Connect with us

Shkrime

Shëtisin me varka vrastare fëmijësh, po pinë verë 40 mijë euro shishja

Akademiku i njohur Artan Fuga përmes një analize ka ironizuar të korruptuarit me tendera dhe bakshishe.

Përmes një reagimi në rrjetin social ‘Facebook’, Fuga thekson se këta persona jo vetëm që duhet të përbuzen, por edhe duhet të izolohen nga shoqëria.

Sipas tij për ta fajin e ka shkolla dhe edukimi.

“Kujtojnë se edhe në botën e përtejme do të shkojnë me ato pasuri që kanë mbledhur me grykësi, të vjen t’ja plasësh gazit, po qe se nuk je me inat me ta, kujtojnë se pasuria do t’i mbrojë nga zonja Vdekje që do ua rrëmbejë të gjitha, kujtojnë se leku i vjedhur, grabitur, apo fituar me hilera e poshtërsi, do t’i mbrojë nga sëmundjet, kujtojnë se po të hanë në restorante me çmime në stratosferë, po qe se shëtisin me varka vrastare fëmijësh, po pinë verë 40 mijë euro shishja do të jenë më të lumtur.”, shkruan Fuga.

 

 

REAGIMI I FUGËS
Cfarë keqkuptimi!!!
Këta të korruptuarit me tendera, me bakshishe, me lloj lloj gjërash që kanë synim pasurimin e paligjshëm, veç të tjerash, duhet jo vetëm të përbuzen, madje të izolohen nga shoqëria, por janë edhe në një keqkuptim absolut! E ka fajin shkolla dhe edukimi për këtë!

Mua më vjen keq për ta!

Kanë një keqkuptim gjigand të mjerët për jetën dhe vdekjen! Ju betohem!
Kujtojnë se edhe në botën e përtejme do të shkojnë me ato pasuri që kanë mbledhur me grykësi, të vjen t’ja plasësh gazit, po qe se nuk je me inat me ta, kujtojnë se pasuria do t’i mbrojë nga zonja Vdekje që do ua rrëmbejë të gjitha, kujtojnë se leku i vjedhur, grabitur, apo fituar me hilera e poshtërsi, do t’i mbrojë nga sëmundjet, kujtojnë se po të hanë në restorante me çmime në stratosferë, po qe se shëtisin me varka vrastare fëmijësh, po pinë verë 40 mijë euro shishja do të jenë më të lumtur, kujtojnë se ata që i rrethojnë janë miqtë e tyre të vërtetë, hahahahahaha, madje mendojnë se atje ku do të shkojnë do marrin me vete dashnore, rroba firmato, dhe harrojnë se dhe shtëpitë me dyqind dhoma, të fshehura pas gardheve me beton, nuk janë pronësi e tyre, janë vetëm me qira për disa sekonda, se në fund të gjithë do shkojnë atje te ata me lopatë!!!
Cfarë humbje kohe të kotë që bëjnë në vend të pasurojnë shpirtin!
Harxhojnë jetën, për të fituar atë që do t’u marrin me dhimbje edhe po qe se i shpëtojnë SPAKUT, e SPATËS!
Të vdesësh gazit nga keqkuptimet e tyre, nga fakti si e harxhojnë kot jetën e tyre, preh e ambicjeve, iluzioneve, budallallikut!

Cfarë përgjegjësie shkolla shqiptare që i ka lënë injorantë në gormarllikun e tyre!
Qesh, qesh, qesh!

Shkrime

Kryeministër Albin Kurti, për një plesht nuk ia vlen të digjet jorgani

”Luftëtari i dritës mendon njëkohësisht për luftën dhe paqen dhe di të sillet sipas rrethanave” Pauelo Coelho, Manual i Luftarit të dritës. f.55

Nga Mr.sc. Metush Zenuni

Tashmë gati jemi në përfundim të fushatës elektorale në shtetin fqinjë, Maqedoninë Veriore. Në këtë shtet jetojnë afër 50% shqiptar dhe doemos ndikimi i tyre tek partitë politike në Kosovë ka pasur efekt.

Në Maqedoni, elektorati shqiptar është ndarë në dy taborre.
Fronti Evropian dhe Koalicioni VLEN janë dy blloqet politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, që do të garojnë në zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare që mbahen më 24 prill dhe 8 maj. Fronti Europian- i cili udhëhequr nga BDI dhe Lideri i saj Ali Ahmeti, një ish Lider i dikurshëm i LPK-së, njëri nga themeluesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të UÇPMB-së dhe të Ushtrisë çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, në këto zgjedhje vendosi që koalicioni Fronti Evropian të përfshijë partitë më të vogla shqiptare dhe të bashkësive të tjera etnike. BDI-ja tashmë ka bërë koalicion me Partinë Demokratike Shqiptare, Partinë “Populli” dhe Partinë Demokratike Evropiane dhe me partitë e vogla të minoritetit turk, boshnjak dhe romë.
Katër partitë opozitare shqiptare për zgjedhjet parlamentare janë rreshtuar në koalicionin VLEN që përbëhet nga Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike, Aleanca për Shqiptarët e kandidatit për president Arben Taravari dhe partia Alternativa. Qëllimi i këtij koalicioni është “ndryshimi”, përkatësisht largimi nga qeveria i Bashkimit Demokratik për Integrim, që është në pushtet prej 22 vjetësh.
Koalicioni VLEN vlerëson se shqiptarët kanë nevojë për “ndryshimin e madh” që do të ndodhë në zgjedhjet e dyfishta .
Sipas asaj që deri sot kam përcjellur përmes mjeteve vizive, Fronti Europian i udhëhequr nga Ali Ahmeti, ka arritur mjeshtërisht të luaj në fushën taktike të bashkimit politik, duke ofruar në këtë Front, ish Liderin e dikurshëm të pa konkurrent të PDSH-se, z. Menduh Thaqi, i cili megjithë problemet organizative me partinë e tij, është njeri me ndikim jo vetëm tek shqiptarët në Maqedoni, por edhe në Kosovë dhe botën shqiptare përgjithësisht. Poashtu në Front është bashkuar edhe Lideri i Aleancës për shqiptarët -ASH, z. Zjadin Sela, i cili para disa vitesh erdhi në skenën politike të shqiptarëve në Maqedoni me pompozitet e si vlerë e shtuar, por që nuk mundi të qëndrojë gjatë në partinë e tij, pas qarjeve të tij me z.Arben Taravari. Goditjen e fundit kundër VLEN-istëve, sipas mendimit tim, Fronti i ka bërë me koalicionin e tij të partive minoritare në Maqedoni, i cili pos që do të derivojë vota të konsiderueshme në shtetin me më shumë minoritete në Ballkan, do të ketë ndikim edhe në përqindjen e votave në partitë Maqedone, e mbi të gjitha do të ketë ndikim tek shtetet Europiane dhe SHBA, të cilat e llupë e përcjellin çdo lëvizje politike të BDI-së, si ish- parti e dalur pas luftës në këtë shtet në vitin 2001.
Koalicioni VLEN, duke qenë opozitë brenda shqiptare, një Koalicioni i partive e grupimeve të vogla, e cila si strumbullarë e ka partinë pro Islamiste BESA, e cila udhëhiqet nga Bilall Kasami, një ish anëtar i BDI-së, pa ndikim politik dhe autoritativ tek shqiptarët e Maqedonisë, ish aleat në disa zgjedhje i partive Maqedone , VMRO e LSDM, fundamentalist islamik dhe i lidhur ngushtë me pushtetin në Turqi, pastaj njërin nga udhëheqësit e Aleancës, Arben Taravari, poashtu me ide islamiste, i kandiduar për President nga ky Grupim politk, pastaj të vetëpërjashtuarit nga BDI, z. Izet Mexhiti, Fatmir Limanin dhe ndonjë kuadër periferik të BDI-së. Përparësia e këtij Koalicioni është se në krah të tyre qëndron formalisht edhe partia në pushtet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, të cilën përparësi, ky koalicion po mundohet ta shfrytëzojë sikur kokrrama e qyqeve në pyllin e dendur. Është e çuditshme të mësohet se çe shtyu Kryeministrin e Kosovës dhe Liderin e VV-së Albin Kurti, që të bëhet aneks i këtij Koalicioni opozitar shqiptar në Maqedoni, kur dihet se partitë e një shteti tjetër, këtë rast Kosova nuk kanë të drejtë juridike e as kushtetuese të garojnë për pushtet në një shtet tjetër, këtë rast në shtetin e Maqedonisë Veriore?! Ky vendim i Vetëvendosjes për tu bërë tutorë i Besës dhe kundërshtar politik i BDI-së dhe Ali Ahmetit, i dha mundësi partive opozitare dhe mediave pro tyre në Kosovë që automatikisht të dalin në krahun e BDI-së dhe Ali Ahmetit. Në fakt BDI dhe lideri i saj Ali Ahmeti, një veprimtar i dëshmuar i Lëvizjes Ilegale edhe në Kosovë, për më shumë se 20-vite ishte e sulmuar nga ish partitë e dalura nga lufta e Kosovës, si: PDK-AAK-NISMA e LDK, të cilët për dekada ishin në pushtet. Në këto zgjedhje në Maqedoni, ndonëse ata nuk kanë marrë pjesë aktive, vetë fakti se oponoenti i tyre është në krahun e VLEN-it, ata në stilin “Për inatin e vjehrrësh shkojë e fle me mullingjinë“ ata kësaj radhe i kanë dalur deklerativisht dhe me pompozitet në krah BDI-së.

Nëse Vetëvendosje dhe liderët e lartëcekur, kanë vendosur të dalin kundër BDI-së, për shkak të afrisë politike që kanë lideri i sajë Ali Ahmeti me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, mendoj se i ka bërë hesapet gabim, sepse Vetëvendosje në bazamentin e saj si subjekt politik
ështe identifikuar me programin për vetëvendosje dhe bashkim me Shqipërinë , prandaj në këtë Maratonë politike, ajo do të duhej të bashkëpunonte ngushtë me shqiptarët në Maqedoni, Preshevë e Mal të Zi, pa tendenca ndarje e diferencime politike. Poashtu nëse Vetëvendosje si parti në pushtet dhe më e madhe në Kosovë, do të duhej ti vëjë me kujdes gishtin kokës, dhe të pyes veten se a e ka vlejetur të bëhet pjesë e zgjedhjeve më herët në Shqipëri, dhe a e VLEN tash të bëhet pjesë e Zgjedhjeve në Maqedoni, kru dihet se shancat për debakël i ka të sigurta. A e kanë diskutuar Liderët e VV-së, Këshilli i saj i Përgjithshëm dhe antarësia e gjerë se kjo mendësi politike do të rrezikonte zbehjen e imazhit politik të VV-së tek anëtarët, tek simpatizantët e sajë të shumtë në Kosovë dhe jashtë vendit, duke marrë pjesë në fushata elektorale të gabuara politke ku humbja e saj do të jetë e turpshme.
Dhe krejtë në fund, fitorja aq e madhe e pritur e Frontit Europian, e BDI-së dhe e Ali Ahmetit në zgjedhjet e 24 prillit dhe të 08 majit 2024 në Maqedoni, do të nxjerrë në pozitë qesharake Vetëvendosjen, anëtarët dhe simpatizantët e sajë, të cilët janë edhe miq e bashkëluftëtar të ALI AHMETIT dhe përkrahës të BDI-së, e mbi të gjitha, do të nxjerrin fitues moral pa meritë, PDK-në dhe mediat e ish pushtetit në Kosovë, kundërshtarët strategjik të BDI-së dhe të VV-së. Nuk duhet harruar poshatu se me këtë humbje, pa pikë nevoje të VV-së në Maqedoni, do të ketë efekt domino edhe në Kosovë, sepse nuk duhet harruar se ata ish veprimtar të LPK-së dhe luftëtar të UÇK-së nga Kosova, që janë anëtar të VV-së dhe në krah të Ali Ahmetit e BDI-së në Maqedoni, e nuk e kanë pritur një ndarje të tyre politike dhe meqë kanë ndikim të madh politik dhe organizativ në VV, do të kenë ndikim edhe fatin e sajë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.
Mr.sc. Metush Zenuni, anëtar i VV-së/ 22.04.2024, Zvicër

Continue Reading

Shkrime

‘Fale Zot Vuçiçin, nuk di se çfarë thotë’

‘Ne do të dalim nga Këshilli i Evropës nëse Kosova pranohet. Do të kandidojmë për një vend si anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nëse votohet rezoluta e Gjermanisë dhe Ruandës dhe do të shkruajmë pa pushim për gjenocidet e Perëndimit. Do të mundim bindshëm dy vende të NATO-s” –  Këto janë disa nga mesazhet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçic, i cili tha se muajin e fundit për çdo zjarr të vogël që është shuar, është ndezur një i ri, më i madh. Me të gjitha këto, ai qetësoi publikun vendas por edhe provokoi publikun ndërkombëtar…
Janë dy tema kyçe mbi të cilat presidenti serb ka “ndërtuar” vlerësimin e tij në javët e fundit. E para është pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe e dyta është Rezoluta për Srebrenicën.
Dhe teksa u fol shumë për faktin se do të shqyrtohet pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, Vuçic në TV Prva më 22 mars, shumë qartë tha se do të shohim nëse Serbia do të mbetet anëtare e këtij organizimi.
“Do të shohim, ndoshta do t’ju pëlqejë më shumë ta keni Prishtinën në Këshillin e Evropës sesa Beogradin dhe Serbinë” – tha Vuçic pasi organizata konfirmoi se anëtarësimi i Kosovës do të diskutohej në fund të marsit.
Për Vuçicin, ky hap ishte një përjashtim de fakto i Serbisë nga anëtarësimi, megjithëse nuk është e qartë se mbi çfarë baze ai e ndërtoi një pozicion të tillë. Vitin e kaluar, në shkurt dhe mars, pasi u pajtua me marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, Vuçic pranoi edhe pikën 4, ku thuhet qartë se Serbia nuk do ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Pastaj erdhi Rezoluta për Srebrenicën. Presidenti i Serbisë tha disa gjëra interesante edhe me këtë rast.
Së pari, Serbia do të aplikojë si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nëse rezoluta për Srebrenicën miratohet në Kombet e Bashkuara. Dhe pastaj çdo vit Beogradi zyrtar do të paraqeste propozime për rezoluta për gjenocidin e kryer në territorin e Serbisë. Në Kragujevc, Kraljevë etj.

“Dy vende të NATO-s nga Evropa Lindore aplikuan për një anëtar jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Nëse rezoluta miratohet, ne do të aplikojmë për anëtarësim jo të përhershëm në vitin 2025 në të njëjtën ditë” – tha Vuçic, duke shtuar se Serbia do t’i mposhtë bindshëm të dyja vendet e NATO-s që kanë aplikuar deri më tani. Ai po ashtu theksoi se Serbia çdo vit do të paraqesë propozime për rezoluta për gjenocidin e kryer në territorin e Serbisë.

“Ne nuk do të përmendim gjermanët, ndaj le ta interpretojnë vetë se për kë do flasim. Në disa vende, deri në 80 dhe 90 herë më shumë njerëz vdiqën sesa në Srebrenicë. Pra, le të shohim se si ata do ta refuzojnë kete fakt. Ata kanë hapur kutine e Pandorës dhe së shpejti do të përballen me propozimin e Rezolutës për gjenocidin e popullit sovjetik dhe rus në Luftën e Dytë Botërore” – deklaroi Vuçic.
Duke komentuar narrativën e presidenti serb dhe “kërcënimet” e tij, drejtori i Qendrës për Politikë Praktike, Dragan Popovic, tha për Nova-n se është absolutisht e qartë se mesazhe të tilla janë të dedikuara ekskluzivisht për opinionin vendor.

“Dhe jo për të gjithë, por vetëm për votuesit e Partisë Përparimtare Serbe. Vuçic gjithmonë në këtë mënyrë i është drejtuar simpatizantëve të tij. Kërcënimet e tij janë formuluar në atë mënyrë që ai të duket para tyre,  shumë i guximshëm dhe i forte, dhe qytetarëve nuk u mbetet gjë tjetër veçse të fshihen nën zgjedhën e tij. Megjithatë, është fakt se shumica e votuesve të cilëve ai u drejtohet, nuk e dinë fare se çfarë do të thotë kjo, as çfarë është Këshilli i Evropës apo Këshilli i Sigurimit i OKB-së” – deklaroi  Popović duke shtuar se “Ata që e dinë se çfarë është dhe çfarë do të thotë të largohesh nga këto organizata ndërkombëtare, e dinë gjithashtu se kërcënimet e Vuçicit nuk do të vjetërohen kurrë”…..

 

 

 

Continue Reading

Shkrime

Ata që e kanë gatuar çorbën e shpopullimit nuk mund ta ndalin këtë hemorragji

Nga Edvin Kulluri

Shqiperia shpopullohet sepse:

-Pasuria publike rishperndahet keq prej korrupsionit;

-Financat publike rishperndahen keq po prej korrupsionit;

-Prona private dhunohet duke mos u kthyer por abuzuar prej autokratizmit qe shkel nje te drejte natyrore;

-Qeverisja vendore eshte centralizuar ne zyren e Kryeministrit prej reformes se 2008 dhe asaj territoriale te 2014;

-Parlamenti zgjidhet nga 4 persona, kryetaret e partive prej Kodit Zgjedhor te 2008;

-Drejtesia punon me 60% kapacitet dhe askush nuk thote nje fjale nga partite politike per kete gje;

-Siguria ushqimore eshte pertoke se nuk merret njeri me kete pune me shqyerjen e subvencioneve dhe fondeve te AZHBR;

-Siguria energjitike varet nga shirat dhe sa para fitojne Serbet nga varesia jone prej tyre;

-Policia eshte gjysem e popullit dhe gjysma tjeter e bandave;

Ka dhe me shume por le te ndalem me kaq! Ndaj thelbi eshte goditja qe ne 2008 e me pas e lirise se individit dhe komuniteteve per tu veteqeverisur! Dhe ata qe e kane prodhuar kete corbe shpopullimi nuk mund te ndalin kete hemorragji. Te vetmit njerez qe “realisht” e duan kete vend jane nja 200 politikane (nese jane te tille) qe duan te ruajne privilegjin e pamerituar, nja 500 police te inkrimuar, 30 biznesmene qe ndajne parate me te paret dhe nja 1000 gango qe bejne c’te duan se kane blere paprekshmerine nga politika dhe policia!

Dhe ata qe e cuan vendin ne kete pike akuzojne gjithmone “kundeshtarin” megjithese e kane bere bashke kete kasaphane! Ndaj nuk jane kundershtare por “sindikate” e interesave te perbashketa!

Te presesh nga arkitektet e shkaterrimit te rindertojne besimin eshte si ti kerkoje Cosa Nostras te rivendoste ligjin!

Continue Reading

Shkrime

Histeria antishqiptare e Vuçiç dhe mallkimet e Daçiç

Ish-ministri i punëve të jashtme i unionit Serbi-Mali i Zi, tashmë shkrimtar, Vuk Drashkoviç, ka thënë se bllokimi i Kosovës për t’u bërë pjesë e UNESCO-s nga ana e Serbisë është bërë duke u bazuar në urrejtje dhe në të pavërteta.

Në një shkrim autorial të botuar në të përditshmen e pavarur serbe “Danas”, ai ka thënë se Serbia ka arritur “dy fitore virtuale” në politikën e jashtme, siç është ndalimi i Kosovës në UNESCO-s dhe vetoja e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin në Srebrenicë.

Megjithatë, sipas Drashkoviç, njëkohësisht të dyja këto janë humbje të mëdha për Serbinë.

“Sot Serbia nuk mund ta mbrojë trashëgiminë e saj në Kosovë, por kishat dhe manastiret serbe nuk mund të mbrohen as nga shqiptarët. Ky është thelbi i fushatës ‘fituese’ kundër pranimit të Kosovës në UNESCO? Pra, kush do të kujdeset për trashëgiminë serbe? Askush! Fushata e shtetit të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, e cila do ta kishte detyruar Kosovën të merrte mbi vete detyrime ndërkombëtare për të mbrojtur trashëgiminë fetare, historike dhe kulturore në territorin e saj, ishte luftënxitëse, e bazuar në urrejtje, të pavërteta dhe gjysmë të vërteta” –  ka thënë Drashkoviq në këtë shkrim autorial.

Ai ka përmendur edhe etiketimet që presidenti Vuçiç u bën shqiptarëve të Kosovës, të cilët, sipas tij, janë “të mallkuar”, por edhe ato të ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, i cili thotë se “Kosova është si ISIS”.

Sipas Drashkoviç, këto deklarime, por edhe të tjera, se “shqiptarët duan të përvetësojnë, ti shpallin ‘vendet e shenjta serbe si shqiptare”, janë gënjeshtra të cilat “shërbejnë për të nxitur urrejtje dhe histeri antishqiptare”.

Sipas tij,  me trazirat e marsit të vitit 2004 në Kosovë, Serbia deshi të çonte mesazhin se “shqiptarët e Kosovës janë, si të thuash, gjenetikisht, ‘shkatërrues të shenjtëroreve serbe’ dhe të cilat ata nuk mund t’i mbrojnë”.

Megjithatë, ai tha se shumë shqiptarë janë pasardhës të këtyre manastireve që Serbia i konsideron të vetat.

“Kështu thuhet dhe shkruhet, pavarësisht se dhjetëra mijëra shqiptarë janë pasardhës të ‘vojvodëve të manastirit’, familjet dhe fiset fisnore të të cilëve, për më shumë se katër shekuj, mbrojtën kishat dhe manastiret serbe, madje humbën jetën në mbrojtje të tyre” – ka treguar Drashkoviç

Ndërkaq, duke folur në lidhje me rezolutën britanike në KS të OKB-së për gjenocidin serb në Srebrenicë, ai tha se vetoja e Rusisë ndaj saj “është një humbje, jo një fitore e madhe për Serbinë”.

“Duke kërkuar nga Rusia që me veton e saj ‘të mbrojë popullin serb nga vula e gjenocidit’, presidenti i Serbisë, deshi apo jo, e identifikoi gjithë popullin serb me autorët e krimit të madh në Srebrenicë”.

Si vetoja ruse e Srebrenicës, ashtu edhe votimi për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, Drashkoviç tha se e sollën Serbinë në konflikt me shumicën dërrmuese të anëtarëve të BE-së, me të gjitha vendet e fuqishme të Perëndimit dhe me të gjitha vendet në rrethinën e saj………………

“Është një disfatë e madhe për një vend që është kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, jo euroaziatik apo afrikan, dhe që ka ambicie të jetë një shtyllë e stabilitetit dhe pajtimit në Ballkanin e shqyer nga plagët dhe urrejtja ende e pashëruar” – theksoi shkrimtari serb.

“Fitoret, të cilat janë disfata, pengojnë edhe lëvizjet më të mira politike strategjikisht: Marrëveshja e Brukselit, afrimi i Serbisë dhe Shqipërisë, Serbisë dhe BeH-së, vizitat në Srebrenicë.Le ta imagjinojmë se Serbia e ka respektuar obligimin nga Marrëveshja e Brukselit, për të mos penguar integrimin ndërkombëtar të Kosovës, se Serbia e mbështeti rezolutën britanike në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Çfarë do të ndodhte? Serbia do të lartësohej para Evropës dhe mbarë botës. Ajo do të arrinte, vërtet, dy fitore të mëdha” – potencoi Vuk Drashkoviç

 

 

Continue Reading

OPINION

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi

Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të ditur çfarë duan e çfarë nuk duan njerëzit në mardhënie me politikën.

Sondazhi është një fotografi e realitetit e cila ia vlen të merret në konsideratë, gjithnjë nëse ne dëshirojmë të mësojmë diçka mbi shoqërinë ku jetojmë. Duke qenë kështu, sondazhi nuk mund të shpërfillet.

Në vijim do të trajtojmë çfarë na tregoi sondazhi i Barometrit në lidhje me Opozitën, cilat ishin informacionet që neve morëm nga ky “operacion spiunazhi”.

Informacioni nr. 1:

Liderët e Refuzuar.

Në pyetjen se cili është kandidati që opozitarët shqiptarë preferojnë për kryeministër në zgjedhjet e vitit 2025, del se vetëm 15.2% preferojnë Sali Berishën, vetëm 5% preferojnë Lulzim Bashën, ndërsa plot 73% preferojnë të kenë një kandidat tjetër për kryeministër.

Pra Berisha e Basha, të dy së bashku, nuk shihen si kandidatë për nesër, për të ardhmen, për vazhdimsinë. Përkundrazi ata shihen si e shkuara, si një kohë e kaluar e cila ka mbetur për inerci. Ata sot mposhten thellë nga nevoja dhe nga dëshira e opozitarëve për të pasur një kandidat të ri në vitin 2025.

Informacioni nr. 2:

Opozitarët në shoqërinë shqiptare nuk duan të kandidojnë me muzeum politik, me skelete dhe me relike të cilave iu ka kaluar vakti, ata duan lidership të ri për të larguar Edi Ramën. Pra nuk kanë rënë në disfatizëm dhe nuk kanë rënë viktima të historisë, sic shumëkush mund të mendojë se kanë rënë.

Informacioni nr. 3:

Berisha e Basha mund të dëshirojnë të luajnë ende bixhoz politik, me mendimin se ndoshta kësaj herë iu del diçka por, opozitarët nuk e preferojnë bixhozin me politikën dhe me opozitën, nuk e preferojnë bixhozin me fatin e tyre dhe me fatin e Shqipërisë.

Opozitarët shqiptarë nuk kanë dëshirë dhe as nerva, nuk kanë takat e as kohë për të humbur duke luajtur bixhoz politik; duke kandiduar përsëri me të njejtët liderë, liderë të çertifikuar tashmë si humbës kronikë, të herë-pas-hershëm.

Informacioni nr. 4:

Nga sondazhi kuptojmë se opozitarët nuk e shohin si pronë të Sali Berishës e të Lulzim Bashës, as opozitën, as të djathtën shqiptare, as vetë Partinë Demokratike. Shumëkush mund të mendojë se opozitatët, partinë, opozitarizmin, ua njohin si pronës Berishës e Bashës. Në sondazh del që jo. Shumica nuk ua njohin. Nuk mësyjnë tua marrin partitë me leva por thjesht nuk ua njohin si prona.

Informacioni nr. 5:

Jorida Tabaku më e pëlqyera prej njerëzve në radhët e politikanëve të rinj të cilët nuk kanë qenë ministra e nuk kanë konsumuar pushtet të nivelit të parë. Jorida Tabaku si model i politikanes së mbështetur tek kompetenca, tek shifrat, tek llogaritë familjare të familjeve shqiptare, tek shqetësimet mbi punën, profesionet, sipërmarrjen, të ardhurat, kursimet, rezulton “e shpërblyer nga njerëzit” për ketë model. Kjo është një e dhënë cilësore e cila vlen të konsiderohet kur të flitet mbi modelin e të djathtës së ardhshme, asaj të djathte “post Berisha e post Basha” e do të përfaqësojë të djathtën kur Shqipëria të jetë bërë shtet i BE-së.

Informacioni nr. 6: Tomor Alizoti më i panjohuri nga njerëzit

Kjo e dhënë mbi Tomor Alizotin na tregon shumë, madje është leksion më vete. Na tregon se në politikë nuk mjafton të shfaqesh si nipi i atij e stërnipi i atij tjetrit. Na tregon se për të qenë politikan i njohur e i pëlqyer, nuk mjaftojnë kriteret tribale dhe origjinat, as persekucioni komunist.

Është performanca vetjake ajo që të ngre. Kjo është shoqëri e performancës në kuptimin e mirë, nëse nuk performon në vetë të parë, nëse nuk spikat me punë konkrete, nëse ske bindje e formim solid apo kompetencë politike por, vepron me kap ça të kapësh me vesh, ushqehesh me historinë si mjet legjitimimi para njerëzve por vetëm kaq, mbetesh politikan i panjohur e i pakonsideruar. Kungulli nuk ecën mbi ujë për kohë të gjatë, një ditë fundoset.

Për ta përmbyllur, duhet trajtuar shkurt arsyeja pse njerëzit preferojnë 15.2% Sali Berishën dhe vetëm 5% Lulzim Bashën.

Në kohëra të vështira si këto që po kalon opozita, njerëzit kanë vepruar me kriteret e rrezikut për të mos u asgjësuar. Kanë kërkuar mbrojtje e siguri për mbijetesë.

Sali Berisha prej vitit 1990 është i asociuar me demokratët si politikani i cili ka qenë aty në të mirë e në të keqe. Si politikan luftarak i cili ka rrezikuar e ka luftuar. Sali Berisha duke formuar 3 qeveri të së djathtës në Shqipëri është i vetmi i cili u ka dhënë të djathtëve shijen e fitores.

Me Berishën ndodhi historia e dy lopëve. Kishin qenë dy lopë identike, lopa nënë e lopa bijë. Askush nuk mundej ta dallonte se cila është nëna e cila bija. Një burrë, tha e gjej unë se cila është nëna e cila bija. Kapi një hu në dorë dhe nisi t’i rrihte fort të dyja lopët. Njëra lopë, gjatë rrahjes, shkonte fuste kokën nën barkun e lopës tjetër. Burri tha, kjo është bija sepse kjo shkon fut kokëm tek e ama instiktivisht, për tu mbrojtur.

Edhe demokratët pas traumës së 25 prillit 2021, pas dajakut të madh, pas frikës dhe pasigurisë në atë gjendje të pashpresë, shkuan futën kokën për tu mbrojtur tek Sali Berisha, si lopa bijë tek lopa nënë.

Ndërsa Lulzim Basha është parë gjithmonë si njeri joluftarak të cilit karrierën ia dhuruar Berisha; ministër e kryebashkiak, pastaj kryepartiak, plus betejat në parti, ia ka fituar Berisha. Basha është parë si “çuni i babit”, ai nuk ka pasur asnjëherë autoritet politik të vetin e vetjak.

Kur u rikthye në partinë zyrëtare në vitin 2023, ai pati mundësinë për të dëshmuar lidership por, bëri të kundërtën, tregoi mungesë intelekti, mungesë formimi politik, mungesë vizioni për të ndërtuar parti aksionere. Ai ndërtoi një parti kompani private. Tregoi se edhe gjatë 8 vjetëve të shkuara, nuk ka qenë Berisha ai që e ka penguar por, Basha si me Berishën si pa Berishën është i njejti dhe vepron identik, njejtë.

Sjellja pas rizgjedhjes qe shenja e fundit se ai ska ndërmend të punojë për opozitarët por vetëm për nënpunësit e tarafit të vet. Prandaj edhe opozitarët nuk kanë ndërmend të “punojnë” për të, nuk e konsiderojnë, nuk e përfillin, nuk e duan. Sepse shohin tek ai Andon Ledhin i cili fitonte konkursin e violinës se ishte djali i babit, nuk shohin tek ai burrin e përgjegjshëm e të pjekur, burrin që ofron siguri e stabilitet.

Le të shpresojmë se edhe sektet brenda të djathtës të dalin nga bodrumi i sektit dhe të pranojnë realitetin. Të mos vazhdojnë me justifikimet qyqare se sondazhet nuk janë të vërteta por ato bëhen për të goditur liderët e tyre. Pasi është qesharake: kur sondazhet e nxjerrin keq Ramën apo iu nxjerrin mirë liderin, sondazhet janë të mira. Kur sondazhet i nxjerrin keq liderin, të njejtat sondazhe bëhen nga armiku.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING