Politike
Vasili: Trajtimi i Metës në burg është çnjerëzor, por ai ka vullnet e fuqi mbinjerëzore
Një raport i fundit nga Instituti Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) ka ndezur debate të ashpra, duke e cilësuar arrestimin e një figure të lartë politike në Shqipëri si një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe cenim të parimit të prezumimit të pafajësisë.
Duke komentuar këtë raport, deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka lëshuar akuza të forta për “trajtim çnjerëzor” dhe kushte skandaloze paraburgimi. Sipas zotit Vasili, gjetjet e IFIMES janë “tronditëse” dhe sjellin në vëmendjen e opinionit ndërkombëtar një realitet që sipas tij, njihet mirë në Shqipëri.
Ai deklaroi se raporti konfirmon një shkelje flagrante të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar se ndaj zotit Meta është ushtruar një privim sistematik dhe i përditshëm i të drejtave, me qëllim “traumatizimin dhe krijimin e stresit”.
Deputeti përshkroi një situatë alarmante në ambientet e paraburgimit, duke përmendur kushte ekstreme si furnizim me ujë vetëm tre orë në ditë, ndërprerje të energjisë elektrike mbi 40 herë në ditë, përmbytje të qelive dhe madje edhe raste kur të paraburgosur kanë humbur jetën për shkak të mungesës së ndihmës mjekësore.
“Ky trajtim çnjerëzor, i cili nuk kursen as një ish-president, ish-kryeministër dhe ish-kryetar të Kuvendit, tregon se çfarë heqin të burgosurit e tjerë,” u shpreh ai.
Kritikat e Vasilit ishin veçanërisht të ashpra ndaj qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, duke i akuzuar zyrtarët për një mentalitet të trashëguar nga e kaluara komuniste. Ai bëri një paralele tronditëse, duke thënë se kushtet aktuale i kujtojnë burgun famëkeq të Spaçit dhe se autoritetet mendojnë për “tortura fizike, rrahje me shkop dhe lënie lakuriq në të ftohtë”.
Në një krahasim të fortë, Vasili pohoi se figurës së lartë politike në Shqipëri i rezervohet një trajtim më i keq se ai që Vladimir Putin i rezervoi kundërshtarit të tij, Alexei Navalny. “Mendoni se në ç’kushte mjerane jemi,” tha ai, duke shtuar se ky është një skenar i qëllimshëm për të ushtruar presion psikologjik.
Megjithatë, ai vijoi me një mesazh domethënës, duke thënë se përballë tyre qëndron “Ilir Meta, i cili ka një fuqi, një durim dhe një vullnet që është mbinjerëzor”.
Vasili:
Konstatimet e IFIMES-it, sigurisht një institucion me një autoritet në opinionbërjen ndërkombëtare të spikatur, IFIMES-i është i njohur ndërkombëtarisht për autoritetin dhe për thellësinë e analizave të veta, ka ngritur sot disa konkluzione shumë të forta, tronditëse, me të cilat ne në Shqipëri jemi njohur, por kanë një vlerë të jashtëzakonshme sepse njihet i gjithë opinioni ndërkombëtar.
Dhe ka konstatuar pra, trajtimin, në kuptimin më të plotë të fjalës, çnjerëzor, në një shkelje nga më të rëndat që mund të ketë ekzistuar në historinë e pluralizmit shqiptar, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, KEDNJ-së, dhe njëkohësisht ka nënvizuar që dhe të gjithë sjelljet dhe veprimet e policisë së shtetit, policisë së banditëve se këta njerëz me maska nuk e di se çfarë emri mund t’u vënë përveçse banditë dhe horra, që kanë ushtruar ndaj zotit Meta, sikurse dhe privimin e përditshëm, sistematik, me qëllim traumatizues dhe krijim stresi dhe të të gjitha formave të të ndryshme, në përditshmërinë e vuajtjes së dënimit, në kushtet e një shkelje absolute të ligjit. Do të thoni ju, pse është e rëndësishme kjo gjë për ta rimarrë këtë çështje?
Është shumë e rëndësishme sepse trajtimi çnjerëzor në burgjet shqiptare, i cili nuk kursen ish-president, ish-kryeministër, ish-kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, deputet prej shumë legjislaturash e të tjera, një nga personalitetet më të rëndësishme në jetën politike dhe të vendit dhe jetës shoqërore, i trajtohet, i rezervohet pra një trajtim i tillë çnjerëzor në kuptimin e plotë të fjalës, mendoni për të burgosurit e tjerë.
Dhe është gjithashtu është shumë e rëndë që kemi dëgjuar në parlamentin e Shqipërisë, jo në kufijtë e një debiliteti, të një imbeciliteti shtetëror të padëgjuar, ministri i drejtësisë, një farë Lamallari çfarë është ky, ka guxuar të thotë që në rekomandimet e avokatit të popullit, të cilat i citon edhe IFIMES-i, është nuk është thënë fjala çnjerëzor.
Për këtë debil shtetëror, kur një personalitet të tillë, i cili është krejtësisht i pafajshëm sepse nuk po e provojnë dot edhe edhe fajësinë e tij në asnjë lloj mënyre, thjesht dhe vetëm po shkatërrojnë kushtetutë e ligj duke e mbajtur, dhe ta privosh nga dalja për të marrë ajër dhe të kesh, të trajtohet në burgje, të cilët kanë vetëm tre orë ujë, të cilët u ikën mbi 40 herë në ditë energjia elektrike, burgje të cilat përmbyten, burgje në të cilat kanë vdekur njerëz sepse nuk u është dhënë ndihma mjekësore, duke qenë të sëmurë të rëndë kronik, kanë detyruar të humbasin jetën në burgje.
I dini rastet, janë edhe raste të të bëra publike, e të tjerë e të tjerë e të tjera, duke privuar dhe gjithë mundësinë e komunikimit. Në mënyrë arbitrare ku edhe ky SPAK-u i famshëm nuk ka guxuar të marrë përgjegjësi të tilla. Drejtoria e burgjeve që drejt, që qeveriset nga Ministria e Drejtësisë dhe nga këta debila shtetërorë, ose më mirë me thënë kulishtë të Edi Ramës, se s’janë gjë më shumë.
Çfarë bëjnë? Të gjitha këto së bashku kanë një qëllim dhe një skenar të vetëm. Për ta stresuar në maksimum të paraburgosurin, në përgjithësi, në rastin konkret zotin Meta, për të krijuar një tension të jashtëzakonshëm psikologjik dhe nervor, që duke menduar që në kushtet e këtij, e kësaj situate, të nxjerrin përfitimet e tyre dhe t’i shtyjnë për të bërë veprime të gabuara. Unë jam këtu për t’ju thënë vetëm një gjë shumë të thjeshtë. Trajtimi është çnjerëzor. Por duhet të dinë që përballë kanë Ilir Metën. Që ka një, një fuqi, një durim dhe një vullnet që është mbinjerëzor. Pra është mbi të gjitha këto.
Pra thjesht dhe vetëm, ata po nxjerrin qartazi fytyrën e tyre, e cila tashmë është ndërkombëtarisht e njohur, sepse ky konfirmim, ky konfirmim duhet të dini që këto opinione që IFIMES-i shkruan ndodhen në tavolinat më të rëndësishme ndërkombëtare ku bëhet opinionbërja në nivelin ndërkombëtar, në nivelin politik, dhe kuptoni pra Shqipëria e vitit 2026, me me kandidate për Bashkimin Evropian, rezervon kushte pra dhe trajtime të tilla çnjerëzore, ndaj një ish-president të Republikës e të tjerë, e me të gjithë funksionet më të mëdha që ka mbajtur, duke i siguruar më pak të drejta se ç’i siguron Putini Navalnit, kundërshtarit të tij politik.
Pra mendoni se në ç’kushte mizerabël jemi ne. Sepse këta trajtim çnjerëzor kanë në mendjen e tyre, duke qenë se këta janë para, pasardhës të të Partisë Komuniste, këta kanë Spaçin në mendjen e këtyre. Keni pasur parasysh, keni dëgjuar burgun e tmerrshëm të Spaçit. Dhe këta kanë në mendje torturat fizike, rrahjen me shkop, lënien lakuriq mes të borës dhe të ftohtit. Këtë kanë në mendje dhe për sa kohë që nuk e realizojnë, të gjithë këto gjërat e tjera u duken normale.