Connect with us

Aktualitet

The Guardian: Tragjedia e muzikantit shqiptar

Gjashtë muaj para se ai të gjendej i vdekur në banesën lundruese të refugjatëve Bibby Stockholm, Leonard Farruku shpresonte për krijimin e një jete të re në Angli.

“Kam ardhur në Angli në gusht 2022. Shpresoj të marr dokumentet pasi jam në një kompleks për azil-kërkues. Erdha me gomone,” shkruante i riu shqiptar në një mesazh për një shokun e tij të fëmijërisë në Tiranë.

Nëna i kishte vdekur kur ishte 17 vjeç dhe babai disa vjet më vonë.

“Humbja e nënës dhe më pas e babait më ka traumatizuar, nuk e dija ku isha apo çfarë po ndodhte. Tani kam këtu duke kërkuar azil, jetoj në një hotel, Zoti na mbroftë”, shkruante ai.

27 vjeçari besohet se ka vrarë veten në tualetin e barkës së kontestuar të refugjatëve, ku strehohen qindra azil-kërkues në brigjet jugore të Britanisë.

Ai ishte parë në gjendje të trazuar ditën kur më pas u gjet i vdekur.

Miqtë e familjarët ende pyesin se çfarë e shtyu Farrukun të kryente një akt të tillë, teksa askush nuk mendonte se muzikanti ambicioz i fizarmonikës me një të ardhme premtuese në dukje, do të vriste veten.

“Na merr malli shumë për Leonardin, do të jemi gjithmonë të trishtuar për mënyrën si i dha fund jetës”, thotë motra e tij Jola Dushku, 33 vjeçare që jeton në Lombardi të Italisë.

Rrjeti britanik Guardian foli me të afërm e miq të të ndjerit si dhe me mësues të tij në Shqipëri, për të kuptuar më shumë mbi të kaluarën e Farruku dhe shkaqet që e çuan te vdekja.

Ata e përshkruanin si një djalë punëtor që ëndërronte të bëhej muzikant, por i tronditur nga vdekja e parakohshme e nënës, kur ishte në Liceun Artistik Jordan Misja, në Tiranë.

Pas vdekjes së babait disa vjet më vonë Farruku, i njohur ndryshe si Nardi, nisi të mendonte të shkonte në Angli, deri sa kreu lundrimin e rrezikshëm të ngushticës me Francën në 2022, viti kur një numër rekord prej 12,301 shqiptarësh erdhën në barka të vogla për të kërkuar azil në Angli.

Duke folur nga një zonë e varfër në periferi të Tiranës, ku jetonte dhe Farruku, xhaxhai i tij Agron Farruku, tregon për dhimbjen.

“Leonardi shkoi për të punuar ligjërisht në Angli, ishte ambicioz, donte punë dhe para, donte të kishte një jetë normale”.

Zyrtarët në Angli thonë se shqiptarit i ishte dhënë leja e punësimit disa ditë para tragjedisë, por ai nuk kishte marrë ende lajmin.

Xhaxhai 57-vjecar thotë se Farruku thotë se nuk dinte që ai të kishte probleme të shëndetit mendor: “Vdekja e tij na ka goditur rëndë, pjesa më e vështirë është të mos dimë çfarë i ka ndodhur. Si mund të mbetej i harruar për 12 ore në një impjant shtetëror?

“I kishte thënë motrës së kushtet në barkë ishin të mira, por trajtoheshin keq dhe donte më shumë liri, ankohej se zyrtarët e trajtonin si kriminel”.

I lindur në 29 janar 1996, Farruku u rit në Vorë në periferi të Tiranës, me nënën Shkëndije, dhe babain Petrit muzikant i njohur klarinete në zonë. Ai ka dy motra më të mëdha Marsida e Jola, që jetojnë në Itali.

Familja besohet se hasi vështirësi ekonomike kur u vendosën në Tiranë në 2009, teksa Nardi shkonte në shkollën follore Bajram Curri. Ata jetonin në një apartament të vogël parafabrikat në kushte të ftohta.

Lindita Fejzo, ish-mësuesja e gjuhës së Farrukut, thotë se babai Petrit interesohej për arsimin e të birit dhe vinte gjithmonë në takimet me prindër. “Leonardi ishte një nxënës i dashur dhe i sinqertë, i apasionuar pas muzikës e sportit, merrte nota mesatare në lëndët e tjera por ishte ambicioz dhe ëndërrimtar,” thotë mësuesja.

Më pas ai konkurroi me sukses për shkollën e arteve Jordan Misja, ku studioi nga viti 2011 deri në 2015. Mësuesit e përshkruajnë si një nxënës të sjellshëm dhe i shkëlqyer në veglën e fizarmonikës.

Drejtoresha e shkollës Valbona Kotepano, thotë për ish-nxënësin: “Leonardi ishte nxënës i mirë dhe i talentuar, por në vitin e fundit dukej i trazuar, nuk studionte më dhe nisi të prishte notat, shpesh mungonte”.

Edhe ish-shokët e tij Ervin Telo e Ariel Koka, të dy 28 vjeç, kujtojnë problemet e Farrukut: “Pas vdekjes së nënës nuk kishte më motivim, ishte goditje e rëndë për të”

Ata thonë se vitet e fundit e kishin takuar në Tiranë teksa ishte në telashe financiare dhe ëndërronte të shkonte jashtë vendit.

Pas vdekjes së babait Nardi kishte qenë disa kohë te motrat në Itali ku ishte përpjekur të gjente punë por nuk kishte arritur. Më pas vendosi të shkonte në Angli ku gjendeshin dy kushërinj të tij.

Nuk dihen arsyet e kërkesës së azilit për të cilën Farruku ka aplikuar, e cila besohet se po merrej në konsideratë nga ministria e brendshme britanike në kohën e vdekjes.

Familjarët e Farrukut tashmë duhet të presin për hetimet mbi vdekjen e tij me shpresën e marrjes së përgjigjeve për të ndjerin.

The Guardian

Aktualitet

‘Ja ndryshimi me Italinë’/ Gazetari italian: Mafia në Shqipëri e lidhur ngushtë me politikën

Gazetari italian Stefano Marcelli ka folur në lidhje me situatën e krimit në Shqipëri. Ai tha se “mafia në Shqipëri është e lidhur ngushtë me politikën”.

Duke krahasuar zhvillimet mes Shqipërisë e Italisë ai u shpreh se në Itali ka parë gjithmonë dikë që lufton krimin, një gazetar, polic apo punonjës administrate. Ndërkohë tregon përshtypjet e tij se në Shqipëri këtë gjë e ka parë shumë pak dhe se vendi ynë duhet patjetër të luftojë krimin e mafien dhe këtë ta sinjalizojë.

“Që të jemi të qartë problemi quhet mafie dhe nuk ka dyshim që Italia ka një histori shumë të madhe me rrënjë të shtrira e marrëdhënie e fuqishme me politiken por ka një diferencë mes raportit mafia Itali dhe Shqipëri. Në Itali ka qenë gjithmonë dikush pjesë e shtetit, magjistrat, polic, gazetar e ata janë vrarë sepse kanë luftuar e hetuar mafien e krimin, ndërsa në Shqipëri nuk e shoh këtë. Shoh që luftohet shumë pak. Shqipëria duhet të luftojë mafien dhe ta tregojë këtë, ta sinjalizojë. Unë e them se e dua Shqipërinë dhe nuk dua që të identifikohet si mafia”, tha gazetari.

Continue Reading

Aktualitet

62-vjeçari i droguar vjedh kamionçinën brenda parkingut në Kamëz, përplaset me makina të tjera

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili ka tentuar të vjedhë një kamionçinë brenda një parkingu privat dhe gjatë tentativë për t’u larguar është përplasur me automjete të tjera të parkuara.

Autoritetet policore bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi N. Ch., 62 vjeç, banues në Korfuz, teksa ngjarja ka ndodhur në Paskuqan 2, Kamëz, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Pas testit të drogës të bërë nga ana e Policisë, i arrestuari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Aktualitet

Emigracioni dhe plani për gjyqësorin/ Ambasada zbardh detajet nga vizita e Cameron në Tiranë

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron në Shqipëri më 22 Maj.

Përmes një njoftimi, ambasada britanike bën me dije se në fokus të vizitës do të jenë diskutimet për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Gjithashtu, Cameron do të prezantojë një plan që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Britanisë për Policinë Shqiptare.

Shefi i diplomacisë britanike do të takohet me kryeministrin Edi Rama, Presidentin e Republikës Bajram Begaj dhe ministrn për Punët e Jashtme dhe Europën, Igli Hasani.

“Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t’u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit.

Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës”, njofton ambasada britanike.

Continue Reading

Aktualitet

Trondit dedektivi: Nëna fuste klientë në shtëpi dhe bënte s*ks në sy të fëmijëve

Në vendin tonë numërohen gati 200 dedektivë të licencuar, një profesion i lirë, i rregulluar me ligj, që në vitin 2014. Po përse i kërkojnë më shumë hetuesit privatë shqiptarët?

Ndue Pjetra, avokat dhe njëkohësisht edhe dedektiv privat, tregon për Tch se veç tradhtive, dedektivë punësohen edhe për të parë se si funksionon mbajtja e fëmijëve pas vendimit të gjykatës.

Ai tregoi edhe një rast kur një nënë e divorcuar, fuste klientët në shtëpi dhe bënte dashuri me ta në sy të fëmijëve dhe sipas tij, sërish gjykata nuk e mori parasysh këtë fakt dhe ia la përsëri fëmijët nënës.

“Dedektivët sot në Shqipëri kërkohen në zgjidhjet e martesave, për të parë me kujdes si funksionon pas vendimit të gjykatës, mbajtja e fëmijëve. Kur gjykata i jep kujdestarinë nënës apo babait dhe ata nuk i kanë kushtet pavarësisht se i kanë marrë më mënyra të tjera kujdestarinë.

Rastet janë të tmerrshme, janë gjetur në shtëpinë e nënës, në sytë e fëmijëve duke futur klientë brenda, duke bërë dashuri me ta në kundërshtim me çdo lloj norme dhe gjykata përsëri nuk i ka marrë parasysh, duke ia lënë fëmijët nënës.

Tradhtitë kanë rënë, ishin një fillim një ‘boom’ por përsëri janë bashkë dhe harxhonin kot ato lekë. Më shumë e kërkojnë të moshave mbi 50 vjeç, thonë burri im ka pasur një sekretare në atë kohë a takohet më, histori nga më të tmerrshmet dhe më të çuditshmet”, shprehet Ndue Pjetra, Dedektiv, Avokat

Continue Reading

Aktualitet

Turi çiklistik Tiranë-Korçë/ Evitoni qarkullimin në këto akse, përdorni rrugë alternative (DETAJE)

Policia e Shtetit/ Policia e Shtetit, në kuadër të masave për sigurimin dhe mbarëvajtjen e turit të 81-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 4 etapa, me itinerar të përgjithshëm 723 km rrugë për kalim publik, kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e rrugëve ku zhvillohen garat çiklistike.

Duke qene se aktiviteti çiklistik zhvillohet në disa nga akset kryesore kombëtare me frekuentim të lartë, per rrjedhoje edhe masat e sigurisë nga organizatorët dhe nga Policia e Shtetit do të jenë të larta, në raport me nevojën per garantimin e sigurise se pjesëmarrësve ne këto gara.

Aktviteti çiklistik starton me etapën e parë, ne orën 12.00 të datës 20.05.2024, nga sheshi “Skenderbej”, Tiranë dhe përfundon në Korçë. Etapa e dytë starton në orën 12.00 të datës 21.05.2024, nga Korça dhe përfundon në Elbasan. Etapa e tretë starton në orën 12.00 të datës 22.05.2024, nga Elbasan-Kuçovë-Ura vajgurore-Lushnjë dhe përfundon në Vlorë.

Etapa e katërt starton në orën 12.00 të datës 23.05.2024, nga Vlora-Lumi i Vlorës-Himarë dhe përfundon në Llogara. Etapa e pestë dhe e fundit starton në orën 10.00 të datës 24.05.2024, nga Vlora dhe përfundon në Fier. Me qëllim shmangien e vonesave që krijohen në trafik, për shkak të masave të sigurisë, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithe perdoruesve të rruges, qe në itineraret dhe oraret e garave, të evitohet në maksimum qarkullimi me mjete, si dhe të përdoren rrugë alternative.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING