Connect with us

Politike

Salianji shpërthen ndaj qeverisë: Shqipëria po qeveriset nga bandat

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas raportimeve për sulmet ndaj llogarive të përdoruesve në rrjetet sociale, duke akuzuar qeverinë se po përqendron vëmendjen te censurimi i kundërshtarëve politikë, në vend që të luftojë krimin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji deklaroi se situata e sigurisë në vend është përkeqësuar dhe se konfliktet me armë po shtohen nga jugu në veri. Sipas tij, qeveria ka humbur kontrollin mbi territorin dhe autoriteti shtetëror po zëvendësohet nga bandat kriminale.

Ai pretendon se grupet kriminale janë fuqizuar nga pushteti dhe tashmë po sfidojnë vetë shtetin, ndërsa prioritet i qeverisë, sipas tij, është mbyllja e llogarive në Instagram dhe goditja e zërave opozitarë.

Në përfundim të reagimit, Salianji u shpreh se kryeministri Edi Rama ka humbur autoritetin dhe aftësinë për të qeverisur vendin, duke i bërë thirrje që të japë dorëheqjen.

Advertisement