Connect with us

Pinknews

Sherri dhe përballja në gjykatë për të bijën, Rudina Dembacaj i përgjigjet ish-bashkëshortit

Aktorja e njohur Rudina Dembacaj ka folur së fundmi rreth pretendimeve të bashkëshortit të saj se nuk takohet me vajzën e tij, duke u shprehur se gjithçka është një “show” dhe se do që të përfitojë nga fama e saj. Sipas pretendimeve të ngritura, Aleksandri nuk e takon vajzën e tij shpesh dhe shkak për këtë është Rudina, e cila mesa duket nuk dëshiron që Viktoria të takojë të atin.  Disa muaj më parë, Aleksandri pretendoi se kishte një vit pa e takuar vajzën e tij, ndërsa Rudina në atë kohë u betua se nuk e ka ndaluar kurrë vajzën të takohet me babain e saj. Në korrikun e këtij viti, Aleksandri bëri një postim në profilin e tij të “Instagram”- it, duke treguar se pas shumë kohësh, më në fund kishte pasur mundësinë të takonte vajzën e tij. Në një intervistë të dhënë së fundmi, e pyetur në lidhje me pretendimet e bashkëshortit të saj, Rudina është shprehur:  “Unë nuk kam absolutisht aspak problem tashmë kur njerëzit kërkojnë vëmendje dhe famë, t’i injoroj. Patjetër që e drejta është shumë e thjeshtë për t’u gjendur dhe do e gjejmë të drejtën se kush mendon që i ka rënë në qaf njëri-tjetrit apo çdo njeri që shënjestron dikë. Është e rëndësishme që të ketë tentuar ta zgjidhë njëherë përtej portaleve. Nëse unë dal sot dhe bëj ‘show’. E di çfarë më kujton kjo situatë, ishte një blogere e huaj në rrjetet sociale që jepte këshilla për fëmijët dhe ndërkohë fëmijët e vet i abuzonte, i linte pa ngrënë etj. Pra, me pak fjalë çfarë shfaqim ne dhe çfarë bëjmë në realitet është shumë relative”. Aktorja e njohur është pyetur gjithashtu nëse ndihet keq për këtë situatë të krijuar, kur njerëzit duan të përfitojnë nga fama e saj. “Të them të drejtën, unë dua të shoh anët pozitive. Mua më vjen jashtëzakonisht mirë që kam një fëmijë të shëndetshëm, të lumtur, që kalojmë shumë kohë bashkë. Patjetër që ka shumë problematika në rritjen e një fëmije, por sot unë ia kam dalë që me ndihmën e shumë profesionistëve, Viktoria të jetë një fëmijë i qetë dhe nuk dua që në rrjetet apo në tituj të qarkullojnë lajme se si Viktoria e ka kaluar këtë”, shton aktorja. Ndërkohë vetëm pak kohë më parë, Rudina foli edhe për marrëdhënien që ka me fëmijët e bashkëshortit të saj, Mark Frroku. Duke u shprehur se ka një familje të madhe e të lumtur, ajo zbuloi më shumë detaje. “Në fakt, mua më thërrasin ‘crazy mama’ se thellëthellë jam pak e çmendur. Më pëlqen të dal gjatë gjithë kohës nga rutina dhe të ndryshoj atmosferën në shtëpi. S’dua të jemi çdo të diel njësoj. Nëse do ruajmë të njëjtën traditë dhe për të dielat, do të bëheshim shumë të mërzitshëm”, tregoi ajo. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, Aleksandri ka treguar se vajza e tij jeton me të ëmën dhe familjen e saj të re dhe se që prej një viti nuk e ka takuar atë. Kjo nuk është hera e parë që ai poston foto me vajzën e tij, kujtime të vjetra. “Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli”, ka shkruar ish-bashkëshorti i Rudinës në “Instagram” krahas një fotoje me të bijën. Për këtë, Rudina ka bërë një reagim publik, ku shprehet: “Unë di të të them që nga ana ime, nuk është penguar dhe nuk do të pengohet kurrë që fëmija im të takojë prindin e vet. Nuk do ta bëj këtë kurrë dhe për këtë të betohem për kokën e saj”, thotë Rudina në një video në “Instagram”, pasi një ndjekës i bën pyetjen nëse është e vërtetë që vajza nuk takon të atin.

Tema

Pinknews

Kejvina Kthella më në formë se kurrë, mahnit ndjekësit me pozat në Meksikë

Kejvina Kthella “dogji” rrjetin me disa foto më në formë se kurrë, të cilat i publikoi së fundmi në Instagram.

Ajo ndodhet me pushime në Meksikë dhe nuk ka hezituar që të ndajë disa foto me ndjekësit nga atje.

Në dy prej imazhet të saj, influencerja pozoi me një fustan të lirshëm me dizajn ‘animal print’, duke tërhequr vëmendjen të gjithëve, ndërsa në një imazh tjetër ajo pozoi me bikini.

 

Continue Reading

Pinknews

FOTOT më “flak” të moderatores së sportit shqiptar

Moderatorja dhe modelja Leila Kraja është një nga vajzat më seksi të ekranit.

Në vitin 2017, moderatorja sportive ka marrë pjesë në Miss America ku ka përfaqësuar Californinë, vendin ku është rritur.

Pas shumë vitesh në Amerikë, modelja Leila Kraja u kthye në Shqipëri ku dhe pati shumë sukses në botën e televizionit.

Ajo u kthye në një nga moderatoret më të pëlqyera të sportit.

Duke qenë shkodrane, ajo është një nga tifozet më të zjarrta të Vllaznisë.

Ne kemi përzgjedhur fotot më seksi të Leila Krajës që mund t’i shihni në galerinë e mëposhtme.

FOTOT më "flak" të moderatores së sportit shqiptar

Continue Reading

Pinknews

Format joshëse, Eva Murati shkëlqen me… bikini

Moderatorja Eva Murati ka postuar një foto nga një fotosesion i realizuar disa kohë më parë duke u shfaqur mjaft joshëse.

Në foton e publikuar në “Instagram”, nuk kanë munguar edhe reagime nga ndjekësit të cilët i kanë vënë në dukje format e përsosura.

“Kohë të shkuara”, shkruan moderatorja sportive.

FOTO: Format joshëse, Eva Murati shkëlqen me… bikini

Continue Reading

Pinknews

“Ajo po vjen…”/ Ja cili banor rikthehet në ‘BBV3’, suprizë emocionuese

‘Prime’ i sotëm siç duket do të jetë i mbushur plot me surpriza të bukura për një prej banorëve.

Teksa produksioni ka bërë një përmbledhje të gjërave që pritet të ndodhin, në mesin e tyre është dhe rikthimi i Ilnisës.

A do të jetë kjo vetëm një surprizë për partnerin e saj Meritonin apo do të qëndrojë në shtëpi, kjo mbetet për t’u parë.

Sakaq rikujtojmë që pak orë më parë, nëpërmjet një video të postuar nga ish-banorja, ajo shkruan: “Ajo po vjen…

Continue Reading

Pinknews

Betejë për çmimin e madh/ Romeo i mërzitur: Më bënë jo burrë

Teksa qëndronte në ambientet e jashtme të shtëpisë dhe larg banorëve të tjerë, Romeo është shfaqur paksa i mërzitur.

Kjo gjë siç duket ka rënë në sy të partneres së tij, Heidit, e cila i është afruar dhe e ka pyetur se çfarë e shqetësonte.

Romeo i shprehet se është prekur nga fakti se e kanë quajtuar ‘i pa burrë’

Pjesë nga biseda:

Heidi: Pse je kaq i mërzitur?

Romeo: Më bënë jo burrë o zemër asgjë, ka ndonjë gjë të bukur?

Heidi: Për mua nuk vlen ajo.

Romeo: Për mua vlen.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING