Connect with us

Aktualitet

Temperaturat do të arrijë deri në 41 gradë/ I nxehti afrikan përfshin vendin

Vala e të nxehtit afrikan do të përfshijë sërish vendin. Duke nisur nga kjo e mërkurë temperaturat do të rriten ndjeshëm, ndërsa e enjtja dhe e premtja pritet të jenë dy ditët më të nxehta të kësaj vere deri më tani, teksa termometri do të arrijë deri në 41 gradë.

“Qytete kryesore urbane do të jenë 39 dhe 40 gradë, duke filluar që nga Shkodra, Tirana, Fieri, Berati, Elbasani. Presim një maksimum 41 në zonat e mbi Shkodrës, në qarkun e Beratit, Elbasan, nuk përjashtohet afër kësaj vlere edhe Gjirokastra”, tha sinoptikania, Lajda Porja.

Pritet që nga e diela të ketë një tërheqje të valës.

“Parashikohet që të dielën dhe të hënën termometri të ulet deri në 37 gradë nga 41 dhe një freskim më të ndjeshëm të motit do të kemi nga e marta deri në 27 korrik. Nuk do të jetë një mot relativisht i freskët, por normalizim të temperaturave, termometri të jetë 34,35 gradë”, tha Porja.

Megjithatë, muaji korrik parashikohet të mbyllet sërish me temperatura të larta.

“Kemi një reakktivizim të masave të nxehta afrikane ditët e fundit të korrikut dhe ditët e para të gushtit ku sërish termometri do të jetë 40 gradë”, tha Porja.

Sipas sinoptikanëve, Shqipëria është më në periferi të masave ekstreme që kanë përfshirë një pjesë të Evropës, megjithëse korriku i këtij viti është më i nxehtë krahasuar me atë të vitit të kaluar.

Advertisement