Connect with us

Politike

Taksat për profesionet e lira, Berisha: Po goditen rëndë 29 mijë shqiptarë

 Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar vendosjen e taksës për profesionet e lira, e cila hyri në fuqi në ditën e djeshme. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha deklaron se vendosja e kësaj takse është një mekanizëm për të dëbuar nga Shqipëria njerëzit.

Berisha e ka quajtur vendosjen e kësaj takse si gjencid që po godet rëndë 29 mijë shqiptarë. Po ashtu ai u ka bërë apel kësaj kategorie njerëzish që të mos largohen nga vendi, por të bashkohen me mosbindjen civile dhe mos ta paguajnë këtë taksë.

 

 

Postimi i Plotë:

Genocid nëpërmjet taksave të dëbimit! Të dashur miq, ky vit i ri nisi me një goditje të rëndë për 29 mijë shqiptarë që ushtrojnë profesione të lira. Kësaj shtrese, jetike për ekonominë e vendit, u është vendosur prej datës 1 Janar 2024, TAKSA E DËBIMIT nga Shqipëria. Filozofia e Partisë Demokratike, ashtu si e çdo partie të djathtë, qëndron në faktin se më pak taksa është më mirë. Është e provuar se paraja në xhepin e qytetarit menaxhohet më mirë dhe është më e dobishme se sa në arkën e shtetit. Kjo është e provuar në qeverisjen e Partisë Demokratike, ku fal taksës së sheshtë shqiptarët kishin më shumë fuqi blerëse se sot, pavarësisht se kanë kaluar 10 vite.

Është e provuar gjithashtu në shumë vende perëndimore që kanë ndjekur një sistem taksimi të djathtë dhe ka rezultuar në produkivitet të shtuar dhe begati për vendin. Sidoqoft ajo që po ndodh në Shqipëri, nuk është një sistem taksimi i majtë dhe kritika ime nuk ka natyrë ideologjike. Problemi në Shqipëri nuk është taksa në vetvete. Por QËLLIMI i taksës. A është ajo një taksë e drejtë? A nxit ajo produkivitet? Nëse vizitojmë historinë, do të shohim raste të shumta ku taksat janë përdorur si instrumenta për shtypjen e njerëzve. Taksat janë përdodur për të vjedhur një popullatë, si në Francën para Revolucionit. Taksat janë përdodur si detyrim për të konvertuar besimet e njerëzve.

Dhe së fundmi, taksa e profesioneve të lira në Shqipëri, si një mekanizëm për të DËBUAR nga Shqipëria, atë shtresë ku përfshihen operatorët turistikë, veterinerët, arsimtarët, mjekët, agjentët e pasurive të paluajtshme, elektricistët, hidraulikët etj. Taksimi i tyre me 15% dhe 23% është de facto një TAKSË DËBIMI, pasi cili do që njeh një profesionistë nga këto fushë, e di se të ardhurat e shumicës së tyre janë në kufirin e mbijetesës. Kjo taksë është një TAKSË DËBIMI, kur në ekuacion vendosen edhe faktet e tjera të realitetit të tyre: – Asnjë mbështetje apo incentivë nga shteti për këto profesione. – Çmimet më të larta në rajon për ushqime bazike dhe strehim. – Realitetin se 81% e shqiptarëve kërkojnë të largohen nga vendi, ku profesionstat e lirë janë segmentet më të interesuar për largim.

Pra taksimi i profesioneve të lira me 15% dhe 23% në këto rrethana, përbën jo një taksim të thjeshtë, por një incentivë për largimin e tyre nga Shqipëria dhe zbrazjen e Shqipërisë nga profesionistët. Ky taksim është veçse instrumeni i rradhës, në një sistem të mirëmenduar që synon genocid ndaj shqiptarëve, duke i larguar ata nga trojet e tyre. Në Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Genocideve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në faqen e parë shkruhet se ka 5 akte që cilësohen GENOCID. Akti numër 3 thotë: “Genocid quhet kur qëllimisht një grupi i vendosen kushte jetësore të kalkuluara për të sjellë shkatërrimin e pjesshëm ose të plotë të një populli”.

Thënë këto, taksimi i profesioneve të lira është vetëm kushti më i ri i kalkuluar për të përshpejtuar largimin e shqiptarëve. Kusht i kalkuluar është edhe shkatërrimi i zgjedhjeve të lira. Kusht i kalkuluar është edhe agresioni ndaj opozitës. Ku përfshihen vjedhja e logos së Partsë Demokratike. Dhe burgosja e liderit të opozitës. Kusht i kalkuluar është edhe shkatërrimi i parlamentarizmit. Ku deputetëve të opozitës u mohohet ÇDO E DREJTË KUSHTETUESE. Prandaj ju bëj thirrje profesionistëve të lirë. Të qëndrojnë për Shqipërinë. Mos të dorëzohen duke zgjedhur të largohen, ashtu siç synohet. Por të bashkohen në mosbindje civile duke REFUZUAR pagesën e kësaj takse. O SOT O KURRË! Për demokracinë. Për pluralizmin. Për shpëtimin e Shqipërisë.

Politike

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Pollagorios

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një sërë takimesh me komunitetet arbëreshe në Kalabri ku po zhvillon një tur dy ditor, me ftesë të Institutit për Komunitetin Arbëresh.

Kreu i shtetit, ka marrë titullin “Qytetar nderi” i qytetit të Pollagorios.

Ajo theksoi se ishte bukur, teksa takon arbëreshë që kanë ruajtur gjuhën.

Aktivitetet e shumta po mbahen në nder të 100 vjetorit të ndarjes nga jeta të poetit arbëresh Anselmo Lorecchio.


Continue Reading

Politike

“30 raste të fyerjes ndaj gazetarëve”/ Açka letër të hapur Ramës: Gazetarët shantazhohen

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mjetet e Informimit Publik, Flutura Açka, i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me një letër të hapur.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se vetëm gjatë periudhës 2023-2024, ka pasur 30 raste të gazetarëve të cilët janë fyer.

Ajo shton se gazetarët shqiptar nuk kanë nuk kanë status mbrojtës të veçantë, intimidohen shpesh për t’u nënshtruar përmes favoreve shtetërorë qendrorë dhe lokalë, shantazhohen shpesh nga pushteti dhe janë pjesa e shqiptarëve më e ekspozuar nga arroganca e pushtetit dhe e politikës.

Postimi i plotë:

 

 

Zoti Kryeministër,
Në vitet 2023-24 ka mbi tridhjetë raste që gazetarët shqiptarë janë fyer dhe linçuar, në disa prej të cilave ju jeni protagonist.
Në Ditën Ndërkombëtare të Medias, ju jeni njeriu i fundit që mund të bëni moral për lirinë e fjalës dhe shtypit.
Gazetarët shqiptarë:
– nuk kanë status mbrojtës të veçantë që të jenë tërësisht të mbrojtur
– paguhen më së shumti nën dorë dhe një pjesë é tyre janë të pasiguruar
– diktohen nga shefat e tyre për vërtetësinë e lajmit dhe humbim vendin é punës nëse nuk binden
– u jepen kaseta të gatshme nga politika dhe u diktohet linja politike nga konjukturat politike
– nuk kanë asnjë siguri për vendet e punës prej mungesën së kontratave
– shantazhohen shpesh nga pushteti me të gjitja format é mundshme përmes drejtuesve dhe familjarëve
– intimidohen shpesh për t’u nënshtruar përmes favoreve shtetërorë qendrorë dhe lolalë
– janë pjesa e shqiptarëve më e ekspozuar nga arroganca e pushtetit dhe e politikës.
Si drejtuese Komisionit Parlamentar për Mjetet e Informimit Publik dhe si njeri i zejes së fjalës shpreh mbështetjen time të plotë ndaj gazetarëve shqiptarë, të drejtave dhe rolit të tyre të shenjtë në mbrojtje të fjalës së lirë.

Continue Reading

Politike

Surpriza nga avokati: S’ka hetim ndaj Metës! Dumanin e shau se…

Anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë, Genc Gjokutaj, në një live Skype, ka akuzuar SPAK se po sulmon opozitës “24 orë, në kundërshtim me ligjin”.

I pyetur nga Drejtori i përgjithshëm i informacionit Robert Rakipllari, se përse Ilir Meta zgjodhi të shpërthente ndaj SPAK në këto momente, duke cituar disa nga deklaratat që vetë ai ka bërë publikisht, Gjokutaj tha se ai para se të jetë politikan, është shtetas dhe familjar. Më tej ai shtoi se ndaj Metës nuk ka proces hetimor.

Rakipllari: Pse shpërtheu Meta tani? Ai ka thënë vetë ‘Dumdumani’ po më heton, ka marrë peng vjehrrën time, laraska etj etj, këto janë fakte…

Gjokutaj: Mos harroni që Meta është shtetas, familjarë dhe pastaj politikan, politikan në opozitë. Kjo opozitë është në këtë gjendje sot për shkak jo të garës së humbur, por investimit të SPAK 24 orë kundër opozitës, në shkelje të ligji. Ndaj Metës nuk ka proces! Arrestimi i Berishës është ogur i zi për gjithë opozitës, këmba alarmi për një drejtësi të kapur me regji siç është SPAK.

 

Continue Reading

Politike

Përse u zhgënjye nga Lulzim Basha? Gazment Bardhi: U largova prej tij kur kuptova që…

Gazment Bardhi ishte krahu i djathtë i Lulzim Bashës kur ky i fundit drejtonte Partinë Demokratike. Ai qëndroi në krah të tij edhe kur nisi përçarja e madhe mes demokratëve.

Por më pas u largua nga Basha dhe sot nuk komunikojnë me njëri-tjetrin, teksa Bardhi është bashkuar me grupimin Berisha dhe drejton grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

I ftuar në emisionin Opinion Gazment Bardhi ka treguar përse ndodhi çarja mes tij dhe Lulzim Bashës.

Continue Reading

Politike

Blushi kërcënon Ballën e Veliajn: Do përfundoni më keq se deputetë në Ukrainë, në kosh të plehrave

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi është shprehur se protestat para bashkisë do të vijojnë derisa të largohet Erion Veliaj, ndërsa bëri thirrje ministrit të Brendshëm dhe Erion Veliajt që të mos i provokojnë qytetarët.

“Nuk do të tërhiqemi deri ditën kur të largohet Erion Veliaj si përgjegjësi kryesor për ndotjen nivelit të ajrit mbi 20 herë mbi normat e lejuara nga Organizata e Botërore Shëndetësisë që vit pas viti shkakton viktima në Tiranë. Dhe sot edhe fëmijët e porsalindur janë alergjikë pikërisht për një fajtor që quhet Erion Veliaj.

Nuk do të tërhiqemi nga protestat për sa kohë të mos ketë ndëshkim për rrëmbimin e pronave të ligjshme të qytetarëve dhe për shembjen e pronave të ligjshme të qytetarëve nga Shkoza në Unazë të Re deri në Laprakë. Nuk tërhiqet Opozita e kam deklaruar edhe në protestë dhe gjithë Opozita e ka deklaruar.

I bëjmë thirrje Taulant Bekojarisit dhe Erion Veliajt të mos provokojnë qytetarët, sepse do të përfundojnë më keq se ata deputetët që keni parë ju në Ukrainë, në kosh të plehrave jo në mënyrë figurative, por në kosh të plehrave fizikisht” tha Blushi  në konferencë për median.

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING