Connect with us

Politike

Rama në Bordin e Paqes/ Mediat në Amerikë pasqyruan 3 momente kryesore nga mbledhja

Gazetarja Klementina Cenkollari deklaroi se mediat amerikane e kanë pasqyruar mbledhjen e sotme në Uashington, për Bordin e Paqes.
Në një lidhje live nga Uashingtoni, Cenkollari u shpreh se kryelajmi në mediat amerikane, ishte paralajmërimi që Trump i dha Iranit, për armët bërthamore.
“Pothuajse të gjitha mediat amerikane janë përqënduar në 3 momente kryesore, sa i përket Bordit të Paqes. Mbështetja financiare, 10 miliardë dollarë nga SHBA dhe 7 miliardë dollarë nga vendet e tjera. Elementi i dytë, ka qenë pikëpyetjet që kanë shoqëruar, si do jetë ky bord përballë OKB? Shumë udhëheqës botëror dhe diplomatë kanë qenë të shqetësuar se kjo nismë e re synon të lërë në hije OKB. Zoti Trump e adresoi këtë element, ku tha se do të vijojë mbështetja financiare ndaj OKB, por se Bordi i Paqes do të mbikëqyrë këtë organizëm. Çështja e tretë, që ka qenë kryelajm edhe në media, ishte paralajmërimi që Trump i dha Iranit, një afat 10 ditor, për të arritur marrëveshje për programin bërthamor, përndryshe do të rrezikonte veprimin ushtarak”, tha Cenkollari.
Sipas saj, në mediat amerikane u pasqyrua fakti që një pjesë e liderëve lavdëruan presidentin Trump dhe nuk u diskutua për Bordin në thelb.
“Veç asaj që u pa zyrtarisht, ajo çfarë është adresuar nga mediat, ishte përmbajtja e fjalimeve të një pjese të liderëve botërore, që sipas mediave amerikane, u përqëndruan në lavdërime mbi presidentin Donald Trump dhe aftësinë e tij për t’i dhënë fund luftërave. Çështja tjetër, lidhet me faktin që zoti Trump mbështeti publikisht udhëheqës të vendeve të tjera që përballen me zgjedhje në vendet e tyre repektive. Mbetet ende e paqartë, mund të përmend se mënyra si po kontribuojnë vendet dhe se kur e kanë bërë publike kontributin e tyre, 7 prej tyre e njoftuan ditën e sotme kontributin fnaicinar, të tjera që do kontribuojnë me forca ushtarake, kanë zgjedhur ta njoftojnë sot. Shqipëria dhe Kosova janë mes 5 vendeve që do dërgojnë trupa. Në total duhen 12 mijë policë dhe 20 mijë trupa në Gazë”, nënvizoi gazetarja.

Advertisement