Connect with us

Kronike

SPAK kërkon sekuestrimin e pasurisë së Kejvina Kthjellës

SPAK ka kërkuar këtë të martë nga GJKKO që të konfiskohet një pjesë e pasurisë së Kejvina Kthjellës. Modelja e rrjeteve sociale është vënë nën shënjestër nga drejtësia për shkak të lidhjes së saj të dashurisë me Redjan Rrajën. Ky i fundit u arrestua pasi dyshohet se kreu atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji.

Mësohet se nën pronësinë e Rrajës ka disa apartamenteve, makinave luksoze, ora Rolex dhe shuma parash. Mirëpo SPAK ka shkuar edhe më tej duke kërkuar konfiskimin e pasurive të shpërndara të Redjan Rrajës tek personat e tjerë.

Modelja Kejvina Kthjella ka në përdorim një makinë tip ‘Audi A8’, që në pronësi figuron të jetë e saj, por që dyshohet se i është dhuruar nga i dashuri i saj.

“Kërkohet sekuestrim i automjetit me ngjyrë gri të tipit Audi A8, sekuestruar shtetases K. K. por që është në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ky është modeli sesi influencerat e instagramit joshin djemtë e pasur dhe më pas mbulohen në dhurata luksoze nga ta. Ato reklamohen si modeli i shoqërisë që janë pasuruar duke përdorur imazhin e tyre, por që pas çdo modeleje të rrjeteve sociale, dyshohet se fshihet një nga çunat e pasur të këtij vendi.

Kronike

Humb jetën punonjësi i një lavanderie në Tiranë, çfarë dyshohet

Mesditën e sotme një 65-vjeçar është gjetur i vdekur në një lavanderi në rrugën “Todi Shkurti” në kryeqytet.

65-vjeçari ishte punonjës i lavanderisë ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.05.2024, rreth orës 14:45, në një lavanderi në rrugën “Todi Shkurti”, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi Gj. P., 65 vjeç (punonjës i lavanderisë).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Kronike

EMRAT/ Gjenden të vdekur burrë dhe grua në Dropull

Burrë e grua, të moshuar, janë gjetur  të pajetë ne fshatin Bodrishtë në Bashkinë Dropull.

Burime jo zyrtare thonë se të moshuarit kanë pasur shenja dhune në trup çka mund të thuhet se bëhet fjale për krim të ndodhur ndaj tyre.

Të moshuarit janë Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ikia 88 vjeçe.

Policia ka shkuar ne vendngjarje ku po merret me hetimin e këtij krimi makabër.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Kronike

Operacion antidrogë në Tiranë, lëshohen 30 masa arresti, ekzekutohen 25 prej tyre

Antidroga e Tiranës ka zhvilluar një operacion, përmes së cilit janë lëshuar 30 masa arresti me vendim gjykate.

Deri tani mësohet se janë ekzekutuar 20 prej tyre. Ndërkohë 5 masa të tjera janë komunikuar në qeli, pasi ishin kapur më herët.

Bëhet fjalë për grup të organizuar që merrej me shitjen e lëndëve narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis me hetimet që kanë nisur që në muajin janar.

I përfshirë në këtë grup është dhe Enea Sulejmani, i arrestuar pak javë më parë në Rrugë të Kavajës në tentativë për t’iu larguar agjentëve të Antidrogës, pasi tentoi t’i përplasë me makinë.

 

 

Continue Reading

Kronike

Dy makina tip “Benz” përplasen me njëra-tjetrën, dy të lënduar

Dy makina tip “Benz” janë përplasur pasditen e sotme në tunelin e Kalimashit, me drejtim lëvizjeje Milot-Morinë.

Dy pasagjerët, shtetasit D.T. dhe I.T, që udhëtonin me automjetin me drejtuese shtetasen M.T., janë dërguar në spital për kontroll mjekësorë.

Shërbimet e Policisë menjëherë bënë të mundur hapjen e rrugës dhe lëvizja e automjeteve vijon e lirë në tunel.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit

Continue Reading

Kronike

Agravon konflikti mes dy shoferëve, plagoset me thikë njëri prej tyre

Një shofer kamioni ka mbetur i plagosur me thikë këtë të mërkurë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Dy shoferë kamionësh janë konfliktuar midis tyre dhe për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Konflikti ka qenë për motive të dobëta ndërsa të dy mësohet se janë banues në Tiranë.

Policia ndërkohë ka shoqëruar në komisariat autorin për të vazhduar me procedurat, ndërkohë i plagosuri është transportuar në spital.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING