Politike
‘Rama gënjen ata që kanë qejf të gënjehen, sot Shqipëria më keq se në kohën e Berishës’
Ish-deputeti Petrit Vasili ka artikuluar një sërë kritikash ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Vasili u shpreh se çdo qytetar ka të drejtë të besojë dhe të mendojë sipas bindjeve të tij, por theksoi se realiteti mbetet “kokëfortë”. Ai vuri në pikëpyetje ‘arritjet’ e qeverisë, duke kërkuar që të identifikohen konkretisht “punët e mira” të përmendura nga kryeministri.
Sipas Vasilit, qeveria aktuale nuk ka arritur të ruajë treguesit ekonomikë dhe institucionalë që ishin në nivele më të mira në vitin 2013. Ai foli për rritje të korrupsionit, dobësim të shtetit ligjor dhe përshpejtim të fenomenit të shpopullimit.
Në deklaratën e tij, Vasili kritikoi gjithashtu qasjen ndaj procesit të integrimit europian, duke u shprehur se ky proces nuk ka qenë prioritet për qeverinë. Ai përmendi si shembuj shkrirjen e strukturave të integrimit dhe orientimin drejt nismave rajonale si “Ballkani i Hapur”, të cilat i cilësoi si të dështuara.
Më tej, ai iu referua edhe zhvillimeve të mëparshme në raport me Bashkimin Europian, duke përmendur procesin e liberalizimit të vizave si një nga arritjet më të rëndësishme të qeverisjes së PD, ndërsa shtoi se sipas tij, progresi në këtë drejtim është ngadalësuar në vitet e fundit.
Vasili:
Tani çdo njeri ka të drejtë të besojë çdo gjë që mendon ai dhe çdo njeri ka të drejtën e tij të gënjehet në paqe. Nuk e pengon njeri, kërkënd të gënjehet, kur bëhet fjalë për ata që duan të gënjehen. Sepse, ne nuk do kemi nevojë të përdorim retorika të forta politike, por po përdorim një gjuhë shumë të thjeshtë që na kupton çdo qytetar. Praktikisht Edi Rama ka thënë që opozita do të nxihet, hedh baltë mbi punët e mira që kemi bërë ne. Në një, çdo mendje e qetë nuk ka nevojë të jetë ndonjë as me ezën e politikës asgjë, pyet, cilat janë punët e mira që ka bërë Edi Rama? Cili është ajo punë e mirë e Edi Ramës apo arritje e vërtetë e shënuar, e shkëlqyer që është arritur dhe të cilën janë djegur.
Por realiteti është kokëfortë. Edi Rama sot, në mënyrë absolute dhe të padiskutuar, nuk ka mbajtur dot asnjë nga treguesit e funksionimit të shtetit, treguesit ekonomikë apo tregues të tjerë, me të cilat, nga ata që i gjeti kur erdhi në pushtet në 2013. Tani, ka, Edi Rama ka një të drejtë, në thonjëza, në thonjëza, mos keqkuptohemi, se ka portale idiote që fjalën i dha të drejtë Edi Ramës mund ta përkthejnë sikur i kam dhënë të drejtë. Po, ka të drejtë në rast se konsiderohet sukses, që e ka kthyer Shqipërinë në narko-shtet. Që e ka kthyer Shqipërinë në vendin më të korruptuar të Europës dhe i dyti në botë. Ka arritje të shënuar për shpopullimin e Shqipërisë. Shqipëria edhe me shifrat e djeshme dhe pardjeshme mbetet vendi më problematik dhe në gjendje më kritike për shpopullim.
Është sigurisht arritje e shënuar korrupsioni përsa i takon, atij qeveritar, me çdo vend kryeministra, ministra, kryetarë bashkie, deputetë, drejtorë, specialistë, komisarë policie, komandantë ushtarakë, sepse këtu edhe edhe policia e ushtria mbjellin drogë e të tjera e të tjera, po, e ka arritur. Ka tregues shumë pozitiv në thonjëza, që ka shkatërruar kryekëput themelet e shtetit ligjor. Në të gjithë treguesit, shteti ligjor në Shqipëri është në një gjendje të tij më katastrofike, është ku e ku larg Kosovës, marrim dy realitete, Shqipërinë me një fjalë, Shqipërinë në Kosovë dhe Shqipërinë në Shqipëri dhe njëherazi ka sigurisht arritje të madhe sepse, dhe këtu vijmë tek ai që është fillim i pyetjes suaj, arritje të madhe ka në shkatërrimin e procesit të integrimit.
Dikush do pyesë, ka argumente për këtë punë?
Po, ka. I marrim me radhë. Shqipëria që mori ky në dorë vinte mbas një procesi shumë intensiv bashkëpunimi me Europën, falë të cilit në vitin 2011 u arrit më e madhja gjë që shqiptarët kanë pasur në raport me Europën, të lëviznin e lirë në Europë. Dhe mori pashaportën kushdo shqiptar që thotë, nga ai më kryet e shtetit deri tek një shqiptar i më i zakonshëm, ka një pashaportë ku lëviz lirshëm në tërë Shqipëri. Si u arrit kjo?
Kjo u arrit pas plotësimit të pyetësorit me 2200 pyetje dhe me 400 pyetje të tjera shtesë nga qeveria e kohës. Dhe kalimi me sukses absolut e bëri që kjo arritje t’i jepte shqiptarëve këtë gjë. Përkundrazi asaj që bënte Edi Rama dhe plot nga këta hajvanët që e rrethonin, që thoshin do shkonin 1 milion shqiptarë tani do ikin drejt Europës. E paguan ca eurodeputetë rumunë, e mbani end atë Boshtinarun, e të tjera që i paguan dhe para që të venin të votonin kundra Shqipërisë që të mos merrte liberalizimin e vizave. E megjithatë, në raportin e menjëhershëm që u krye mbas një viti e gjysëm, komisionerja për çështjet e brendshme, Cecilia Malmström, me atë kohë, erdhi dhe tha, ecurinë më të mirë mbas liberalizimit të vizave e ka Shqipëria dhe më problematike e kishte Serbia dhe Mali i Zi. Pra, këto ishin treguesit.
Njëherazi, në funksion të kësaj, në të gjithë aparatin shtetëror u ndërtua Ministria e Integrimit, drejtoritë e integrimit për të ndjekur se procesi është i komplikuar, është proces shumë teknik, kërkon shumë impenjim, të cilat monitoroheshin dhe funksiononin me monitorim të përjavshëm. Çfarë ndodhi me pak fjalë? U shkatërrua Ministria e Integrimit, ju e dini që s’ekziston më as emri as nishani, drejtoritë e gjithçka. Pse u bë kjo? Për të dhënë përgjigjen e qartë dhe e prerë. Integrimi Europian nuk ishte prioriteti i Edi Ramës. Po kush ishte prioriteti i Edi Ramës? Do vijë prapë pyetja nga publiku që na ndjek. Prioriteti ishte që të bënte Ballkanin e Hapur. Që të zhvlerësonte nismën e Berlinit, po e mbani mend, në paktin Rama-Vuçiç, i cili qe një dështim katastrofik. I paralajmëruar nga opozita shqiptare.
Dua të them, filloi me Ballkanin e Hapur. Mos harrojmë këtë gjë. E para. E dyta vazhdoi me lojërat që bënte kundra Kosovës, sanksionet kundra Kosovës e të tjera e të tjera. Më së fundi kulmoi, ja pak kohë më parë, me letrën e famshme Rama-Vuçiç që të futemi si vende të kategorisë së dytë, pra, kundër çdo lloj, kundër çdo lloj kriteri, principi, parimi të Europës e të tjera e të tjera, përse? Që të bëjmë sikur dhe njëherazi të kemi të drejtën të rrimë me dy këmbë, një këmbë të shikojë nga lindja dhe një këmbë të shikojë nga perëndimi. Një kërkesë që siç e keni parë është refuzuar në mënyrë kategorike, ashtu sikur u rrëzua në tokë Ballkani i Hapur e të tjera, por ky, në të gjitha rastet, ka qenë publikisht dhe ka thënë shumë qartë, unë me Europën, ju jeni të prapambetur, ju jeni mbrapa, ky ishte shumë përpara. Edhe njëherazi ka thënë, ne do jemi të detyruar sepse ka realitete në lindje që janë shumë joshëse dhe vendet nuk kanë çfarë të bëjnë, nuk rezistojnë dot.