Connect with us

Kronike

PROTESTA – Arrestohen 59 persona, procedohen 116 të tjerë

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, ushtruan dhunë dhe plagosën punonjësit e Policisë, si dhe shkatërruan pronën publike e private, arrestohen në flagrancë 59 shtetas, procedohen penalisht në gjendje të lirë 116 shtetas të tjerë.
Rreth orës 18:00 të datës 10.12.2020, para godinës së Ministrisë së Brendshme nisi një tubim i paligjshëm i cili u përshkallëzua në veprime të dhunshme ndaj institucionit të Ministrisë së Brendshme dhe ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit të cilët ishin në shërbim.
Më pas, pjesëmarrësit në tubim u ndanë në disa grupe dhe për rreth tre orë kanë ushtruar dhunë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në sheshin Skënderbej, në rrugën “Myslym Shyri”, tek Tajvani, në ish-Bllok, te 21-shi, tek ETC-ja, banka e Shqipërisë, ndaj një selie të një subjekti politik, Ministrisë së Financave, në shumë biznese private etj.
Gjithashtu, këto grupe kanë sulmuar me gurë e me lëndë piroteknike Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Komisariatin e Policinë Nr. 2.
Si pasojë e dhunës me gurë, pllaka guri, sende të forta dhe lëndë piroteknike u plagosën 5 punonjës policie, duke u shkaktuar dëmtime të rënda fizike, u shkatërrua sinjalistika horizontale dhe vertikale në rrugët e lartpërmendura, semaforët, llambadarët e ndriçimit të rrugëve, u është vënë flaka kazanëve të mbeturinave, si dhe në institucionet shtetërore dhe subjektet private janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Policia e Shtetit, nisur edhe nga fakti i pjesëmarrjes së të miturve në protestë është munduar të parandalojë përshkallëzimin e tubimit duke iu bërë thirrje të pandërprerë protestuesve që të shpërndaheshin pasi tubimi i i paligjshëm dhe veprimet e tyre ishin në kundërshtim të plotë më ligjin, por mbi të gjitha përdorimi i dhunës po rrezikonte jetën e punonjësve të policisë, të të miturve në tubim dhe të qytetarëve të tjerë.
Shërbimet e Policisë kanë përdorur të gjitha mjetet e ligjshme për të neutralizuar personat e dhunshëm të cilët bënin thirrje për grumbullime dhe nxisin turmat për të dhunuar punonjësit e Policisë.
Strukturat operacionale kanë bërë të mundur filmimin e personave të dhunshëm të cilët plagosën punonjësit e Policisë dhe shkatërruan pronën publike e private dhe në bazë të filmimeve kanë bërë shoqërimin e tyre. Më pas, në përfundim të veprimeve procedurale është bërë arrestimi në flagrancë i 59 shtetasve, si dhe u proceduan penalisht 116 të tjerë, për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja ne grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe ‘’Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike’’.
Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjetër të përfshirë në veprime të dhunshme ndaj Policisë, pronës shtetërore dhe asaj private, si dhe për identifikimin dhe kapjen e organizatorëve të cilët kanë bërë dhe bëjnë thirrje në rrjetet sociale për të marrë pjesë në tubime të paligjshme.
Policia e Shtetit apelon për prindërit që të mos lejojnë minorenët të marrin pjesë në tubime apo të keqpërdoren nga më të rriturit, pasi pjesëmarrja vetëm rrezikon integritetin e tyre fizik dhe vështirëson punën e Policisë në menaxhimin e tubimit, për të parandaluar dhunën dhe shkatërrimin e pronës shtetërore dhe asaj private.
Dhuna e ushtruar mbrëmjen e djeshme ndaj punonjësve të policisë dhe shkatërrimi barabar i pronës nuk përligjin qëllimin e tubimit, ndaj Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të distancohen nga këto veprime dhe të mos grumbullohen në tubime të paligjshme pasi do përballen me forcën e ligjit.
Policia është e Shtetit dhe në shërbim të qytetarëve, sikundër edhe institucionet dhe prona publike janë të qytetarëve dhe është detyrë e të gjithë të kontribuojmë për të mbrojtur këto dhe për të patur më shumë besim dhe mbështetje të ndërsjellë, me qëllimin e vetëm ndërtimin e një ambienti sa më të sigurt shoqëror.
Policia e Shtetit ndjehet thellësisht e keqardhur për aktin e patolerueshëm të efektivit të saj që hapi zjarr duke shkaktuar humbjen e jetës së një shtetasi. Efektivi është vënë menjëherë në duart e drejtësisë dhe drejtësia duhet të bëhet deri në fund. Por askush nuk mund ta njehsojë Policinë e Shtetit me një individ që kreu një akt të dënueshëm ligjërisht dhe askush nuk mund ta pengojë Policinë e Shtetit të kryejë detyrën e saj në mbrojtje të rendit publik, komuniteteve dhe qytetarëve.
Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë atyre që duan të protestojnë që të mbajnë parasysh se në këtë kohë të jashtëzakonshme për shëndetin e njerëzve tubimet e më shumë se 10 personave janë të ndaluara me ligj dhe po ashtu çdo përdorim dhune është i dënueshëm nga ligji. Gjithashtu, Policia e Shtetit sjell në vëmendjen e çdo nxitësi apo ushtruesi dhune ndaj uniformave të Policisë, se efektivët e saj e kanë për detyrë të reagojnë proporcionalisht dhe nuk do të ngurrojnë ta bëjnë këtë në asnjë rast dhe për asnjë arsye.

Kronike

Humb jetën 25-vjeçari shqiptar në Itali, përplaset me kamionin

Një 25-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik këtë të hënë në Itali.

I riu që drejtonte një kamion u përplas me një tjetër kamion të ndaluar në autostradën A22 , në zonën midis komunës Veroneze të Nogarole Rocca dhe kabinës së pagesave Mantua në veri.

25-vjeçari, që dyshohet se qarkullonte me shpejtësi të lartë, ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.

Continue Reading

Kronike

Përleshje mes të miturve në Greqi, 15-vjeçari shqiptar qëllon me thi*kë bashkëmoshatarin

Një 15-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia pasi qëlloi me thikë një bashkëmoshatar të tij grek. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Markopoulos.

Sipas mediave greke, dy të miturit janë përleshur me njëri tjetrin për arsye banale dhe njëri prej tyre ka nxjerrë thikën duke e plagosur 15-vjeçarin grek.

Ngjarja u pa nga një oficer policie që ishte jashtë detyrës, i cili thirri një ambulancë dhe njoftoi autoritetet.

Kërkimet vijuan deri në gjetjen dhe arrestimin e autorit të mitur, ndërsa u arrestuan edhe prindërit e tij për neglizhencë të mbikëqyrjes së një të mituri.

I plagosuri është dërguar në Spitalin e Fëmijëve Aglaia Kyriakou ku i është dhënë ndihma e parë.
Continue Reading

Kronike

U gjet i ekzekutuar me plumb në kokë, detaje nga vrasja e shqiptarit në Gjermani! Media: Autorët janë turq

Detaje të reja kanë në dritë në lidhje me vrasjen e 27-vjeçarit Reols Hysneli, i cili u gjet i vdekur me një plumb në kokë në afërsi të banjave termale Holstentherme në Kaltenkirchen, një zonë rreth 40 km larg Hamburgut, të shtunën e 25 nëntorit 2023.

Fillimisht, autorësinë e vrasjes e mori përsipër një 17-vjeçar nga Kukësi, por dëshmia e tij jo e plotë bëri që policia të vazhdonte hetimet.

Tashmë policia dyshon se i riu është vrarë nga 2 shtetas turq, të cilët janë vënë nën hetimet për lidhjen e tyre me ngjarjen.

Viktima shqiptare u gjet i pajetë dhe i mbështjellë me letër alumini. Sipas medive të huaja, autoritetet gjermane zbuluan 2 turqit të identifikuar si Selami C. dhe Ferhat K., duke gjurmuar se ku ishte blerë letra e aluminit, më të cilën ishte mbështjellë shqiptari.

Policia turke ka shpallur në kërkim të dyshuarin Selami C.

Sipas BILD, një nga pistat kryesore të hetimit është një përplasje për tregtinë e drogës.
Continue Reading

Aktualitet

FOTO/ Aksident në “Rrugën e Kombit”, makina del nga rruga për shkak të ngricave, përplaset me murin anësor

Makina pasi ka humbur kontrollin ka dalë nga rruga afër traut duke shkaktuar dëme të mëdha materiale të mjetit. Mësohet se në automjet po udhëtonin tre anëtarë të një familjeje, por nuk raportohet për të plagosur.

TIRANË- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në rrugen e Kombit. Mësohet se për shkak të ngricave një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Makina pasi ka humbur kontrollin ka dalë nga rruga afër traut duke shkaktuar dëme të mëdha materiale të mjetit. Mësohet se në automjet po udhëtonin tre anëtarë të një familjeje, por nuk raportohet për të plagosur.

Vendin e ka “pushtuar” një ndryshim i theksuar i motit ku janë regjistruar edhe dëborë dhe ngrica të cilat rrisin rrezikun për të shkaktuar askidente.

Continue Reading

Aktualitet

U gjet i mbledhur me alumin në pyll/ Identifikohen 2 autorët e vrasjes së Alonso Hysnelit

Vrasja misterioze e 27-vjeçarit nga Burreli, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli në Gjermani vijon të jetë nën hetim nga autoritetet teksa detaje të reja kanë dalë në dritë.

Ngjarja ndodhi më nëntor të vitit 2023, ku Hysneli u gjet i pajetë i mbështjellë me letër alumini në një pyll në Hamburgut të Gjermanisë, pasi u ekzekutua me një plumb të vetëm në kokë.

Vrasja dyshohet se u regjistrua për shkak të një mosmarrëveshje droge ndërsa së fundmi media turke Sabah, i ka kushtuar një artikull ngjarjes, teksa ka zbuluar dhe identitetin e dy autorëve.

Media turke shkruan se dy autorët e dyshuar të vrasjes së Hysenlit janë Selami C. dhe Ferhat K.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING