Aktualitet
U arrestua për shpërdorim detyre, Apeli liron nga qelia ish-shefin e policisë
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur të ndryshojë masën e sigurimit ndaj ish-shefit të Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, duke e liruar atë nga qelia.
Apeli ka pranuar kërkesën e mbrojtjes, të paraqitur nga avokati Sokol Tahiraj, duke zëvendësuar masën “arrest në burg” me “detyrim paraqitje”.
Vendimi është marrë nga gjyqtarja Natasha Mulaj.
Gëzim Bashllari ishte ndaluar më herët nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën dyshimet për shpërdorim detyre, në lidhje me çështjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Sarandës dhe Ksamilit.
Me vendimin e Apelit, Bashllari do të vijojë të jetë nën masë sigurie, por tashmë në një formë më të lehtë, ndërsa hetimet për çështjen vijojnë.