Connect with us

Kronike

Tentoi të djegë për së gjalli burrin e saj, arrestohet

Tentoi që të digjte të gjallë bashkëshortin e saj, arrestohet nga policia greke 52 vjeçarja shqiptare. Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Agios Panteleimon, ku 52 vjeçarja identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur akuzohet se ka tentuar të djegë të gjallë bashkëshortin e saj 57-vjeçar në shtëpinë e tyre.

Ndër të tjera thuhet se çifti është përleshur dhe papritur gruaja ka lyer me terpentinë të shoqin, ndërsa menjëherë më pas ka tentuar ta djegë. Fqinjët që dëgjuan zërat njoftuan policinë, dhe menjëherë është dhënë ndihma e parë 57 vjeçarit shqiptar i cili po trajtohet për djegie në spital.

E akuzuara është arrestuar dhe dërguar në Zyrën kundër Dhunës në Familje në Omonia, ndërsa ka pretenduar se i shoqi i ka vënë flakën vetes

Kronike

E rëndë në Tiranë/ 47-vjeçari gjendet i varur në pyllin e Krrabës

Një person ka humbur jetën tragjikisht në Tiranë, pasi është gjetur dyshohet i vetëvarur në një zonë të pyllëzuar në Krrabë.

Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasi A. Sh., 47 vjeç. Sipas bluve të kryeqytetit, viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Kronike

Mbytja e Alma Arrazit me tre fëmijët në Lumin Buna, reagon Drejtori i Policisë së Shkodrës

Drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj u pyet nga gazetarët në lidhje me tragjedinë në familjen Arrazi, ku Alma së bashku me tre fëmijët e mitur u mbyt në lumin Buna.

“Në këtë ngjarje kemi qenë shumë transparentë. Sa i takon të rejave le të lemë grupin hetimor që të vazhdojë hetimet”, tha Sulaj.

Continue Reading

Kronike

Sekuestrohen 65 kg kanabis në formë çokollate e fshehur në tunel, dy persona në kërkim

Një sasi prej 65 kg marijuanë në formë çokollate është sekuestruar nga policia e Shkodrës gjatë një operacioni.

Lënda narkotike është gjetur në një tunel në lagjen “Skënderbej” të qytetit. Gjatë operacionit brenda një automjeti tip furgon u gjetën dhe u sekuestruan edhe rreth 31.5 kg kanabis në formë bohçeje.

Policia nuk ka konstatuar persona gjatë operacionit, por ka identifikuar dy persona, për të cilët vijon puna për arrestimin.

Continue Reading

Kronike

Del FOTO/ Ky është 50-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në Shëngjin

Personi që shihni në foton e mësipërme është 50-vjeçari, Preng Gjoni, i cili humbi jetën paraditen e kësaj të shtune në Shëngjin teksa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi.

Sipas Policisë, Gjonit dyshohet se i ka rënë një dërrasë druri në kokë. Ai është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por nuk ka mundur të mbijetojë. Lidhur me ngjarjen janë shoqëruar dy persona që ishin duke punuar me 50-vjeçarin, për tu marrë në pyetje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, gjatë punës në një objekt në ndërtim, shtetasit P. Gj., 50 vjeç, dyshohet se i ka rënë një dërrasë druri mbi kokë dhe për pasojë ai ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti.

Ndërkohë janë shoqëruar në ambientet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dy shtetas që ishin duke punuar në objektin ku humbi jetën 50 vjeçari.

Dy ditë më parë, një tjetër punëtor humbi jetën në Shëngjin. 28-vjeçari Emiljano Frroku, që punonte i pasiguruar ra nga kati i nëntë që po ndërtohej pa leje në një pallat dhe humbi jetën.

Continue Reading

Kronike

Grabiti makinën e turistëve/ Arrestohet 35 vjeçari, sapo ishte liruar nga burgu falë Amnistisë Penale

Policia e Vlorës pas ngjarjes së ndodhur mbasditen e djeshme, ku u grabit makina e një çifti Italian duke i thyer xhamin, u vu në ndjekje të autorit të dyshuar që nga mbrëmja e djeshme deri në momentin e arrestimit pasditen e sotme në lagjen 28 nëntori.

Pasi e kanë ndjekur gjatë gjithë ditës autori i dyshuar ka vërejtur së po e ndiqnin dhe ka lënë makinën që lëvizte dhe ka tentuar të ikë me vrap. Pas ndjekjes nga forcat e policisë për më shume se 10 minuta në lagjet e Vlorës është bërë e mundur arrestimi i tij.

Sipas informcioneve i ndaluari rreth 35 vjec me mbiemër Myrtaj sapo ka dalë nga burgu duke përfituar nga amnistia para 10 ditësh.

Polica po e kontrrollon në makinën e tij si dhe cantën që ai la në makinë dukeju larguar me vrap policisë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING