Connect with us

Bota

Sanksione të shumta nga Perëndimi/ Putin: Nuk jemi të izoluar

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur ditën e sotme një fjalim në Shën Petersburg, nga ku ka deklaruar se vendi i tij nuk është i izoluar edhe pas sanksioneve të Perëndimit dhe se Rusia ruan marrëdhënie shumë të mira me partnerët tregtarë.

“Rusia nuk është e interesuar të zhvillojë marrëdhënie me partnerët që mbështesin “praktikat barbare” dhe të cilët janë të nxitur politikisht”, tha ai.

Duke vazhduar të flasë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, Vladimir Putin i kthehet propagandës duke fajësuar Ukrainën për pushtimin e Rusisë. Pavarësisht aneksimit të Krimesë në vitin 2014 dhe mbështetjes së forcave separatiste pro-ruse në Donetsk, Putin e cilësoi sulmin e tij ndaj Ukrainës si të jashtëzakonshëm.

“Lufta në Ukrainë filloi nga regjimi ukrainas me mbështetjen e sponsorëve të tyre perëndimorë në vitin 2014. Bombardimet filluan atëherë në Donbas, kjo është luftë. Unë u detyrova të përdor forcat e armatosura në përgjigje të kërkesës së Donjeckut për të ndaluar këtë operacion të armatosur”, tha Putin.

Bota

“Zgjedhjet”, shkon në 25 numri i kandidatëve në vrarë në Meksikë

Situata në Meksikë vazhdon të jetë alarmante. Një tjetër kandidat u vra të premten në  Puebla, më pak se 48 orë përpara hapjes së qendrave të votimit të zgjedhjeve të përgjithshme të vendit.

Gjatë këtyre zgjedhjeve janë shënuar shume vrasje të kandidatëve për poste lokale, sipas shifrave zyrtare.

Jorge Huerta Cabrera , një kandidat për një vend në këshillin e qytetit në Isúcar de Matamoros, një qytet me rreth 80,000 banorë, u vra, ndërsa gruaja u plagos, citon Agence France-Presse.

Sipas raportimeve të mediave meksikane, kandidati 30-vjeçar është goditur nga plumbat teksa po dilte nga makina e tij në mes të ditës.

Gjithsej 25 kandidatë në zgjedhjet lokale janë vrarë në Meksikë që nga fillimi zyrtar i fushatës zgjedhore, sipas shifrave të qeverisë federale.

Ndërsa Organizata joqeveritare Data Cívica, nga ana e saj, raporton për rreth  tridhjetë të vdekur kandidatë.

Continue Reading

Bota

“Izraeli ka propozuar një marrëveshje të re”/ Biden: Armëpushimi në Gaza do të zbatohet në tre faza

Presidenti amerikan Joe Biden tha sot se Izraeli ka propozuar një marrëveshje të re armëpushimi, e cila madje është gati për tu zbatuar menjëherë. Në fjalën e tij, presidenti amerikan tha se plani për armëpushim, i propozuar nga Izraeli, do të zbatohet në tre faza.

Faza e parë përfshin një armëpushim të plotë dhe total dhe tërheqjen e ushtarëve të IDF nga të gjitha zonat e banuara në Gaza. Gjithashtu është planifikuar lirimi i disa prej pengjeve dhe shkëmbimi i tyre me të burgosur palestinezë. Gjithashtu Biden shtoi se 600 kamionë me ndihma humanitare do të hyjnë çdo ditë në Rripin e Gazës.

Faza e dytë kërkon një ndërprerje të përhershme të armiqësive dhe lirimin e pengjeve të mbetura, përfshirë ushtarët e mbajtur nga Hamasi. Kjo do të thotë një fund i përhershëm i armiqësive. Së fundi, faza e tretë do të përfshijë restaurimin e Rripit të Gazës. Pasi të arrihet, kjo fazë do të përfshijë gjithashtu kthimin e eshtrave të pengjeve që vdiqën në duart e Hamasit.

Biden shpjegoi se SHBA-ja është e fokusuar në mënyrë të pamëshirshme në gjetjen e një fundi të përhershëm të luftës dhe lirimin e pengjeve. SHBA synon të krijojë një të nesërme më të mirë për Rripin e Gazës.

Ai gjithashtu i kërkoi Hamasit të mbështeste planin. Është një moment me të vërtetë vendimtar. Izraeli ka bërë propozimin e tij dhe Hamasi thotë se dëshiron një armëpushim kjo marrëveshje është një mundësi për të vërtetuar nëse vërtet e nënkupton këtë. Hamasi duhet ta pranojë marrëveshjen,” tha Biden.

Presidenti amerika tha se tani është koha që të gjithë të ngrenë zërin dhe të kërkojnë që Hamasi të vijë në tryezën e bisedimeve.

Continue Reading

Bota

Biden apo Trump? Eksperti austriak parashikon zgjedhjet presidenciale në SHBA

Eksperti austriak, Gunther Fehlinger, ka bërë një parashikim për zgjedhjet presidenciale në SHBA. Ai u shpreh se ka shumë spekulime mbi atë se kush do fitojë zgjedhjet në SHBA, por që sipas tij edhe këtë herë do të fitojë Bideni.

“Bota dhe Ballkani po spekulojnë se kush do t’i fitojë zgjedhjet në SHBA. Për shqiptarët, Biden është alternativa më e mirë dhe ai do të fitojë”, shprehet ai në një intervistë për Bota Sot

Sipas Fehlingerit, janë disa arsye se pse Biden do ta mposhtë Trumpin në zgjedhjet presidenciale.

Ai tha s Trump ka marrë një goditje të madhe nga dënimi i fundit, duke paralajmëruar se e presin probleme të mëdha ligjore në muajt në vijim.

 

 

“Biden ka fituar 7 milionë vota më shumë në vitin 2020. Trump ka udhëhequr një kryengritje kundër Zëvendëspresidentit të tij, tani dënimi i fundit është një sinjal se e presin probleme të mëdha ligjore në 2024.

Biden ka një axhendë shumë të suksesshme të rimëkëmbjes së brendshme pas COVID, një ekonomi në rritje dhe e ka menaxhuar relativisht mirë luftën në Ukrainë.

Ai miratoi paketën ndihmëse për Ukrainën kundër opozitës së Trump dhe Putinit, ku municionet amerikane me vlerë 60 miliardë dollarë po bëjnë shumë ndryshim në Frontin Lindor dhe shteti rus po shkatërrohet, pasi në dy vite e gjysëm luftë, pala ruse ka pësuar humbje të mëdha”, shprehet ai.

Continue Reading

Bota

U shpall fajtor për 34 akuza, reagon për herë të parë Donald Trump

Donald Trump ka reaguar në rrjetet sociale pasi u shpall fajtor për 34 akuza.

Në një mesazh të gjatë në platformën “Truth Social”, ai kërkoi të minimizonte provat në gjyq, duke pretenduar se “nuk ishte i përfshirë” në shkrimin e “shpenzimeve ligjore” në të dhënat e biznesit dhe duke shprehur mosbesimin se një gjë e tillë do të konsiderohej krim.

“Kontabilisti im e quajti ‘Shpenzime Ligjore’, në linjën e përshkrimit ‘të vogël’ të librit, një ‘shpenzim ligjor’, i paguar për avokatin tim, në atë kohë avokat plotësisht i akredituar dhe kredibil. Unë nuk isha i përfshirë në atë emërtim, por si do ta kishit quajtur tjetër ndryshe, në fakt, një shpenzim, ky është i ashtuquajturi ‘krim’”.

“Nëse ata mund ta bëjnë këtë për mua, ata mund t’ia bëjnë këtë kujtdo,” tha Trump.

Donald Trump u bë ish-presidenti i parë që u dënua për vepra penale pasi një juri në New York e shpalli atë fajtor për falsifikimin e dokumenteve për të fshehur një pagesë në këmbim të heshtjes së një aktoreje të filmave pornografikë, përpara zgjedhjeve të 2016-ës.

Trump u shpall fajtor për 34 akuzat që ishin ngritur ndaj tij. Vendimi i fut Shtetet e Bashkuara në një terren të panjohur përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, kur Trump, kandidati republikan, synon të fitojë garën për Shtëpinë e Bardhë përballë presidentit demokrat Joe Biden.

Më 11 korrik do të dihet forma se si do të dënohet, me burg, para ose te dyja.

Continue Reading

Bota

Biden: Dënimi i Trump, askush nuk është mbi ligjin

Presidenti amerikan, Joe Biden ka folur në një konferencë për shtyp rreth gjykimit të djeshëm dhe shpalljes fajtor të Donald Trumpit për falsifikimin e të dhënave të biznesit.

“Parimi amerikan se askush nuk është mbi ligjin u riafirmua”, thotë ai, raporton Skynews.

Ai tha se 77-vjeçarit iu dha mundësia të mbrohej, juria u zgjodh si çdo juri tjetër në SHBA dhe pas një diskutimi të kujdesshëm, ajo mori një vendim unanim.

Presidenti tha se Trumpit tani do t’i jepet mundësia për të apeluar vendimin “si kushdo tjetër” që është dënuar penalisht.

 

 

Ai vazhdoi duke thënë se është “e rrezikshme” që dikush t’i quan zgjedhjet të manipuluara – siç ka bërë Trump shumë herë – dhe se drejtësia “duhet respektuar”.

Ndërkohë, republikani e ka sulmuar ashpër presidentin aktual amerikan, i cili është edhe kundërshtari i ardhshëm për zgjedhjet presidenciale amerikane të këtij viti.

“Ai është presidenti më budalla që kemi pasur ndonjëherë”, shton Trump, dhe “presidenti më i pandershëm që kemi pasur ndonjëherë”.

Ndryshe, Trump u shpall fajtor në 34 akuza për blerjen e heshtjes së yllit të filmave pornografik, Stormy Daniels.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING