Bota
Trump “kalon kufijtë”, poston FOTOT: Venezuela, shteti i 51-të i SHBA-së
Donald Trump ka filluar që të “kalojë kufijtë”, literalisht. Kjo sepse ai pas më shumë se dy muajsh luftë në Lindjen e Mesme, ka vendosur tashmë t’i rikthehet çështjes së Venezuelës. Këtë herë, presidenti amerikan është shprehur se Venezuela do të bëhet shteti i 51-të i SHBA.
Këtë ai e deklaroi përmes një postimi në “Truth Social”, ku publikoi një hartë në të cilën Venezuela është e mbuluar me flamurin amerikan, teksa sipër fotos shkroi: “Shteti i 51-të i SHBA-së”.

Por Trump nuk u mjaftua me kaq dhe i bëri të qarta “qëllimet” e tij, pasi shtoi edhe një postim të dytë në të cilin shfaqej një karikaturë e tij me gishtin tregues drejtë, karakteristike e Trump, dhe sipër mbante me kapitale shkrimi “Të dua ty” (I WANT YOU).

Sipas raportimeve të mediave të huaja, thuhet se Donald Trump po shqyrton seriozisht mundësinë e përfshirjes së Venezuelës në Shtetet e Bashkuara si shteti i 51-të.
Kjo “lëvizje” e Trump, vjen disa muaj pai ai arrestoi Nicolas Maduron dhe gruan e tij, Celia Flores . Kur u pyet për këtë çështje, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Wells, nuk komentoi drejtpërdrejt mbi të. Në vend të kësaj, ajo u përqendrua në përpjekjet e Donald Trump për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve, ndërsa iu referua edhe rrjedhës së naftës, duke dhënë qëndrimin e palës amerikane për ditën në vijim.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar që një plan i tillë të jetë në proces, por këto postime të Trump kanë ndezur shumë debate publike.