Connect with us

Shkrime

Pse Basha me Topin, Ngjelën, e ‘rrënojnë’ Berishën ‘non grata’

Nga Jakin Marena

Lulzim Basha, si kreu i PD zyrtare ka zbritur për herë të parë në fushën e betejës politikë për të rifikuar terrenin e humbur brenda demokratëve dhe së djathtës për gati dy vite me radhë.

Këtë të mërkurë, Basha dhe PD kanë organizuar një tryezë të zgjeruar dialogu nën siglën “Harku opozitar Euroatlantik”, në të cilën është diskutuar riorganizimi i PD dhe të djathtës opozitare në tërësi, përballë emergjecës së madhe sipas tij dhe diskutantëve për të qënë të përgatitur vetëm një vit para zgjedhjeve parlamentare të 2025 që me një alternativë të djathtë të synojnë ndryshimin e skenës politike dhe maksimalizimin e votës.

Që në krye të herës përmes siglës së paraqitur në këtë tryeze dialogu, është dhënë mesazhi se bëhet fjalë për një bashkim të të gjithë spektrit opozitar të djathtë, në një grupim solid dhe të gatshëm për të startuar përgatitjet për ndryshimet ligjore e kushtetuese dhe përballjen në një garë elektorale si të barabartë mes barabartëve. Të paktën sigla këtë thoshte.

Nuk ka asnjë të keqe në këtë nismë. Madje shumëkush, edhe kundërshtarët e PD, kanë dëshiruar me kohë që Bashës t’i ‘vijë goja’, të flasë dhe të lërë për një moment takimet në organizatat e partisë që drejton, pjesës që drejton të kuptohemi, për të zbritur në terrenin e politikës së madhe, pikërisht aty ku jepen mesazhe.

Ndërkohë që nëse sheh pjesën e dytë të siglës së tryezës së dialogut ‘…Euroatlantik’, kuptohet fare qartë se në këtë formacion të djathtë, të bashkuar sipas të gjithë pjesëmarrësve në tryezë, është i përjashtuar definitivisht Sali Berisha dhe ithtarët e tij që e mbështesin tek Foltorja.

E themi se është përjashtuar, për arsyen e vetme se Berisha dihet me kohë e me vakt se nuk ka asnjë komunikim, përkundrazi i ka vënë nën sulmet e tij dhe të ithtarëve, strukturat euroatlantike, përderisa kryesuesit e këtyre strukturave, janë dhe ‘armiqtë’ e tij.

Bëhet fjalë për SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE, ku dy të parat e kanë shpallur Berishën ‘non grata’ për korrupsion madhor, minim të demokracisë, shantazhim të drejtësisë dhe lidhje me krimin, ndërsa Brukseli e trajton si ‘non grata’. Madje dhe vendet e rajonit, përfshirë Kosovën.

Partnerët tanë ndërkombëtarë nuk e njohin Berishën si faktor relevant politik opozitar në vend, pavarësisht se përmes dakordësisë së sforcuar nga Bardhi me grupin parlamentar të PS, u arrit që të merrej konferma për ngritjen e dy komisioneve hetimore nga 8 të kërkuara prej Berishës, si dhe u qetësua situata në oparlament, në asnnë cep të deklaratave të liderit të mazhorancës apo dhe të krerëve të strukturave të PS nuk është përmendur fjala ‘marrëveshje me Berishën non grata’, jo më ta njohin atë si lider të opozitës. Ndërsa ndërkombëtarët mbështeten dialogun parlamentar, që solli dhe paqen në seancat parlamentare.

Me një fjalë mazhoranca e ngopi Berishën dhe Foltoren me ‘lugën bosh’ pa i dhënë asgjë, pa lëvizur nga qëndrimet e saj të mëhershme për komisionet hetimore që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit, kanë të bëjnë me saktësimin e objektit të hetimit dhe me zbatimin rigoroz të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë qëllim. Ndërkohë që nuk bëhet fjalë për shkatërrimin e reformës zgjedhore dhe mbi të gjitha nuk kanë të bëjnë me prekjen e reformës në drejtësi.

Por meqë Berisha për hallin që e ka zënë me drejtësinë, është nën arrest shtëpiak për korrupsion pasiv si dhe po hapen njëra pas tjetrës dosjet e rënda për hetimin e zullumeve të tij, ka një grupim politik ku çfarë e thotë njëri nuk e thotë tjetri, kishte nevojë që të mbyllte ‘revolucionin’ e tij imagjinar te rrugica para pallatit të tij, lëvizje që nuk kishte asnjë ‘dritë në fund të tunelit’, dhe iu ‘dorëzua’ kësaj dakordësie për një marrëveshje që nuk është  e shkruar askund, për ta mbyllur rrugën e pashpresë të dhunës në Kuvend.

Donte një pretekst Berisha për t’u tërhequr nga ‘revolucioni’ i pashpresë dhe për ta shitur para kundërshtarëve të tij brenda demokratëve si një ‘njohje zyrtare’ nga Edi Rama. Kishte nevojë e thënë për hir të së vërtetës për një ‘ngopje me lugë bosh’, anipse kjo dakordësi pa asnjë përfitim nga vetë Berisha e Foltorja në fund të herës, përfitim për pretendimet absurde 5 mujore të tij, bëri që të fuste ‘zjarrin’ brenda grupimit të tij politik, e shprehur kjo dhe në pafuqinë e vetë Berishës për t’i mbajtur nën kontroll. Sa nga pafuqia si një njeri në moshë të thyer, aq dhe nga izolimi në pallatin e tij në rrugën “Mustafa Matohiti” në Tiranë, ku është izoluar me kërkesë të SPAK nën arrestin shtëpiak.

Por që të kthehemi te tryeza e së mërkurës e dialogut të të djathtëve nën okelion “Harku opozitar Eurotlantik”, ajo që mund të themi është se që në emërtesë e kanë goditur Berishën, për të treguar te demokratët dhe të djathtët poshtë, me parti apo pa parti, se kanë vokacion perëndimor si grupim që është në fillesat e tij, dhe mbi të gjitha në përbërje të tij nuk është lideri anti-SHBA, anti-Britani dhe anti-BE Sali Berisha dhe mbështetësit e tij. Pra dalin me mesazhin se janë një shpresë për popullin opozitar, përballë një të pashpresi si Berisha, grupimi opozitar i të cilit dihet se nuk vjen në pushtet pa mbështetjen e partnerëve. Ka qënë në jetë të jetëve për Shqipërinë, si një vend i vogël që jemi. Dhe kufijtë të mëdhenjtë na i caktuan.

Elementi tjetër dallues ishte përbërja e kësaj tryeze. Madje në krye të tryezës si moderator i saj ishte as më pak dhe as më shumë por ish presidenti i Republikës Bamir Topi. I cili për postin e fundit shtetëror që ka mbajtur, votat në Parlament i ka marrë nga PD. Kishte mbështetje, deri në momentin kur Berisha vrau para kryeministrisë në mes të bulevardit me plumbat e Gardës së Republikës më 21 janar 2011, katër demonstrues të opozitës së atëhershme.

Dhe Berisha, në përpjekje për të shpëtuar nga ‘dara’ ku ishte mbërthyer pasi i shkuan ‘dëm’ të gjithë ‘fishekët’ e mashtrimit për ta transferuar krimin herë tek radhët e opozitës sikur vranë njëri tjetrin, herë tek forca të tjera madhore, në fund gjeti ‘karar’ për ta quajtur “puç’ për rrëzimin e tij nga posti i kryeministrit, dhe në krye të këtij ‘puçi’ nuk e zgjati shumë po ‘emëroi’ vetë Presidentin Bamir Topi. Futi dhe gazetarë dhe kuptohet pa lënë jashtë Edi Ramën. Të cilin e ‘vrojtonte’ nga tarraca me ‘5 snajperë të gatshëm ta qëllonin në kokë nëse bënte një hap para drejt godinës së kryeministrisë’.

E ka thënë vetë një fakt të tillë Berisha, madje jo njëherë por disa herë në mediat qëndrore  në vend dhe besojmë që dhe SPAK e ka mbajtur ‘shënim’ për ta pasur në dosje kur të fillojë më me intensitet rihetimi i dosjes së rëndë të 21 janarit, sipas vendimit të gjykatës së Strasburgut që e cilëson krim shtetëror dhe hetimi duhej të ngjitej në krye të zinxhirit komandues. Pra tek Berisha.

Pas 21 janarit 2011 Berisha u armiqësua përfundimisht me Bamir Topin, e quajti ‘horr bulevardi’, marrëdhënie që nuk janë përtërirë më. Kujtojmë që Topi ka qënë nënkryetar i PD dhe më herët kryetar i PD të Tiranës, ministër i Bujqësisë dhe në të gjitha herët ka marrë gjithnjë votat maksimale në zonën ku ka kandiduar për deputet. Por dhe ka një mbështetje të gjërë në kryeqytet, e treguar në zgjedhje në krye të partisë së re që drejtonte, Fryma e Re Demokratike.

Topi foli për riorganizimin e PD dhe opozitës, ndonëse preferoi të shprehej se vinte në këtë tryezë jo domosdoshmërisht si anëtar i një partie politike. Por ama nuk ka lënë pa theksuar ngjarje të rënda që sipas tij që kanë ndikuar në skenën politike shqiptare duke filluar që nga ndryshimi i Kushtetutës në vitin 2008, vijuar me shpërthimin tragjik të Gërdecit dhe ngjarjeve të tjera që kanë shenjuar jetën politike të vendit dhe rrënuar imazhin e PD.

Por ish presidenti Topi ka lënë për të kuptuar se angazhimi në të ardhmen në funksion të mbështetjes së PD, ndoshta duke marrë pjesë në strukturat drejtuese të saj, duke treguar qartë se radhët e PD zyrtare po zgjerohen me figura tipike të djathta dhe që kanë peshë në elektorat.

Në funksion të këtij formacioni në ngritje të djathtë ishte dhe pjesëmarrja e Spartak Ngjelës një ish funksionari të lartë të PD, që ka treguar se kur angazhohet merr vota dhe ka ide se si mund të operohet për instalimin e vokacionit të djathtë te PD. Ngjela ka qënë më i drejtëpërdrejtë, teksa ka deklaruar se përballë kanë komunistët të përfaqësuar nga Sali Berisha.

Teksa ka evidentuar nevojën e bashkimit të të djathtëve, Ngjela ka nënvizuar faktin se duhet të ketë për këtë qëllim një program të qartë, që të përmbledhë të gjitha idetë për një të djathtë solide e të gatshme për t’u përballur, dhe duke nënvizuar se PD është e vetmja shpresë në Shqipëri. Fundja Ngjela e ka deklaruar kohë më parë se kur të kthehet do të ketë aleancë vetëm me Bashën.

Por nga ana tjetër në këtë tryezë ishin dhe figura të tjera të së djathtës, duke filluar nga ish ministri e ish deputeti Rexhep Uka e deri tek përfaqësues të tjerë të partive opozitare të krahut të djathtë. Dhe duke qënë se tashmë ideja e bashkimit të frontit të djathtë opozitar, në qendër të së cilit është PD zyrtare e drejtuar nga Basha është nga e mërkura një realitet i prekshëm, nuk përjashtohet mundësia që drejt saj të afrohet dhe LZHK e Dashamir Shehit, i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë aleancë me Berishën dhe Foltoren. Por dhe e e partive të tjera me sfond opozitar, të cilat nuk kanë shpresë tek një Berishë i perënduar politikisht, apo që kanë qënë dhe janë kundër nismave të tij, dhe mënyra se si e trajton Foltoren dhe aleatët tanë perëndimorë.

Në fund të herës ajo që mund të themi se ky bashkim që ka nisur tek e djathta, përmes PD së Bashës dhe me afrimin e Topit, Ngjelës, Ukës dhe politikanëve të tjerë të partive të djathta, pritet të fusë në ‘cep të ringut’ politi Berishën dhe grupimin që drejton. Pasi Foltorja nuk është as parti politike në sensin juridik të fjalës, pavarësisht mbështetjes në rënie që ka tek demokratët deri më tani. E themi këtë sepse sa herë që të ketë zgjedhje Berisha do të jetë i detyruar të drejtohet tek Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë për të regjistruar kandidatët e vet.

Njëherësh mund të ngjallë shpresat tek të djathtët dalja e aleancës së djathtë, që nën shembullin e Topit, Ngjelës dhe politikanëve të tjerë historikisht të djathtë, që të atashohen tek një koalicion i zgjeruar opozitar i cili është zyrtar sëpaku dhe mbi të gjitha është pro SHBA, BE dhe Britanisë. Madje mund të tërheqë dhe në grupime të tjera si dhe demokratët e thjeshtë e pashpresë. Një zhvendosje kjo që nxitet dhe nga situata që lëviz me ditë dhe orë, për shkak të intensifikimit të hetimeve nga ana e SPAK të dosjeve të rënda, ‘ranglistën’ e të cilave e kryeson Berisha dhe familjarët e tij. Imagjino çfarë ndodh në harkun kohor të një viti, deri në zgjedhjet e vitit 2025, teksa demokratët dhe opozitarët nuk janë të sigurtë nëse Berisha do jetë nën arrest në shtëpi apo në qeli. Ndaj nuk kanë më besim.

Në fund të herës është dhe ana aritmetike. Dihet se Topi ka mbështetje të fortë sidomos në Tiranë, por dhe në disa zona të tjera të vendit. Po kështu dhe Ngjela dhe liderë të tjerë të partive opozitare që janë kundër Berishës. Për më tepër që nën siglën e PD shumëfishohen votat, duke e zhytur në humbje akoma më të thellë Berishën. I cili pritet që në zgjedhjet e vitit 2025 të garojë nën siglën e Metës, që kryeson një parti të majtë. Dhe kjoka ndikimin e vet në braktisjen e tij, pa përjashtuar faktin se Meta i merr dhe gjysmën e deputetëve, në këmbim të garës në siglën e PL.

Por të kuptohemi, as krijimi i kësaj aleance të djathtë nuk i shumëfishon votat për të mundur Edi Ramën e për të ardhur në pushtet. Nuk bëhet fjalë. Por së paku ndalon ‘rënien e lirë’ të opozitës, në rastin më të mirë të mundshëm. Por dhe nxjerr përfundimisht Berishën dhe mbështetësit e tij nga ‘loja’. Përfshirë dhe Bardhin e mbështetësit e tij, që për një mandat deputeti dhe pak shpresë për të pasuar Berishën në krye të Foltores ‘gëlltitën’ ato që kishin thënë kundër Berishës dhe hynë nën ‘hyqmin’ e tij. Sapo ka nisur përballja brenda opozitës.

Shkrime

Unë si dëshmitar i përplasjes së Batonit me Lalin

Nga Andi Bushati

Përplasja e fundit mes Baton Haxhiut dhe Erion Veliajt më ndriçoi në mënyrë të papritur një nga enigmat që më mundonte prej kaq kohësh, atë se pse në bashkinë e Tiranës kanë vjedhur kaq trashë. Unë isha, në një farë mënyre, dëshmitar i “sherrit”. Ose, më mirë të thuash, rastësisht prezent, në vendin ku ai nisi. Gjendeshim në studion e Çim Pekës. Tema e diskutimit ishte thirrja në SPAK e Veliajt dhe skandali i “5D”, drejtorëve të bashkisë që akuzohen se ngritën një kompani private, për të grabitur paratë publike që tenderonin me firmën e tyre.

Ashtu sikurse ndodh rëndom në debatet tona, mbështetësit e qeverisë ishin përballë nesh, kritikëve të saj. Pyetja që u shtrua ishte: Qoftë dhe moralisht, pas skandaleve të zbuluara, a duhet të jepte Veliaj dorëheqjen. Me shumë vështirësi, duke dredhuar disa hërë, kolegu Lorenc Vangjeli, tha më në fund, me gjysëm zëri, se ai duhet të respektonte mandatin e atyre që e kanë votuar majin e shkuar.

Edhe Baton Haxhiu tentoi të mos përgjigjej, provoi të rëshkasë dhe më në fund, si pa shumë dëshirë, gjeti një formë elegante për të mos u bërë njësh me hajdutët: “Në kushte të tilla unë do të jepja dorëheqjen”, guxoi të thotë. As nuk e akuzoi Erionin si vjedhës, as tha e meriton burgun, as pretendoi se ka prova kundër tij. Madje, madje, as i kërkoi që të ikte. Këtë e la thjeshtë në moralin e tij. Dhe ky qe krimi i madh që bëri.

Të nesërmen e emisionit, të njëjtën ditë kur Veliaj duhet të shkonte në SPAK, portretin e Batonit e pashë në një fotomontazh të shpërndarë nga propogandistët e bashkisë, ku bashkë me mua dhe të tjerë, renditeshin armiqtë e Lalit. Kur doli nga Prokuroria e Posaçme, Veliaj e futi edhe Haxhiun në listën e “llumit”, “interesaxhijve”, “maskarenjve”, të cilën e kishte përpiluar vetë. Dhe pse? Pasi siç shpjegoi, kishte parë një natë më parë debatet politike. Pikërisht atë ku Batoni nuk e konsideroi dorëheqjen si një sakrilegj.

Pyetja që më lindi teksa ndiqja këtë dalldi ishte: a i interesonte ish kreut të 99-shave, ky reagim kaq asimetrik, në këtë moment? A i voliste të hapte një konflikt me një gazetar që njihet si mbështetës i forcës së tij politike dhe i kryeministrit Rama? A nuk përçonte kjo mesazhin se ai po braktiset edhe nga krahu i tij? A nuk i rikujtonte kjo njerëzve faktin se, që kur i kanë rënë në burg drejtorët, askush nga ish përkrahësit publikë, nuk përbetohet më me zë të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin, apo zotësinë e Lalit?

Pra, qoftë edhe taktikisht, nëse do të kishte konsultuar një specialist të vërtetë mardhëniesh publike, ai do ti’a kishte shkëshilluar Veliajt konfiktin me Batonin. Jo thjeshtë sepse ky nuk bëri ndonjë herezi, por sepse atij vetë nuk i interesonte. Po ashtu, ai me siguri nuk do ti kishte rekomanduar ndërprerjen e quravitjes qesharake kundër emisioneve politike, ndërkohë që ai kontrollon mbi 90% të audiencës televizive. Mbi të gjitha do ta porosiste që të mos krijonte armiq të rinj, tani që është me një këmbë në varr.

Por, Veliaj ndoqi rrugën e kundërt. Ai prodhoi një zinxhir gafash që iu kthyen në boomerang, fiks ashtu siç bëri kur u përpoq të manipulonte me fletëthirrjen nga SPAK. Tha se do të shkonte vetë, por i botuan dokumentin e kërkesës së prokurorëve. Nxitoi të paraqitej dy orë përpara kohës së paracaktuar, për të mos u kapur nga kamerat e reporterëve, por ato e fiksuan duke pritur i shpërfillur te vendi i dezhurnit të prokurorisë. I trajtoi miqësisht si kolegë ata që do e pyesinin, por të njëjtët nuk e lëshuan për plot tetë orë.

Po çfarë i bën bashkë dy gjëra që duken kaq të largëta: incidentin me Batonin dhe përpjekjen për të manipuluar me fletëthirrjen e SPAK-ut? Ajo është një e vetme: lëhtësia e padurueshme për tu sjellë si një fëmijë i parritur. Përpjekja për të gënjyer duke përdorur marifete të një nxënësi filloreje. Veprime të pakuptimta që kthehen në boomerang.

Kjo është në fakt një karakteristikë e mbarë bandës së bashkisë.

Vetëm kur e sheh se sa të lehtë, naivë, çiliminj janë në komunikimin publik, në mënyrën si prodhojnë konfliktet dhe reken të manipulojnë debatin, e ke më të kollajshme për të kuptuar se me po të njëjtën mënyrë idiote dhe debile kanë tentuar të na vjedhin. E bënë pa u lodhur fare, duke ngritur një firmë të tyre, për ti kaluar direkt paratë e buxhetit të bashkisë.

Këtu qëndron, në të vërtetë, veçantia e Lalit dhe enturazhit të tij, ajo e njerëzve bazikë, me 200 fjalë fjalor, që tregëtojnë gënjeshtra të trasha dhe që grabisin pa qenë në gjendje të fshehin as gjurmët. Ata i vërsulen Batonit, me të njëjtën shpërfillje mendjelehtë si arkës së shtetit. Ata nuk janë në gjendje të kuptojnë se, qoftë dhe për të qenë manipulator apo hajdut, duhet një lloj talenti. Për fatkeqësinë e tyre ata kanë qenë të bindur se e kishin me bollëk atë. Pushteti i madh që i’u ra në krye si dhuratë, çantat e zeza që u dërgonin pronarëve të TV-ve, i yshtën ti besonin projektimit fallco të vetes, në kronikat e gatshme që dërgonin në ekrane. Ata imponuan fabulën e një qyteti më të gjelbëruar duke ngritur kulla, e një Tirane më të pastër duke vjedhur me inceneratorin, e një ajri më të përmirësuar duke zhdukur matjen e tij. Ata i ngjanin atyre grave të dëshpëruara, që pasi janë rindërtuar nga kirurgu plastik, fillojnë e imagjinojnë se ashtu i ka pjellë nëna. Ky vetëbesim i bëri edhe më arrogantë edhe më mendjelehtë, aq sa arritën deri këtu.

Pikërisht në këtë rrugë po vijojnë edhe tani, duke tërhequr përmes sherreve të kota vëmendjen tek vetja dhe duke harruar instiktin e gjithë mëkatarëve, që presin në heshtje të qetësohet fortuna, me shpresën se me kalimin e saj edhe mund të harrohen. Jo. Veliaj dhe banda e tij vazhdojnë naivisht të shpikin armiq, duke mbetur në qendër të vëmendjes dhe duke ia hequr edhe një SPAK-u që reket ti amnistojë, mundësinë për të mos u marrë me ta.

I tillë qe dhe sherri në fillimin e të cilit qëllova prezent dhe unë. Lali krijoi një përplasje pa shkak dhe të panevojshme, pa u merakosur që kështu mund të forconte, më kot, perceptimin se po sulmohet edhe nga krahu i Ramës. As këtë herë ai nuk e humbi rastin për t’u treguar halldup në komunikim, njësoj si në grabitje.

Continue Reading

Shkrime

Amnistia që vulosi pazarin

Nga Desada Metaj

Rikthimit në normalitet i punimeve të kuvendit të Shqipërisë i parapriu një marrveshje që PS dhe Rithemelimi u përpoqën ta mbajnë të fshehtë dhe ta bëjnë të duket një dakordësi mes dy forcave politike. Në fakt, ky do kishte qenë dhe akti më normal mes dy faktorëve politikë që kanë kundërshti por duan më të mirën për vendin dhe qytetarët që përfaqësojnë. Por nuk është ky rasti. Sepse qeverisja e 11 viteve ështe në degradim e sipër dhe pjesa opozitare e Sali Berishës ka për qëllim veç ta mbajë këtë të fundit gjallë politikisht. Jo më kot vitet e fundit dozat për “bashkëpunim me regjimin” dhe tradhtarët që Berisha zbulon janë të gjitha në funksion të halleve të Foltores së tij. Kështu ndodhi dhe me rikthimin në parlament të normalitetit,çmimi i të cilit ishte një tjetër copë rrënimi nga morali i opozitës së përfaqësuar nga Sali Berisha.

Le ti marrim me radhë.

Një nga kushtet e marrveshjes ishte krijimi i komisioneve hetimore parlamentare. Dy të tillë u krijuan sa hap e mbyll sytë por pas dy muajsh, i vetmi produkt i tyre kanë qenë lajmet për sherre dhe batuta bajate mes deputetëve. Pa harruar që me vetëdije të plotë, Albana Vokshi si kryetare e komisionit hetimor për koncencionet në shëndetësi hoqi nga objekti i hetimit 2 koncencionet e Spitalit Amerikan. Amnistimi i Klodian Allajbeut u erdhi për mbarë dhe socialistëve e ndërkohë, objekt i këtij komisioni ka degraduar në sherrin banal mes deputetëve. Asnjë fakt, asnjë dokument dhe asnjë dëshmi nuk është publikuar ende pas dy muajsh kur ndërkohë milionat e abuzimit janë të dukshme dhe me sy të lirë. I ngjashëm duket dhe fati i komisionit hetimor për sistemin Tims. Ku objekti dhe serioziteti i hetimit nuk varet nga hetimi i hryje daljeve në Tims por nga hyrje daljet e Salianjit në sallën e Gjykatës së Apelit ku pritet të jepet vendimi për të.

Një tjetër pikë e marrveshjes mes PS dhe Foltores ishte dhe amnistia. Ajo u paketua shpejt e shpejt nga Gaz Bardhi dhe Ulsi Manja që të cilët nxituan të deklaronin se nga amnistia do të përjashtoheshin zyrtarët e korruptuar me vendim nga Gjykata e Posaçme. Por vetëm pak ditë më vonë rrjeti i gazetarëve INA në një shkrim të publikuar konfirmoi zyrtarisht nga Spak se janë me dhjetra ish zyrtarë të dënuar për korrupsion që kanë përfituar nga amnistia. Dhe jo më larg se dje i pyetur nga BIRN mbi lirimin e zyrtarëve dhe magjistratëve të korruptuar, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nuk ktheu përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi, ndërsa kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi nuk komentoi. Ajo që do mbahet mend nga amnistia Bardhi- Manja do jetë lirimi i një banditi dhe ndalimi i tij të nesërmen me urgjencë si “gabim” mes rreshtave.

E fundit pikë e marrveshjes mes PS dhe Foltores dhe që ktheu normalitetin në kuvend ishte ajo për komisionin e reformës zgjedhore. Por për këtë as ja vlen të zgjatesh sepse 1 vit para procesit elektoral edhe me naivi e kupton që nuk mund të ndërrohen rregullat e lojës. Për më tepër që Ramës, ky kod dhe këto rregulla i vijnë për shtat sepse i ka bërë siç i duhen. E vetmja arritje e kësaj pike të marrveshjes ishte që Oerd Bylykbashit iu gjet hapësirë për të folur në media meqë protagonizmi i Gaz Bardhit e kishte lënë në hije.

Pra në fund, ajo që duket është se marrveshja e rikthimit në normalitet të parlamentit në të gjithë pikat e saj e ka dëshmuar se ishte thjesht një pazar i lyer me ngjyra revolucioni, boja e të cikit zgjati vetëm pak javë. Ajo tregoi dhe njëherë se morali i munguar i opozitës është forca që e kalon Ramën gjithmonë në avantazh. Sepse problemi nuk qëndron tek marrveshja por tek baza mbi të cilat ajo ndërtohet, pritshmëritë dhe projektimi për të ardhmen. E nëse marrveshjet bëhen për të krijuar një mur të ri mbrojtës për ca të korruptuar të tjerë (ndoshta më të vegjël) apo për lojra meskine të politikës së ditës rezultati do të jetë ky që kemi sot. Shumë zhurmë, pak revolucion dhe aspak opozitë cilësore!

Continue Reading

OPINION

Dëshmitar i sherrit/ Përplasje Veliaj-Baton: Jep dorëheqjen

Nga Andi Bushati

Përplasja e fundit mes Baton Haxhiut dhe Erion Veliajt më ndriçoi në mënyrë të papritur një nga enigmat që më mundonte prej kaq kohësh, atë se pse në bashkinë e Tiranës kanë vjedhur kaq trashë. Unë isha, në një farë mënyre, dëshmitar i “sherrit”. Ose, më mirë të thuash, rastësisht prezent, në vendin ku ai nisi. Gjendeshim në studion e Çim Pekës. Tema e diskutimit ishte thirrja në SPAK e Veliajt dhe skandali i “5D”, drejtorëve të bashkisë që akuzohen se ngritën një kompani private, për të grabitur paratë publike që tenderonin me firmën e tyre.

Ashtu sikurse ndodh rëndom në debatet tona, mbështetësit e qeverisë ishin përballë nesh, kritikëve të saj. Pyetja që u shtrua ishte: Qoftë dhe moralisht, pas skandaleve të zbuluara, a duhet të jepte Veliaj dorëheqjen. Me shumë vështirësi, duke dredhuar disa hërë, kolegu Lorenc Vangjeli, tha më në fund, me gjysëm zëri, se ai duhet të respektonte mandatin e atyre që e kanë votuar majin e shkuar.

Edhe Baton Haxhiu tentoi të mos përgjigjej, provoi të rëshkasë dhe më në fund, si pa shumë dëshirë, gjeti një formë elegante për të mos u bërë njësh me hajdutët: “Në kushte të tilla unë do të jepja dorëheqjen”, guxoi të thotë. As nuk e akuzoi Erionin si vjedhës, as tha e meriton burgun, as pretendoi se ka prova kundër tij. Madje, madje, as i kërkoi që të ikte. Këtë e la thjeshtë në moralin e tij. Dhe ky qe krimi i madh që bëri.

Të nesërmen e emisionit, të njëjtën ditë kur Veliaj duhet të shkonte në SPAK, portretin e Batonit e pashë në një fotomontazh të shpërndarë nga propogandistët e bashkisë, ku bashkë me mua dhe të tjerë, renditeshin armiqtë e Lalit. Kur doli nga Prokuroria e Posaçme, Veliaj e futi edhe Haxhiun në listën e “llumit”, “interesaxhijve”, “maskarenjve”, të cilën e kishte përpiluar vetë. Dhe pse? Pasi siç shpjegoi, kishte parë një natë më parë debatet politike. Pikërisht atë ku Batoni nuk e konsideroi dorëheqjen si një sakrilegj.

Pyetja që më lindi teksa ndiqja këtë dalldi ishte: a i interesonte ish kreut të 99-shave, ky reagim kaq asimetrik, në këtë moment? A i voliste të hapte një konflikt me një gazetar që njihet si mbështetës i forcës së tij politike dhe i kryeministrit Rama? A nuk përçonte kjo mesazhin se ai po braktiset edhe nga krahu i tij? A nuk i rikujtonte kjo njerëzve faktin se, që kur i kanë rënë në burg drejtorët, askush nga ish përkrahësit publikë, nuk përbetohet më me zë të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin, apo zotësinë e Lalit?

Pra, qoftë edhe taktikisht, nëse do të kishte konsultuar një specialist të vërtetë mardhëniesh publike, ai do ti’a kishte shkëshilluar Veliajt konfiktin me Batonin. Jo thjeshtë sepse ky nuk bëri ndonjë herezi, por sepse atij vetë nuk i interesonte. Po ashtu, ai me siguri nuk do ti kishte rekomanduar ndërprerjen e quravitjes qesharake kundër emisioneve politike, ndërkohë që ai kontrollon mbi 90% të audiencës televizive. Mbi të gjitha do ta porosiste që të mos krijonte armiq të rinj, tani që është me një këmbë në varr.

Por, Veliaj ndoqi rrugën e kundërt. Ai prodhoi një zinxhir gafash që iu kthyen në boomerang, fiks ashtu siç bëri kur u përpoq të manipulonte me fletëthirrjen nga SPAK. Tha se do të shkonte vetë, por i botuan dokumentin e kërkesës së prokurorëve. Nxitoi të paraqitej dy orë përpara kohës së paracaktuar, për të mos u kapur nga kamerat e reporterëve, por ato e fiksuan duke pritur i shpërfillur te vendi i dezhurnit të prokurorisë. I trajtoi miqësisht si kolegë ata që do e pyesinin, por të njëjtët nuk e lëshuan për plot tetë orë.

Po çfarë i bën bashkë dy gjëra që duken kaq të largëta: incidentin me Batonin dhe përpjekjen për të manipuluar me fletëthirrjen e SPAK-ut? Ajo është një e vetme: lëhtësia e padurueshme për tu sjellë si një fëmijë i parritur. Përpjekja për të gënjyer duke përdorur marifete të një nxënësi filloreje. Veprime të pakuptimta që kthehen në boomerang.

Kjo është në fakt një karakteristikë e mbarë bandës së bashkisë.

Vetëm kur e sheh se sa të lehtë, naivë, çiliminj janë në komunikimin publik, në mënyrën si prodhojnë konfliktet dhe reken të manipulojnë debatin, e ke më të kollajshme për të kuptuar se me po të njëjtën mënyrë idiote dhe debile kanë tentuar të na vjedhin. E bënë pa u lodhur fare, duke ngritur një firmë të tyre, për ti kaluar direkt paratë e buxhetit të bashkisë.

Këtu qëndron, në të vërtetë, veçantia e Lalit dhe enturazhit të tij, ajo e njerëzve bazikë, me 200 fjalë fjalor, që tregëtojnë gënjeshtra të trasha dhe që grabisin pa qenë në gjendje të fshehin as gjurmët. Ata i vërsulen Batonit, me të njëjtën shpërfillje mendjelehtë si arkës së shtetit. Ata nuk janë në gjendje të kuptojnë se, qoftë dhe për të qenë manipulator apo hajdut, duhet një lloj talenti. Për fatkeqësinë e tyre ata kanë qenë të bindur se e kishin me bollëk atë. Pushteti i madh që i’u ra në krye si dhuratë, çantat e zeza që u dërgonin pronarëve të TV-ve, i yshtën ti besonin projektimit fallco të vetes, në kronikat e gatshme që dërgonin në ekrane. Ata imponuan fabulën e një qyteti më të gjelbëruar duke ngritur kulla, e një Tirane më të pastër duke vjedhur me inceneratorin, e një ajri më të përmirësuar duke zhdukur matjen e tij. Ata i ngjanin atyre grave të dëshpëruara, që pasi janë rindërtuar nga kirurgu plastik, fillojnë e imagjinojnë se ashtu i ka pjellë nëna. Ky vetëbesim i bëri edhe më arrogantë edhe më mendjelehtë, aq sa arritën deri këtu.

Pikërisht në këtë rrugë po vijojnë edhe tani, duke tërhequr përmes sherreve të kota vëmendjen tek vetja dhe duke harruar instiktin e gjithë mëkatarëve, që presin në heshtje të qetësohet fortuna, me shpresën se me kalimin e saj edhe mund të harrohen. Jo. Veliaj dhe banda e tij vazhdojnë naivisht të shpikin armiq, duke mbetur në qendër të vëmendjes dhe duke ia hequr edhe një SPAK-u që reket ti amnistojë, mundësinë për të mos u marrë me ta.

I tillë qe dhe sherri në fillimin e të cilit qëllova prezent dhe unë. Lali krijoi një përplasje pa shkak dhe të panevojshme, pa u merakosur që kështu mund të forconte, më kot, perceptimin se po sulmohet edhe nga krahu i Ramës. As këtë herë ai nuk e humbi rastin për t’u treguar halldup në komunikim, njësoj si në grabitje.

/Lapsi

Continue Reading

Shkrime

SHBA kërkon kokën e Vulin, familja mafioze ngre qeverinë

Mbledhja e fundit e Qeverisë së Serbisë solli një rikthim të madh. Aleksandër Vulin non grata merr postin e zv/kryeministrit.

Pavarësisht sanksioneve të SHBA-së për përfshirje të dyshuar në krim transnacional, operacione të paligjshme të narkotikëve, korrupsion dhe zgjerim të ndikimit rus në Ballkan, ish kreu i shërbimit sekret kësaj radhe nuk ka marrë ndonjë departament, por postin e zëvendëspresidentit dhe sipas informacioneve jozyrtare, ai do të ketë përgjegjësi që lidhen me industrinë e përkushtuar.

Vulin, një mik i mirë i presidentit Aleksandër Vuçiç, ishte jashtë detyrës vetëm për gjashtë muaj. Ai dha dorëheqjen si drejtor i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit më 3 nëntor 2023.

Në deklaratën që ai dha për këtë atë rast, falënderoi presidentin serb për “mundësinë për të mbrojtur serbët dhe Serbinë” dhe ka kërkuar që Vuçiç të mbetet “president i të gjithë serbëve”.

“Presidenti ynë dhe Serbia po përballen me kërcënime dhe shantazhe që mund të krahasohen vetëm me ultimatumin austro-hungarez të vitit 1914. Na kërkohet të njohim Kosovën, të largohemi nga Republika Srpska dhe të mos jemi vend dhe komb sovran duke vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse. Nëse do të pranonin ta bënin këtë, kërkesa e radhës do të ishte dëbimi i investimeve kineze, varësia e pakushtëzuar teknologjike dhe ekonomike nga perëndimi, si dhe vazhdimi i shpërbërjes politike dhe territoriale të Serbisë dhe pranimi i vlerave perëndimore në të cilat nuk ka vend për familjen dhe kombin tradicional dhe në fund të fundit për drejtësinë sociale” – pati deklaruar atë kohë Vulin i cili gjithashtu nuk harroi të akuzonte SHBA-në dhe BE-në se “kërkonin kokën e tij” si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë.

“Për të mos u shqetësuar për Republikën Srpska dhe mbijetesën e saj dhe për të mos besuar në pashmangshmërinë e bashkimit të serbëve dhe krijimin e botës serbe, unë refuzoj të heq dorë nga politika e neutralitetit ushtarak dhe vëllazërisë me Rusinë dhe Kinën.

Kjo është një fitore e vogël për SHBA-në dhe BE-në, por edhe një fitore e madhe për mua sepse dëshmova se për Serbinë dhe popullin serb ia vlen çdo sakrificë”- kishte theksuar Vulin.

Ambasada amerikane njoftoi menjëherë atë kohë se nuk kishin asnjë rol në vendimet e personelit të autoriteteve serbe”.

“Pozicioni ynë për zotin Vulin është i njohur. Ai mbetet nën sanksionet e SHBA. Mezi presim të vazhdojmë të thellojmë partneritetin tonë me Serbinë në rrugën drejt integrimit të saj të plotë në Evropë dhe komunitetin euroatlantik” – thuhej në reagim.

Gjatë kohës që Vulin ishte në krye të BIA-s serbe, mbahen mend për shumë skandale por “Ndoshta dështimi i tij më i madh dhe në të njëjtën kohë arsyeja e vërtetë e dorëheqjes së tij ishte pikërisht moszbulimi i planeve të grupit të Radoiçiçit që mori pjesë në incidentin e armatosur në Banjska më 24 shtator”- thuhet në një deklaratë të Forumit, për sigurinë dhe demokracinë…………………..

Kur bëhet fjalë për postin e tij në departamentin e policisë, skandali më i madh u shkaktua nga përgjimi i opozitës ruse që u takuan në atë kohë në Beograd, një aferë që përfundoi me arrestimin e tyre.

Njëri prej tyre, Vladimir Kara-Murza, ka folur për këtë në një intervistë për të përditshmen “Nova” dhe ka treguar në detaje se si është ndjekur nga pjesëtarët e policisë serbe.

“Një javë pas takimit tonë, Vulin udhëtoi për në Moskë dhe personalisht çoi atje transkriptet e bisedave tona të përgjuara” – ka treguarMurza.

Rastësisht apo jo, pas dorëheqjes nga BIA, Vulin-it iu dha Urdhri i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) i nënshkruar nga presidenti rus Vladimir Putin. Ai me atë rast tha se urdhri i është dhënë për meritat e tij në bashkëpunimin ndërmjet shërbimeve ruse dhe serbe.

Më vonë presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik e emëroi atë anëtar të Senatit të Republikës Srpska. Dhe tani,  si përkrahës i teorisë së “botës serbe” ai është blrë pjesë e qeverisë së re serbe.

 

Continue Reading

Shkrime

Edhe njëherë: Erion Veliaj duhet të dorëhiqet menjëherë!

Nga Baton Haxhiu

Para pak orësh Erion Veliaj bëri një paraqitje të ethshme televizive duke i sulmuar egërsisht analistët televizivë me theks të veçantë.

I pushtuar nga frika e një procesi gjyqësor dhe ndjenja e pakëndshme e nxënies me presh në dorë në një mal aferash korrupsioni, Veliaj nuk hezitoi të kursejë cilësime fyese si ‘llum’, ‘maskarenj’, ‘interesaxhinj’ e ‘njerëz të poshtër’ ndaj analistëve televizivë, të cilët i kërkuan llogaridhënie politike për shpërthimin e skandaleve të korrupsionit në Bashkinë e Tiranës.

Kur presidenti amerikan Franklin Delano Roosevelt mbajti fjalimin e tij të famshëm mbi Katër Liritë më 6 janar 1941, ai vuri lirinë e shprehjes së pari.

Kryebashkiaku i Tiranës citon dukshëm presidentin amerikan pa e lexuar kurrë atë.

Pasi doli nga marrja në pyetje prej prokurorëve të SPAK-ut, për një ditë të tërë, kryebashkiaku i kryeqytetit ishte dukshëm në një gjendje konfuzioni.

Fillimisht i cilësoi disa herë prokurorët si “kolegët e tij”, më pas shpjegoi se ka bashkëpunuar me hetimin e inceneratorëve, duke iu referuar natyrshëm vetëm dokumenteve të qeverisë, sepse (deklaroi sërish) për punën e bashkisë, gjithçka është në rregull.

Por ajo që erdhi më pas ishte e pabesueshme.

Veliaj citoi Roosevelt-in duke thënë “Dua të gjykohem nga armiqtë e mi” dhe më pas sulmoi me dhunë të paparë një sërë gazetarësh dhe pronarësh mediash.

Jo vetëm që i ka fyer në grup, por i ka cituar një nga një, duke thënë se secili prej tyre ka bërë kërkesa në Bashki, duke paralajmëruar se të gjitha këto kërkesa do të refuzohen.

Në fakt, vizita e tij në SPAK dhe përfolja e shtuar publike e rasteve të korrupsionit brenda bashkisë është vetëm maja e ‘iceberg’-ut e një sistemi të frikshëm të vjedhjes sistematike, shkëmbimit të shërbimeve për interesave të ngushta dhe dhënies së favoreve ekonomike në këmbim të mbështetjes ekonomike të udhëhequr nga Erion Veliaj.

Nëse ‘Lali’ në majë të skemave kriminale mendon se unë duhet ta kursej nga kërkesa e dorëheqjes edhe në kushte kur tërë të emëruarit e tij janë përfshirë në hetim mëse të merituar kriminal, atëherë ai nuk është thjesht gabim, sepse shembulli i punës sime për tridhjetë vite në gazetari dhe angazhime publike tregon krejtësisht të kundërtën.

Po ashtu, gënjeshtra e tij se unë i paskam kërkuar ‘sondazhe’ me çmime të ‘panevojshme’ nuk shpërfaq thjeshtë brendësinë e një njeriu paskrupuj dhe mashtruesi.

Fundja, unë me Erion Veliajn kam bërë vetëm biseda shumë sipërfaqësore në gjithsej dy apo tre takime për tërë jetën time, sepse mungesa e personalitetit moral dhe cektësia e tij politike kanë shkaktuar brenda meje vazhdimisht një dëshirë të papërmbajtshme për të qëndruar sa më larg tij.

Sidoqoftë, shpikja e tij se kritika ime buron nga mospërmbushja e disa kërkesave për ‘sondazhe’ me ‘çmime të panevojshme’ shpërfaq nënvetëdijen e korruptuar të të parit të kryeqytetit të Shqipërisë.

Një fabulë e tillë buron nga një mendje, e cila edhe në nivelet më të skajme të gënjeshtrës, nuk mund të përfytyroj se kërkesa për dorëheqje vjen nga motivi i thjeshtë për llogaridhënie demokratike, mundësim të një hetimi pa presione institucionale dhe përgjegjësia politike nën kushte të një skandali të jashtëzakonshëm publik.

Këto nocione janë krejtësisht të huaja për një padinjitet si Veliaj sepse i tërë botëkuptimi i tij politik është transaksional: blerje dhe shitje e mbështetjes politike me shërbime e favore të ndryshme nga bashkia e interesave të tij.

Po ashtu, përfundimi i tij se unë jam një njeri i përzënë nga Kosova tregon më shumë sesa një pasaktësi faktike.

Unë vijoj të punoj pa reshtur në Kosovë e Shqipëri jo vetëm për t’i dhënë shtysë së mëtejme zhvillimit të gazetarisë mes dy vendeve por edhe duke shërbyer si një qytetar i angazhuar.

Në Kosovë, unë jam sulmuar për motive politike nga një parti në diskreditim e sipër si VV-ja e Albin Kurtit, gjuha helmuese e së cilës ka dhënë rezultatin e dhimbshëm për stërkeqjen mes marrëdhënieve ndër-shtetërore mes Kosovës e Shqipërisë, përçarjes së shqiptarëve në Preshevë, Maqedoni të Veriut dhe zvogëlimit të mbështetjes për një numër kërkesash kombëtare për shqiptarët në Mal të Zi.

Sido që të jetë, sot duket krejtësisht e qartë se sulmet e tyre të vrazhda në masë të madhe kanë qenë të motivuara për fshehje të përfshirjes së vetë atyre në skema mafioze.

Derisa dikur ata drejtonin gishtin kah meje si një prej udhëheqëseve të mafies energjetike të GEN-it, sot janë pikërisht eksponentët e VV-së të cilët po hetohen për shpërdorim të milionave me po të njëjtën kompani.

Me këtë logjikë, Veliaj është përzënë nga Kosova jo vetëm në dhjetëra fletërrufe politike që ka shkruar dora e shthurur e propagandistëve të partisë, por edhe në rastin kur Kryeministri i Kosovës i mbylli derën e zyrës së tij në mes të Prishtinës.

Vetë Veliaj dënonte gjuhën e përbaltjes të të njëjtit subjekt duke vepruar sipas praktikës politike të ‘djalit të Fahriut’ apo ‘suflerit të Orjolës’ në Tiranë.

Pse Veliaj përdor saktësisht të njëjtën logjikë ndaj meje?

Më kryesorja është se Veliaj është politikisht i zbrazët, njeri pa mendim personal dhe identitet politik.

Sjellja e tij nuk ndikohet prej asnjë pikëpamje ideologjike por krejtësisht prej nevojave për mbijetesë në rrethana të ndryshme politike.

Ai mund ta dënojë sot gjuhën e përbaltjes dhe nesër ta kultivojë atë, ai sot mund ta mbështesë politikën e përafrimit Kosovë-Shqipëri dhe t’i fryjë erës së përçarjes mes dy vendeve, ai mund të jetë sot në favor të politikave rajonale të Shqipërisë dhe nesër kundër tyre, varësisht nga efekti i mundshëm elektoral dhe interesi i tij financiar.

Në mungesë të një identiteti vetanak politik, Veliaj vë në përdorim një ligjëratë krejtësisht jokoherente politike të mbushur me plot kundërthënie dhe standarde të dyfishta. E rëndësishme mbetet gjithsesi se kjo valë akuzash e ofendimesh të shfrenuara është edhe një instrument politik në duart e një njeriu në situatë të dëshpëruar.

Ai përpiqet që ta pakësoj vlerën e kërkesës së drejtë për dorëheqje duke zvogëluar besueshmërinë personale të personave prapa kësaj dorëheqje.

Kjo megjithatë mbetet asgjë më shumë sesa një teknikë e dobët propagandimi e një njeriu të dyzuar mes show-it të shndritshëm të Instagramit dhe botës së errët të krimit të organizuar.

Mirë, Erion, e zëmë për një çast se të gjithë ne jemi edhe të poshtër, edhe maskarenj dhe asgjë hiç më shumë se një llum.

A e ndryshon kjo faktin se një kryetari të cilit i bien të gjithë drejtorët me rëndësi në një proces gjyqësor për skema kriminale, një figure politike e cili po ashtu është nën hetim nga SPAK dhe njeriu kryesor në krye të aferës së djegësëve duhet të japë dorëheqje në një shoqëri të mirëfilltë demokratike? Aspak.

Në fakt, dorëheqja është më e pakta sepse në një rrethanë normale do ishe prej kohësh i mbyllur në një hapësirë të ngushtë pas grilash.

Prandaj, në vend të luftërave shterpë për tërheqje të vëmendjeve të audiencave të militantëve patronazhistë, është më e udhës që diskutimi për këtë çështje të ndodhë brenda një kornize demokratike, sado e vështirë të jetë një ndërmarrje e tillë për ty.

E vështirë është, natyrisht, edhe të përplasesh pas shembullit të Saimir Tahirit, nga një artist i politikës së rrjeteve sociale me ëndrra të pambështetura për tu bërë një yll i politikës kombëtare, në një emblemë të stërkeqjes morale me shumë pak kontribute përmbajtjesore në sferën publike.

Asnjëherë s’e ke fituar asnjë garë politike.

Edhe diçka për fund.

Për mua që shkruaj ndër të tjera u qortova se kisha ardhur në Shqipëri, sepse isha dëbuar nga Kosova.

Në të njëjtën kohë, stafi i tij nga Bashkia ka shpërndarë një postim me fytyrat e gazetarëve të cituar: një listë e vërtetë eliminimi.

Unë që shkruaj nuk më pëlqen të flasë për veten time, por kryetari duhet ta dijë se ne shqiptarët e Kosovës i kemi rezistuar shumë persekutimeve dhe diskriminimeve të tjera, kemi jetuar një luftë.

Dhe ju gjithashtu mbani mend që ne e fituam atë.

Tani pyesim veten nëse një njeri që tregon një respekt kaq të ulët për mediat e vendit të tij dhe që shkon aq larg sa i kërcënon publikisht ato, duhet të lejohet të qeverisë kryeqytetin e një vendi që dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Përsa i përket bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Kur Tommaso Buscetta u pendua dhe filloi t’i tregonte gjykatësit Falcone për organizimin e Cosa Nostra-s, ai pushoi së qeni mafioz.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING