Politike
Balla: Shqipëria, para Serbisë në procesin e integrimit
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, në fjalën e tij në Komisionin e Jashtëm sot në 4 maj, ku është i pranishëm dhe ministri Ferit Hoxha tha se Shqipëria është para Serbisë në procesin e integrimit.
Balla theksoi se opozita vetëm gënjen dhe thotë fake news. Ai shtoi se reforma në drejtësi është vlerësuar nga partnerët ndërkombëtarë të vendit.
Taulant Balla, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së: Opozita lexon vetëm fake news. Thanë se vendet anëtare të BE-së kanë rrëzuar IBAR-in. Nuk është rrëzuar IBAR-i. Çfarë do thuash zotrote (i drejtohet deputetit Tritan Shehu) kur të miratohet, se ke thënë se është rrëzuar? Shqipëria i ka hapur negociatat në kohë rekord, është shumë përpara Serbisë. Sot në rajonin tonë janë dy vende pararojë e ata janë Shqipëria e Mali i Zi. Ne kemi rekord historik të hapjes së kapitujve në të gjithë historinë e negociatave me BE-së.
Reforma në drejtësi, që lidhet në mënyrë jetike me dy kapituj kryesorë për integrim, është një proces shumë i rëndësishëm drejt Shqipërisë europiane. PS e ka mbështetur dhe do e mbështesë reformën në drejtësi. Ne nuk e zgjedhim komshiun, por dimë se një nga dimensionet kryesore të integrimit është bashkëpunimi rajonal. Zoti Hoxha është një nga diplomatët më të mirë që ka Shqipëria, që ka punuar me disa ministra.