Connect with us

Politike

VIDEO/ Zbulohet kënga që PD-ja ka zgjedhur për fushatën zgjedhore

Na ndan më pak se një muaj nga zgjedhjet lokale të 14 majit dhe me sa duket Partia Demokratike ka zgjedhur se cila do të jetë kënga që do të shoqërojë fushatën e dëmokratëve në këto zgjedhje.

Kënga e arstistes së famshme Sia “Never Give Up” do të jetë kënga e fushatës së PD-së për këto zgjedhje.

PD ka sloganin ‘Frymëmarrje për Shqipërinë”.

Ndërkohë kënga që Partia Socialiste ka zgjedhur për këtë fushatë është kënga tallava “Vetëm Përpara”, të cilën Rama e prezantoi javën e kaluar.

Politike

“Keni frikë se ju ‘helmoj’…”/ Meloni mbron Ramën, RAI3 rikthen dokumentarin për Shqipërinë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, në një intervistë për RAI3, shprehet se ngritja e qendrave të pritjes së emigrantëve në Shqipëri po ecën përpara.

Meloni nuk ka nguruar të vlerësoi homologun shqiptar Edi Rama dhe tha se ai është sulmuar për këtë marrëveshje padrejtësisht.

Një tjetër pikë vendimtare në qendër të fushatës elektorale për zgjedhjet europiane është çështja e migracionit dhe lufta kundër emigracionit të parregullt, për të cilën Giorgia Meloni bëri marrëveshje me kryeministrin shqiptar Edi Rama për ndërtimin e dy qendrave të pritjes për emigrantët që kanë zbarkoi në Itali përtej Adriatikut, një pikë vendimtare e politikës së saj për të luftuar trafikantët e qenieve njerëzore dhe për një menaxhim të ri të trafikimit të migrantëve.

“Projekti në Shqipëri po përparon, do të funksionojë së shpejti. Do të jetë një projekt strategjik. Politika e menaxhimit të migracionit në BE mund të ndryshojë shumë. Më bën shumë për të qeshur që eksponentët e Partisë Demokratike, të cilët më parë na sulmuan se ne po ndërtonim një Guantanamo, tani ankohen për vonesat në ndërtimin e Guantanamos. Projekti do të funksionojë dhe mendoj se është strategjik.

 

 

Ky projekt dëshmon se ne po i bëjmë këto lëvizje për të mirën e vendit tonë. Të gjithë duhet të kuptojnë se nëse protokolli me Shqipërinë funksionon siç duhet, do të ndikonte pozitivisht në menaxhimin e duhur të refugjatëve të paligjshëm edhe në nivel europian”, tha Meloni.

Ajo ka shprehur vlerësime për Ramën.

“Dua të falenderoj publikisht Edi Ramën sepse ai ka qenë objekt i çdo lloj sulmi, që kur vendosi që të nënshkruajë këtë protokoll me ne. Fakti që e majta këtu kërkonte përjashtimin e tij nga Partia Socialiste Europiane që e quan Shqipërinë narko-shtet, fakti që atij i atribuojnë fjalë që nuk i ka thënë, është padrejtësi. Ajo që dëshiron të bëjë Edi Rama është që të ndihmojë Italinë”, tha ajo.

Projekti për ngritjen e qendrave të pritjes së refugjatëve në Gjadër dhe në Shëngjin pritet të nisë nga funksionimi në muajt në vijim, duke pritur në të refugjatët e shpëtuar në det nga policia italiane.

Ndërkohë stafi i emisionit “Report” në RAI3 ka njoftuar se pjesën e dytë të dokumentarit mbi Shqipërinë do e transmetojë në 3 qershor.

Në pjesën e parë, në fokus të dokumentarit ishin lidhjet me krimin, ndërsa u artikuluan akuza në drejtim të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi.

Pas publikimit të pjesës së parë të dokumentarit pati reagime të forta politike nga Tirana dhe Roma, ndërkohë Kryeministri Edi Rama i cilësoi si shpifje ato që u cilësuan si lidhje të krimit me politikën apo pjesëtarë të stafit të Kreut të Qeverisë.

“Pas sulmeve të dy kryeministrave, asaj italiane, Giorgia Meloni dhe atij shqiptar, Edi Rama, i rikthehemi trajtimit të marrëveshjes për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë. Intervistuam kreun e qeverisë shqiptare, i cili pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të Giorgio Mottola-s, madje edhe atyre të mprehta për infiltrimin e mafies shqiptare në qeverinë e tij”, njofton “Rai 3” në trailer-in e emisionit.

Trajleri zbulon edhe një detaj, kur gazetarët i kanë refuzuar kafen, me të cilën Kryeministri ka dashur ti tregojë mikpritjen.

“I ripërsëritëm kërkesën për intervistë Edi Ramës që na priti në godinën e qeverisë. Ai na tregoi mikpritjen, por mbeti pak keq kur i refuzuam kafen që na ofroi”, thekson televizioni italian.

“Ishit pak i dyshimtë edhe për kafenë që refuzuat, sepse me atë që keni në mendje mund t’u dukem mbase edhe si autokrati që “helmoj” gazetarët”, shprehet Rama.

Gazetarët e emisionit investigativ në RAI3 kanë paralajmëruar investigim më të thellë lidhur me kampin e refugjatëve në Gjadër.

“Një nga personat e kontraktuar për ndërtimin e kampit, ka një kompani për të cilën nuk gjetëm asgjë në të dhënat e qeverisë. Ky person përmendet në një rast të korrupsionit të zyrtarëve. Ka disa politikanë që kanë gjetur Eldoradon në Shqipëri”, paralajmërohet në klipin e “Rai 3”, mbi atë që do të publikohet të dielën.

Continue Reading

Politike

Në “arrest shtëpie”/ Kuvendi ‘fshin’ Berishën nga lista e pagesave, ç’pritet në qershor

Administrata e Kuvendit i ka ndërprerë çdo përfitim financiar deputetit Sali Berisha, i cili rrezikon në mesin e muajit qershor të humbasë edhe mandatin,pasi ndodhet në “arrest shtëpie” prej 30 dhjetorit 2023 me vendim të GJKKO-së dhe kërkesë të SPAK.

Kuvendi i ka ndërprerë Berishës përfitimet financiare që i takon çdo deputeti, përfshi edhe pagën, pasi ish-kryeministri nuk ka marrë pjesë në asnjë prej seancave plenare, mbledhjet e Komisioneve Parlamentare apo çdo veprimtari tjetër që lidhet me të si ligjvënës. Vendimi për ndërprerjen e pagesave ka lidhje me vendimin e GJKKO-së.

Masa financiare ndaj Berishës nga administrata e Kuvendit është aplikuar që prej janarit 2024, ndoshta si një përllogaritje edhe për kohën se kur ai mund të humbasë mandatin e deputetit, me një mungesë në punimet e Kuvendit prej 6 muajsh.

“Referuar statusit të deputetët dhe vendimi nr. 114/2014 “Për mënyrën e trajtimit të deputetëve”, të ndryshuar deputeti Sali Berisha nuk i paguhen përfitimet si karburanti dhe telefoni për shkak të masës së sigurimit personal të vendosur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendim nr. 520 datë 30.12.2023”. Kjo ishte ndalesa e parë financiare që u aplikua nga Kuvendi ndaj Berishës.

 

 

Me një përllogaritje të thjeshtë, ish-Kryeministri nëse nuk arrin të marrë pjesë në seancat e mbetura deri në 11 qershor, ai plotëson kohën e plotë të mungesës në Kuvend, çka do të thotë se për të nis procedura e humbjes së mandatit të deputetit.

Berisha ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit, ditë kur gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, firmosi vendimin që ndaj ish-Kryeministrit të aplikohej masa e “arrestit të shtëpisë”, ndërkohë që më parë ai kishte kundërshtuar ashpër dy nga masat që i kishte vendosur SPAK, detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit.

Berisha pretendonte se masat ishin anti-Kushtetuese, pasi SPAK nuk kishte marrë më parë  leje nga Kuvendi për të kufizuar veprimtarinë e tij si deputet.

Dhe pasi SPAK kërkoi autorizimin nga Kuvendi që u miratua, Prokuroria Speciale vendosi të aplikojë një masë më shtrënguese, atë të arrestit shtëpiak, që është lënë në fuqi nga të gjitha shkallët e drejtësisë, përfshi edhe Gjykatën e Lartë.

SPAK po heton procedurat e ndjekura për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ndërsa fillimisht arrestoi dhëndrin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezin, për të cilin Apeli i GJKKO-së, vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” sikundër kishte firmosur gjyqtarja Irena Gjoka, në “arrest shtëpie”. Ndaj Berishës dhe Malltezit SPAK po heton për vepra penale të lidhura me pastrimin e parave dhe korrupsionit, të kryera në bashkëpunim.

Continue Reading

Politike

Shkaktoi aksident teksa ishte i dehur, çështja e deputetit të PD-së përfundon në GJKKO

Pas aksidentit të ndodhur në 13 Mars të vitit 2023 në bulevardin Qemal Stafa në Elbasan, Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Qani Xhafa nuk i ka mbyllur ende punët me drejtësinë.

Gjykata e Elbasanit shpalli moskompetence lëndore për dosjen e tij duke ia deleguar Gjykatës së posacme

U aksidentua në timon në gjendje të dehur, çështja ndaj Qani Xhafas, deputeti i PD-së përfundon në GJKKO

Për ta shqyrtuar këto rrethana është caktuar gjyqtari i posacëm Erjon Cela.

Në kohën e ndodhjes së aksidentit Qani Xhafa ishte kandidat për deputet dhe në atë kohë dosja u hetua nga gjykata e rrethit.

Por pasi Luciano Boçi la mandatin për të garuar për kryetar bashkie automatikisht Qani Xhafa u fut në ulësen e parlamentit dhe tashmë cështja ndaj tij do të rishikohet në GJKKO. / Ora News

Continue Reading

Politike

‘Rama paska pyetur kush jemi’/ Bardhi: Nuk jemi anëtarë të asnjë grupi të strukturuar kriminal

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me diskutimin dhe përplasjet që u zhvilluan gjatë seancës së shkuar parlamentare.

Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili ka publikuar në rrjet një video me fjalimet e ministrave Elisa Spiropali dhe Ulsi Manja, ndërsa pyet “kush jeni, kush je…”. referuar qëndrimeve që kanë mbajtur deputetë të opozitës në raport me ish-Kryeministrin Sali Berisha.

“Ne nuk jemi Ols Rama, Arben Ndoka, Rrahman Rraja, Armando Prenga, Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqaj, Elvis Rroshi, Agim Kajmaku as Valdrin Pjetri dhe nuk jemi anëtar të asnjë grupi të strukturuar kriminal”, shkruan Bardhi në postimin e tij.

Postimi:

“Meqënëse çdo shqiptar e di tashmë kush është Edi Rama dhe ekipi i tij , ky vetë duhet të dijë kush ne nuk jemi.

Ne nuk jemi Ols Rama, Arben Ndoka, Rrahman Rraja, Armando Prenga, Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqaj, Elvis Rroshi, Agim Kajmaku, Valdrin Pjetri, etj. Nuk jemi anëtar të asnjë grupi të strukturuar kriminal, që qeverisë Shqipërinë prej 11 vitesh sipas parimit: “të vjedhim Shqipërinë për të vjedhur zgjedhjet, dhe të vjedhim zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë”!

Continue Reading

Politike

“TIMS”/ Salianji thërret si dëshmitarë Ballën, Rrumbullakun, Muçën

Datë 4 Qershor Taulant Balla, Muhamet Rrumbullaku, Ervin Muça thirren si dëshmitarë në Komisionin Hetimor “TIMS”.

Për shkak të mospajisjes ende me certifikata sigurie të deputetëve kryetari i komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS ka vendosur mbledhjen e komisionit ditën e Martë datë 4 Qershor.

Në këtë mbledhje do të dëshmojë Ministri i Brendshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe i akuzuari Muça.

Mbledhja e radhës vjen pas tensioneve te forta mes deputetëve socialistë dhe kryetarit Salianji që shkoi deri në bojkotin e Komisionit nga përfaqësuesit e PS.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING