Connect with us

Kronike

‘U përplasën 2 grupe’, zbulohen detaje nga vrasja e të riut

Armand Xhika u ndoq dhe u godit me thikë për vdekje në një mosmarrëveshje për një aksident me makinë. Sipas BBC, 22-vjeçari u vra nga Mentor Selmani, 28 vjeç, Marsid Senia, 25 vjeç dhe Mardov Dushku, 30 vjeç, të cilët ende po gjykohen për vrasjen e tij.

Por veç tyre, 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Prokurori Green pretendon se 22-vjeçari Xhika vdiq pasi u plagos me thikë në ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e 13 Majit 2021. Një prej shokëve që e shoqëronin 22-vjeçarin është përpjekur që ta shpëtojë të riun dhe e ka dërguar në spital, por fatkeqësisht Xhika nuk ia doli dot.

“Pasi Armend Xhika u ngrit në këmbë u ndihmua nga shoku i tij, Altin Kalemi dhe u dërgua fillimisht në shtëpi ndërsa më pas në një spital në Sheffield, ku u shpall i vdekur në orën 20:37”, u shpreh ai.

Xhika dhe miqtë e tij Durim Dervisanji, Mikael Kanachi dhe Fatson Dushku mbërritën në Earl Marshal Road disa minuta përpara se të pandehurit t’u bashkoheshin bashkëpunëtorëve Eljaso dhe Mateo Cela. Pamjet e CCTV treguan të dy grupet duke biseduar dhe Eljaso Cela “sulet” tek Xhika duke nisur një përleshje të dhunshme. Pamjet kanë kapur skena kaotike.

Xhika mori plagë të shumta me thikë gjatë sherrit duke përfshirë një lëndim 4 inç (10 cm) të thellë që i kaloi përmes gjoksit në shpinë.

Pamjet e CCTV treguan atë duke u rrëzuar në bari pas sulmit përpara se të ngjitej përsëri në këmbë. Kanaçi e çoi Xhikën në spital, por ai u shpall i vdekur në orën 20:37. Një ekzaminim pas vdekjes arriti në përfundimin se ai kishte vdekur nga gjakderdhja e shkaktuar nga plagët me thikë dhe gjithashtu kishte pësuar dëmtime në zemër dhe kolaps në mushkëri.

Përveç Xhikës gjatë sulmit janë sulmuar dhe plagosur edhe 3 shokët e viktimës, Durim Dervishanji, Mikael Kanachi dhe Fatson Dushku. Dervishanji është paraqitur në spital me disa të çara në krahë dhe kokë. Kanachi u paraqit në spital me gjak në kraharor, çarje në mushkëri, një brinjë të thyer dhe dy çarje në pjesën e pasme të gjoksit të tij në përputhje me goditjen me thikë. Ndërsa Fatson Dushku kishte plagë të ndryshme me thikë dukshëm në pjesën e pasme të tij.

Pas arrestimit, Mentor Selmani dhe Marsid Senia nuk kanë dhënë komente. Megjithatë Senia më herët ka bërë një telefonatë në shërbimet e emergjencës ku tregoi se gjithçka kishte ndodhur pas një aksidenti dhe anëtarët e grupit tjetër kishin shkuar atje me thika.

Mardov Dushku i tha policisë se kishte shkuar në një takim për të folur për një aksident me makinë, por nuk e di si shpërtheu sherri. Ai ka vënë në dukje se një person ka bërë një lëvizje drejt tij kështu që e ka goditur, por më pas është arratisur dhe ka mohuar se ka pasur thikë. Por prokurori u shpreh se qëllimi i këtyre personave ka qenë dëmtimi serioz i anëtarëve të grupit të Armend Xhikës.

Gjyqi vazhdon.

Kronike

Del FOTO/ Ky është 50-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në Shëngjin

Personi që shihni në foton e mësipërme është 50-vjeçari, Preng Gjoni, i cili humbi jetën paraditen e kësaj të shtune në Shëngjin teksa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi.

Sipas Policisë, Gjonit dyshohet se i ka rënë një dërrasë druri në kokë. Ai është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por nuk ka mundur të mbijetojë. Lidhur me ngjarjen janë shoqëruar dy persona që ishin duke punuar me 50-vjeçarin, për tu marrë në pyetje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, gjatë punës në një objekt në ndërtim, shtetasit P. Gj., 50 vjeç, dyshohet se i ka rënë një dërrasë druri mbi kokë dhe për pasojë ai ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti.

Ndërkohë janë shoqëruar në ambientet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dy shtetas që ishin duke punuar në objektin ku humbi jetën 50 vjeçari.

Dy ditë më parë, një tjetër punëtor humbi jetën në Shëngjin. 28-vjeçari Emiljano Frroku, që punonte i pasiguruar ra nga kati i nëntë që po ndërtohej pa leje në një pallat dhe humbi jetën.

Continue Reading

Kronike

Grabiti makinën e turistëve/ Arrestohet 35 vjeçari, sapo ishte liruar nga burgu falë Amnistisë Penale

Policia e Vlorës pas ngjarjes së ndodhur mbasditen e djeshme, ku u grabit makina e një çifti Italian duke i thyer xhamin, u vu në ndjekje të autorit të dyshuar që nga mbrëmja e djeshme deri në momentin e arrestimit pasditen e sotme në lagjen 28 nëntori.

Pasi e kanë ndjekur gjatë gjithë ditës autori i dyshuar ka vërejtur së po e ndiqnin dhe ka lënë makinën që lëvizte dhe ka tentuar të ikë me vrap. Pas ndjekjes nga forcat e policisë për më shume se 10 minuta në lagjet e Vlorës është bërë e mundur arrestimi i tij.

Sipas informcioneve i ndaluari rreth 35 vjec me mbiemër Myrtaj sapo ka dalë nga burgu duke përfituar nga amnistia para 10 ditësh.

Polica po e kontrrollon në makinën e tij si dhe cantën që ai la në makinë dukeju larguar me vrap policisë.

Continue Reading

Kronike

Plagosja në Shkodër/ Identifikohet autori i ngjarjes, si nisi sherri mes të rinjve

Policia ka sjell njoftim shtesë për plagosjen pasditen e sotme në Shkodër. Bëhet me dije se autori është një 46-vjeçar banues në Shkodër. Ndërkohë që plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes autorit dhe të plagosurit. Autori është shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion shtesë Policia identifikon dhe vijon punën për kapjen e autorit të plagosjes së 24-vjeçarit. Falë veprimeve të shpejta në vendngjarje, grupi hetimor ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin G. M., 46 vjeç, banues në Shkodër. Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi G. M., pas një konflikti të çastit me shtetasin J. O., e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 46-vjeçarit.

Continue Reading

Kronike

Plagosi babë e bijë gjatë tentativës për t’i grabitur dyqanin, në pranga skifteri shqiptar

Një shtetas shqiptar 49-vjeçar është arrestuar në Milano me akuzën e vrasjes në tentativë, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Shqiptari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur pronarin e një dyqani dhe vajzën e tij gjatë një tentative grabitjeje më 4 maj.

Sulmi ndodhi në via Costantino Baroni, kur i dyshuari hyri brenda dyqanit të duhanit në momentin e mbylljes dhe u përpoq të vidhte xhiron ditore dhe biletat gërvishtëse. Pasi i ka plagosur babë e bijë, shqiptari mori në pronësi bileta me vlerë rreth 15.000 euro.

Në një episod të dytë, më 6 maj, ai tentoi të grabiste një dyqan ushqimesh i armatosur me armë, por dështoi.

Hetimet e Policisë së Shtetit kanë çuar në arrestimin e shqiptarit falë analizës së pamjeveve të sigurisë.

Gjatë arrestimit, atij iu gjet një pistoletë gjysmë automatike, plumba dhe një thikë, si dhe veshje që i kishte përdorur gjatë grabitjeve.

Continue Reading

Kronike

E FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, dyshohet për të…

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ndërsa dyshohet se ka edhe të plagosur.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Salo Halili, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING