Connect with us

DOSSIER

SHTËPIA E BESËS SHQIPTARE

JU LUTEM që të lexoni letrën që Dr. Charles Telford Erickson, idhulli im i dashurisë për Shqipërinë, iu kishte dërguar nxënëseve të Shkollës së Vajzave të Kavajës që ai e hapi vetë, në vitin 1926. Mendoj se në kohën kur ne po jetojmë, ku sfida e virtytit dhe e familjes janë tema të ditës, kjo letër merr vërtetë një vlerë të veçantë:

Letra titullohet:

SHTËPIA E BESËS SHQIPTARE

Të dashura vajzat e mia të Shkollës së Kavajës!
A iu kisha dhënë BESËN se do ta bëja shkollën e vajzave të parën, edhe pse në fakt kisha sjellë gjithçka për shkollën e djemve?
Është BESA, e cila e ka bërë shqiptarin të jetë një burrë që t’i besohet që nga ditët kur ai shërbente në Gardën Pretoriane të Perandorëve të Romës, deri në ditët e sotme.
BESA është një virtyt i edukuar brenda SHTËPISË SHQIPTARE.
Virtytet e granisë shqiptare, të cilat e kanë mbajtur të pastër dhe të panjollosur shatërvanin e jetës së kombit nëpër shumë shekuj, edhe pse kombi ishte shtypur prej racave dhe perandorive të huaja, është një virtyt i SHTËPISË SHQIPTARE.
Ai është një prej virtyteve më fisnike që mund të gjenden në ndonjë pjesë të botës. Shpirti i mrekullueshëm i mikpritjes, i afruar me të njëjtën bujari si për të huajin që troket në derë, edhe për njeriun e afërt të gjakut, është një virtyt që haset rrallë në botën moderne që rend me shpejtësi dhe prandaj duhet ruajtur dhe kultivuar brez pas brezi.
Nderimi dhe respekti i të rinjve për të moshuarit, fëmijëve për prindërit dhe gjyshërit e gjyshet, vendi i nderit i të vjetrit në familje, janë lule të mrekullueshme në kopshtin e bukur të SHTËPISË SË SHQIPTARIT. Ky virtyt nuk duhet të lejohet të vyshket kurrë ose të çrrënjoset prej zakoneve moderne, të cilat po i ndihmojnë kaq shumë prishjes së shtëpisë.
Kështu, të dashura vajza, po flas me ju sot siç flet babai me fëmijët e vet. Andaj ju kërkoj që të mbani parasysh përherë këto parime, SHTËPINË SHQIPTARE, e cila ka ardhur tek ju prej qindra brezash, njëri pas tjetrit. Kaq e rëndësishme është kjo për mua, saqë, nëse më del se me ato që mësoni në shkollë dobësohet kjo shkallë vlerash sadopak, do të më bënte të mendoja nëse kam bërë mirë apo keq që e hapa shkollën. Unë dua që ju të mësoni këtu vetëm se si t’i bëni këto virtyte edhe më të mira në jetën e kombit. Unë dua që ju të mësoni se si ta bëni shtëpinë tuaj jo vetëm një vend mikpritjeje, por një shtëpi të rehatshme, të shëndetshme për ju dhe fëmijët tuaj të bukur, të pastër dhe të hijshëm. Unë dua që ju të mësoni se si t’i siguroni fëmijët që do të lindni të jetojnë dhe të shmangni numrin tmerrësisht të lartë të vdekjeve foshnjore, që po e tronditin mëmëdheun nga zhdukja e fryteve të sapolindura, aq të bukura. Dua që ju të mësoni se si ta bëni jetën vetë një gjë të këndshme, të mbushur me gaz e hare, me këngë e gëzime, një bukuri brenda mendimeve dhe ndjenjave tuaja. Dua që mjedisin e jetës suaj ta bëni sa më të këndshëm. Unë shpresoj se shpejt do të vijë dita për Shqipërinë kur frika e hershme tmerruese, mizoritë dhe shtypja e përjetuar në shekuj do të fshihet nga faqja e dheut, nga vetë kujtesa dhe nga zemra e kombit dhe secili do të marrë përsipër deri në fund përgjegjësitë e tij e të saj dhe të punojë për ngritjen e standardit të jetës për këtë komb të nderuar.
Ju vajza do të vlerësoni pas disa vitesh, shumë më shumë sesa tani, se çfarë nderi dhe privilegji keni patur të ishit nën kujdesin e zonjushës Camp, zonjushës Miss Evans, Miss Smith dhe të tëra ato me të cilat keni mësuar së bashku në tërë këto vite.
Ekziston përshtypja nga jashtë se Amerika banohet pothuajse e tëra prej milionerëve. Në të vërtetë ka më shumë njerëz në Kavajë sesa milionerë në Amerikën e 123 milionë njerëzve. Fondet që e kanë mbështetur këtë shkollë nuk kanë ardhur nga njerëzit e pasur, as prej milionerëve, por prej njerëzve të thjeshtë, të cilët, në pjesën më të madhe, si dhe njerëzit tuaj, e fitojnë bukën e gojës me shumë sakrifica.
Edhe atë çfarë japin, e japin me sakrifica të mëdha. Unë mund t’ju tregoj shumë raste heroike të sakrificave të tilla. Për shembull, atë të një gruaje që po vdiste nga tuberkulozi në një spital. Ajo pasi pa se nuk i duheshin paratë për vete, m’i dërgoi mua kursimet e saj të pakta. Po ashtu një zonjë e vjetër, e cila kishte kursyer tre vjet për të blerë një kapele, kur dëgjoi për nevojat tona, m’i dërgoi mua në vend që ta blinte atë. Asaj iu duk më e vlefshme kjo ndihmë sesa kapela; apo të vajzave të një shkolle, të cilat vendosën të mblidhnin para për një konvikt veror këtu tek ju, i cili me shpresë do të ndërtohet vitin që vjen. Ato, në vend që të hanin pulë dhe akullore të dielave si përpara, pranuan të ziejnë lakra dhe paratë e kursyera i dhanë për fondin e konviktit.
Kështu, mbani mend të dashura vajza se ju jeni të lidhura së bashku në këtë jetë jo vetëm nëpërmjet familjes, fqinjëve, mësuesve dhe shoqeve të klasës në shkollë, por edhe me një shoqëri të mrekullueshme e të shkëlqyer njerëzish të thjeshtë në Amerikë, të cilët janë disa mijëra, që mendojnë për ju, luten për ju, ju duan ju dhe sakrifikojnë për ju gjërat e domosdoshme të jetës, vetëm e vetëm që ju të keni këtë mundësi për t’u rritur drejt një granie të bukur dhe të vlefshme, të bëheni drejtuese të gjinisë suaj të kombit dhe, mbi të gjitha, të ndërtoni SHTËPI TË BUKURA.
Erickson-i juaj
Marrë në: Erickson Collection, Yale University Divinity School Library, Group 26, Seria no 2, Box No 2, Folder No 3.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

DOSSIER

Vizita e gazetarit britanik në Shqipëri, në ’63-in: Burrat shqiptarë të pashëm e të egër, kishin një zakon të veçantë e simpatik

Nga James Cameron – Botuar në revistën “The Atlantic”, 1963

Turist në Tiranën e viteve ’60-të 

Vështirë se pritej që rrugët e Tiranës të jehonin tani në klithmat e djemve me veshje të shtrenjta dhe kuadrove që flisnin gjuhën mandarine, me kostume doku ngjyrë blu. Megjithatë sapo kisha dëgjuar se dy avionë të rinj me specialistë kinezë, kishin fluturuar së fundi në vend për të bërë spërkatje nga ajri me pesticide, mbi fushat e mbjella dhe plantacionet e ullinjve. A mund t’i këshillonin kinezët shqiptarët, për vjeljen e ullirit, ku ajo pemë rritej aty në atë klime mesdhetare, prej më shumë se dy mijë vitesh?!

Fakti ishte se disa qindra kinezë në Shqipëri, po silleshin aty ashtu si rusët silleshin në Kinë, tetë vjet më parë: duke mbajtur kokën ulur, nga sytë të kureshtarëve. Vetëm një herë, në ditën time të dytë në Tiranë, gabova rastësisht në seksionin e gabuar të restorantit, dhe aty ishin, nja dy duzina kineze, duke ngrënë në një ndarje të përcaktuar për ta. Ata ngritën sytë në një mënyrë shumë të befasuar dhe unë u tërhoqa në siklet.

Për dy ditë, pra, para se të bëja gafën time të pandreqshme, pata lirinë të shëtisja nëpër Tiranë, ku vura re se ishte një qytet që të zhgënjente me pamjen e tij. Kjo ishte më shumë për shkak të së vjetrës, sesa të resë. E reja ishte me të vërtetë banale: një model rrugësh të gjera, madje madhështore, të veshura me ndërtesa të vjetra në stilin italian, me një bulevard mjaft të gjerë, për të marrë disa linja trafiku, që ishte për 80 përqind të ditës, krejtësisht bosh.

Shkretimi i rrugëve ishte i frikshëm. Në çdo kryqëzim qëndronte vigjilent një polic rrugor me uniformë të bardhë, i gatshëm për të drejtuar një fluks automjetesh, që nuk vinin kurrë. Një herë në çdo pesë minuta, ndoshta, një kamion i vjetër ngjyrë të gjelbër, që kalonte rrallë në krahët e tij, do të shfaqej duke kërcitur dhe gërhitur në rrugë; polici i trafikut do të tërhiqte vëmendjen, ndërsa shfaqej në horizont dhe do ta tundte tabelën që mbante në dorë me vullnet të madh, duke mos pasur asnjë shenjë kundërshtimi. Në intervale edhe më të rralla, do të shfaqej një auto-veturë ngjyrë të errët “Zim”, me perde të mëdha, që lëvizte me ndonjë detyrë zyrtare, misterioze. Në të gjithë Shqipërinë sot, siç më thanë zyrtarisht, nuk ekzistonte asnjë automobil privat.

Poshtë Bulevardit “Shqipëria e Re”, poshtë Sheshit “Skënderbej”, ku statuja e madhe e Stalinit shkëlqente nga ndriçimi i llambave e pankartave ku shkruhej; “jetë të gjatë” për udhëheqësin kryesor Enver Hoxha, që drejtonte shtetin e punëtorëve, dukej se Tirana kishte rënë në një udhëkryq, ku sundonte një varfëri gjithnjë në rritje. Atje, ku teneqexhinjtë rrihnin tenxheret dhe kazanët e tyre, shëtisnin ata shqiptarë të varfër, që nuk mendohej të shkëputeshin kurrë, jashtë asaj jetese folklorike dhe fetare gjithashtu.

Gjysma e popullit vishej me stilin e zbehtë të një proletariati normal urban, por gjysma tjetër, pa asnjë lloj vetëdije, vërshonte në veshjen e bardhë si maqedonasit, xhubletin e qëndisur dhe pantallonat gjigande të gjera, të malësorit mysliman. Shqipëria duhet të jetë një nga vendet e pakta të mbetura, ku ajo që njihet si kostumi popullor, vishet në fakt vetëm nga fshatarët.

Këta burra të pashëm në dukje e të egër, kishin një zakon të veçantë e simpatik: atë të mbajtjes së luleve në gojë, siç veshin të tjerët butoniera. Shumë herë dikush do të ndeshej me tipa me portrete të egra, me mustaqe të errëta, nga buzët përbuzëse të të cilit, dilte një trëndafil ose, një spërkatje dorëzonjë. Edhe ushtarët vigjilente dhe të rraskapitur, e shpenguan vëmendjen e tyre, me këtë zakon të çuditshëm. Një herë, jashtë Tiranës, pashë një rojtar të turbullt në një gardh me tel, i cili kishte futur një tufë lulesh fushore, në grykën e “Karabinës” së tij.

Problemi i parë dhe shumë serioz me të cilin hasa, ishte ai i komunikimit. Shqiptarët flasin një gjuhë, që më dukej shumë e vështirë dhe e pakapërcyeshme; një lloj turqishteje të torturuar me komplikime të rënda sllave, në asnjë mënyrë për t’u marrë vesh brenda natës. Ajo ka një alfabet prej tridhjetë e gjashtë shkronjash, me shtatë zanore dhe njëzet e nëntë bashkëtingëllore.

Fjalët për “po” dhe “jo”, janë “po” dhe “jo”, por kjo nuk duhet të bëjë që askush të nënvlerësojë ndërlikimin e saj. Shumë shpejt zbulova, për shembull, se Shqipëria, në gjuhën e saj, nuk e quan veten fare Shqipëri, por “Shqipëri”, gjë që disi më dukej si e paarsyeshme.

Edhe pse shqipja mund të jetë befasuese, pak njerëz dukej se flisnin shumë më tepër. Meqenëse grupi ynë turistik kishte origjinën nga Gjermania (dhe ishte kryesisht gjerman), përkthyesi i ofruar, fliste gjermanisht, gjë që nuk ishte e dobishme për mua, pasi gjermanishtja ime, nuk është aspak e mirë. Nuk takova asnjë që fliste një fjalë anglisht. Kur ndodhën përbuzjet e mia, duke u përfshirë një diskutim mjaft të ashpër dhe të ndërlikuar, ai u përkthye nga shqip në rusisht, nga rusisht në gjermanisht dhe nga gjermanisht, në frëngjisht.

Kjo vështirësi e vogël lokale, do të ishte më mirë të tregohej tani, pasi ndryshoi plotësisht karakterin e një ekspedite tashmë disi pa formë. Mund të shihja se autoritetet shqiptare (që në fakt nënkupton të gjithë, me të cilët ne ramë në kontakt) ishin tronditur nga natyra transparente profesionale e grupit tonë turistik, megjithëse më dukej se reagimet e tyre, kishin qenë të papritura, por me mirësjellje. Prandaj, një ditë pas mbërritjes sonë, i dërgova një telegram shumë të shkurtër gazetës në Londër, në të cilën po kontribuoja.

E dërgova në mënyrë të zakonshme, përmes tavolinës së hotelit, dhe ndërsa qëllimi i tij kryesor, ishte thjesht të jepte adresën time, mendova se nuk mund të bënte ndonjë dëm të veçantë, nëse do të ishte e shtruar në terma që Republika Popullore e Shqipërisë, nuk mund ta kundërshtonte atë. Mbi të gjitha, kishte një vlerë lajmi, në ardhjen e të huajve perëndimorë në Shqipëri dhe kjo ishte pikënisja ime. “Kjo Republikë e vogël, krenare, e izoluar, e cila ka sfiduar me trimëri Lindjen dhe Perëndimin”, shkrova unë, “ka hapur dyert”, etj., etj. Nëse kisha ndonjë dyshim për formulimin, ishte se ishte pajtues deri në atë pike, sa të ishte i plotë; mund të fitojë përbuzjen e çdo censori shqiptar, për mënyrën e jetesës.

Ajo që nuk e kisha parashikuar, ishte reagimi i jashtëzakonshëm i tyre. Nganjëherë më kërkonin një grup i vogël funksionarësh fjalëpakë, por qartësisht në një mendje të theksuar armiqësore. Pas një komunikimi shumëgjuhësh, më dhanë të kuptoja se telegrami im, ishte konsideruar i pakëndshëm, jomiqësor, përçmues, se kishte nëntekste me frymë fashiste, gjë e cila ishte një shkelje e patolerueshme, e statusit tim si vizitor.

Mua më dukej kaq befasuese, sa arrita në përfundimin e një keqkuptimi të pakuptueshëm. Për çfarë konkretisht kundërshtuan ata?! Termat që përshkruajnë Republikën Popullore të Shqipërisë, natyrisht, ishin mjaft fyes. Por, unë protestova me njëfarë mosbesimi, fjalët që përdora në përgjithësi, nuk u konsideruan si armiqësore; “garant”, “i vogël”, “krenar”, “i izoluar…”! Kjo është ajo, që ata i kishte skandalizuar, pra fjala që kisha përdorur; “të izoluar!”

Kush tjetër përveç një “lakei perëndimor”, do të përdorte një fjalë kaq të hidhur, kaq të pasaktë?! Duke u ndjerë tashmë thellë në vendin e Alice in Wonderland, protestova duke thënë se; fjala “i izoluar”, nuk ishte një term qortimi. Pse, thashë, jo shumë vite më parë, në ditët e para të luftës, ne në Britani, mburreshim se ishim të izoluar. “E drejtë”, thanë ata, dhe kështu ishte; kështu që ju ndoshta jeni akoma, por Shqipëria, nuk është! Termi i përdorur, është mizor.

Në këtë kohë, biseda po shkonte drejt absurditetit. “Në rregull, – u thashë, – keni të drejtë, kështu që e pranoj se e kam pasur të pavend, mesazhin që kam dashur të përcjellë”. “Aspak, – u përgjigjën ata që më survejonin e kontrollonin; gjithçka që kishte ndodhur, ishte se punonjësit e Postë-Telegrafës që lexuan telegramin, me vigjilencën e tyre, ishin aq të indinjuar nga teksti i tij, saqë refuzuan ta transmetonin atë. Për më tepër, më mirë të mos më kapnin, duke u përpjekur të dërgoja më telegrame, të mira apo të këqija. Dhe për më tepër, me të vërtetë, ata kishin vendosur një vizë daljeje në pasaportën time dhe nuk u interesonte fare, se sa shpejt e përdora atë.

Në këtë pikë, megjithatë, doli ajo që, nga këndvështrimi i tyre, ishte një pengesë shumë e sikletshme dhe e turpshme. Është shumë mirë të bësh gjestin e madh, të hapësh derën e përparme dhe të thuash Begone, por kulmi humbet diçka nga dramaturgjia e tij, kur del se nuk ka ku të shkosh. Tirana është larg të qenit udhëkryq, trafiku i Evropës Lindore.

Aeroporti i tij dërgon rreth dy avionë, çdo pesëmbëdhjetë ditë. Rrugët kufitare u prenë dhe hekurudha nuk funksionoi. Meqë nuk më hodhi në fund të skelës, nuk kishte asnjë mënyrë praktike për të më hequr qafe, për të paktën dhjetë ditë. Zyrtarët përkatës dukej se e vlerësuan këtë me shumë vonesë dhe u larguan, pas disa shtrëngimeve duarsh të ftohta dhe të sjellshme përreth, për të shqyrtuar situatën ku ndodhesha.

Kështu mbeta vetëm për një ditë tjetër, ndërsa autoritetet kompetente të Republikës Popullore të Shqipërisë, reflektuan për hapin tjetër që u duhej të ndërmerrnin. Më dukej se situata ime, nuk ishte aspak e bezdisshme. Si fillim, pyeta nëse grupi ynë turistik, mund të hidhte një sy përreth Universitetit të Tiranës dhe kjo u ra dakord, me një gatishmëri befasuese. Universiteti ishte, në fakt, ndërtesa më imponuese në qytet dhe u përshkrua me njëfarë krenarie, si një monument për Demokracinë Popullore që ishte vendosur në këtë vend që nga mbarimi i Luftës.

Ishte në fakt, si shumica e pasurive të paluajtshme në Tiranë, një monument në anën e pasme, i ndërtuar rreth njëzet vjet më parë nga Musolini, si “Casa Fascista” e forcave pushtuese. Megjithatë, ishte një çështje e bukur dhe studentët ishin një turmë e fortë dhe e pëlqyeshme. Ata u larguan dhe u futën në grupin tonë, me një lloj kurioziteti vigjilent; për mua ishte si të isha në Moskë, pesëmbëdhjetë vjet më parë.

Në të vërtetë, kishte një pjesë të madhe të Shqipërisë, që ishte si Rusia e viteve të pasluftës, përpara se shpirti i Gjenevës, të hapte kaq shumë gjuhë dhe ta kthente çiltërsinë e mirësinë e kontrolluar, në një virtyt qytetar. Ishte sikur Kina të kishte qenë shtatë vjet më parë, kur unë kisha gjetur në shkolla dhe universitete, komunitete të rinjsh të konsumuar nga impulsi për të komunikuar, por krejtësisht të papërvojë, në teknikën e të bërit këtë.

Problemi kryesor në këto rrethana, përveç gjuhës, pranisë së përhershme të përkthyesve, është se të vetmet pyetje që vijnë në mendje, janë ato të sikletshme. Në një lloj gjuhe franko-gjermane, fillova, minimalisht, të depërtoja, duke i pyetur: “Pse e ndjeni ju personalisht këtë neveri ndaj qeverisë sovjetike”? Ishte një pyetje, por dukej qartë se Hrushovi në një farë mënyre u kishte premtuar grekëve të mbështeste pretendimin e tyre për Epirin e Veriut, që për ta ishte Shqipëria e Jugut, Ai kishte rënë dakord që të mbështeste Titon, dhe të gjithë e dinin se çfarë ishte ai.

Kur Hrushovi kishte vizituar Shqipërinë në vitin 1959, duke mos e fshehur zhgënjimin për sa po shikonte në këtë vend, e quajti Shqipërinë një “kopsht tregu” për agrume dhe frutikulturë. “Shoku Hrushov, – thanë ata, – kishte tradhtuar frymën dhe idealet bazë të marksist-leninizmit, duke përbuzur të drejtën kombëtare të Shqipërisë së lirë, për t’u bërë një fuqi e duhur. Për më tepër, askush nuk dukej në gjendje të shikonte se për momentin, të qenit praktikisht të vetëm në botë, a nuk ishin ata aleatë të pazgjidhshëm me kombin më të madh në tokë, kinezët?

Por, pyeta, – ndërkohë që kinezët ishin një popull i madh dhe i fuqishëm, a nuk ishin shumë larg?! “Jo, – thanë ata, – nuk ishte shumë larg”! A nuk ishte e mundur, pra, në dallimet disi më të mëdha dhe më të ndërlikuara, midis Moskës dhe Pekinit, që Shqipëria të përdorej si marionetë, madje edhe si një frut vjeshte? “Jo nuk ishte” – u përgjigjën ata. A nuk ishte e pashmangshme që herët a vonë, ky komb i vogël i paepur do të duhej të pajtohej me dikë, qoftë edhe për të mbijetuar?! Jo nuk ishte, thoshin ata. Debati fillimisht ishte pa shumë akuza reciproke, por së shpejti u acarua shumë.

Të nesërmen na futën të gjithëve në një autobus, na zbritën në portin detar të Durrësit dhe na lanë atje. Nuk do ta shihja më Tiranën.

DURRES, Durazzo i ditëve italiane, është një nga vendet vërtet të lashta të Evropës. Ishte Epidamnus i grekëve, Dyrrachium i romakëve. Kishte qenë kryeqyteti i dinastisë ilire të Talantinëve; kishte qenë pikërisht zbarkimi nga ku romakët kolonizuan Evropën Lindore, porta për në Ballkan. Pothuajse çdo dorë e huaj e kishte kapur Durrësin, e kishte zhvilluar, e plaçkitur, e kishte lënë, që nga bullgarët, serbët, ostrogotët, spanjollët, venedikasit, turqit, italianët. Tani dukej sikur askush nuk kishte dashur të shqetësohej me të.

Siç doli, do të shihja pak nga Durrësi. Për një ose dy orë, ndaluam rrugës dhe pimë një uzo, në një kafene pranë Portit dhe shëtitëm drejt mureve masive të tejmbushura të kalasë së vjetër bizantine. Një varg i gjatë vajzash të vogla, u ngjit në rrugë për në shkollë, të gjitha të veshura në mënyrë identike, me xhaketa trëndafili, secili fëmijë, duke mbajtur fort skajin e atij që ishte përpara. Dyqanet ishin jashtëzakonisht të zymta, duke ofruar për shitje pak gazeta, revista dhe libra me përmbajtje marksiste-leniniste, si dhe ëmbëlsira të pluhurosura. Pothuajse të gjitha ushqimet, dukej se shiteshin në MAPO, (ekuivalenti shqiptar i dyqaneve të rrjetit ruse Gastronom); dukej se përbëhej kryesisht nga fruta dhe peshk të konservuar.

Vetëm dy gjëra ishin të habitshme. Ndërsa konduktori na nxiti të ktheheshim në autobus, dëgjova një vajtim të lehtë në ajër, një klithmë si ajo e një muezini, dhe kur ngrita sytë, ishte një muezin; lart në minaren e xhamisë së madhe të Durrësit, ai po thërriste besimtarët në lutje, në shtatë emrat e Zotit. Ishte e qartë se këtu, të paktën, si në Republikat Sovjetike Myslimane, komunizmi ishte pajtuar me Islamin. (Kam zbuluar më vonë se si në Durrës, ashtu edhe në Tiranë, kishat ortodokse dhe ato katolike romake qëndrojnë të hapura dhe mbledhin kongregacione të drejta, dhe paputë dhe priftërinjtë tolerohen, nëse nuk inkurajohen.)

Tronditja tjetër momentale, ishte të shkoje në një vitrinë të errët dhe të zymtë dhe të shikoje, rastësisht, mes kartolinave postare të Enver Hoxhës, Leninit dhe Stalinit dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të vegjël të Panteonit Lindor, fytyrën e njohur të ndyrë, të vetmen gjithashtu: Floku i njohur i rrahur i asaj që pa nevojë, u emërtua; “Brixhid Bardo”.

Rreth pesë milje jashtë Durrësit, qëndronte hoteli i ri i plazhit i quajtur “Adriatiku”. Ishte një nga disa hotele që përballeshin me detin në kushte të ndryshme, gjysmë të përfunduara. Të gjitha ishin ngritur qartë nga rusët, për t’u përdorur si resort, dhe kur erdhi përçarja, ata ishin braktisur, pikërisht ashtu siç ishte braktisur ambasada. Vetëm “Adriatiku” ishte funksionale dhe nga treqind dhomat e tij, të vetmet të zëna, ishin tonat.

Ishte projektuar në atë që mund të quhej shija sovjetike e Detit të Zi, domethënë, arkitektura ishte e një përpunimi dhe madhështie që mund të justifikohej, vetëm me plotësimin e saj në materiale të kushtueshme dhe luksoze. Megjithatë, ajo ishte drejtuar me nxitim dhe në një varg gjurmësh; në vend të drurit të imët dhe mermerëve të pasura, kishte karton gipsi dhe çimento të grirë; në sallën e gjerë, bimët me gjelbërim të përhershëm, rriteshin nga daulle vaji të lyer me ngjyrë të gjelbër. Në dhomën time të gjumit, divani ishte vendosur në mënyrë të tillë, që për të shkuar në shtrat, duhej të zhvendosej gardëroba dhe për të hapur gardërobën, duhej të zhvendosej krevati. Efekti i përgjithshëm, ishte acarues.

Poshtë tarracës së hotelit, ishte plazhi të cilin do ta njihja aq mirë. Sipas standardeve të plazheve kudo, bregdeti i Durrësit ishte i bukur, duke shtrirë krahët e gjerë në veri dhe në jug përgjatë Adriatikut të qetë. Ishte lloji i plazhit të bërë për t’u fotografuar me ngjyra, për një broshurë festash, homoseksual me çadra, i mbushur me vajza me veshje dekorative e me kostume minimale, i gjallë, me kamerierë që mbanin të gëzuar tabaka me pije të gazuara. Sot plazhi ishte i shkretë, një shtrirje rëre e pabanuar, siç kam parë ndonjëherë jashtë zonave më të largëta, të Afrikës Perëndimore.

Asnjë ombrellë homoseksuale, nuk e thyente atë hapësirë të sheshtë prej ngjyre okër, asnjë vajzë me bikini të ulur në karriget e nxehta të çelikut të tarracës. Një kamerier e kalonte pjesën më të madhe të kohës, duke u fshehur në brendësinë e errët, duke u shfaqur vetëm pasi ishin dërguar emisarë, për ta larguar nga meditimet e tij. Për milje e milje, dukej se nuk mund të shihej askush, përveç grushtit të turistëve të shqetësuar dhe policëve të rastësishëm, që vërshonin me humor përgjatë rërës, duke djersitur dhe dridhur nën diellin e fuqishëm.

Memorie.al

Continue Reading

DOSSIER

Dashuri nën zjarr: Si i mbijetoi luftës në Kosovë një çift i përzier shqiptaro-serb

Kur Aliu e Jelica u martuan në vitin 1960, marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë ishin të pazakonta. Por pasi filloi lufta dhe bombardimet e NATO-s, para 25 vjetëve, atyre iu desh të merreshin me paragjykimet dhe frikën.

Nga Serbeze Haxhiaj

Kur në Kosovë ranë bombat e para të NATO-s, më 24 mars 1999, Ali Zeqaj iu tha anëtarëve të familjes të bëheshin gati për të ikur nga shtëpia.

Aliu dhe gruaja e tij, Jelica Kerezoviq, janë një çift etnikisht i përzier, shqiptar dhe serb. Por të pasurit një grua serbe nuk do t’i shërbente atij si mburojë ndaj keqtrajtimeve gjatë luftës.

Pak muaj më parë Aliu ishte plagosur nga policia serbe në rrugën Pejë- Deçan, derisa së bashku me të shoqen po përpiqeshin ta ndihmonin një të ri që t’i shmangej arrestimit të policisë.

“Njerëzit mendonin se të kesh një grua serbe je i paprekur, por lufta ishte e hidhur edhe për ne”, thotë Aliu.

NATO-ja kishte nisur sulmet ajrore për ta detyruar presidentin jugosllav, Slobodan Milosheviq, ta ndalte fushatën e represionit ndaj shqiptarëve në Kosovë. Por për 78 ditë të bombardimeve, forcat jugosllave intensifikuan sulmet para se në qershor të atij viti të detyroheshin të largoheshin nga Kosova.

Aliu, Jelica dhe familja e tyre ishin të fundit që u larguan nga shtëpia e tyre në fshatin Strellc i Ulët.

Duke folur për BIRN-in në shtëpinë e tij në Strellc të Ulët, Aliu, tani 85-vjeçar, një mësues në pension, thotë se donte ta tregonte historinë e tij, edhe pse gruaja tani ishte e shtrirë pas një sulmi në tru, dy javë më parë që e la atë të paaftë për të folur.

“Ia kam borxh këtë (për ta treguar rrëfimin)”, thotë ai. “Armiqësitë ndëretnike mund ta shkatërrojnë çdo familje, pavarësisht cilën anë e mban”.

Aliu dhe Jelica e kanë përjetuar në lëkurën e tyre këtë dhimbje shkatërruese. Ata humbën djalin në luftë.

Djali iu vra pasi iu bashkua UÇK-së

Gjatë luftës çifti strehoi shumë të zhvendosur në shtëpinë e tyre të vogël në Strellc të Ulët, përderisa të tjerët nuk guxonin. Ata strehuan edhe kafshë, pasi një familje e zhvendosur kishte sjellë kopenë me më shumë se 200 dele me vete dhe Aliut iu desh ta ndërtonte një stallë për to, një vend që gjithashtu ishte përdorur edhe nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës për t’i fshehur disa armë.

Më 2 prill, kur ai, familja e tij dhe të zhvendosurit që po strehoheshin në shtëpinë e tij ishin të vetmit që kishin mbetur në fshat, ai i thirri fëmijët e tij që të hipnin në  traktor dhe të niseshin për në Shqipëri.

Por djali i tij, Rexha, atëherë 30-vjeçar, refuzoi të largohej. Ai kishte vendosur të qëndronte dhe të luftonte krah UÇK-së.

“I bërtita, në përpjekje për ta bindur që të vinte me ne. E ndieja se nuk do ta shihja më të gjallë”, thotë Aliu.  E ëma e tij, Jelica, thjesht i dha një përqafim.

“Rexha kishte diplomuar në Akademinë Ushtarake në Beograd dhe së fundmi i ishte bashkuar UÇK-së, pasi më shumë se një vit më parë ishte refuzuar nga një degë e FARK-ut (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, krahu ushtarak i Qeverisë së drejtuar nga Lidhja Demokratike). Ndoshta e kishin refuzuar për faktin se e kishte nënën serbe”, thotë Aliu.

Një muaj pasi familja e braktisi fshatin, më 1 maj, Rexha ishte vrarë. Aliu kishte dëgjuar se i biri ishte vrarë më 1 korrik, pasi lufta kishte përfunduar, derisa ai po qëndronte ende si refugjat në Shqipëri.

Pak kilometra pasi Aliu, Jelica dhe tjerët hipën në traktor si pjesë e kolonës që shkonte drejt Shqipërisë, ata u përballën me sprovën e parë.

“Në Deçan na ndalën (policia serbe) dhe të gjithë të rinjtë i futën brenda. Një polic ma vuri armën në kokë, duke më thënë: ‘Plak, nise traktorin  ose do të të vras’”, kujton ai.

Polici ia kishte kurdisur orën dhe i kishte thënë se do ta vriste nëse Aliu nuk do të largohej brenda dy minutash. “I thashë, më vrit se nuk mund të vozis”. Djali i ri i cili po ngiste traktorin ishte ndaluar nga policia dhe nuk ishte parë më.

Pas disa orësh atje, një nga policët e kishte ngritur mbulesën e najlonit në rimorkion e tranktorit nën të cilën po qëndronin gratë e fëmijët dhe u kishte bërtitur. “Atëherë Jelica i kishte bërtitur atij duke i thënë: ‘Duhet të të vijë turp’. Pak minuta më vonë na lejuan të largohemi, pa djemtë”, thotë ai.

Në afërsi të Gjakovës ata ishin ndalur sërish  dhe një pjesëtar i ushtrisë jugosllave ua kishte marrë letërnjoftimet. “Kur e pa letërnjoftimin e Jelicas, i zgurdulloi sytë”, kujton Zeqaj. “Ndoshta nuk e kishte pritur që një serbe të largohej si refugjate për në Shqipëri”.

Sytë e Aliut mbushen me lot kur kujton një plak serb që e kishte takuar në Prizren gjatë rrugëtimit treditësh  për në Shqipëri.

“Traktori mbeti pa naftë. Shkova në një shitore të vogël për ta pyetur një serb nëse kishte një litër për t’ma shitur. Plaku më tha: “Kam bukë sa të duash, të lutem merre dhe nuk ka nevojë ta paguash, por naftë nuk kam”, kujton Zeqaj.

“Pastaj më tha: Dëgjo mik: ju po shkoni, por do të ktheheni. Kur të ktheheni ju, ne do të largohemi, por ne nuk do kthehemi  më kurrë”.

Pasi forcat jugosllave u larguan nga Kosova në qershor, pas ndërhyrjes së NATO-s, shumë serbë u larguan nga frika e sulmeve hakmarrëse.

Kur familja Zeqaj hyri në Shqipëri, disa gazetarë francezë që po intervistonin refugjatët nga Kosova u ndalën të flisnin me Jelicën.

“E dëgjoja atë duke thënë se ajo çfarë po bën Millosheviqi ishte njëjtë sikur Pol Pot (diktatori që udhëhoqi gjenocidin në Kamboxhia)”, thotë Zeqaj.

“Kur e pyetën për emër, ata u shtangën. Nuk e prisnin që një grua serbe ta kishte djalin në UÇK”.

Por edhe pasi mbërriti në Shqipëri, ai nuk u ndie tërësisht i sigurt.

“Isha në një kafene në Kukës duke e pritur dikë dhe një person me uniformë të UÇK-së erdhi dhe u ul në tavolinën afër. Kalova tri orë duke pritur dhe ndjeva se ai po më shikonte vazhdimisht”, kujton ai.

“Papritmas erdhën dy burra që më njihnin edhe mua, edhe atë. Pasi më përqafuan, u drejtuan nga ai. Shumë shpejt ata dolën jashtë”, thotë Aliu.

Pak minuta më pas, dy burrat që ai i njihte  kishin ardhur sërish dhe më treguan se pjesëtari i UÇK-së u kishte thënë se kishte ardhur ta arrestonte Aliun “si një njeri që kishte lidhje me serbët”. Por ata i kishin thënë se Ali Zeqaj është një burrë “ që s’e ka shoqin në Dukagjin”.

Një romancë verore

Çifti së pari u takuan në vitin 1965, kur Aliu dhe shkolla e tij organizuan një ekskursion në vende të ndryshme të Jugosllavisë. Në tren për në Zagreb ata takuan një grup tjetër studentësh. Në mesin e tyre ishte një vajzë që quhej Jelica Kerezoviq nga Bërçko e Bosnjës.

“Ishte shumë e bukur. Filluam të shkëmbejmë letra dhe shpejt u martuam”, thotë Aliu, derisa sytë sërish i mbushen me lot.

“Ishte e guximshme dhe besnike. E kam dëgjuar disa herë duke iu bërtitur policëve serbë në komunë dhe në institucione të tjera”, kujton ai.

Martesa e tij, si shumë të tjera të përziera etnikisht gjatë periudhës së ish- Jugosllavisë, shihej si normale nga familjarët dhe të tjerët, ndonëse në Kosovë martesat jashtë grupit etnik në përgjithësi ishin jo aq të zakonta. Kufijtë mes dy grupeve etnike, shqiptarëve e serbëve, ishin më pak të afërt sesa tregonte shkalla e ulët e martesave mes tyre.

Por pas viteve ’90, kur raportet ndëretnike u përkeqësuan dhe ndarjet u thelluan, shumë njerëz filluan ta shohin Aliun si “person të lidhur me serbët”, thotë ai.

Gruaja e tij punoi si mësuese e gjuhës serbokroate deri në vitin 1992. Atëherë shkollat e mesme dhe Universiteti ishin mbyllur për shqiptarët nga regjimi,  që  bëri të krijohej një sistem paralel arsimor ku serbokroatishtja nuk mësohej më.

“Ishte kohë e vështirë. Shpesh më është dashur të blej fletore e lapsa për nxënësit, sepse vinin nga familje shumë të varfra”, thotë Aliu.

Ndërsa represioni po rritej në Kosovë dhe lufta po trokiste, gruaja e tij shpesh i kishte ndihmuar njerëzit që arrestoheshin apo burgoseshin nga policia serbe. “Nuk kishte ditë që dikush nuk vinte për të kërkuar ndihmë nga Jelica”, thotë ai.

Ndërkohë, atij iu desh të jetonte me etiketimet si “spiun”, “tradhtar” e “pro-serb”.

“Kishte njerëz që më shmangnin në rrugë për vite të tëra dhe nuk donin të më flisnin. Pastaj papritmas kur iu nevojitej ta lironin dikë nga burgu ose ta merrnin ndonjë dokument, vinin e më luteshin”, thotë ai.

Pas luftës dhe pasi humbën djalin, ai dhe gruaja u kthyen nga Shqipëria në shtëpinë e tyre në Strellc të Ulët dhe e patën të vështirë ta rindërtonin jetën e tyre.

Përkundër gjithë atyre nëpër të cilat kanë kaluar, ai, megjithatë, ka një shpjegim filozofik për atë që ka ndodhur.

“Ne nuk e zgjodhëm këtë histori”, thotë ai. “Na u imponua nga situata”.

Continue Reading

DOSSIER

Historia e 1984-s në Tiranë: Rrëmbimi i një top-dokumenti që nuk u gjet më kurrë

Në vitin 1984 para publikut shqiptar do të shfaqej një film atipik për kohën, “Vendimi”. Me skenar të Spiro Dedes dhe Neshat Tozajt, regji të Kristaq Dhamos, filmi sjell ndoshta për herë të parë në mënyrë të zgjeruar një nga episodet më të veçanta të Partisë Komuniste Shqiptare. Ky episod është konfiskimi nga fashistët italianë i dokumenteve kryesore të asaj partie, përfshirë dokumentin bazë: Procesverbalin e mbledhjes themeluese.

Skenari është dinamik dhe i parë edhe sot ai e ka të mbështetur mirë idenë bazë që nuk ka asgjë artificiale dhe zhvillohet përgjatë filmit në dimensionin politik dhe policor, pa rënë në propagandë vulgare.

I parë në sensin strikt të historisë, filmi mund të kritikohet, sepse aty nuk figurojnë disa emra dhe personazhe që kanë patur rol historik në ato ngjarje. Megjithatë për skenaristin Spiro Dede, kritika në këtë drejtim nuk ka sens, sepse filmi vetë nuk mëton të jetë një dokumentar historik, por ai rrëfen në mënyrë artistike disa ngjarje, një episod historik për të cilin vetë zhanri e lejon lojën me të vërtetën.

Në një intervistë për Mcn pak kohë më parë, Dede sqaron burimet e skenarit në të cilat ai kishte akses për shkak të punës, por edhe nga kujtimet e Fiqret Sanxhaktarit, bashkëshorte e Mehmet Shehut. Por që sqaron edhe elementë që mund të kenë shpëtuar si p.sh ideja se në film ekranizohet Qemal Stafa, diçka që mesa duket nuk qëndron.

Më poshtë intervista, që ka interes jo vetëm për historinë e një filmi, por edhe për mënyrën sesi është tematizuar në publik historia e PKSH-së për të cilin në arkiva ka shumë dokumente me këndshikime të ndryshme:

Zoti Dede, si lindi ideja e skenarit “Vendimi” ku ju jeni bashkëautor së bashku me Neshat Tozajn? Cilat ishin referencat tuaja?

Angazhimi im për skenarin e filmit “Vendimi” ishte krejt rastësor: Në një bisedë mes shokësh e miqsh, po u tregoja për episode që sapo i kisha mësuar për vitet e pushtimit fashist të Shqipërisë, mes të cilave detaje nga historia e zbulimit nga fashistët të një prej bazave ilegale më kryesore të Partisë Komuniste në Tiranë në pranverën e vitit 1942.

Gjatë bastisjes, në një dollap të maskuar në mur, fashistët gjetën dokumentin më kryesor e më sekret të PKSH-së për atë periudhë: Proces-Verbalin e Mbledhjes Themeluese.Vetëm 4-5 muaj kishin kaluar nga krijimi dhe…fashistët kishin në duar jo vetëm ç’ishte diskutuar në atë mbledhje, por edhe emrat e të gjithë pjesëmarrësve, përfshi Enver Hoxhën, Qemal Stafën, Vasil Shanton, Sadik Premten e me radhë.

Ndërkohë personi që strehohej dhe ruante atë bazë sekrete, një djalë i ri, pas arrestimit, ngaqë nuk i përballonte dot torturat, sa herë e shtrëngonin, aq më tepër dekonspironte ç’dinte; adresa bazash ilegale, emrat e një numri shokësh etj. Për ta neutralizuar këtë burim dekonspirimi dhe raprezaljet e pushtuesit, nisi një odise aksionesh e kundëraksionesh, nga të dyja palët, plot dramacitet e me pasoja të rënda…

Kur rrëfeja këto dhe odisenë që pasoi, i pranishëm ishte edhe Drejtori i Kinostudios “Shqipëria e Re”, Vangjush Zallemi, ish-udhëheqësi im në praktikën e gazetarisë dhe më pas, 7-8 vjet koleg në të njëjtin sektor në “Zëri i Popullit”.

-Qenkan tamam për film – tha aty për aty -Ngjarje me gjithë elementët e një filmi…

Pas disa ditësh më takoi bashkë me kineastët e shquar Viktor Gjikën, Kristaq Dhamon e Neshat Tozajn, edhe këta shokë e miq të mi dhe më kërkuan që mbi bazën e atyre historive të ndërtoja skenarin e një filmi artistik… As më kishte shkuar ndonjëherë ndërmend për diçka të tillë dhe as i njihja specifikat e teknikat e ndërtimit të kësaj gjinie të artit, por ata m’u kundërvunë më një tufë argumente, me “urdhërin” -“do ta bësh se s’bën”, që ua lejonte miqësia reciproke dhe me bashkëpunimin e Neshatit, shkrimtar, specialist i skenarëve. Kjo qe parahistoria. Të tjerat janë në film…

Duke qenë se në të flitet për një periudhë shumë delikate të historisë dhe për personazhe kyç si Qemal Stafa apo edhe vetë Enver Hoxha, a patët ndonjë lloj censure apo ndërhyrje nga autoritetet e diktaturës para nisjes së xhirimeve apo edhe gjatë punës?

Jo, asnjë lloj censure a ndërhyrjeje nuk kemi pasur nga asnjë drejtim e instancë. Të paktën kjo për skenarin dhje përgjithësisht për përmbajtjen e filmit. Ngjarjet mbështeteshin mbi të vërteta historike që i kisha dëgjuar nga burime të dorës së parë; pozicioni që kisha në punën e përditshme më jepte mundësinë e konsultimit me pjesëmarrës e dëshmitarë kryesorë të atyre ngjarjeve, si Nexhmije Hoxha, Ramiz Alia e të tjerë.

Ndërkohë Këshilli Artistik i Kinostudios, përvoja dhe aftësitë e bashkautorit në skenar dhe e regjisorit, as lejuan as lindi nevoja për censurë, apo shqetësime të karakterit ideo- politik.

Një lloj problemi ose shqetësimi mund të paraqiste masa dhe mënyra e trajtimit të figurave historike, të tilla si Enver Hoxha, Qemal Stafa, etj, por këta, si në skenar, edhe në film, nuk ishin personazhe vepruese. Emrat e tyre vetëm përmendeshin në ambientet e anionet e fashistëve dhe kërkohej me ngut informacion për t’i kapur.

Kjo nuk ishte një sajesë jona për t’i dhënë “peshë“ e rëndësi fiktive filmit. Ishte një fakt historik, dëshmuar edhe në gjyqin që fashistët organizuan ndaj një grupi ilegalësh të arrestuar, mes të cilëve edhe Koci Xoxe, një nga anëtarët kryesorë të udhëheqjes së PKSH-së. Meqë ky mohonte gjithçka, fashistët i vunë përpara një nga faqet e procesverbalit të mbledhjes themeluese, ku emri i tij figuronte si pjesëmarrës në atë ngjarje, krahas E. Hoxhës, Q. Stafës e gjithë të tjerëve.

Këto i kisha parë e miratuar nga burime të dorës së parë dhe s’kishte vend as për sajime, as për keqinterpretime. Kështu që preokupimi ynë si për skenarin dhe për gjithë procesin, nuk ishte se mos rrëshqisnim nga korniza, por sa e si në kuadrin e asaj kornize e logjike, të mund të pasqyronim sa më drejt, me gjuhë e mjete të artit, të vërtetat historike, pa rënë në historizëm, të shtjellonim me vërtetësi e natyrshmëri, me nivel të pëlqyeshëm artistik atë fazë të rëndësishme të luftës antifashiste, siç ishte ajo e aksioneve të njësiteve guerile, e cila u parapriu krijimit dhe veprimtarisë së gjerë të njësiteve të ushtrisë partizane.

Në këtë aspekt, pra në nivelin artistik, e mira e bukura, e arrira nuk kanë e nuk njohin kornizë. Kjo edhe për filmin “Vendimi”.

Nuk gaboj kur them se, sidomos në vitet ‘80 e në vijim, pretendimet, kërkesat dhe kujdesi për nivelin artistik të filmave, si për të gjithë veprimtarisë kulturore-artistike, po tërhiqnin vëmendjen kryesore, si të autorëve e artistëve, ashtu edhe të instancave drejtuese, përfshi edhe ato që i quajnë “censurë”.

Si e kujtoni premierën e filmit? Si u prit nga publiku, apo udhëheqja komuniste?

Kujtoj se u prit përgjithësisht mirë. Kryesorja, nuk pati as kritika, as vërejtje, nga “ata lart”, qoftë nga instancat shtetërore që kishin në vartësi Kinostudion, edhe nga ato partiake, që kishin në vartësi gjithçka. E përmend këtë sepse tani është vështirë të kuptohet se me ç’shqetësim e tension, madje me ankth, pritej nga autorët e artistët e çdo filmi gjykimi i “atyre lart”.

Ishte rregull, ndonëse i pashkruar askund, që çdo film, prodhim i ri i Kinostudios, para se të hidhej në rrjetin e kinemave, dërgohej për t’u parë nga udhëheqja e lartë. Me “ata lart”, përfshiheshin shumë hallka e instanca, por njerëzit e filmit-drejtuesit, regjisorë e skenaristë, artistët etj., nga përvoja, kishin parasysh kryesisht dy: Enver Hoxhën e Ramiz Alinë.

Të dy këta jo vetëm nuk linin film pa parë, por e kishin, sa prirje e zakon, aq edhe detyrë që të shfaqnin e përcillnin mendimin e gjykimin e tyre. Prej pëlqimit ose mospëlqimit të tyre, i jepej “vula” e i varej fati punës e angazhimit disa mujor të një armate të tërë autorësh, artistësh, punëtorësh e specialistësh, zellit, pasionit dhe sadisfaksionit të tyre…

Një pritje e tension të tillë përjetuan për disa ditë me radhë edhe autorët dhe kolektivi i filmit “Vendimi”, gjersa ‘agjenti’ i brendshëm i Kinostudios, operatori që shfaqte filmat tek ata lart, hyri një mëngjes në oborr fytyrë qeshur dhe me formulën e përhershme për raste të mbara: U pëlqye!

Po sot si ndiheni kur e shikoni, a do të kishit ndryshuar diçka në të?

E di se është shfaqur hera – herës në kanale të ndryshme televizive, më kanë folur për përshtypjet e tyre edhe shokë e miq, por a për rastësi, më tepër nga një shtysë vetjake, nuk kam mundur ta rishoh. Ruaj emocionet e përshtypjet e premierës dhe të daljes së parë në rrjetin e kinemave.

Në instancë të fundit kam qenë e jam i ndërgjegjshëm se, për një film, sido që të reflektosh më pas e sado dëshira të kesh, ajo ç’ka është arritur nuk mund të preket e ribëhet më, ashtu si edhe nuk mund të zhbëhet, të digjet e të piqet, siç ngriti zërin dy vjet e ca më parë një tufëz me mendësi fashistoide.

Filmi nuk është një poezi, a tregim, a novelë që edhe mund ta rishohësh, redaktosh e përmirësosh. Është një ndërmarrje e madhe, vepër kolektive me vulën e 40 vjetëve më parë, që mbart në përmasa modeste, vizione e mesazhe nga një periudhë heroike e historisë së popullit tonë. Atë nivel, ngjyrë e vu lë le të mbajë, ato mesazhe le të përcjellë. E vetmja gjë që do t’i dëshiroja fatit të mëtejshëm të tij, është që t’i shkonte e të meritonte thënien “e mira nuk ka fund”.

Dy momente që bien në sy në film, për atë që e njeh historinë e PPSh-së dhe krijimit të saj janë: trajtimi i figurës së Enver Hoxhës dhe mungesa e çdo asociimi me rolin e jugosllavëve në krijimin e PKSh-së. Mendoni sot pas kaq kohësh se këto e cenojnë të vërtetën historike, ndonëse filmi si realizim artistik i qëndron kohës?

Filmi vërtet merr spunto e mbështetet mbi kujtime e refleksione të E.Hoxhës, për një periudhë të caktuar historike, por as ato kujtime dhe as filmi nuk u kushtohen e nuk trajtojnë thjesht e vetëm portretin e veprimtarinë politike të E. Hoxhës dhe as të ndonjë figure tjetër konkrete.

U kushtohen luftës antifashiste të popullit shqiptar, një faze të caktuar të saj, atmosferës dhe frymës së asaj kohe, aksioneve të para guerilase, dështimeve e rreziqeve pa fund, guximit e trimërisë së rinisë atdhetare…Kjo për atë që ju quani momenti i parë.

Sa për momentin e dytë, atë që ju e quani “mungesë e çdo asocimi me rolin e jugosllavëve në krijimin e PKSH” – ky asocim mund të kishte një lloj vendi po të bëhej fjalë për të vërtetën e krijimit të PKSH, por kurrsesi me skenarin e me filmin “Vendimi”. Asnjë rol, asnjë prezencë, asnjë ndikim pozitiv a negativ, nuk kishin në ngjarjet që bën fjalë filmi, dy delegatët jugosllavë që ishin thirrur në atë periudhë për konsulencë e ndihmë pranë udhëheqjes së PKSH.

Ka qenë e mbetet shtrëmbërim i të vërtetës historike glorifikimi gjer në banalizim i prezencës dhe rolit të atyre dy individëve, të cilët, as bënë dhe as mund të bënin kurrgjë më tepër se ç’mund të bëjnë dy individë, në raport me një parti të tërë, mes qindra e mijëra luftëtarësh të lirisë, që me jetën e tyre po u dilnin për zot fateve të vendit e të popullit.

Ka një diskutim që kthehet herë pas herë për procesverbalin e mbledhjes themeluese. Historianë si Kristo Frashëri thonë se ai është kërkuar zyrtarisht në Itali deri në vitet ’50, por dyshohet se ka humbur. Jeni në dijeni të këtij fakti, është diskutuar ndonjëherë në atë kohë për këtë çështje dhe besoni se dokumenti në fjalë gjendet diku?

Historia e zhdukjes dhe e kërkimeve të Proces Verbalit të Mbledhjes Themeluese të PKSH, është një nga episodet historike më se të njohura qysh nga vitet e para të Luftës. Skenari i filmit “Vendimi” merr spunto pikërisht nga momentet e zbulimit dhe sekuestrimit nga fashistët të atij dokumenti, por vetëm kaq. Më tej filmi merret me ngjarjet që pasuan rrëmbimin e atij dokumenti dhe jo me kërkimin e vetë dokumentit.

Përsa i takon kërkimit dhe fateve të atij Proces-Verbali, e vërteta është se për to është hulumtuar e diskutuar shumë herë, veçanërisht nga vitet ‘50 e këtej, si nga instanca zyrtare partiake e shtetërore, nga historianë e studiues pasionantë e seriozë, ashtu edhe nga amatorë, qejflinj misteresh e teorish konspirative, kërkues e të interesuar qëllimmirë e qëllimzinj…

Ndër analizat hulumtuese më serioze do të përmendja, krahas asaj të Prof. Kristo Frashërit, punimet e historianëve Paskal Milo, Kastriot Dervishi e ndonjë tjetri. Problemi mbetet i hapur, i mbështjellë me atë mister, që duhet vlerësuar aq sa meriton e sa duhet, pa u kthyer as në objekt dalldie, as në injorim të pafundësisë së kërkimit.

Continue Reading

DOSSIER

Rrëfehet ish-piloti/ Mars 1997, Safet Zhulali dhe qeveria më urdhëruan të hap zjarr mbi njerëz

Eljan Tanini bisedoi këtë të diel me ish pilotin Agim Matraku, që merrte urdhëra në ajër për të vrarë njerëz në Bënçë. Urdhërat e Safet Zhulalit dhe të qeverisë vinin jo të shkruar. Por ai nuk u bind. Pasojat vazhduan… Ndiqni rrëfimin e plotë të tij të dhënë për Esencë në Report Tv.

Eljan Tanini: -Prej sa kohësh keni shërbyer në Bazën e Kuçovës?

Agim Matraku: -Prej 27 vjetësh. Nga Janari i vitit 1973 deri në Prill-Maj të vitit 2000. Më pas jam transferuar në Regjimentin e Rinasit me detyrën Shef i Shatbit.

Eljan Tanini: -Çfarë bën një Shef Shtabi?

Agim Matraku: -Përgatit efektivin fluturues, teknikën, ruajtjen e bazës. Prej tij dalin vendimet.

Eljan Tanini: -Nga i merrnit urdhërat ju?

Agim Matraku: -Nga Komanda e Forcave Ajrore që gjendej në Vaqarr.

Eljan Tanini: -Si janë fillimet tuaja?

Agim Matraku: -Me mbarimin e shkollës 7 vjeçare me doli e drejta e studimit për në Shkollën Skënderbej deri në vitin 1970. 1966-1970, kam kryer Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej”, Tiranë. Pasi kaluam analizat mjekësore, në tetor të vitit 1970, nisa Shkollën e Aviacionit. 1970-1973,  kam kryer Shkollën e Aviacionit, Vlorë.

Eljan Tanini: -Çfarë duhet të kishte një i ri për t’u bërë aviator?

Agim Matraku: -Si fillim bëhen analizat mjekësore. Kishte një komision që shikonte zemrën, sytë, veshët, kishte një makineri që hiqte ajrin për të kuptuar veshët. Në shkollën e Vlorës kemi mësuar me Jak, kam kaluar në studime për avion reaktiv, praktikën fluturuese e kam bërë me MIG 15. 25 Janar 1973 jam emëruar pilot gjuajtës bombardues në Regjimentin e Kuçovës.

Nëntor 1973-Dhjetor 1974, kualifikim për avionin MIG-17, në RP të Kinës.

Prill – Dhietor 1976, kualifikim për avionin MIG-19 në RP te Kines.

1984-1986: Komandant Katërshe MIG-19, Kuçovë. 

1980-1984: Komandant Çifti MIG-19, Kuçovë.

1976-1980: Komandant Ekuipazhi MIG-19, Kuçovë.

1973-1976: Komandant Ekuipazhi MIG-17, Kuçovë.

1986-1993: Ndihmës i Komandantit të Regjimentit të Aviacionit për Aviodrejtimin, Kuçovë.

1997-1998: Ndihmës i Komandantit të Bazës Ajrore për Aviodrejtimin, Kuçovë.

1996-1997: Komandant i Bazës Ajrore Kuçovë.

1993-1996: Komandant i Grupit Ajror Kuçovë.

2000-2003: Shef i Shtabit Krahut Ajror Rinas. Gusht 2000 – Tetor 2000: Specialist fluturimi në Komandën e Forcave Ajrore.

1998-2000: Komandant i Grupit Ajror Kuçovë.

Me MIG-17 kam bërë demonstrime. Kam jetuar në shtëpinë e oficerëve në Kuçovë. Shiheshim, trajtoheshim pak më ndryshe ne të aviacionit. 27 vjet kam jetuar në Kuçovë. Vajta djalë ri në Kuçovë dhe ika me fëmijët e mi në moshën time.

Eljan Tanini: -A keni fluturuar ndonjëherë mbi fshatin e lindjes, sepse ju pilotët e bënit shpesh këtë gjë? Kush ju frymëzoi për tu bërë pilot? Keni pasur aksidente me avionin tuaj?

Agim Matraku: -Po e kemi bërë, të gjithë kalonim mbi familjet tona. Bashkim Agolli ka qenë frymëzimi për tu bërë pilot. Po ashtu edhe Bilal Sina. Po, kam qenë me Delo Isufin. Avioni mori goditje, Delo nxori shpatullën, unë mora goditje në kokë. U fik motorri. Pati defekt teknik. Teknikët dhe specialistët ishin shumë të përkushtuar, njohës shumë të mirë. Kur uleshim në tokë i jepnim teknikut vërejtjet tona

Eljan Tanini: -Çfarë ka pasur Kuçova si bazë?

Agim Matraku: -15 maj 1955 është dita e krijimit të Repartit Ushtarak 3362 Kuçovë me emrin Reparti “23 Peza”. Fillimisht ka pasur MIG-15 dhe MIG-17. 1970 e mbrapa Kuçova ka pasur dy skuadrilje MIG-19, një skuadrilje ka 12 avionë, ka qenë një skuadrilje MIG-17 dhe gjatë dimrit ka qenë një skuadrilje MIG-15. Vera aviatike na gjente në Pishë Poro, dimri bëhej në Kuçovë.   Kuçova kishte mjete autoteknike, llokatorët, pas viteve 90 kaloi në bazë ajrore dhe u bashkua artileria kundërajrore me aviacionin. Ndërtesat kanë qenë për ushtarët, oficerët, shtabi, depot e ushqimit e vesh-mbathjeve. Në aerodrom ishin shërbimet e rojes, klasat e përgatitjes së pilotëve, palestra, ofiçina e riparimit të avionëve, objektet e uzinës së aviacionit që kryenin veprime deri te remonti. Baza ka edhe tunele në pjesën juglindore të pistës, ka dy hyrje, për MIG-19 e 17, ishte në formën e patkoit, dyert janë anti-bërthamore nga 20 ton, dera e vogël 5 ton, aq shumë sa hapeshin edhe me ndihmën e dorës. Në mes të tunelit ishte uzina e riparimit të avionëve dhe laboratorët. Dieta, ushqimi i një piloti ishte e garantuar dhe kontrolluar, menza ishte baza jonë në Kuçovë. Në repart na vinte mëngjesi i dytë dhe drekën e hanim po prapë në repart. 1997, të dy djemtë që u arratisën në Itali me avionë bënë jehonë dhe frenuan veprime të tjera.

Eljan Tanini: -Si ishte MIG-19?

Agim Matraku: -MIG-19 mbante deri në 500 kg bomba, nga 50 deri ne 250 kg, kishte 3 topa 30 mm me 201 predha dhe 16 raketa të pa drejtuara tokë-ajër. 2100 litra karaburant mbante trupi, dhe dy rezervuarë nga 750 litra, gjithsej 3600 litra me rezervuarët vartës. Me 3600 litra e kishte rrezen taktike deri në 340 km.

Eljan Tanini: A janë ulur avionë të tjerë në këtë bazë?

Agim Matraku: -Ka pasur raste që janë kapur avionë të transportit civil. Në vitin 1977, një avion transporti rus kaloi në Shqipëri, ai nuk duhet të kalonte. U bë protestë, unë e kam nxjerrë nga kufiri, ishte avion ushtarak me shkronjat CCCP, u morën të gjitha të dhënat. Jam dekoruar për këtë gjë me medaljen e yllit të kuq etj… E kanë detyruar edhe një avion anglez të ulet në Bazën e Kuçovës, rreth viteve 60. Keto gjëra shënohen gjithmonë diku, ato kanë një plan tabele, miratohet dhe rezervohet në sekretari

Agim Matraku: -Në Shkollën Skënderbej kam shkuar pa mbushur 13 vjeç. Nga avioni me helikë vajtëm te reaktivi. Kina ka qenë eksperiencë e mire. Babaçe Faiku, Niko Hoxha dhe Edip Ohri kanë hedhur themelet e aviacionit tone. 1 muaj kemi bërë shëtitje në Kinë. MIG 19 është bërë dikur edhe me dy  motorrë.

Eljan Tanini: -Nga vinin veshjet tuaja?

Agim Matraku: -Korça i qepte rrobat tona, por kishim edhe rezerva. Kam fluturuar deri në 14.200 metra. Kam qenë kolaudator edhe i avionëve që dilnin pas remontit kapital nga uzina. MIG-21 fluturon edhe deri në 22 mijë metra.  

Eljan Tanini: -Si duket bota nga sipër? Si i dallonit qytetet nga lartë?

Agim Matraku: -Bota nga sipër është sferike. Nata është e bukur, edhe ajo pa hënë, fluturon me shumë instrumente. Nata me hënë është si ditë. Rrugët natën i dallonim edhe përmes qyteteve të cilat kishin një prerje të caktuar, të veçantë që njihej edhe nga ajri. Dallonim me arkajën si instrument. Shpejtësia e takimit të MIG-19 ishte me 320 km në orë. Edhe sot dua ta bëj këtë profesion. Unë e kam nisur pagën me 7250 lekë. Kur dola në rezervë e kisha pagën sipas gradës. 110 mijë lekë të reja. Pensioni është mbi 60 mijë lekë të reja.

Eljan Tanini: -Si e kujtoni Marsin e vitit 1997?

Agim Matraku: -Marsin e vitit 1997 nuk dua ta kujtoj shumë, ishte anomali e vërtetë. Kjo kohë më gjeti Komandant të Bazës në Kuçovë, ku vetë Kuçova kishte hallet e saja. U veprua gabim me shumë ngjarje, sidomos me aviacionin. Asnjë avion dhe mjet nuk u dëmtua. Baza është bastisur në vitin 1997, nuk dije si të veproje. Depot u hapën, nuk do të vrisnim njerëz qoftë edhe duke shtënë në ajër. Baza e Kuçovës ka fshatin Perondi afër. Atje në kodër ka bazën e karburantit sipër, që vinte te ne me vetërrjedhje.

Eljan Tanini: -Po turmat janë afruar te ju, keni hapur zjarr?

Agim Matraku: -Hapëm zjarr në ajër një herë dhe u spostua turma. Pas kësaj nxorën gratë e fëmijët përpara.   Në rresht të parë ishin edhe fëmijët tanë. Avionët nuk u dëmtuan, nuk u prekën. Dokumentat sekrete i futëm në tunel, dyert i salduam. Flamurin e repartit dhe ditarin i çova në shtëpi. Mars 1997, 2-3-4-5 Mars vijnë urdhëra të çuditshëm.

Eljan Tanini: -Urdhërat bazoheshin në këto veprime dhe në këto lëvizje që po flasim si më poshtë:

Ministri i Mbrojtjes kërkon një avion për në zonën e Bënçës.

Gjeneralmajori mori në telefon ministrin e Mbrojtjes dhe i tha se detyrën për në Bënçë nuk mund ta kryej  kushdo se nuk njihet mirë zona. Këtë detyrë më mirë mund ta bëjë koloneli P.D.

Ministri i Mbrojtjes kërkon në telefon kolonelin për t’u sqaruar nëse me të vërtetë këtë detyrë mund ta kryej kolonel P.D. që e njeh më mirë zonën, ose vetë komandanti i bazës ajrore.

Ministri i Mbrojtjes i jep detyrën në telefon kolonelit të FMA për në Bënçë.

Koloneli i FMA i jep këtë detyrë komandantit të bazës ajrore: Me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes do të ngrihesh vetë me rezervuar, me raketa ajër-tokë, me topa, për në Bënçë, do të godasësh mbi autokolona pa goditur mbi njerëz.

Koloneli i FMA u jep të dhënat për rrugëkalimin.

Komandanti i bazës kërkon leje për ngritje dhe gjeneralmajori i jep leje.

Agim Matraku: -Kishte armë që na qëllonin nga poshtë. Avioni ikte me shpejtësi, kishte vetëm fishekë në drejtim të ajrit. Detyra ishte të qëlloja në 1000-1500 m lartësi, të hapja zjarr. Raketat i kam lëshuar në ajër. Urdhëri ishte të hapja zjarr, nuk do ta bëja kurrë atë veprim. Do të qëlloja autokolonën, por nuk kisha ndërmend ta bëja. Nuk kishte në rrugë asnjë kolonë tankesh, do të shkonin në Burgun e Bënçës. Më thanë të hap zjarr në drejtim të Bënçës

Eljan Tanini: -Kush ju mori në telefon?

Agim Matraku: -Ministri i Mbrojtes Safet Zhulali më mori në telefon, i thashë mos më jepni urdhëra të tillë. Nëse do të ketë gjëra të tilla do të ngrihem vetëm unë. Fillova të bëja vetëm shmangie. Ministri më tha të zbatoj urdhërin, por i thashë që nuk e zbatoj mbi popullin.

Eljan Tanini: -Po më pas?

Agim Matraku: -Alfred Mosiu erdhi atje dhe më tha: -Kujdes o Komandant, kujdes me këto veprime se nuk dihet si dalin, qenke edhe djal i ri! Që nga ai moment nuk ngrita më asnjë avion, lamë vetëm ato për roje.

Eljan Tanini: -Çfarë janë këto fakte, është shiriti i bisedës së asaj dite për të hapur zjarr mbi popullin?

Agim Matraku: -Këta shiritë të incizimit të fluturimeve i kam marrë në zyrë dhe më pas në shtëpi. Kanë 27 vjet që i kam unë këto shiritë, janë katër të tillë.

Eljan Tanini: -Çfarë është “Ditari i Veprimeve Luftarake me fonograma”?

Agim Matraku: -8.03.1997, Safet Zhulali më kërkoi të bëja veprime në kundërshti me jetën njerëzore. Zhvilluam debat. Këtu janë fluturimet që janë bërë në Mars 1997, letra e fluturimeve ajrore. Janë bërë 16 fluturime, 8 i kam bërë vetëm unë. Kur e kalonim shpejtësinë e zërit e kalonim atë në lartësinë 7-8000 metra.

Continue Reading

DOSSIER

Ishte gay, por e fshihte/ Dëshmia e ish-përkthyesit të Enver Hoxhës

Lajmi për arratinë e përkthyesit Ilir Bulka në vjeshtën e vitit 1987, ka mbërritur në Tiranë njëherazi me dëshmitë e bujshme për orientimin seksual të Enver Hoxhës, që ai kishte dhënë për shtypin perëndimor. Pohimet e Bulkës për anët e errëta të personalitetit të diktatorit, u pritën me interes nga media e huaj dhe në pak ditë bënë xhiron e botës. Me përmbledhjen e tyre, ndihmësit e Alisë, pasardhësit të Hoxhës, përgatitën një buletin të veçantë, që ndodhet në Arkivin e Shtetit. Më poshtë po zbardhim pjesët që aparaçikët e KQ kanë koleksionuar nga deklaratat e Bulkës…

Gazeta greke “Vradhini”, 10 nëntor 1987, boton shkrimin me titul1: “’Braktisa Shqipërinë për të marrë frymë lirisht…’, tha përkthyesi i Enver Hoxhës”.

Athinë – “Erdha në Greqi për të marrë frymë lirisht. Po. Isha përkthyesi personal i Enver Hoxhës dhe di hollësira të rëndësishme për jetën dhe pasionin e tij prej homoseksuali! Kam jetuar tronditjen që krijohej në mekanizmin e Partisë të Shqipërisë kur ndodhnin arratisje jashtë shtetit. Shtypën të drejtat e njeriut, ka internime, burgosje, rënie të ekonomisë, censure, devijime morale. Katalogu është i gjatë!”

Udhëheqësi i ndjerë shqiptar, Enver Hoxha, ishte një homoseksual që i fshihte prirjet e tij, gjë që e çoi ne paranojë dhe në vrasje, deklaroi Ilir Bulka, ish-bashkëpunëtor i tij që nga viti 1973 deri më 1980, 5 vjet përpara se Hoxha të vdiste, në një intervistë dhënë agjencisë UPI. Bulka ka kërkuar strehim politik në Greqi. “Frika psikologjike se mos e tallnin e bëri atë që të kapej pas pushtetit me të gjitha mjetet, pavarësisht se kjo do të thoshte përdorim i metodave si shfarosjet masive”, tha Bulka, i cili shtoi se Hoxha imponoi një kod të rreptë sjelljeje morale në të gjithë vendin, “solli në fuqi ligje që e dënonin homoseksualizmin dhe ata që shpalleshin fajtorë për këtë krim, dënoheshin me të paktën 7 vjet në një kamp pune”.

Bulka pohoi më pas se “homoseksualiteti i Hoxhës, për të cilin e shoqja ishte në dijeni, ka influencuar në historinë e vendit tonë të vogël. Udhëheqësi filloi të hyjë në marrëdhënie homoseksuale në Paris, ku studioi përpara Luftës së Dytë Botërore. Udhëheqësit kryesorë shqiptarë e dinë se ai i vazhdoi marrëdhëniet e fshehta homoseksuale deri ditën që vdiq”. Refugjati shqiptar, në intervistën e tij, i bëri elozhe udhëheqjes aktuale duke thënë se udhëheqësi i ri i saj “Ramiz Alia po kërkon që të pakësojë me ngadalë influencën e pasuesve të Hoxhës në vend, të atyre që morën prej tij poste të privilegjuara, por, ashtu si Gorbaçovi, ka shumë armiq të rrezikshëm”. Alia e ka hequr ligjin mbi ndalimin e homoseksualitetit dhe ka bërë disa hapje të matura tregtare dhe diplomatike ndaj Perëndimit.

Enver Hoxha vdiq në prill 1985, në moshën 76-vjeçare, pasi kishte udhëhequr për 40 vjet vendin më të varfër e më të izoluar të Europës me metoda të ashpra staliniste dhe duke e mbajtur atë rreptësisht të izoluar. Sipas Bulkës, “vrasjet e miqve të tij në qeveri, që i kryente me gjakftohtësi, dhe spastrimet e tmerrshme vinin për shkak te grindjeve midis dashnoreve me huqe, ose ishin krime në bazë të të cilëve ishte pasioni”.

“Hoxha bënte rregullisht spastrime në gjirin e udhëheqjes komuniste shqiptare dhe “vrau vetë ministrin e Mbrojtjes Beqir Balluku dhe kryeministrin e tij, Mehmet Shehu”, përfundoi Bulka.

Gazeta “Il Mesaxhero”, e datës 11.11.1987, boton një artikull me titull: “Zbulimet, Enver Hoxha ishte homoseksual, paranojak dhe vrasës” dhe me nëntitul1: “Ish-sekretari personal i udhëheqësit të ndjerë të Tiranës, i arratisur në Athinë, akuzon: Enveri i vrau vetë ministrat, dashnoret e tij”…

Gazeta “La Stampa” e datës 11.11.1987, boton një shkrim me titull: “Stalini shqiptar, homoseksual dhe vrasës”, me mbititull: “Një ish-bashkëpunëtor i Hoxhës thotë: Frika se mos e tallnin e çoi deri në paranojë”, dhe me nëntitull: “Të kundërshtoje marrëdhëniet me udhëheqësin, do të thoshte të dënoheshe me vdekje, e megjithatë ishte seksofob dhe e dënonte homoseksualizmin me 7 vjet kamp pune të detyruar”.

Urdhri i Nexhmijes: Shporrini nga Tirana Bulkët

Ilir Bulka, ish-punonjësi i ATSH-së, u arratis më 26 shtator 1987, kur ishte duke shoqëruar ekipin e “Vllaznisë” në rolin e përkthyesit. Në rastin e tij, ndryshe nga reagimi i menjëhershëm ndaj familjeve të të arratisurve, shteti operoi me vonesë. Vendimi për internimin e familjes së Bulkës mban datën 16 nëntor 1987.

“Njëfarë kohe kjo histori u harrua dhe ata mund të shpëtonin, – shprehet njëri nga ish-oficerët e Sigurimit, që është marrë me çështjen, – por një ndërhyrje e rrufeshme e Nexhmijes e futi në tjetër rrjedhë fatin e tyre”.

Gruaja e Hoxhës, sa ishte njohur me deklaratat e Ilirit në shtypin e huaj për figurën e Enverit, kishte urdhëruar prerë: “Shporrini nga Tirana brenda natës!”. Mjaftoi kaq, shton ish-sigurimsi dhe familjarët e Ilirit përfunduan në Fierzë të Dumresë, madje pa dalë as vendimi zyrtar i Komisionit të Internim-Dëbimeve.

Në ditët e fundit të nëntorit të vitit 1987, buletini sekret i ATSH-së, me përmbledhje nga shtypi i huaj për Shqipërinë, njihte krerët e regjimit me lajme të padëgjuara për veset e diktatorit, i cili kishte ndërruar jetë dy vjet më parë.

“Enver Hoxha ishte vrasës i pashpirt dhe homoseksual maniak” Këtë radhë, njeriu më i fuqishëm i Shqipërisë komuniste denoncohej nga njëri prej bashkëpunëtorëve, që kishte deklaruar arratinë dhe kishte pranuar të fliste për pjesët e errëta të personalitetit të Hoxhës. Më 26 shtator 1987, Ilir Bulka, përkthyesi 38-vjeçar, që shoqëronte ekipin e Vllaznisë në Greqi, bashkë me kërkesën për strehim politik, tërhoqi vëmendjen e mediave me deklaratat e bujshme për figurën e Enver Hoxhës, “stalinistit të fundit në Ballkan”.

Përkthyesi që kishte pritur rastin t’i shpëtonte represionit të regjimit, më së fundi kishte tronditur opinionin me bëmat e diktatorit, të cilin, siç pretendonte, e kishte njohur nga afër. Pohimet e tij se Hoxha kishte qenë maniak i orgjive perverse, me një jetë jo normale dhe orientim të gabuar seksual, bënë xhiron e botës. Sakaq, Tirana zyrtare, e njohur rishtas me to, në pamundësi të reagonte ndaj autorit, filloi të hakmerrej siç dinte ajo me familjen e tij. Pranvera Bulka, motra e përkthyesit të arratisur, në një rrëfim për “Panorama” risjell historinë e Ilirit, duke u ndalur te përjetimet nga kontaktet me të huajt, dëshira për të ndjekur “Zërin e Amerikës”, hobi për të mësuar gjuhët e vendeve perëndimore, motivet që e shtynë për të braktisur Shqipërinë e deri te rikthimi në Tiranë…

Zonja Pranvera! Iliri, vëllai juaj i arratisur në vitin 1987, ka deklaruar për gazetat më të mëdha të Greqisë dhe Italisë se Enver Hoxha nuk ka qenë vetëm një diktator vrasës, por edhe njeri me orientim të gabuar seksual që ka pasur marrëdhënie me bashkëpunëtorët e afërt. Fliste për këtë me familjarët dhe shokët para se të arratisej?

Iliri u arratis se urrente regjimin, diktaturën. Ai kishte tentuar të kalonte kufirin qysh kur ishte gjimnazist te “Qemal Stafa”. Këtë e arsyetonte me mungesën e lirisë, varfërinë, trysninë politike, luftën e klasave, babëzinë e bllokmenëve, dhunën e policisë sekrete, izolimin. Jashtë telave me gjemba, thoshte shpesh me bindje, jetohet shumë herë më mirë. Në këtë kuptim, arratia e tij ishte diçka e paralajmëruar, së paku për ne. Paramendohej sakaq edhe mënyra si do reagonte përballë autoriteteve të huaja…

A kishte lidhje arratia e Ilirit me kushtet e jetesës dhe statusin politik të familjes?

Kjo nuk kishte të bënte fare me vendimin e Ilirit për t’u arratisur. Familja jonë ka qenë e lidhur me regjimin, madje prindërit ishin anëtarë partie. Krahasuar me të tjerët, ishim disi të privilegjuar. Me shtëpi te porta e Bllokut. Të shkolluar në degët më të preferuara. Të punësuar brenda unazës. Jetonim jo keq, po të kishe parasysh kufizimet e kohës. Ideja e Ilirit për t’u arratisur kishte të tjera motive. Ajo ishte e brendshme, pjesë e formimit të tij, e mospajtueshmërisë me realitetin. Kishte ndikuar për këtë rrethi shoqëror, por më së shumti pasioni për librat e huaj. Iliri zotëronte shumë mirë gjuhën angleze, italiane, franceze, rusishten etj.

Në intervistat e Ilirit pas momentit të arratisjes, mediat e huaja e identifikonin si përkthyesin e Enverit, madje si bashkëpunëtorë të afërt të tij. Çfarë kishte të vërtetë në këto pohime dhe a kishte lidhje puna që kryente me Hoxhën?

Menjëherë pas diplomimit në Universitetin e Tiranës, Iliri u emërua në ATSH. Aty punoi dhjetë vite në sektorin që përgatiste buletinin e axhanseve që u shkonin vetëm krerëve të lartë të regjimit. Ishte zgjedhur në këtë detyrë për rezultatet e larta në fakultet, por sidomos për garancitë politike të familjes. Në një farë mënyre, kjo ishte linja e vetme (nëse mund ta quajmë të tillë) e kontakteve të Ilirit me Hoxhën. Një kontakt jo i drejtpërdrejtë gjithsesi, por i përditshëm. Produkti i sektorit ku punonte Iliri, i shkonte Enverit dy herë në ditë.

Si funksiononte sektori i ATSH-së që prodhonte axhanse për Enverin dhe krerët e tjerë të regjimit?

Pak a shumë, ATSH-ja si institucion ka qenë kjo që është sot, me destinacion lajmet nga vendi dhe bota për konsum publik. Asokohe kishte një sektor të veçantë, që përzgjidhte nga informacionet mediatike për Shqipërinë, gjërat më kritike, më të nxehta, siç thuhej dhe me to përgatiste buletin special për udhëheqësit kryesorë. Pjesën më të rëndësishme të këtij të fundit e zinin lajmet e stacioneve BBC, “Zëri i Amerikës” dhe “Europa e Lirë” mbi zhvillimet në vendin tonë. Iliri ishte pjesë e grupit që merrej me përkthimin e tyre…

Me pak fjalë, Iliri i çonte Enverit lajmet që denonconin Enverin, regjimin, politikën e tij…

Ndoshta për këtë arsye mediat e huaja e identifikonin si përkthyesin dhe bashkëpunëtorin e tij. Iliri në fakt s’kishte pasur asnjë takim zyrtar me Hoxhën. Me përjashtim të kontakteve kur ishim komshi me familjen e tij, tjetër lidhje nuk kishte…

Pra, keni jetuar disa vite në Bllok, afër vilës së Enverit. Çfarë raportesh kishit me të dhe familjarët e tij?

Me të përballeshim çdo ditë kur hynte dhe dilte në banesë. Enveri dhe Nexhmija kur banonin te vila e vjetër, ishin mysafirët e parë që na uronin në familje Vitin e Ri. Babai dhe mamaja njiheshin me ta qysh nga vitet e luftës. Miqësia kishte arritur deri aty, sa unë dhe Iliri ishim pagëzuar me emrat e fëmijëve të tyre. Unë me emrin e Pranverës, vajzës së Enverit dhe Iliri me atë të djalit të madh. Në ato kushte, kjo nuk ishte pak. Atëherë, hyrje-daljet e çiftit Hoxha ishin privilegj, që nuk mund ta kishte shumëkush. Logjika e regjimit e përkthente këtë në shkallë të lartë besnikërie, që parakuptonte siguri e përfitime për të preferuarit e tyre…

Në këto rrethana, Iliri guxonte t’i kundërvihej regjimit, të ironizonte Enverin, të mendonte për t’u arratisur…

Në pamje të parë duket paradoksale, por kështu është e vërteta. Iliri ishte një lloj disidenti i vetëformuar. Ky profil ishte ngjizur tek ai qysh në rininë e hershme. Kur na gjente në shtëpi duke ndjekur lajmet e TVSH-së, mbyllte televizorin me një rebelim të çuditshëm. “Akoma ju me pallavrat e Tiranës”, na thoshte qortueshëm dhe aty për aty hapte radion te “Zëri i Amerikës”. “Doni të vërtetën, dëgjoni këtë!”, na këshillonte me një siguri absolute. “Zëri i Amerikës” për të ishte e vërteta e padiskutueshme. “Mos vdeksha pa folë një herë aty për marrëzitë e Sulltanit tonë”, shprehej shpesh duke përçmuar Enverin. “Zëri i Amerikës” ishte fiksimi i tij…

Kështu shprehej vetëm me familjarët, apo edhe me shokët?

Me shokët ca më shumë. Veç konsideratave politike, me ta ndante qasjet ndryshe për mënyrën e jetesës, artin, muzikën, argëtimin. Ithtar i modelit perëndimor, Iliri nuk linte vend pa përbuzur tam-tamet e regjimit për moralin komunist, njeriun e ri, për “shfaqjet e huaja”, “dekadencën borgjeze” etj…

Me cilët nga shokët konsumonte biseda të tilla?

Në kohë të ndryshme, ka pasur shumë syresh. Kur punonte në ATSH, mbante për mikun më të mirë Nuri Hamzarain, vjehrrin e Agim Krajkës, të cilin e vlerësonte jashtë mase. Me të fliste pa doganë, siç thoshim atëherë. Ai ishte më i madh në moshë dhe më i regjur në disidencën me regjimin. Më vonë u njoh e miqësua me Agim Fagun, Medi Bushatin, Luan Hajdaragën e të tjerë. Në shoqërinë e tyre ndihej mirë, bisedonte për gjithçka, madje edhe për arratinë. Nuk i vinte mirë vetëm kur e qortonin: Ilir mos kështu, se do përfundosh në Spaç! Iliri ka pasur sakaq edhe një mik të veçantë: Nonda Bulkën, xhaxhain tonë që e donte fort. Kuvendonte me të për histori të ndryshme. Nonda kishte qenë student me Hoxhën në Francë dhe i tregonte për prapësitë e tij. Enveri s’e kishte mendjen te studimet, i thoshte në mirëbesim, por te orgjitë dhe lokalet e natës. Për orë të tëra ligjëronin për profilin e panjohur të diktatorit që na hiqej si engjëll, por kishte qenë djalli vetë…

Ku punonte Iliri kur u arratis?

Në vitin 1980, Iliri iku nga ATSH-ja dhe për disa kohë u sistemua në Ndërmarrjen Makina-Import. Më vonë shkoi në Ministrinë e Kulturës dhe Arsimit, në Komitetin Olimpik të Sporteve. Aty e aktivizonin herë pas here me shoqërimin e turistëve të huaj që vinin në Shqipëri. Ndihej i lumtur në këtë punë, sepse, siç thoshte, i jepte dorë për perfeksionimin e gjuhëve që zotëronte dhe njohjet me botën përtej telave me gjemba. Kontaktet me të huajt e bënë më rebel e më të papërmbajtur. Filloi të fliste hapur, të shante vend e pa vend, të anatemonte figurat e regjimit. Ky lloj reagimi, përçartja e shfrenuar, nisi të bjerë në sy të njerëzve të Sigurimit. U fut në listën e të dyshuarve, si kontingjent i armikut të klasës. Kjo na alarmoi si familje. U alarmuan sakaq edhe shokët. E këshilloi babai, nëna, vëllai tjetër. E thirri i tronditur Medi Bushati dhe i shprehu rrezikun që i kanosej. Iliri e dëgjonte, por nuk reagonte…

Continue Reading
Advertisement

TRENDING