Connect with us

Aktualitet

Tërhoqi zvarrë qenin, shkodrani identifikohet nga policia, i sekuestrohet edhe makina

Policia e Shkodrës ka reaguar pas publikimit në JOQ Albania të videos që tregonte një rast tronditës të keqtrajtimit të një kafshe në fshatin Shtoj i Ri, ku një drejtues automjeti tërhiqte zvarrë një qen.

Pas verifikimeve, uniformat blu bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit Bujar Hoxhaj, 55 vjeç, autor i dyshuar i ngjarjes.

Sipas njoftimit zyrtar, pas përfundimit të veprimeve procedurale, materialet u referuan në Prokurorinë e Shkodrës, ku ka nisur procedimi penal për veprën “Keqtrajtimi i kafshëve”. Automjeti me të cilin u krye veprimi u sekuestrua si provë materiale.

Njoftimi i Policisë:

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një qen që tërhiqet nga një automjet, në fshatin Shtoj i Ri, ju informojmë se: Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë kryer veprimet për identifikimin dhe shoqërimin e drejtuesit të automjetit. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për drejtuesin e automjetit, shtetasin B. H., 55 vjeç, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në numrin pa pagesë 112 ose në faqen zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, duke iu siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

 

Advertisement