Connect with us

Politike

SHBA: Irani përgjegjës, do ndërmarrim veprime…

Sulmi kibernetik nga Irani, Tabaku: Qeveria përgjegjëse, tregton sigurinë kombëtare për përftime politike

Për javë të tëra, qeveria amerikane ka qenë në terren duke punuar së bashku me partnerët e sektorit privat për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për të zbutur, rikuperuar dhe hetuar sulmin kibernetik të 15 korrikut që shkatërroi të dhënat e qeverisë dhe ndërpreu shërbimet qeveritare për publikun. Ne kemi arritur në përfundimin se Qeveria e Iranit kreu këtë sulm kibernetik të pamatur dhe të papërgjegjshëm dhe se ajo është përgjegjëse për operacionet e mëvonshme të hakerave dhe rrjedhjeve.

Sjellja e Iranit shpërfill normat e sjelljes së përgjegjshme të shtetit në kohë paqeje në hapësirën kibernetike, e cila përfshin një normë për të përmbajtur nga dëmtimi i infrastrukturës kritike që ofron shërbime për publikun. Shqipëria i sheh rrjetet qeveritare të prekura si infrastrukturë kritike. Aktiviteti keqdashës kibernetik nga një shtet që dëmton qëllimisht infrastrukturën kritike ose në ndonjë mënyrë tjetër dëmton përdorimin dhe funksionimin e saj për të ofruar shërbime për publikun, mund të ketë efekte kaskaduese vendase, rajonale dhe globale; paraqesin një rrezik të lartë të dëmtimit të popullatës; dhe mund të çojë në përshkallëzim dhe konflikt.

Ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e Shqipërisë për korrigjimin afatgjatë dhe ftojmë partnerët dhe aleatët të bashkohen me ne për të mbajtur përgjegjës aktorët kibernetikë keqdashës dhe për të ndërtuar një të ardhme dixhitale të sigurt dhe elastike”, shkruhet në njoftim.

Shqipëria shkëput marrëdhëniet me Iranin, Kim: Të jetë e qartë, kur aleati ynë sulmohet, SHBA vepron

1662555166_kim.png

Ambasadorja e Shqipërisë në vendin tonë, Yuri Kim, ka reaguar në lidhje me shkëputjen e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Iranin.

‘Më lejoni ta përdor këtë rast për të theksuar rëndësinë e veprimit kundër sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë. Kemi parë deklaratën e kryeministrit Rama sot në mesditë, Shtëpia e Bardhë është përgjigjur menjëherë dhe me forcë. Duhet të jetë e qartë që kur miku dhe aleati është nën sulm, SHBA do të ndërmarrin veprime’, tha Kim.

 

Sulmi kibernetik nga Irani, Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut mbështet masat e marra nga Shqipëria

1662551347_thumbsbc484622d2e8e3dee808a5ac9d3516a922.jpgMinistria e Punëve të Jashtme Maqedonisë së Veriut ka reaguar duke thënë se dënon ashpër sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë nga ana e Republikës Islamike të Iranit.

“Maqedonia e Veriut solidarizohet me Qeverinë e Shqipërisë, i mbështet masat e marra në këtë kontekst dhe bën thirrje për përgjegjësi për autorët e aktiviteteve të tilla malinje destabilizuese, që e rrezikojnë jo vetëm sigurinë nacionale të Shqipërisë, por kanë edhe implikime më të gjera rajonale dhe ndërkombëtare.

Sulmet e këtilla destruktive paraqesin shkelje flagrante të normave të së drejtës ndërkombëtare, përpjekje për të minuar sovranitetin e Shqipërisë si dhe kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e qytetarëve dhe institucioneve të saj.

Me qëllim mbrojtjen e interesave të saja, por edhe të interesave të secilit vend anëtar të NATO-s dhe aleatëve të tij, mbetemi të unifikuar në kuadër të Aleancës në ballafaqimin me të gjitha sfidat që i kanosen rendit dhe sigurisë ndërkombëtare”, thuhet në reagim.

Politike

“E kërkova prej kohësh bashkëpunimin zyrtar me SPAK-un”/ Veliaj: Ja pse iu referova prokurorëve si kolegë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një interviste komentoi edhe dëshminë e tij në SPAK.

Ai u shpreh se e kishte kërkuar prej kohësh bashkëpunimin zyrtar me SPAK-un, ndërsa sqaroi se përse iu referua prokurorëve si kolegë.

Sipas kreut të bashkisë, njerëzit që i sheh të angazhuar në një mision të përbashkët, ai i konsideron kolegë.

“Deri tani ka qenë tabu që autoritetet të bashkëpunonin dhe janë parë si armiqësore. Është normale  që autoritet të kenë nevojë të sqarohen. E kam kërkuar prej kohësh bashkëpunimin zyrtar me SPAK-un. S’ka pse të na bëjë përshtypje kur një palë s’ka asnjë kompleks dhe ka shprehur gatishmëri. Ajo që duhet të na bëjë përshtypje është jo një njeri që respekton ligjin, por ata që refuzojnë dhe sulmojnë organet e drejtësisë.

Unë ju quaj kolegë dhe ju të medias, pra njerëzit që janë angazhuar në një vokacion publik, sepse kemi një mision të përbashkët. Kush i sheh si armiq nuk duan që disa institucione të funksionojnë. Një njeri duhet të jetë konsistent, s’mund të them një herë “rroftë SPAK-u” dhe më pas ta degjeneroj këtë institucion. Normalja e re duhet të jetë e njerëzve që bashkëpunojnë”.

“Bashkia është klient, si çdo klient tjetër, si përshembull, Bashkia e Vorës, Rrogozhinës dhe gjithë qarkut. Pra jemi një nga klientët, jemi përdoruesit më të mëdhenj por jo pronar. Licencimi bëhet nga  një tjetër institucion. Kontrata është bërë nga ministria e Mjedisit në atë kohë. Ligji i ka shumë të qarta dhe kjo s’ha debat fare”, tha Veliaj.

I pyetur pse nuk ka folur më herë për të adresuar akuzat nga opozita dhe për të hedhur dritë, Veliaj tha: Sa herë që më është kërkuar  kam folur, por kini parasysh që opozita s’ka punë. Çfarë pune ka për të bërë Saliu gjithë ditën në shtëpi; Meta gjithë ditën në paralele? T’u kthej përgjigje njerëzve që skanë punë, shpif shpif se diçka do mbetet. Kjo është e gjitha politike, s’ka debat vlerash. Kjo është “ikni ju që të vijmë ne dhe ta kthejmë Shqipërinë flakë e zjarr siç e kemi pas.

Continue Reading

Politike

‘Betejë e shtrirë kudo’/ Kraja: Largimi i Veliajt është emergjencë kombëtare!

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV për të komentuar betejat politike të opozitës ishte shefi kabinetit të kreut të PD, Akil Kraja.

Kraja është shprehur se protesta që do të zhvillohet nesër paradite është një shërbim që qytetarët do ti bëjnë të ardhmes së fëmijëve të tyre pasi largimi i Veliajt është emergjencë kombëtare.
Fokusi i opozitës nuk është vetëm bashkia e Tiranës por është korrupsioni që ka gjunjëzuar shtetin që nga koka që është Edi Rama dhe shtrihet në çdo zyrë e institucion. Kjo është një betejë që është e shtrirë në kohë dhe po zhvillohet kudo.

Baza e çdo demokracie e çdo shteti që zyrtarët janë aty për ty shërbyer taksapaguesve dhe jo për ti vjedhur ato. Veliaj ka pasur një reagim shumë të fortë cilido zëri kritik dhe së fundi ka shpërthyer ndaj gazetarëve të sojit të tij si është dhe Baton Haxhiu.

Protesta e së martës është një thirrje që 9i drejtohet çdo njeriu dhe qytetari që të marrin pjesë në protestë pasi është një shërbim që i bëhet të ardhmes dhe fëmijëve të tyre pasi dëmi që Veliaj ka shkaktuar është shumë i madh që arrin në qindra miliona euro.

Continue Reading

Politike

DETAJE / Rama mbledh nesër në Kryesinë e Kuvendit, deputetët dhe ministrat

Kryeministri Edi Rama ditën e nesërme do të mbledhë grupit parlamentar të PS-së në Kryesinë e Kuvendit. Përveç Ramës në këtë takim do të jenë të pranishëm dhe kabineti qeveritar. Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 10:00, teksa të pranishëm do të jenë edhe deputetë të Partisë Socialiste.

Rama në këtë mbledhje pritet të adresojë në këtë mbledhje problematika që kërkojnë zgjidhje. Kjo nuk do të jetë mbledhja e parë pasi Rma ka zhvilluar edhe disa javë më parë mbledhje të tjera. Rama pritet të niset për një vizitë pune dy ditore në Gjermani dhe fill pas kësaj, më 12 maj, do të nisë atë që konsiderohet turi i diasporës. Kreu i qeverisë shqiptare do të udhëtojë në 4 shtete ku jeton pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë, duke nisur me Athinën dhe për të vijuar më pas me Mynihun, Milanon dhe Londrën.

Continue Reading

Politike

A je takuar me Shkëlzen Berishën? Veliaj: Rrugët tona u ndanë tek gjimnazi Sami Frashëri

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mohuar se është takuar në një darkë para disa vitesh me djalin e kryedemokratit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe gazetarin Çim Peka. Veliaj zgjodhi një media pro-qeveritare për të folur, në lidhje me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur, që nga thirrja e tij në SPAK deri te korrupsioni i Dosjes 5D. Në Top News, Veliaj deklaroi se për herë të fundit me Berishën janë shkëmbyer në oborrin e gjimnazit “Sami Frashëri” kur ishin adoleshentë.

“Me Shkëlzen Berishën mund të jem shkëmbyer për herë të fundit kur kemi qenë gjimnazistë. Ai ishte një vit mbi mua. Që atëherë kam kuptuar se njeriu, që në adoleshencë fillon të kuptojë kush di të qeverisë keq dhe mirë. Edhe atëherë, në shkollë, nuk përziheshim as në oborr pasi familja ishte damkosur që solli problemet me piramidat dhe shkatërrimin e vendit. Nëse po shqyhen me njeri-tjetrin, atëherë mirë t’ju bëhet. Sepse vetë Saliu sajonte gjëra të tilla. Saliu vetë, gjatë fushatës së kaluar, tha se Erion Veliaj, në 1977-ën, dy vite para se të lindte, ishte bërë një kitarist i famshëm nga Kalifornia, kishte krijuar edhe një grup roku dhe kishte shkuar në Iran. Pra, sipas tij, unë i kisha bërë gjithë këto mëkate para se të lindja. Parimi është: kush mbjell erë, do korrë stuhi. Saliu, Zeni dhe gjithë familja e tyre, dhe ajo vajza që vjen këtu te bashkia me molotov dhe thotë “lironi babin”, janë duke korrur atë që kanë mbjellë vetë”, tha Veliaj.

Veliaj shtoi se rrugët me Shkëlzen Berishën i kanë ndarë tek oborri i gjimnazit.

“Nuk më intereson fare çfarë thotë ai sepse babanë e tij e kemi mundur tre herë në zgjedhjet e përgjithshme dhe tre herë në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Meqë do të angazhohet politikisht, bujrum le të vijë, të kandidojë. Nuk më jep asnjë emocion një njeri që hodhi një fshat në erë dhe një njeri, i cili prej hallit që ka zënë babanë, detyrohet të shpenzojë paratë e veta, që të sjellë njerëz nga qytetet e tjera sepse nuk i del Tirana në protestë. Në këtë sens, ai të vazhdojë me aventurat e tij, ndërkohë unë kam punë për bërë. Rrugët tona janë ndarë që te oborri i Samiut”, tha Veliaj.

Continue Reading

Politike

Presidenti Begaj vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Françesku, ja dhurata për Atin e Shenjtë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj u prit sot në një audiencë të veçantë në Selinë e Shenjtë në Vatikan nga Shenjtëria e tij, Papa Françesku.

Kjo është hera e dytë që Presidenti Begaj pritet nga Ati i Shenjtë, pas vizitës së parë që zhvilloi në Vatikan në dhjetor të vitit 2022.

Kreu i shtetit falënderoi përzemërisht Papa Françeskun për këtë pritje duke i shprehur atij urime të sinqerta për angazhimin e fuqishëm në përhapjen e paqes përmes mesazheve të drejtpërdrejta për t’i dhënë fund luftërave sidomos në zonat e e nxehta të konfliktit; Ukrainë e në Lindjen e Mesme.

Presidenti i Republikës konfirmoi qëndrimin e Shqipërisë në krah të aleatëve perëndimorë për zgjidhjen përmes dialogut, si i vetmja garanci për stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit dhe me gjerë.

 

 

Presidenti Begaj i dhuroi Atit të Shenjtë një pikturë të Kishës së Kuvendit të Rubikut, një ikonë e krishtërimit shqiptar dhe një ndër kishat më të vjetra në Ballkan

Continue Reading
Advertisement

TRENDING