Politike
Rama dje në Amerikë/ Edith Harxhi: Shtrëngimi i duarve me Trump ishte i ngrirë, kjo tregon shumë
Në samitin e nivelit të lartë në Uashington për mbledhjen e “Bordit të Paqes”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mblodhën liderë botërorë për të diskutuar hapat konkretë për rindërtimin e Gazës.
Në mesin e të pranishmëve ishin edhe Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pjesëmarrja e të cilëve u cilësua si me rëndësi të veçantë strategjike dhe diplomatike.
Në një intervistë, Edith Harxhi, eksperte për marrëdhëniet ndërkombëtare u shpreh se prania e Shqipërisë në këtë tryezë nuk ishte e rastësishme, pasi shihet si një konfirmim i aleancës së palëkundur dhe parësore me Shtetet e Bashkuara, një marrëdhënie e cila i ka fillesat që në vitin 1992 dhe që qëndron mbi politikat partiake të ditës.
Ftesa, ndonëse i drejtohej kreut të qeverisë, i përket në thelb shtetit shqiptar, shtoi Harxhi, duke dëshmuar rolin e tij si një partner kyç i SHBA-së në rajon dhe më gjerë.
Përtej rëndësisë diplomatike, takimi nxori në pah një dinamikë të ftohtë mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe Kryeministrit Edi Rama. Sipas Harxhit, pavarësisht shtrëngimit të ngrirë të duarve, ajo binte ndesh me përshëndetjet e përzemërta që Trump u rezervoi liderëve të tjerë.
Kjo theksoi ekspertja, vjen si një pasojë e komenteve publike kritike dhe ironike që kryeministri shqiptar kishte bërë në të kaluarën në adresë të Presidentit amerikan.
Është një event i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të lançuar, në një farë mënyre gjithë aksionin që ajo ka bërë gjatë këtyre muajve në lidhje me çlirimin e Gazës, por edhe për të mbledhur ndihmën ndërkombëtare për të vazhduar në ndërtimin e Gazës më tej. Është folur shumë në lidhje me ftesën që ka ardhur në Shqipëri, edhe mendoj që ajo ftesë, natyrisht është një ftesë e lobuar, sepse ftesa i përket Shqipërisë. Cili do që të ishte kryeministër apo president i Shqipërisë, unë mendoj që Shqipëria do të duhej të ishte pjesë e Bordit të Paqes, përveç faktit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë parësor, dhe mendoj që kjo është një divizë e cila kalon përtej partive politike në Shqipëri, dhe pikërisht si aleat kryesordhe si aleat për sa i përket paqes në botë për SHBA-në, Shqipëria ka nisur kështu që në vitin ‘92 rrugëtimin e saj.
Dhe kemi parasysh që dy vizitat e para në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vizita zyrtare, reale, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të vetme, janë bërë nga, presidenti Berisha në atë kohë, dhe më pas kemi edhe vizitën e presidentit George Bush në Tiranë. Pra, kjo aleancë midis Shqipërisë dhe Amerikës nuk do të mundet të ndryshonte, pavarësisht që në momentet aktuale që kalon Shqipëria është një mënyrë e sforcuar për të gjetur në një samit ndërkombëtar, në një tryezë ndërkombëtare, një kryeministër që mund të mos jetë në librat më të mirë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo edhe të Bashkimit Europian. Më bën përshtypje jo vetëm prania e Shqipërisë, por prania e Kosovës. Kini parasysh që Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe për të kjo është një arritje mjaft e madhe, të jetë në një tryezë, presidentja e Kosovës në një takim, hera e dytë që është në një takim të këtij lloji me lider edhe të vendeve të cilat nuk e kanë njohur Kosovën dhe kjo mund të jetë një mundësi reale. Nga fjala e Presidentit Trump pak më parë, ne mësuam më tepër se çfarë do të bëjë ky bord, se çfarë angazhimi merr përsa i përket ndërtimit të Gazës në mënyrë të drejtpërdrejtë, ashtu siç edhe mësuam që Kombet e Bashkuara do të jenë një mbështetje, mbas këtij bordi, dhe ky bord do të mbështesi dhe Kombet e Bashkuara në misionin e tyre. Pra, Kombet e Bashkuara do të vijojnë misionin e tyre pavarësisht një rishikimi që do t’i bëhet në përgjithësi dhe një reformimi që do t’i bëhet OKB-së.
Sepse në qoftë se e vutë re, Presidenti Trump kishte një takim shumë të ngrirë, një dhënie dore shumë të ngrirë me kryeministrin Rama. Madje në qoftë se ai foli me fjalë superlative, dhe i mori tek-tek liderët e tjerë të cilët ishin aty. Pikërisht, bënte diferencë vetëm kryeministri i Shqipërisë. Natyrisht që kjo është një marrëdhënie që ne të gjithë e dimë, vjen pas një situate mjaft të vështirë, kur kryeministri i Shqipërisë ka bërë një tallje publike, ndërkombëtare përpara disa muajsh ndaj Presidentit Trump, por fakti tregoi që sot Presidenti Trump i kishte aty një bufon fundi i fundit që është tallur me të, dhe dy, një kryeministër dhe një president. Pikërisht atë të Armenisë dhe Azerbajxhanit. Kështu që jam e sigurt, me gjithë tentativat e zotit Rama për të bërë më të mençurin apo për të bërë elozhe në ato momente, nuk do t’i ecte pikërisht dhe nuk i eci, siç e pamë edhe në atë moment të fotografisë së përgjithshme, por edhe të zhvillimit të takimit deri në këto momente. Gjithashtu do të duhet të shohim edhe se cila do të jetë fjala e kryeministrit Rama.
Duhet të vini re faktin që arsyeja pse janë përzgjedhur këto vende për të folur, kryeministra apo presidentë apo ministra të jashtëm të vendeve, që është një listë e përcaktuar dhe nga Evropa është vetëm kryeministri i Shqipërisë dhe presidenti i Rumanisë, është për vetë faktin sepse janë shtete të cilat i janë bashkëngjitur nismës së Bordit të Paqes pas Davos-it. Pra, të gjithë ata të cilët kanë qenë në Davos, në nënshkrimin fillestar që ka qenë fotografia e famshme e Bordit të Paqes, nuk marrin fjalën për arsye sepse siç tha dhe Presidenti Amerikan, ata janë miqtë e mi. Madje ai nuk ngurroi të thoshte që ka dhe lider ndër ta, të cilët mund të mos kem të njëjtën, të njëjtin afeksion apo mund të mos jenë në nivele të demokracisë në vendet e tyre, por gjithsesi janë anëtarë të Bordit të Paqes. Dhe kemi të bëjmë këtu me një president, siç është presidenti Trump, që është një president jo konvencional në përgjithësi, e shihni dhe nga fjala e tij e përgjithshme, nuk është tradicional në mënyrën se dhe klasik siç mund të jenë presidentë apo kryeministra të shteteve më të fuqishme të botës.