek “Ekonomia”: S’kam asnjë informacion

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko po dëshmon këtë të martë në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Ekonomisë për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në lidhje me skandalin e Mikro Kredit Albania për mbledhjen e kredive të këqija nga institucionet financiare jo banka.

Sejko deklaroi se nuk ka asnjë informacion nga Prokuroria, nëse kemi të bëjmë me mashtrim financiar, teksa sipas tij, atij nuk duhet t’i komunikohet që është nën hetim për “shpërdorim detyre”, por shkeljet që ka bërë.

Gent Sejko shmangu përgjegjësit, ku deklaroi se Banka e Shqipërisë nuk mund të ndërhyjë në marrëdhëniet që MCA ka me kontraktorët e tjerë. Sipas tij, po cilësohet “kriminel” kur nuk ka patur asnjë faj.

“Subjektet financiare që japin mikrokredi iu janë nënshtruar të gjitha kontrolleve. Revokimi i licensës është masa e fundit që mund të marrë Banka e Shqipërisë. Kjo mund të sjellë pasoja edhe për klientët. Banka e Shqipërisë nuk mund të ndërhyjë as në marrëdhëniet që ka MCA me kontraktorët e tjerë. Problemi me MCA është se të gjitha palët tashmë iu drejtohen gjykatave. Qytetarët duhet të paguajnë detyrimet që kanë.

Problemi në lidhje me normën e interesit ka të bëjë me mikro-kreditë. Kemi bërë inspektime dhe normat e interesit janë ulur me tre herë. Kemi qenë në nivelet e mbi 200 përqind e jemi tek 50-60 përqind, në qershor do kemi shifrën e re të përditësuar. Kemi marrë edhe masa, që detyrimi për klientët mos të jetë më tepër se 30 përqind e shumës së marrë si kredi.

Nëse qytetarët shikojnë shkelje, jo mashtrim financiar. Duhet të na thotë prokuroria nëse ka mashtrim financiar, unë s’kam asnjë informacion nga prokuroria, jo të më thotë mua prokuroria mua ‘ti je i hetuar për shpërdorim detyre’, por të më thotë ‘ja ku janë shkeljet ligjore, ja ku janë problemet dhe vepro’. Dhe atëherë unë si Guvernator po të mos kisha vepruar do të isha fajtor, por unë nuk kam asnjë informacion nga prokuroria. Dyshohem, hidhet gjithë ky tym, mblidheni ju këtu dhe më thoni mua ‘çfarë ka ndodhur, ç’është kjo gjë e tmerrshme që ka ndodhur dhe ti je kriminel’, ndërkohë që unë nuk kam informacion. Informacionin që kemi ne si Banka e Shqipërisë do të duhet ta shikojmë dhe gjykojmë me qetësi dhe ta zbërthejmë, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ndihmojmë qytetarët.” – deklaroi Gent Sejko

Skandali me kreditë e këqija që mbledh Mikro Kredit Albania përllogaritet se prek 100 mijë familje ndërsa dëmi konsiderohet mbi 100 milion euro. Qytetarët kanë humbur edhe banesat e tyre për mosshlyerjen e kësteve, edhe pse kanë marrë shuma të vogla kredi.

Prokuroria e Tiranës vlerësoi se guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko duhet të hetohet për “shpërdorim detyre” nga SPAK, pasi dyshohet se mori masa të vonuara dhe të papërshtatshme për të frenuar skemën e dyshuar të mashtrimit ndaj mijëra qytetarëve nga shoqëria e mikrokredive MCA.

Continue Reading

Aktualitet

Ish-prokurori: Do të ketë zbardhje të shumë çështjeve, mes tyre vrasja e Artan Santos

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari  foli për goditjen e “të fortëve” të lekut dhe pushtetit pak ditë më parë nga SPAK.

Ai tha se SPAK ka shkaktuar tërmet në botën e krimit të organizuar.

Më tej Hajdari paralajmëroi duke thënë se do të ketë zbardhje të shumë çështjeve, ku mes tyre do të jetë vrasja e bankierit Artan Santos.

“SPAK ka shkaktuar tërmet në botën e krimit të organizuar. Deri tani SPAK ka goditur grupe të veçanta, ndërsa kjo goditje është 360 gradë. Ja ku është dosja. Ky është një lajm  i shkëlqyer për shoqërinë shqiptare dhe t’u mbyllë gojën atyre që sulmojnë SPAK. Shqipëria po hyn në një rrugë të re, SPAK po tregon se do e bëjë Shqipërinë, falë kushteve dhe besimit të qytetarëve. Mafia, krimi i organizuar, nuk luftohet dot fort me prokurori. Kjo ka disa të mira. Jam i bindur që do ketë të arrestuar që do të bashkëpunojnë me drejtësinë. Do të ketë zbardhje të shumë çështjeve, kuptoj si rrotullohet vrasja e Santos. Kam thënë që kur të krijohen struktura e posaçme, basti ka qenë kush do i vihet i pari para drejtësisë. Shumë shpejt para drejtësisë do të dalin vrasësit e gjyqtarit Konomi dhe Artan Santos.”, tha Hajdari.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING