Connect with us

Kronike

Portugezi ekzekutoi biznesmenin Nikulaj, vrasësi do ekstradohet nga Maroku

Ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj portugezi Ruben Saraiva do të ekstradohet në Shqipëri.

Drejt Marokut, ku portugezi po qëndron i arrestuar që prej majit, ka udhëtuar një skuadër e policisë shqiptare e cila do të marrë vrasësin për shkak se është vendosur depërtimi i tij për ta sjellë para drejtësisë shqiptare. Gjithë procedura pritet të përmbyllet këtë të premte.

Mbërritja e tij në Shqipëri shihet shumë me vlerë për hetimin pasi do të hedhë dritë mbi mekanizmat që ka përdorur ky grup kriminal me 3 kombësi për vrasjen e biznesmenit. Porositës dyshohet se është Edmond Haxhia, i cili kërkonte vrasjen e Nikulajt për hakmarrje.

Nikulaj u ekzekutua në prill të këtij viti teksa po qëndronte ulur brenda biznesit të tij, kur portugezi me skafandër hyri dhe qëlloi disa herë me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend. Pas ngjarjes, anglezët që ishin në rolin e vëzhguesit u larguan nga Rinasi dhe ndërsa ekzekutori Ruben Saraiva në rrugë tokësore shkoi fillimisht në Greqi, me pas në Maltë dhe destinacioni final ishte Maroku ku dhe u arrestua.

Vrasja e Nikulajt pasoi ngjarje të tjera kriminale të cilat janë ende pa autor. Në korrik të këtij viti në Balldre të Lezhës u ekzekutua Nikolin Lekstakaj, ndërsa më 4 dhjetor u ekzekutua me breshëri plumbash Etjan Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulaj, teksa po lëvizte me automjetin e tij fuoristradë ML në aksin rrugor Lezhë-Milot. Pista kryesore e hetimeve është ajo e gjakmarrjes mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj./tch

Kronike

E rëndë/ Gjendet i varur 53-vjeçari në Fushë Krujë

Një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike këtë të diel në Fushë Krujë.

Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasi A. H., 53 vjeç, i cili është gjetur pa shenja jete, Sipas uniformave blu, 53-vjeçari dyshohet se është vetëvarur, teksa vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Continue Reading

Kronike

U kapën duke punuar në objekte pa leje, procedohen penalisht 4 persona në Kukës

4 persona janë proceduar ditën e sotme në Kukës pasi policia evidentoi 2 raste të ndërtimeve pa leje. Mësohet se nga kontrollet dhe verifikimet  në terren u zbuluan dy raste të ndërtimit pa leje.

Personat e proceduar janë një 42-vjeçar me inicialet S. H., 49-vjeçari me inicialet A. M. Gjithashtu janë proceduar dy persona të tjerë me inicialet A. H. dhe M. S. Ata u konstatuan nga Policia, duke punuar me mjete të rënda, në njërin nga objektet që po ndërtohej pa leje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Kronike

Tori Xheçuka u iku në Dubai, bashkë me vëllain morën pjesë në vr*asjen e Kastratit

Hektor alias Tori Xheçuka, është një nga personat e shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). I konsideruari nga policia e Shtetit si një vrasës me pagesë, Xheçuka nuk mundi të arrestohet nga RENEA për shkak se është larguar në Dubai.

Përmes hetimeve të kryera nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Alfred Shehu, mbi një material të aplikacionit SKY, që ka mbërritur në Shqipëri këtu e tre vite më parë, SPAK finalizoi hetimin me 50 urdhër-arreste.

Materiali voluminoz që sot SPAK e ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme tek Atalanta Zeqiraj, ka mbërritur në Shqipëri disa muaj para se të vritet në 2022 në Fushë-Krujë, Briland Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Dy nga episodet kriminale që SPAK pretendon se ka arritur të zbardhë është vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier dhe Enrik Metës në Burrel.

Për këto dy ngjarje SPAK ka lëshuar urdhër arresti për Tori Xheçukën dhe disa persona të tjerë. Por që nga moment kur kanë ndodhur këto ngjarje policia e Shtetit dhe prokuroria e Fierit dhe ajo e Matit, kanë dalë me konkluzjone të qarta se kishin arritur të zbardhnin krimet dhe të vinin në pranga disa persona.

Sipas hetimeve të SPAK, Xheçuka, del se ka pasur rol të caktuar dhe në vrasjen e Shkëlzen Kastratit në qytetin e Fierit. Pavarësisht se kjo ngjarje deri diku është zbardhur nga prokuroria e Fierit, duke dënuar me 19 vjet njërin nga të arrestuarve Albert Zaja, SPAK pretendon se ka zbardhur rolin e personave të tjerë në këtë vrasje.

Për këtë çështje prokurori i Fierit Dorian Tafili, kishte kërkuar për Zajën 25 vite burgim, por gjykata vendosi ta dënojë atë me 21 vjet heqje lirie. Ndërkohë Apeli Tiranë e dënoi përfundimisht me 19 vjet heqje lirie.

Në këtë ngjarje kriminale besohet se ka marrë pjesë dhe Elson Xheçuka, vëllai i Hektor Xheçukës nga Kamza. Ndaj Elsonit dhe dy personave të tjerë Elmir Tufa dhe Silvio alias Roland Cara, prokuroria e Fierit ka lëshuar masa arresti, por ende nuk janë ekzekutuar nga Policia. Ata vijojnë të jenë në kërkim.

Çështja hetimore ndaj tyre është kthyer për rihetim nga gjykata e Fierit. Për tre personat e mësipërm gjykata ka caktuar për prokurorinë rreth 80 detyra proceduriale hetimore, me qëllim saktësimin e rolit të secilit prej tyre. Ndërkohë tashmë ky hetim në dorë është marrë nga SPAK.

Deri më tani mendohet se Elson Xheçuka është personi që ka qëlluar me armë Shkëlzen Kastratin. Njëri nga pjesëmarrësit në këtë vrasje, Elmir Tufa, vijon të jetë në kërkim edhe për një ngjarje tjetër kriminale, atë të grabitjes së 25 shtatorit 2018, në Vlorë, ngjarje për të cilën është dënuar me 16 vite burgim për akuzën e “Grabitjes me armë”.

Shkëlzen Kastrati (40 vjeç), u ekzekutua paraditen e 1 shkurtit pranë rrethit në fshatin Sheq në Fier. Ai u qëllua nga një makinë tip “Range Rover”, që pas vrasjes u gjet e djegur te “Mbikalimi i Baltzës”.

Dyshohet se ngjarja lidhet me një përplasje të vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati, për shkak të përfshirjes së vëllait të tij, Klementit në një sagë hakmarrjeje me Ermal Binjakun.

Në vitin 2016, një atentat i ngjashëm iu bë të vëllait tek Ura e Mbrostarit në Fier, por plumbat i mori shoku i tij, Denis Kasaj, i cili humbi dhe jetën

Ndërkohë për tentativën e vrasjes së Enrik Metës të ndodhur në Burrel, është arrestuar fillimisht Tori Xheçuka dhe pas disa muaj është liruar nga apeli duke caktuar masën e “arrestit në shtëpi”.

Hektor Xheçuka, fillimisht është akuzuar nga prokuroria e Matit për veprën penale të “Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë në dëm të Enrik Metra dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Për këto dy akuza, prokuroria e Matit ka kërkuar dënimin deklarimin fajtor dhe dënimin me 6 vite burgim të Hektor Xheçukës.

Ndërsa trupi gjykues i përbërë nga Armela Hasantari, dhe dy gjykatësit e Tiranës, Artan Gjermeni e Lazër Sallaku, vendosën të kualifikojnë akuzën ndaj Hektor Xheçukës, nga “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë në “Plagosje e rëndë me dashje”, duke e dënuar Xheçukën me 4 vjet e 8 muaj burgim.

Ky vendimin është apeluar nga prokuroria e Matit, e cila kërkon në gjykatën e Apelit Tiranë, dënimin me 6 vite burgim të Xheçukës.

Por teksa Xheçuka ka qenë në pritje për tu gjykuar në Apel, e njëjta gjykatë ka marrë në shqyrtim një kërkesë për lirimin e Xheçukës, nga masa e “arrestit në burg” në atë të “arrestit në shtëpi”.

Kjo kërkesë është pranuar nga gjykata e Apelit Tiranë, e cila ka urdhëruar që Xheçuka të qëndronte i mbyllur në banesën e tij në Kamëz. Por Xheçuka nuk e ka zbatuar këtë masë sigurimi duke lëvizur disa herë nga shtëpia dhe më pas arrestuar nga policia.Por sërisht atij nuk i është revokuar masa e “arrestit në shtëpi”.

Xheçuka tashmë është larguar në drejtim të Dubait, duke ju shmangur ndjekjes nga strukturat e policisë kriminale dhe SPAK./Ora News

Continue Reading

Kronike

Lufta për lojërat e fatit/ Saga e atentateve për të kontrolluar kumarin

Marrja e pushtetit për lojërat e fatit në qytetin e Vlorës , që prej marsit 2023 ka dyshimet se drejtohet në këtë qytet nga Ines Hajrulla dhe shoku i tij Ervis Matodashi, janë shkaqet se përse u porosit vrasja e tyre kundrejt pagesës.

Ky është konkluzioni hetimor i SPAK , në krye të nëntë muajve nga arrestimi i Amarildo Nikollit, që pranoi se ishte porositur nga Leonard Luzi për të vrarë dy vlonjatët, njëri i njohur ndryshe si Ini i Cones dhe tjetri me nofkën Coke qorri.

Duke i konsideruar si një grup kriminal SPAK njofton se Leonard Luzi, Amarildo Nikolli, Muharem Koroveshi dhe Erio Zejno duhet të gjykohen nga gjykata kundër krimit të organizuar në Tiranë për akuzën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje kundër Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrullës.

SPAK thotë se në 22 mars 2033 në qytetin bregdetar u vra Erigert Zejno dhe më pas për këtë ngjarje përfunduan nën pranga Ervis Matodashaj, Nadir Ferko dhe Altin Sejdiraj. Por pa kaluar shumë kohë prokuroria pushoi akuzën për Matodashaj.

Në këtë pikë SPAK ka bindjen se ka mbledhur prova që kushëriri i të ndjerit, Leonard Luzi u financua nga një person tjetër për të vrarë Matodashaj dhe Hajrullën ndaj dhe pajtoi Nikollin si ekzekutor dhe dy të tjerët si ndihmës që e furnizuan me armë dhe kishin garantuar transportin e tij pas atentatit.

Por atentati pavarësisht shumës përmbi 200 mijë euro të premtuara nuk u realizua përmendet në hetime mbasi qitësi u arrestua nga policia e Vlorës.

Continue Reading

Kronike

Zbulohet magazina e kanabisit, dy të arrestuar, mes tyre edhe drejtori i OSHEE në Peqin

Është vënë në pranga ditën e sotme drejtori i OSHEE-së në Peqin, si dhe janë proceduar  2 punonjës të këtij institucioni, pas zbulimit të një magazine në të cilën ishin krijuar kushtet për mbjelljen dhe rritjen e kanabisit.

Uniformat blu bëjnë me dije se  në sajë të operacionit të koduar “Inside”, pas kontrollit në magazinën në pronësi të një 37-vjeçari, në fshatin Fatishe, u konstatua se ky ambient ishte përshtatur për kultivim dhe prodhim të kanabisit, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

37-vjeçari u vu në pranga, ndërsa u bë ndalimi i shtetasit E. M., 33 vjeç, me detyrë Drejtor i OSHEE, Peqin, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, për shtetasin M. P., 60 vjeç, me detyrë elektricist i OSHEE, Peqin, dhe për shtetasin A. K., 33 vjeç, me detyrë faturist i këtij institucioni.

Sakaq, vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, si dhe për dokumentmin e plotë ligjor të këtij rasti.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING